RREZIKU I TALLJES ME FENĖ E ALL-LLAHUT


Shkruar nga EMIN SHAKAUI | 10 Mars 2011



Falėnderimi i takon vetėm All-llahut dhe paqja e mėshira qofshin mbi Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tij deri Ditėn e Gjykimit

Prej mėkateve tė mėdha qė e nxjerrin muslimanin prej rrethit tė Islamit dhe e bėjnė banorė tė pėrhershėm tė Xhehenemit, ėshtė edhe tallja me All-llahun ose me Pejgamberin e Tij, sal-allahu alejhi ue selem, ose tallja me Kuranin ose me besimtarėt.

Kjo temė ka hapėsirė shumė tė gjerė pėr atė qė dėshiron tė flas apo tė shkruan, prandaj vendosa qė t'i ceki shkurtimisht disa pika mė kryesore qė tė mund tė pėrfiton ēdo musliman prej saj.



Kuptimi i fjalės tallje dhe s'i e ndajnė dijetarėt talljen me fe

Fjala tallje nė aspektin gjuhėsor aludon nė pėrqeshje, lojė, shaka dhe pėrbuzje.

Dijetarėt talljen me fe e ndajnė nė dy lloje:

1- Tallje tė qartė dhe tė dukshme, dhe s'i shembull prej kėtij lloji e kemi rastin e atyre qė u tallėn dhe i pėrqeshėn sahabėt dhe thanė se ata vetėm lakmojnė t'i mbushin barqet e tyre, ose fjalėt e disave qė thonė se feja juaj ėshtė e prapambetur, e egėr, etj.

Dijetari Salih el Feuzani, All-llahu e ruajt, thotė: "Prej thėnieve tallėse me fe ėshtė thėnia e disave se Islami nuk ėshtė fe adekuate pėr shekullin e njėzet, por ėshtė fe adekuate pėr shekujt e mesjetės, dhe se Islami ėshtė i prapambetur, i egėr, ia merr gruas tė drejtat e saja, e lejon divorcin dhe poligaminė. Po ashtu, prej fjalėve tallėse me fe janė edhe thėniet e disave se gjykimi me ligjet e pėrpiluara prej njerėzve, ėshtė mė i mirė se gjykimi me Islam. Pastaj etiketimi i atyre qė thėrrasin nė teuhid dhe e luftojnė shirkun, s'i ekstremistė, tė egėr, tė prapambetur qė dėshirojnė ta pėrēajnė xhematin dhe fenė, dhe se medh'hebi i tyre ėshtė i pesti, pastaj tallja me mjekrėn, dhe me ata qė i rrisin mjekrat e gjata, dhe shumė fjalė tjera tė ngjashme mė kėto fjalė, tė cilat janė fyerje e fesė sė Allahut, azze ue xhel, dhe pasuesve tė saj dhe tallje me akiden e vėrtet".

2- Tallje tė paqartė dhe tė padukshme. - Ky lloj ėshtė aq i pėrhapur nė shoqėri sa mund tė themi se ėshtė s'i deti pa breg. Prej shembujve tė kėtij lloji do tė cekim: bėrja me sy njėri tjetrit nė formė talljeje me atė ēka recitohet prej Kuranit ose diēka prej Sunnetit tė Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, pastaj nxjerrja e gjuhės, shtrirja dhe zgjatja e buzės nė formė talljeje dhe pėrqeshje me ajetet kur recitohen apo lexohen prej Kuranit ose diēka prej Sunnetit, ose tallja nė tė njėjtėn mėnyrė me ata ēka thirrin nė tė mirė dhe ndalojnė nga e keqja, etj.

Dispozita e talljes me fenė e All-llahut azze ue xhel

Tallja dhe pėrqeshja me fenė e All-llahut ėshtė kufėr dhe ėshtė prej dhjetė gjėrave qė tė nxjerrin prej Islamit. Ėshtė prej cilėsive mė tė dallueshme tė munafikėve. Argumentet pėr kėtė janė tė shumta, thotė All-llahu, azze ue xhel:

"Hipokritėt betohen pėr All-llahun se nuk thanė asgjė (tė keqe). Por, nė tė vėrtetė, ata thanė fjalėn e mosbesimit, mohuan pas (pranimit tė) Islamit dhe synuan tė bėnin gjėra tė paarritshme" Teube, 74.

" Vėrtet, keqbėrėsit qeshnin me ata qė besonin, duke ia shkelur syrin njėri-tjetrit, sa herė qė ata kalonin pranė tyre. Kur ktheheshin te njerėzit e vet, ata talleshin (me besimtarėt) dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Kėta janė tė humbur” " Mutafifin, 29-32

"Nėse i pyet, ata do tė tė pėrgjigjen: “Ne vetėm po bėnim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallė me All-llahun, shpalljet dhe tė Dėrguarin e Tij po talleni? ” Teube, 65.

Shkakun e zbritjes tė kėtij ajeti na e pėrcjell imam Taberiu nė tefsirin e tij, prej ibėn Omerit se njė njeri nė luftėn e Tebukit tha:

"Nuk kemi parė s'i ata lexues tė Kuranit (e kishte pėr qėllim sahabėt ), ata lakmojnė vetėm t'i mbushin barqet e tyre, kanė gjuhė rrenacake, dhe janė mė frikacakėt kur e takojnė armikun". Tha njėri qė ishte aty prezent: Gėnjen, t'i me tė vėrtet je munafik, do ta lajmėroj Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem. U nis t'i tregon, mirėpo All-llahu e lajmėroi tė dėrguarin e Tij para se tė mbėrrin ky sahabij. Mė vonė erdhi edhe ai qė u tallte me ato fjalė te Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, dhe tha: "O i dėrguar i All-llahut, ne me tė vėrtet kalonim kohėn duke bėrė tallje. Ne nuk kishim pėr qėllim nė tė vėrtet talljen, por donim ta kalonim kohėn dhe tė lozim, t'i kalojmė lodhjet e rrugės".

Thotė ibėn Omeri:

Atė njeri e shihja se s'i ishte varur pas devesė sė Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, ndėrsa gurėt ia godisnin kėmbėt, kurse ai thonte: "O i dėrguar i All-llahut, ne me tė vėrtet kalonim kohėn duke bėrė tallje. Ne nuk kishim pėr qėllim nė tė vėrtet talljen, por donim ta kalonim kohėn dhe tė lozim, t'i kalojmė lodhjet e rrugės". Kurse, Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, duke mos e kthyer fytyrėn aspak kah ai, ia lexonte dhe pėrsėriste ajetin: “A mos vallė me All-llahun, shpalljet dhe tė Dėrguarin e Tij po talleni? ” Teube, 65.

Ibėn Tejmijje, All-llahu e mėshiroftė, thotė: "Tallja me All-llahun, me librin e Tij, dhe me tė dėrguarin e Tij ėshtė kufėr. Vepruesi i kėsaj vepre bėn kufėr pasi qė ka besuar."

Imam Neveviu, All-llahu e mėshiroftė,thotė: "Njė musliman qė thotė bismilah ( nė emėr tė All-llahut ) duke pi alkool, ose duke iu afruar zinasė ( imoralitetit ), nė formė tė pėrbuzjes apo shakasė, bėn kufėr".

Dijetari Sulejman ibėn Abdullah et Temimi, All-llahu e mėshiroftė, t hotė: "Dijetarėt janė unik se ai qė tallet me All-llahun, me tė dėrguarin e Tij, me librin e Tij dhe me fenė e Tij, bėn kufėr. Edhe nė rast se bėn shaka me fe, por nuk e ka pėr qėllim realitetin e talljes dhe nuk e ka pėr qėllim ta pėrbuz apo nėnēmon All-llahun dhe fenė e Tij, bėn kufėr".

Ėshtė pyetur myftiu i mėhershėm i Arabisė Saudite, Muhamed ibėn Ibrahim, All-llahu e mėshiroftė, se ai qė e urren mjekrėn dhe thotė se ėshtė fėlliqėsirė, pisllėk, dhe papastėrti, a bėhet renegat ( a del prej feje )?

Myftiu u pėrgjigj: "Nė rast se e din se hadithet qė kanė ardhur pėr mjekrėn janė tė vėrteta dhe se ėshtė prej Sunnetit tė Pejgamberi , sal-allahu alejhi ue selem, atėherė kjo ėshtė tallje me atė me tė cilėn ka ardhur Pejgamber , sal-allahu alejhi ue selem, dhe ai person e meriton tė gjykohet me atė dispozitė, dmth: me kufėr".

Sa musliman sot shqiptojnė fjali tė kufrit qė i nxjerrin prej Islamit, e ata janė tė pandjeshėm dhe tė pavetėdijshėm. All-llahu na ruajt.

Pėrcillet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thėnė:

"Vėrtet robi e thotė njė fjalė tė cilės nuk i jep rėndėsi fare dhe pėr shkak saj hidhet nė zjarr tė Xhehenemit nga njė largėsi sa lindja prej perėndimit". ( Buhari dhe Muslimi )

A pranohet pendimi i atij qė tallet me fenė e All-llahut?

Dijetari Muhamed el Uthejmin, All-llahu e mėshiroftė, nė librin e tij " Komentimi i librit tė Teuhidit" Thotė: "Dijetarėt a kanė ra nė ujdi mes tyre se ai qė e fyen All-llahun, ose tė dėrguarin e Tij ose librin e Tij, a i pranohet pendimi apo jo?

Thotė dijetari Muhamed el Uthejmin, All-llahu e mėshiroftė, se dijetarėt pėr kėtė ēėshtje janė tė ndarė nė dy grupe.

Grupi i parė thotė se nuk i pranohet pendimi, dhe ai person mbytet s'i jobesimtar. Atij nuk i falet as namazi dhe s'lejohet qė tė lutemi pėr tė tek All-llahu, azze ue xhel, qė ta mėshiron .

Grupi i dytė thotė se atij i pranohet pendimi, nė rast se ai e pranon gabimin, pendohet sinqerisht dhe gjurmėt e pendimit tė tij shihen nė veprat dhe sjelljet e tija, dhe e pėrshkruan All-llahun me cilėsitė mė tė larta qė i meriton".

Prej formave tė talljes qė i dėgjojmė dhe i lexojmė kėto ditė nė gazeta, revista, dhe nė faqe tė ndryshme tė internetit, janė edhe shkrimet e shumė autorė tė ashtuquajtur musliman kundėr mbulesės, me pretekst se ajo paraqet prapambeturin. Pastaj sulmi i tyre kundėr mjekrės, kundėr poligamisė, kundėr xhamive dhe ezanit, pastaj shkrimet e shumta kundėr Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, dhe vizatimi i karikaturave tė ndryshme me pretekst tė lirisė e tė shprehurit nė mediume, etj.

Ēdo musliman duhet ta dijė se detyrohet mohimi i atyre qė tallen me fenė e All-llahut azze ue xhel, dhe duhet t'ia tėrheqim vėrejtjen atyre pėr rrezikun qė e pėrmban ky mėkat nė vete. Nė rast se nuk i pėrgjigjen vėrejtjeve tona, atėherė s'lejohet qė tė ulemi me to nė tė njėjtin vend, se atėherė edhe ne do tė bėhemi mėkatar, thotė All-llahu, azze ue xhel:

"Ai ju a ka shpallur nė Libėr ,Kur tė dėgjoni se mohohen fjalėt e All-llahut dhe bėhet tallje me to, atėherė mos rrini me ata (njerėz qė veprojnė kėshtu), derisa tė ndėrrojnė bisedė, pėrndryshe do tė ishit si ata. All-llahu do t’i tubojė nė Xhehenem tė gjithė hipokritėt dhe mohuesit".Nisa, 140.



Falėnderimi i takon vetėm All-llahut dhe paqja e mėshira qofshin mbi Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij.