Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Thumbs up Zvicër: Shqiptari kthen “pufin” në xhami

    Lokal kurioz në zonën industriale, në Yverdon (VD), me një sipërfaqe prej 120 m². Ai më parë kishte pranuar klientë të dhënë pas gjinisë më të bukur, ndërsa tani ai i mirëpret besimtarët.



    Gjatë vitit 2009, ky lokal kishte një famë të keqe. Pronari i tij është Fabien Richard, këshilltar komunal në Partinë popullore zvicerane (UDC) në Yverdon.

    “Lokali jepet me qira për momente të bukura me intimitet dhe diskrecion të plotë”, mund të lexohet në ueb faqen e këtij lokali në internet.

    Një fqinj në afërsi të lokalit kujton se ky vend gjithnjë kishte klientë.

    “[lokali] Gjithnjë kishte klientë. Një ditë, pashë shumë persona në rrugë, nën dritaret e lokalit. Duke iu afruar lokalit, situatën e kuptova më mirë: dritaret ishin lënë të hapura dhe mund të dëgjoheshin klithmat e kënaqësisë së një gruaje”, i ka deklaruar zvicerani gazetës “Le Matin”, raporton AlbInfo.

    Në fillim të vitit të kaluar, lokali është dashur të mbyllet, ndërsa motive ka qenë: diçka nuk është në rregull me ligjin. I riu Fabien Richard, partia e të cilit mburret me vlerat e familjes tradicionale, është i përfshirë në organizimin e ahengjeve, me ç‘rast disa njerëz kanë marrëdhënie seksuale me një femër të vetme.


    I demaskuar nga “Le Matin” në korrik të vitit të kaluar, ai u tërhoq nga mandati i tij zgjedhor. Por, ai nuk heqë dorë për të përfituar nga ky lokal dhe të fitojë rreth 1.300 franga në muaj.

    Më në fund ai kishte arritur që ta huazojë lokalin e tij dhe tani, lokali ishte shndërruar në një vend ku myslimanët mund të falen.

    “Ky djalosh është kryelartë. Zakonisht, partia UDC ka një orientim tepër të ashpër ndaj myslimanëve, por kur bëhet fjalë për të përfituar, ata harrojnë gjithçka”, deklaron një tjetër fqinj.


    Shqiptari Fehmi Ahmeti, përgjegjës i xhamisë, shprehë pikëpamjet e tij lidhur me vendin ku më parë ishte dhuruar zemra, e tani myslimanët falen: “Vërtetë nuk kishim tjetër zgjidhje. Disa kanë frikë nga feja islame dhe ngurrojnë të na japin lokale me qira. Por, mua më duket pozitive: një bordel është shndërruar në vend të shenjtë. Nuk është aq keq apo jo”, përfundon Fehmiu.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Shume gjest i aresyeshem,pergezime.
    Po se pate bezdi kur ndonje xhami te kthehet ne Puff me lajmero,jo per noi gjo po do hy i pari kesaj rradhe.
    falemnderit.

  3. #3
    TOMORROW NEVER DIES Maska e A.V.A.T.A.R
    Anëtarësuar
    28-01-2010
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    272
    Nuk bejne vetem gjera te keqija shqipetaret .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •