Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Post Filozofia , Historia & Problemet

    Filozofia dhe rregulli natyrore

    Do postoj disa faqe te zgjedhura nga nje liber filozofie qe kam dhe kam per qellim te sjell zhvillimet me te medha te filozofise mbi shum aspekte te jetes, gje qe i kan dhene shtyse njerzimit per te kerkuar gjithmone realitetin mbi baza te shendosha intelektuale.


    Filozofia fillon me ndjenjen e habise dhe te kuiozitetit njerzore i cili shprehet ne pyetjet : " Cfar jane ne te vertete sendet " , dhe " Si mund ta shpjegojme procesin e ndryshimit te sendeve ? " Ajo qe i nxit keto pyetje , eshte njohja graduale, se sendet nuk jane saktesisht ato cfare duken, se " cfaqja " eshte shpesh e ndryshme nga " realiteti " .

    Faktet si lindja, vdekja, rritja dhe shkatrrimi - Duke filluar dhe duke mbaruar ekzistencen- ngrejne jo vetem pyetje rreth fatit personal, por edhe pyetje me te medha se si sendet dhe personat fillojne te ekzistojne, si mund te jesh i ndryshem ne kohe te ndryshme, pse humbja e ekzistences vetem sa ndiqet nga sende dhe persona te tjere. Shume nga pergjigjet, qe ju jane dhene nga filozofet e meparshem, nuk kane ate rendesi qe ka fakti qe ato jane perqendruar ne keto pyetje dhe ju jane ofruar atyre me nje menyre te gjalle dhe te re mendimi, ne kontrast me ate te poeteve te medhej.

    Vendlindja e filozofise eshte qyteti bregdetar i Miletit, i cili ndodhej perballe detit Egje nga Athina. Per kete arsye, Filozofet e pare jan quajtur Milesiane. Qe kur filozofet milesiane filluan punen e tyre sistematike, afersisht rreth vitit 585 para Krishtit, Mileti ka qene ne kryqezim te rrugeve per tregtine detare dhe te ideve kozmopolite. Begatia e qytetit bente te mundur krijimin e kohes se lire, pa te cilen jeta e artit dhe e filozofise do ishte e veshtire te zhvillohej. Gjithashtu, deshira per te degjuar me vemendje pikpamjet e te tjereve dhe shpirti teper kureshtar i popullit te Miletit krijuan nje atmosfere teper te pershtatshme per aktivitet intelektual, ku mund te zhvillohej filozofia. Me pare Jania kishte nxjerre gjeniun HOMER, poezia epike e te cilit u projektua ne skenen kozmosin te mailt te Olimpit, ku perendite benin nje jete jo shum te ndryshme nga partneret e tyre humane ne toke. Kjo pamje poetike e botes, gjithashtu, lidhte jeten e perendive me jetet humane, duke pershkruar menyrat e ndryshme, ndermjet te cilave Zotat futen me force ose nderhyjne ne punet e njerezve. Ne menyre te vecante, Zotet Homerike, mund ti denojne njerzit per mos permbajtjen e tyre , te cilet Grekerit e quanin hubris. Kjo nuk do te thote se perendite e Homerit jane te moralshme dhe kerkojne miresine, ato thjeshte jane me te forta se njerzit dhe ekzktesisht, me te bindur. Per me teper, kur Homeri sygjeron se ekziston nje fuqi, qe ai e quan " Fat ", nje fuqi para se ciles jane subjekt dhe vete perendite, duket se ai karritur ne nje fare menyre te pershkruaj nje rregull rigoroz ne natyre, te cilit duhet ti nenshtrohet cdo njeri dhe cdo gje. Por imagjinat e tije poetike, eshte dominuar aq tersisht nga te menduarit e tije me terma njerezore saqe bota e tije eshte populluar me tipa njerzore dhe koncepti i tije per natyren eshte ai i vullneteve kapricoze , qe veprojne, ne vend te sundimit te ligjeve fizike natyrore.

    Ishte Hesiodi, qe ka jetuar rreth shekullit te VIII para krishtit, i cili e ndryshoji kete koncept mbi Zotat dhe " fatin " duke hequr nga Zoterit te gjitha kapricot dhe duke i veshur ato me nje permbajtje morale. Megjithse Hesiodi i permbahet konceptit se Zotat kontrollojne natyren, ai e ballancon kete element personal ne natyren e sendeve me theksimin e veprimit impersonal te ligjit moral te universit. Rregulli moral, ne pikpamjen e Hesiodit, eshte akoma produkt i komandave te Zeusit, por keto komanda nuik jane as kapricoze dhe as te llogaritura, sic mendonte Homeri per te kenaqur perendite, por jane me shume te zbukuruara per te miren e njeriut. Per Hesiodin universi eshte nje rregull moral, dhe kete ide nje hap e ndan pothuajse, pa ju referuar perendive, se eshte nje force impersionale, qe kontrollon strukturen e universit dhe e rregullon procesin e ndryshimit te tije. Ishin Miletasit Thales, Anksimander dhe Anaksimeni qe e ndermoren kete hap te vogel. Ndersa Hesiodi akoma mendonte per nje univers te populluar sipas mitologjise tradicionale, filozofia midis Miletasve filloj si nje akt i mendimit te pavarur. Te pyesesh sic bene ata: " Cfar jane ne te vertete sendet? " dhe " si mund te shpjegojme procesin e ndryshimit te sendeve? " tregon nje shkeputje esencjale nga poezia e Homerit dhe Hesiodit, dhe nje levizje drejt asaj qe ne mund ta quajme temperamenti i shkences. Mgjs Miletasit me te drejte mund te quhen shkenctare primitive, eshte nje fakt i historise se mendimit se shkenca dhe filozofia ne fillim ishin e njejta gje dhe vetem, me vone disiplinat e ndryshme specifike u ndane nga fusha e filozofise , mjeksia ishte e para qe u shkeput. Mgjt , filozofia Greke ishte qe ne fillim nje aktivitet intelektual, sepse ajo nuk ishte ceshtje vetem e te soditurit apo te besuarit, por ceshtj e te menduarit rreth ceshtjeve baze me nje menyre hulumtimi te vertete dhe te lire.

    Vazhdon---->
    Revolution 1848

  2. #2
    E kam me shume qejf kete librin, per here te pare e kam lexuar pjesen me te madhe (kuptohet jo krejt) kur kam qene reth 16-17 vjec, por tani nuk kam me kohe t'i rikthehem, por eshte shume i bukur.....

    Euro meqe ti je agsontik, do isha kurioze ta di mendimin tend mbi filozofine e Lajbnicit

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    E kam me shume qejf kete librin, per here te pare e kam lexuar pjesen me te madhe (kuptohet jo krejt) kur kam qene reth 16-17 vjec, por tani nuk kam me kohe t'i rikthehem, por eshte shume i bukur.....

    Euro meqe ti je agsontik, do isha kurioze ta di mendimin tend mbi filozofine e Lajbnicit
    Yes* Qe te flas per Lajbnicin, duhet te hapim nje teme ne vete dhe nuk besoj qe e kuptoj shume ate, pasi ai cdo gje ja bashkangjet Zoti-t dhe e humb thelbin e perpjekjeve te tije per tu rradhitur mes atyre qe une pelqej.

    ps: Kjo teme do vazhdoje gjate dhe do sjell shkrimet me te mira ( Te zgjedhura ) jo gjith librin.

    Te pershendes
    Revolution 1848

  4. #4
    Ma merr mendja qe do e sjellesh vetem disa te zgjedhura jo gjithe librin , por kur te shkosh tek Platoni mos harro ta permendesh ate shembullin me njerezit e shpelles, se e kam me shume qejf

  5. #5

    Atomistet

    Po kaloj disa faqe , pasi kan te bejne me shum me jeten e filozofeve dhe dalim ne zhvillimet e tyre dhe pikerisht tek ajo qe me pelqen me shume.... Atomi

    Atomistet

    Leukipi dhe Demokriti formuluan nje teori mbi natyren e gjerave, e cila ka nje ngjashmeri te habitshme me disa pikpamje shkencore te shekullit njezet. Filozofia atomiste, qe zhvilluan ata ishte nje pergjigje finale e pyetjes se Talesit, perpara se filozofia te ndermerrte nje kthese te re me kontributin e Sokratit, Platonit dhe Aristotelit. Megjithse eshte e veshtire te percaktosh kontributin personal te Leukipit dhe Demokritit ne teorine Atomike, derisa shkrimet e tyre ne pjesen me te madhe kane humbur, dihet se Leukipiti eshte themeluesi i shkolles atomistike dhe Demokrit ndimoi ne zhvillimin e detajuar te teorise. Leukipiti ka qene bashkombas i Empodoklit ( 490 - 430 p.e.s ) ndersa Demokriti eshte nga Abdera, Thraka dhe thuhet se ka jetuar 100 vjet 460 - 360 p.e.s . Ndermjet studimeve te tije te medha dhe perpjekjeve te zellshme per te sqaruar teorine e tije Atomistike , Demokriti ne menyre te pashmangshme e eklipsoi Leukipin , te cilit, megjithate, i duhet dhene merita per mendjemprehtesine, kur perckton qe cdo gje eshte e perbere nga Atomet qe levizin ne hapsire.


    Atomet dhe Boshlleku

    Sipas Aristotelit, filozofia atomistike lindi si nje perpjekje per te kapercyer pasojat logjike te mohimit te hapsires, qe i benin aleatet. Parmrnidi mohonte se mund te kete shum gjera te pavarura, sepse cdo gje eshte qenje dhe ne cdo rast, i gjith realiteti mund te perfshihet ne njeshin. Vecanarisht ai mohonte ekzistencen e jo qenjes ose te boshllekut, sepse te thuash se ekziston boshlleku eshte dicka.Eshte e pamundur, mendon ai, se ekziston asgjeja. Me tej, per te provuar se ekziston levizja dhe ndryshimi eshte e nevojshme te supozohet se ekziston hapsira boshe, ne te cilen sendet mund te levizin. Por hapsira boshe eshte asgje, dhe te thuash se ajo eshte, per Paramenidin do te thote se hapsira eshte pjese perberse e qenjes totale. Duke argumentuar se eshte vetem Njeshi, derisa nuk mund te kete vend per joqenje midis sendeve ekzistuese, Paramenidi mendonte se kishte provuar se nuk mund te kete levizje dhe ndryshim. Pikerisht, per te mohuar kete trjtim te hapsires dhe boshllekut, Lekipiti formuloj teorine e tije te re. Leukipiti pranon realitetin e hapsires dhe keshtu pergatiti rrugen per nje teori koherente te levizjes dhe ndryshimit. Ajo, qe e komplikon konceptin e hapsires te Paramenidit , eshte mendimi i tije se cdo gje , qe ekziston, duhet te jete materiale, po keshtu edhe hapsira, ne qoftese ekziston, duhet te jete gjithashtu materiale.

    Leukipi nga ana tjeter mendon se eshte e mundur te pohohet se hapsira eshte materiale, pa qene e nevojshme te thuash, ne te njejten kohe, se ajo eshte materiale. Keshtu ai e pershkruan hapsiren me nje ene e cila mund te jete bosh ne disa pjese dhe plot ne disa te tjera. Si nje ene, hapsira apo boshlliku, mund te jete vendi ku objektet mund te levizin. Lukreci nuk sheh ndonje arsye per ta mohuar kete karaktristike te hapsires. Pa kete koncept te hapsires, do ishte e pamundur per Lukrecin dhe Demokritin te zhvillonin ate pjese te teorise se tyre, dmth se te gjitha sendet jan te perbera nga atomet.Sipas lukrecit dhe Demokritit , natyra e sendeve perbehet nga nje numer i pafund pjesezash ose njesish qe quhen atome. Ndersa Parmenidi thonte se realiteti perbehet nga nje Njesh i vetem, atomistet thane se ka nje numer te pafund atomesh, ku secili prej tyre eshte krejtesisht i forte dhe i pandashem. Atomet ekzistojne ne hapsire dhe ndryshojne njeri nga tjetri, nga forma dhe madhesia, dhe per shkak te madhesise se vogel ata jane te padukshem Duke qene te perjetshem , atomet jane te pakrijueshem. Natyra, thone ata, perbehet vetem nga dy gjera: nga hapsira e cila eshte vakum dhe nga atomet. Atomet levizin ne hapsire dhe kjo levizje e tyre ne hapsir i con ata ne formimin e objekteve qe ne i perceptojme.

    Atomistet mendojne se nuk eshte e nevojshme te shpjegohet origjina e levizjes se atomeve ne hapsire. Shkaku i levizjes se tyre ne hapsire, eshte i ngjashem me levizjen e pjesezave prej pluhuri, qe shperndahen ne gjitha drejtimet ne rrezen e diellit dhe pse nuk ka ere qe ti shperndaje ato. Demokriti mendon se nuk ka " lart " ose " poshte " absolute, dhe , derisa ai nuk i atribuon peshe atomeve, ai mendonse atomet mund te levizin ne te gjitha drejtimet. Sendet ashtu si i njohim ne, e kan origjinen te levizja e atomeve. Gjate levizjes ne hapsire, ato ishin ne njesi te ndara ne vete, por ne menyre te pashmangshme ato fillojne te ndeshen me njera tjetrendhe ne raste kur forma e tyre eshte e tille, qe i lejon te bashkohen, ato fillojne te formojne grumbuj, ose sic i quante Anaksagora vortices ( vorbulla ) Ketu atomistet ngjajne me pitagorasit, te cilet thonin se te gjitha sendet jane numra. Sendet ashtu si numrat , jane te perbere nga kombinimet e njesive dhe per atomistet sendet jane thjesht kombinime te llojeve te ndryshme te atomeve. Po keshtu mendohet se jane numrat matematike dhe figurat fizike.

    Vazhdon---->
    Revolution 1848

  6. #6
    Atomet dhe Boshlleku


    Ne fillim kan qen atomet ne hapsire. Cdo atom eshte i ngjashem me Njeshin e Parmenidit, por , megjithate, ata jane te pa shkaterrueshem dhe ne levizje te vazhdueshme. Lenda, per te cilen flisnin Talesi, Anaksimeni, Herakliti, Empedokli : d.m.th . Uji, ajri, zjarri dhe toka, nga atomistet pershkruhen si grumuj te ndryshem te atomeve te pandryshueshem, produkt i levizjes se atomeve te vetmuara. Keta kater elemente nuk jan " rrenjet " primare te te gjitha sendeve te tjera, por ato vet jane produkt i nje lende absolutisht me primare, i atomeve. Aomistet dhane nje konceptim mekanicist te natyres se sendeve. Per ata cdo gje eshte produkt i perplasjes se atomeve qe levizin ne hapsire. Ne teorin e tyre nuk ka vend per elementin e qellimit ose projektimit. Reduktimi materialist prej tyre i te gjith realitatit tek atomet, nuk linte vend , por edhe mendje e tyre nuk kishte nevoje, per nje krijues ose projektues. Ata nuk e shihnin te nevojshme te shpjegonin si origjinen e atomeve, ashtu si origjinen e levizjez te detyruar te atomeve, megjithse pyetja e origjines mund te shtohet edhe per Zoti-n. Per ta pershkrimi i ekzistences se perjetshme te atomeve materiale duket se kenaqte cdo zgjidhje tjeter. Kaq e mrekullueshme ishte teoria atomistike, sa, edhe pse gjat perjudhes se Aristotelit dhe te mesjetes pati nje renje, ajo u ringjall dhe i dha shkences modelin e saj te punes per shekujt qe do te vinin. Isak Njutoni ( 1642 - 1727 ) , kur shkroj librin e tije te njohur Principja, ku ben detuksjone mbi levizjen e planeteve, te kometave, te henes dhe detit, ne vitin 1686, akoma mendonte me terma atomistike. " Une do te deshiroja qe ne te shpiknim per fenomentet e natyres, duke perdorur te njejten menyre arsyetimi qe rrijedh nga parimet mekanike, sepse une jam i bindur nga shum arsye te mendoj se ato jan te varura nga forca te caktuara, nga te cilat pjezesat e trupave, nga disa shkaqe deri tani te panjohura, jane ose reciprokisht te nxitura drejt njera- tjetres dhe formojne trupa te rregullt, ose jane ne largim dhe terheqje me njera - tjetren ".

    Megjithse Njutoni e pranonte se Zoti ka vene ne levizje sendet, analiza fizike e natyres prej tije ishte e kufizuar ne parime mekanike te levizjes te lendes ne hapsire. Pra, ajo, qe Leukipi dhe Demokriti kishin imagjinuar ka pasur nje influence te madhe ne histori. Materializimi i tyre shpejt u mohua nga teorite metafizike Platonit dhe Aristotelit , por teoria e tyre e trupave ne levizje si nje shpjegim i natyres , u rigjallerua ne shekullin e shtatembedhjete dhe sundoi derisa teoria kauntike e Ajnshtajnit i dha shekullit te njezet nje koncept te ri te lendes dhe mohoj atributin e pashkatrrushmerise tek atomet. Demokriti, pervec problemit te struktures se natyres, eshte marre edhe me dy probleme te tjera filozofike : Me problemin e dijes dhe sjelljes njerzore. Kjo pjese e filozofise eshte zhvilluar si reaksion e ceshtjeve te ngritura nga Protagora mbi natyren e dijes dhe dyshimeve te sofisteve mbi mundesin e gjetjes se rregullave te qendrushmerise ne etike. Megjithate, pikpamjet e Demokritit per keto ceshtje, shfaqin forcen e tyre vetem po te shihen ne lidhje me pikpamjet e Protagores dhe Sofisteve, me te cilet ne do merremi me vone. Per Demokritin mund te themi se ai u perpoq te merret me keto ceshtje ne nje menyre te tille, qe te perputhet me pikpamjen e tije mekaniciste te natyres.

    Duke qene tersisht materialist, Demokriti mendon se mendimi mund te shprehet ne te njejten menyre si cdo fenomen tjeter, d.m.th, si levizja e atomeve. Ai dallon dy lloje te ndryshme te perceptimit, nje meanen e shqisave dhe me anen e kuptimit, por qe te dyja i sheh si procese fizike. Kur syte shohin dicka, kjo dicka eshte nje "derdhje" ose nje leshim i atomeve nga objekti, duke formuar nje " imazh ". Keto imazhe atomike te sendeve hyjne ne sy ( dhe ne organet e tjera te shqisave ) dhe ndeshen atje me shpirtin, i cili ne vetvete eshte i perbere nga atomet. Ndersa Protagora thoshte se shqisat tona jane njesoj te besueshme, se cdo gje qe ne ndijojme eshte realisht cfar ndijojme se eshte, Demokriti nuk ishte dakord, duke thene se " ka dy forma te diturise, nje legjitime dhe nje fallse. Dijes fallse i perkasin te parat te degjuarit, te shikuarit, te prekurit, te nuhaturit te shijuarit. Dija legjitime eshte krejt e ndare nga keto". Ajo qe i dallon keto menyra te mendimit, eshte se ndersa dija " legjitime" varet nga objekti, dija "fallse " influencohet nga gjendja e vecante e trupit te njeriut qe e ndijon. Keshtu shpjegohet se perse dy persona mund te jene dakord, se ata po shijojne nje molle ( dije legjitime) , por ata nuk jane dakord per shijen ( dije fallse) njeri thote se eshte e hidhur dhe tjetri te kunderten, keshtu, konkludon Demokriti, me anen e shqisave ne dime se e verteta nuk eshte e sigurte, por dicka qe ndryshon ne perputhje me gjendjen e trupit ose sendeve qe hyjn ne te ose qe kundershtojne ate". Me tej Demokriti thote sesi ndijimi dhe te menduarit ,jane i njejti tip i procesit mekanik. Kur Demokriti vjen te problemi i etikes, duket se ai shkeputet nga pikpamja mekanicte e sendeve. Ne qofte se i gjith realiteti eshte i ndikuar mekanikisht, atehere eshte e veshtire te japesh keshille se si duhet te sillesh, ndersa cdo levizje e personit do te percaktohej nga levizja e sendeve te tjera, dhe keshtu sjellja nuk do jete brenda kontrollit personal. Ne kundershtim me kete kontraditeteknike ne filozofine e tije, Demokriti zhvilloji shum rregulla te sjelljes njerzore, te cilat kerkoni permbajtje ne te gjitha gjerat dhe kultivimin e nje kulture, si menyra me e sigurte per arritjen e nje qellimi me te deshiruar ne jete, gezimit.

    Me lindjen e etikes, si nje detyre primare filozofia shenoji nje nga arritjet e saje kryesore, duke mbyllur etapen e pare, kur ceshtjet kryesore kan qene ato te rregullit natyrore fizik. Tani njeriu mund te beje pyetje se si mund te sillet.

    Vazhdon--->
    Revolution 1848

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Ma merr mendja qe do e sjellesh vetem disa te zgjedhura jo gjithe librin , por kur te shkosh tek Platoni mos harro ta permendesh ate shembullin me njerezit e shpelles, se e kam me shume qejf
    Teoria e Platonit mbi njohjen

    Platoni pershkroi se si mendja njerzore arrin njohjen dhe tregoi se ku konsiston njohja, me anen e (1) alegoris se tije te shpelles (2) metafores se tije te linjes se ndare (3) doktrines se tije te formave

    Shpella

    Platoni na kerkon te imagjinojme disa njerez qe jetojne ne nje shpelle te madhe, qysh ne femiri ata kan qene te lidhur nga kembet dhe nga qafa ne ate menyre, qe nuk mund te levizin. Ata nuk mund te kthenin dot as kokat e tyre, por mund te shikonin vetem se cfare kishin perball tyre. Prapa tyre eshte nje ashensor qe ngrihet prerazi nga kati ku te burgosurit jan ulur. Ne kete ashensor gjenden persona te tjere, qe ecin posht e lart duke mbajtur objekte artificiale, duke perfshire figurat e kafsheve dhe qenjeve te bera prej druri, guri dhe materiale te tjera. Perpara ketyre njerezve, qe ecin, eshte nje zjarr dhe me tutje, perpara eshte hyrja e shpelles. Te burgosurit e lidhur mund te shohin vetem perpara perkundjet e murit ne fund te shpelles dhe nuk mund te shikojne as njeri-tjetrin, as njerzit qe levizin, dhe as zjarrin perpara tyre. E gjitha qe te burgosurit mund te shohin, jane hijet ne mure perpara tyre, te cilat jane projektuar si persona qe ecin perballe zjarrit. Ata kurre nuk i shohin objektet ose njerzit qe i mbajn ato, as nuk e kuptojne se hijet jane hijet e sendeve te tjera. Kur ata shohin nje hije dhe degjojne jehonen e zerit te njeriut nga muri, mendojne se zhurma vjen nga hija, sepse ata nuk kuptojne ekzistencen e nje tjeter gjeje. Keta te burgosur njohin si realitet vetem hijet qe formohen ne mure. Cfar do te ndodhte , pyeti Platoni, ne qofte se nje nga keto te burgosur te ishte zgjidhur nga zinxhiret e tije , te detyrohej te ngrihej, te kthehej dhe te ecte me sy te ngritur lart drejt drites se zjarrit ? Te gjitha levizjet e tije do te ishin jashtzakonisht te dhimbshme. Supozojme se ai ishte i detyruar te shikonte objektet qe jane ngarkuar, hijet e te cilave ai eshte mesuar ti shikoje ne mur.

    A nuk do ti gjente keto objekte aktuale me pak te pelqyeshme per syt e tije dhe me me pakuptim se sa hijet ? dhe a nuk do ti dhimbnin syte, ne qofte se ai do te shikonte drejt per drejt driten e zjarrit ? Ne kete pike, ai , padyshim, do te perpiqej te largohej nga clirimtari i tije dhe te kthehej tek sendet qe mund ti shihte me qartesi duke qen i bindur se hijet ishin me te qarta se sa objektet qe ai ishte i detyruar ti shikonte ne driten e zjarrit. Supozojme se ky i burgosur nuk mund te kthehej me prpa , por ishte i detyruar te shkonte drejt hyrjes se shpelles, dhe do te lirohej vetem pasi te kishte arritur ne driten e diellit. Ndeshja me driten e diellit do ti shkaktonte kaq dhembje syve te tije sa ai nuk do te ishte ne gjendje te shikonte ndonje nga sendet te cilat atije, tashme, ju thane se jane reale. Do te duhet kohe , qe syte e tije ti pershtateshin me boten jasht shpelles. Ai ne fillim do te ndiqte disa nga hijet dhe do te familjarizohej me to. Ne qoftese do te kishte qene hija e ndonje njeriu , ai do te kishte pare hijen me perpara, se sa ajo te shfaqej ne murin e shpelles. Me tej ai do te shihte reflekset e njeriut dhe te sendeve ne uje, dhe kjo do te perfaqsoje nje hap te madh perpara ne dijet e tije, sepse atj , ku ai me perpara shihte nje njolle te erret , tani mund te shohe detaje me te qarta te linjave dhe te ngjyrave. Nje lule ben nje hijenga e cila shume pak shenja na tregojne se cfar eshte ajo ne te vertete. Por imazhi i saj , qe reflektohet ne uje, na jep nje vizjon te qarte per cdo petal dhe per ngjyrat e ndryshme. Me kohe, ai do te shohe vete lulen. Ne vend qe te shohe diellin gjate dites, ai mund te ngreje syte ne qiell gjat nates dhe te shohe me lehtesi trupat qiellore. Me ne fund, ai mund te shohe drejt diellin ne pozicionin e tije natyral ne qiell, pa u munduar te shohe refleksionet ose nepermjet ndonje gjeje tjeter.

    Kjo eksperjence e jashtzakonshme do ta coje, gradualisht, te burgosurin e liruar ne konkluzionin se dielli i ben sendet e dukshme. Eshte dielli i cili shkakton stinet e vitit dhe gjallerimin e jetes ne pranvere. Tani ai mund ta kuptoje se cfare shihte sebashku me shoket e tij ne mur dhe se ku qendron ndryshimi midis hijeve, refleksioneve dhe sendeve reale ne boten e dukshme. Tani ai kupton se, pa diell, nuk ka bote te dukshme. Si do te ndihet ky person per jeten e tij te meparshme, qe ka bere ne shpelle? Ai do ta rishikoi edhe njehere ate qe, sebashku me shoket e tij, e quanin urtesi. Ai do ta rishikoi praktiken qe kishin per te nderuar dhe lavderuar njeri-tjetrin, per t'i dhene cmime atij qe kishte syte me te mprehte per te pare hijet qe kalonin dhe atij qe ishte kujtesen me te mire per te gjetur radhen se si hijet ndiqnin njera-tjetren, e per te marre me mend se cila hije e kishte rradhen qe te vinte. A do te mendonte me ky i burgosuri i liruar, se cmime te tilla kane vlere, dhe a do t'i kishte ai zili ata qe nderoheshin ne shpelle? ne vend te zilise atij do t'i vinte keq dhe do te kishte meshire per ta. Neqoftese do te kthehej te vendi i tij ne shpelle, ai ne rradhe te pare do te kishte veshtirsi te medha per te kaluar nga drita ne erresiren e shpelles. Ne keto rrethana ai nuk mund te konkuroje me efektivitet me te burgosurit e tjere per te gjetur hijet ne mur. Persa kohe qe syte e tij jane te errsuar dhe te turbullt, te burgosurit e tjere, qe kan kohe qe qendrojne ne erresire, do te fitonin cdo konkurrence me te. Ata do te shihnin kete situate si shume zbavitese dhe do te talleshin me te, duke thene se ai te ndillte jashte shpelles dhe tani kthehet me syte e demtuar. Konkluzioni i tyre do te jete se eshte pa vlere te perpiqesh te dalesh jashte shpelles. "Ne te vertete, - thote Platoni, neqoftese ata do te mund te zgjasin duart mbi njerine qe do te perpiqej qe t'i lironte dhe drejtonte lart, ata do ta vrasin ate".
    Revolution 1848

  8. #8
    Shpella

    Shumica e njerezimit, sugjeron kjo analogji, jeton ne erresire ne shpelles. Ata i kane te orientuar mendimet e tyre rreth botes se erresuar te hijeve. Eshte edukimi i cili drejton njerzit per te dale jashte shpelles, ne boten e drites. Edukimi nuk eshte thjesht ceshtje e nxenies se dijeve ne shpirtin e nje personi qe nuk i zoteron ato, por eshte me teper vizioni i dhenies se shikimit ne syte e tij. Dija eshte si shikimi, i cili kerkon nje organ te afte per te percaktuar. Ashtu si i burgosuri, i cili duhet te ktheje te gjithe trupin e tij me qellim qe syte e tij te shohin drite ne vend te erresires, po keshtu per shpirtin eshte e nevojshme te largohe nga bota mashtruse e ndryshimit dhe deshires, e cila shkakton verbimin e shpirtit. Edukimi eshte nje ceshtje e shnderrimit, nje kthim komplet nga bota e dukjes, ne boten e realitetit. "Shnderrimi i shpirtit - thote Platoni, eshte "jo vendosja e fuqise se shikimit ne syte e shpirtit, i cili e ka tashme ate, por te siguroje qe ne vend te shikimit ne drejtim te gabuar, te kthehet ne drejtimin qe duhet". Por te paret ne drejtimin e drejte nuk arrihet lehte. Bile edhe "natyra me te shquara" jo gjoithmone duan te shikojne ne kete menyre, prandaj Platoni thote se sunduesit duhet te "perdorin detyrimin per t'i shtyre" ata qe te ngjiten nga erresira drejt drites. Gjithashtu, kur ata, qe jane cliruar nga shpella, kane arritur nje nivel te larte diturie, nuk mund te lejohen ne boten e larte te soditjes, por duhen te zbersin poshte ne shpelle dhe te marrin pjese ne jeten dhe ne punet e burgosurve. Duke argumentuar , sic bente Platoni, se ekzistojne dy bote: Bota e erret e shpelles dhe bota e ndritshme e drites, ai, ne kete menyre, mohonte skepticizmin e sofisteve.

    Per Platonin, njohja, jo vetem qe ishte e mundshme, por ishte dhe virtualisht e pagabueshme. Ajo, qe bente njohjen te pagabueshme, eshte se bazohet ne ate qe eshte me reale. Per Platonin, kontrasti dramatik midis hijeve, refleksioneve dhe objekteve aktualeve, ishte celesi baze per shkallet e ndryshme te ndricimit te mendjeve te qeienve njerzore. Platoni shihte kopje te hijeve ne te gjithe jeten dhe diskutimet njerzore. Mosmarrveshjet midis njerezvem, per shembull, ne lidhje me kuptimin e drejtesise, jane rezultat i shikimit te aspekteve te ndryshme te realitetit te drejtesise. Nje personmund t equaje te drejte cdo gje qe sunduesit bejne per te komanduar popullin, duke nenkuptuar se drejtesia ka te beje me rregullat e sjelljes, qe vendosen nga sunduesi. Ashtu sikurse hija mban disa marrdhenie me objektet, hije e te cileve eshte, po keshtu ky koncept i drejtesise ka disa elemente te se vertetes ne te, sepse drejtesia ka disa lidhje me sunduesin. Por sundues te ndyshem komandojne menyra te ndryshme sjelljeje: keshtu qe nuk mund te kete nje koncept koherent te drejtesise, ne qofte se njohja njerzore mbi drejtesine rrjedh nga shume shembuj te ndryshem. Sofistet ishin skeptike rreth mundesise se njohjes se vertete, sepse ata ishin te impresionuar nga varieteti dhe ndryshimet e vazhdueshme te sendve, prandaj ata argumentonin se, derisa njohja jone rrjedh nga eksperienca jone, atehere ajo do te reflektoi kete varietet dhe do te jete relative per cdo person.

    Platoni argumenton se nje dije e tille, e cila eshte e bazuar ne eksperiencen e shqisave tona, do te jete relative dhe jo absolute: por ao nuk do te pranonte konceptin e sofisteve, se te gjitha dijet jane relative. " Injorantet - shkruan Platoni, nuk kane ndonje shenje para syve te tyre, qe ta kene si qellim per sjelljen e tyre ne jete..." Neqoftese gjithcka, qe mund te njohim, jane hijet, ne kurre nuk do te kemi dije te besueshme, sepse keto hije gjithmone do te ndryshojne ne madhesi dhe ne forme, ne varesi te levizjes se objekteve qe per ne jane levizje te panjohura. Platoni ishte i bindur se mendja njerzore mund te zbuloje keto " shenja te vecanta", keto objekte arrijne dijen "reale" , qe jane prapa gjithe asaj shumice hijesh. Ai ishte i bindur, se mendja njerzore mund te arrinete dijen e vertete. Ai besonte se ekzistonte nje ide e drejtesise, nje ide e cila mund te erresohet nga sunduesit dhe komunitetet. Kjo menyre arsyetimi le pas dalliminqe ben Platoni midis botes se shqisave dhe botes se mendimit, midis botes se dukshme dhe botes se kuptueshme. Ndersa krahahsimi i shpelles i ilustron keto dallime me terma dramatike, metafora e Platonit, mbi vijat e ndarjes, vendos, ne nje menyre me sistematike, etapat ose nivelet e dijes.
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •