Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 84
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Jugo -titistet si veton-sorra e isa-putini se bashku me albin-daqiqin
    deshtuan haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Rroft SHIK-u, Policija e Kosoves, e AKI-ja

    bashkpuntor te UDB-es a e dini qe Kosova eshte Shtet
    mos e harroni ket
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    OJQ & shoqëri civile gjithë së bashku 0.000001 % të popullsisë pajtohuni edhe ju si opozita e tanishme me fatin. Të mirë e të këqinjë këtë koalicion qeveritar, Qeveri dhe President e fituam nga zgjedhjet e fundit. Populli me vota të veta vendosi kështu. Të gjallë e të vdekur, të gjithë ata qka kanë votuar u arrit ky koalicion, se tjetër opcion nuk kishte për shkak të injorancës, inatit, gjelozisë, katil´llakut e budallakut të partive tjera. Nëse dikush duhet kritikuar e kundërshtuar është populli, por populli rrallë gabon. OJQ e opozitë merrni mësim nga Shqipëria, ku PS-ja me OJQ që nga viti 2008 ankohet, bojkoton, kundershton e saboton me të gjitha mënyrat e rregullta dhe të parregullta Qeverinë e të madhit Sali Berisha, por kot. Në fund u fajtuan me fatin dhe pranuan me marr pjesë në zgjedhje lokale dhe me prit për zgjedhje të pergjithshme vitin e ardhshëm.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Cili ishte komploti i OJQ-ve kundër Qeverisë dhe Presidencës?

    Sipas një grupi të OJQ-ve në përkrahje të disa analistëve të “Kohës ditore” është paraparë që në muajin mars e prill të organizohen protesta e demonstrata në rrugë për rrëzimin e Qeverisë e të Presidencës së Kosovës.

    Liderë të më shumë se 30 OJQ-ve në Kosovë, të prira nga OJQ Klubi për Politikë të Jashtme, gazetarë të tubuar kryesisht rreth “Kohës ditore’ siç janë Flaka Surroi, Halil Matoshi, Enver Robeli e Arbana Xharra, kanë hartuar një plan strategjik duke demonstruar në rrugë dhe duke propaganduar përmes konferencave për shtyp apo përmes komenteve të botuara kryesisht në “Kohën ditore” me të vetmin qëllim rrëzimin e qeverisë së Kosovës dhe të presidentit Behgjet Pacolli.

    Këto OJQ në dokumentin e tyre strategjik si arsye për një revoltë të tillë kanë marrë “...shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”. Këta OJQ-istë në fillim të “letërqarkores” së tyre të shpërndarë fillimisht vetëm në emailat e rrjetit të tyre të ngushtë ndër të tjerash kanë shkruar: “Me datë 22 shkurt 2011 Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka zgjedhur Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është shoqëruar me parregullsi të cilat dëmtojnë integritetin e institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore të Kosovës. Në anën tjetër, përbërja e qeverisë së re, të votuar në të njëjtën seancë, nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës për qeveri me duar të pastra dhe kompetente për të implementuar agjendën e shtetndërtimit në raport me sfidat që e presin shtetin e ri. Shqetësim tjetër mjaft serioz i këtyre ngjarjeve është edhe ndërhyrja direkte e faktorit ndërkombëtar në përzgjedhjen e bartësve të institucioneve shtetërore, duke e tejkaluar çdo normë të pranueshme diplomatike.”

    “Periudha e implementimit” apo koha kur do të shfaqej kjo pakënaqësi është paraparë muaji mars dhe që do të intensifikohej në muajin prill të këtij viti.

    OJQ-istët “puçistë” kanë përcaktuar edhe veprimet e tyre që nënkuptojnë: “Protesta ditore, Shkrime në gazeta, Deklarata të përbashkëta publike, Konferenca për Media, Dekonstruktim i ngjarjeve, Takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna tjera, Takime mobilizuese me Sindikatat e punës, Takime mobilizuese me studentët, Performansa artistike, Debate televizive, Grupi në Facebook, Posterët dhe flyerët, Protesta e madhe, ....

    Por duket se ky komplot “puçist” i OJQ-istëve të Kosovës të përkrahur nga analistë të “Kohës ditore” më në fund ka dështuar për faktin se ata nuk kanë arritur të tubojnë rreth vetes jo më shumë se dhjetëra veta. Prandaj duke e parë fuqinë e vogël të tyre dhe numrin e vogël të ithtarëve që do të demonstronin në rrugë, ky komplot i “puçistëve” OJQ-istë ka dështuar dhe ka mbetur vetëm një plan i vdekur në letër.

    Shoqëria civile ka vite që në Kosovë ka qenë pjesë e komploteve të tilla kundër institucioneve të shtetit të Kosovës. Kjo shtresë e shoqërisë është financuar dhe vazhdon të financohet nga fonde të dyshimta jashtë shtetit të Kosovës ndërsa ata “furnizojnë” qendra të ndryshme informative me lajme të “kronikës së zezë’ në Kosovë me të vetmin qëllim që për shtetin e Kosovës të japin një pasqyrë edhe më të errët sesa e paraqet Serbia.

    Deri më tash nuk është bërë e ditur për ndonjë iniciativë hetimore ndaj këtyre “puçistëve” të tubuar rreth OJQ-së Klubi për Politikë të jashtme që drejtohet nga Veton Surroi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    hyri ne loje..

    paska hyre ne loje shiku i kosoves..me ko.qe.ve.llin e me lapaqenin po testojne puplikun hasha me pashen..eh kur hyjne ne pune krimbat te bejne te te perzihet barku...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ja "patriotet" te Kosoves:6 Veton Surroi Halil Matoshi Enver Robelli Flaka Surroi Arbana Xharra Syri i Vizionit, Pejë Dokufest, Prizren FDI, Gjakovë CBM, Mitrovicë Ramadan Ilazi, Admir Istrefi, Avni Bytyçi, Taulant Hoxha, Engjëllushe Morina, Krenar Gashi, Arbër Gorani, Besa Luci, Elmaze Gashi, Ismet Kryeziu, Ferdinand Nikolla, Ylli Hoxha, OJQ Çelnaja, Agron Demi, OJQ KCIC, Afërdita Syla, Shqipe Pantina, Seb Bytyçi, Jeta Xharra, Florian Qehaja, Venera Hajrullahu, Raba Gjoshi, Driton Selmanaj, Besart Lumi, Kushtrim Kaloshi, Veton Mujaj, Shqipe Neziri, Sihana Xhaferi, Shqipe Breznica, Vjollca Çavolli, KMDLNJ, OJQ KRTC, Aida Dërguti, Sibel Halimi, Petrit Zogaj, Luan Shllaku, Labinot Salihu, Ardian Arifaj, Igballe Rogova, Astrit Istrefi, Albulena Shabani, Aliriza Arenliu, Ariana Qosaj – Mustafa, Bernard Nikaj, Faik Ispahiu, Krenare Maloku, Leonora Kryeziu, Naim Rashiti, Nazim Haliti, Arieta Rexhepi, Amire Gashi, Lura Limani, Albert Heta.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    paska hyre ne loje shiku i kosoves..me ko.qe.ve.llin e me lapaqenin po testojne puplikun hasha me pashen..eh kur hyjne ne pune krimbat te bejne te te perzihet barku...
    goranci
    lexoje

    Pushteti nuk merret me dhunë

    Kryeministri Hashim Thaçi tha të mos jetë në dijeni për planin e KPJ’së, por theksoi se askush nuk duhet të pretendojë të marrë pushtetin me dhunë, sepse këtë nuk do ta lejonte populli i Kosovës. Ai i bëri këto komente në Aeroportin ‘Adem Jashari’, të dielën, pak para nisjes për një vizitë në Turqi.

    “Unë nuk jam në dijeni, por jam në favor të kultivimit të ideve, projekteve, alternativave dhe fuqizimit të institucioneve legjitime të Kosovës, prandaj qytetarët i kanë zgjedhur institucionet me vullnetin e tyre, edhe Qeverinë, edhe të gjitha institucionet. Natyrisht, edhe partitë opozitare. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë, prandaj duhet të respektohet legjitimiteti dhe assesi të pretendojë ndokush përmes dhunës të uzurpojë apo të marrë pushtet. Diçka të tillë nuk pranon populli i Kosovës dhe as bota demokratike”, ka thënë Thaçi.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Prishtinë, 14 mars - Zhurma konspirative e nisur të shtunën nga një portal në shërbimin e establishmentit qeveritar arriti kulmin me akuzat që na iu bënë tre kolumnistëve të gazetës “KOHA Ditore” dhe ish-gazetares së “KOHA Ditore” për “komplot” dhe “tentativë grusht shteti”. Disa nga mediumet e afërta me institucionet shtetërore u ngutën që ta kthenin gishtin akuzues kundër katër personave që apostrofoheshin në një copë letre që quhej “projekt i një plani veprimi”, dhe t’i “ngarkonin” me krimin që quhet tentativë për rrënimin e sistemit politik nëpërmjet rrëzimit të pushtetit legjitim me masa konspirative, sikur ato të kutit nga sistemi i kaluar politik.
    Do të mund të thuhej se të katër individët e akuzuar janë me fat që Kodi Penal i Kosovës nuk i përmban nenet 114 dhe 136 të ish-Ligjit penal të RSFJ-së, sepse pa kurrfarë diskutimi do të arrestoheshin dhe do të dënoheshin madje me nga dhjetë vjet burgim për shkak të “bashkimit për veprimtari armiqësore”, e cila, natyrisht, do të duhej të ishte pashmangshëm “kundërrevolucionare”. Titujt bombastikë dhe renditja e emrave sipas dëshirës së redaktorit, çfarë u panë në disa gazeta më 14 mars, synojnë t’i identifikojnë “armiqtë e popullit”, të cilët patjetër duhet mbajtur në shënjestër – përderisa njëkohësisht shërbejnë si porosi po këtyre “armiqve” se duhet matur madje secilën fjalë që e shqiptojnë, e që mund të jetë e drejtuar kundër “vlerave revolucionare institucionale”, sepse kjo mund t’u kushtojë shtrenjtë. Më së paku me mbyllje të gojës dhe me kontrollimin e dhunshëm të asaj çfarë është e çfarë nuk është e lejueshme të botohet. Sipas arshinit të establishmentit, kuptohet.
    Mirëpo, po aq tragjike dhe e papranueshme ishte përpjekja amatore, e papjekur dhe e papërgjegjshme e një segmenti aktivistësh të shoqërisë civile për t’ua imponuar diktatin mediumeve të pavarura. E pabesueshme është përpjekja e këtyre dy-tre pjesëtarëve të shoqërisë civile kosovare, të dobët dhe të fragmentuar, që të bëjnë hesape pa hanxhiun dhe që të pretendojnë se mund t’u japin instruksione menaxherëve dhe gazetarëve profesionistë për atë se çfarë do të duhej e çfarë nuk do të duhej shkruar. Aq më e pabesueshme është edhe përfshirja e njerëzve dhe e organizatave nëpër lista e plane veprimesh të përpiluara ad-hoc, pa kurrfarë analize, e ç’është edhe më e keqja, madje as pa i pyetur ata të cilët u akuzuan për komplot të rrezikshëm antishtetëror.
    Kërkimfalja e vonuar që iu drejtua të katërve nga ana e autorit të tekstit dhe të planit të famshëm të veprimit (për të cilin në fund u tha se nuk e kishte përkrahur askush, nëse kjo edhe ka ndonjë rëndësi) është absolutisht e kotë, ngase dëmi tashmë është shkaktuar. Sepse dikush në emër të shoqërisë civile ka dalë dhe u ka thënë “vëzhguesve të pastërtisë së moralit” se e ka fuqinë për t’i kontrolluar mediumet, thjesht me evidencimin e tyre në një kutizë të një plani të veprimit. Atë që nuk e ka kuptuar as ky “aktivist” e as “institucionalistët” e tashëm është se secili prej atyre, emrat e të cilëve u janë përmendur në këtë plan, janë të moshës madhore dhe shumë të vetëdijshëm për vendimet që mund t’i marrin në jetë dhe për pasojat që ato i prodhojnë. Por mbi të gjitha, si ata dhe të gjithë të tjerët në Grupin KOHA jemi profesionistë që besojmë dhe e kultivojmë gazetarinë profesionale, dhe nuk lejojmë që të instrumentalizohemi nga askush.
    E këtë tashmë e kemi bërë shumë të qartë, jo vetëm kësaj radhe.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,52315

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Silverwings Lexo Postimin

    Rrëfehet Klubi
    Veton Surroi ka tentuar të distancohet nga përpjekjet e organizatës së tij, Klubit për Politikë të Jashtme, për rrëzimin e pushtetit aktual. Përmes një deklarate, ai tha se nuk i përket Klubit të organizojë forma të shprehjes së pakënaqësisë apo padëgjueshmërisë qytetare. Por faktet nuk janë në anën e tij. Expressi sjell dëshmi të reja dhe boton rrëfimet e plota të njerëzve që u apostrofuan në Planin e Veprimit të KPJ’së për organizimin e protestave në vend.

    hahahahaaa

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Puçistët

    U kapën dhe u hodhën para popullit, në sy bote, ata që patën dëshmuar edhe në vitin 1999, kur në faqe të gazetës famoze “Koha ditore” i fyente çlirimtarët, i quanin gorilla, hajna, kriminelë, piromanë që kallnin shtëpitë e popullit shqiptar! Ky puç ogurzi, kobzi, faqezi, s’ka si të mos jetë një thikë pas shpine të votës së lirë të popullit, pas qafës së popullit, thikë ngulur në mishin e lirisë, pavarësisë, në shpinën e shtetit të pavarur të popullit të Kosovës. Kush ishin këta dinozaurë? Ishin ujdistët e përbetuar e të dështuar, të harruar e të anashkaluar nga vota e lirë e popullit

    Thika drashkoviqiane pas shpinës së shtetit dhe votës së lirë të popullit të Kosovës!

    U kapën, siç thotë populli, me pelë për dore!
    U kapën me dokumente e plane famoze koshtuniciane, shesheljane…U kapën tek mbanin në duar thika, hekur, tabute, qefin, lopata për varre të popullit. U kapën për fyti turpshëm me projekte e plane për rebelim, sic! U kapën jo për të demokratizuar, ndihmuar, ndërtuar, o duke dhënë ide e konspekte projektesh për përparimin e shtetit të Kosovës, por u kapën siç kapen hajnat, u kapën siç kapen për fyti spiunët, argatët e djallit. U kapën dhe u hodhën para popullit, në sy bote, ata që patën dëshmuar edhe në vitin 1999, kur në faqe të gazetës famoze “Koha ditore” i fyente çlirimtarët, i quanin gorilla, hajna, kriminelë, piromanë që kallnin shtëpitë e popullit shqiptar!

    /Lexo të plotë në numrin e sotmëm (e martë) të gazetës Lajm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 15-03-2011 më 04:32
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    paska hyre ne loje shiku i kosoves..me ko.qe.ve.llin e me lapaqenin po testojne puplikun hasha me pashen..eh kur hyjne ne pune krimbat te bejne te te perzihet barku...
    Klubi Per Politik te Jashtme i udhehequr nga Veton Suroi me shum eshte marre me Politik te brendshme, dhe i kisha propozuar Veton Suroit qe tja ndrroj emrin fillimisht klubit..... E dyta ky plan eshte i hartuar nga Sherbimet Informative te shteteve qe jane kunder Kosoves, dhe keto sherbime objektivat e veta ne gjdo shtet e edhe ne Kosove i realizojn permes mercenarve lokal, sepse askush me shum se keto sherbime nuk eshte i interesuar qe ne Kosove te kete anarki, dhe pastaj te thojn se ja iu kemi thene se Shqiptaret nuk meritojn shtet, dhe ja qe keni gabuar kur sna keni degjuar neve, qka do te beni tashte ju me keta parazita...!? Por une mendoj se qytetaret e Kosoves jane shum me shum intelegjent se sa qe mendon Veton Suroi dhe klubi i tije, dhe kurr nuk do te pranojn qe ti bien pre e ketyre veprime mizore, te njerzve qe ne gjithe historin tyre kurr skan bere diqka te veqant per shtetin, por jan munduar qe ne menyra te ndryshma ta plaqkisin popullin dhe ta ngrisin veten

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •