-
i/e regjistruar
Selefijte e sheshit Tahrir (Realiteti...)
Selefijte e sheshit Tahrir (Realiteti i selefijve nga vet selefijte)
Erdhi tėrmeti i 25 janarit qė ti hedh shumė ide nė erė, dhe ti detyroj shumė njerėz ta rikthejnė shikimin nė shumė prej botėkuptimeve tė tyre, si dhe rishikimi i shumė rasteve tė cilat nuk pranonin kritik, e as diskutim, e mos tė themi tė gatshme pėr ndryshim, tėrmeti i 25 janarit i cili prej tmerrit dhe fuqisė sė tij nuk la asnjė guri mbi gur nė vendin tonė.
Dhe sigurisht qė thirrja selefite (si grupet e tjera) e gjeti veten (befas dhe tepėr e befasuar) para ngjarjeve madhėshtore, u habit sikur u habitėn tė tjerėt kur u ndodh e papritura, nė moment kur thirrja (selefite) nuk ishte e gatshme tė ndryshoj shumė mė pak se kjo, nuk mė pengon edhe pse jam selefi qė sipas mendimit tim grupi i vetėm (nuk them vetėm nė Egjipt por nė mbarė botėn) i cili ishte i pėrgatitur pėr kėtė befasi ishte grupi Vėllezėrit Musliman, dhe kjo pėrgatitje e plotė dhe kjo vigjilencė e mrekullueshme ishte - me ndihmėn e Allahut - sekreti i suksesit tė kėtij revolucioni tė bereqetshėm.
E shohin shumica e analistėve - qofshin ata armiq apo pasues dhe pėrkrahės - se performanca selefite ishte katastrofale nė modestinė e saj, dembelizmin e saj si dhe nė nivelin e ultė tė saj, dhe se thirrja selefite ndoshta ka humbė shumė prej vlerės sė saj nė rrugė, siē ka humb shumė prej pasuesve tė saj, pasi qė i lan miliona njerėz nė detin e hutisė dhe tė pėrplasjeve, dhe ata (selefit) ishin nė mes heshtjes, pėrplasjes e paqėndrueshmėrisė pėrveē kėnd e mėshiroi Allahu, sa qė disa prej tė rinjve gati sa nuk u sprovuan nė fenė e tyre, dhe gati sa nuk u bė selefizmi mangėsi (turpėri).
Pasi qė unė jam njėri prej atyre pasuesve (dhe deklaroj dhe pretendoj se jam selefi deri nė palcė ) unė jam ai i cili kam shkruar librat: Huvejni tė cilin e njoh unė dhe unė jam ai i cili kam shkruar Replika e pėrgjakur nė mbrojtje tė shejh Jasir Berhami dhe unė jam ai i cili kam shkruar Unė jam vehabi e ēfarė ishte ai dhe unė jam qė kam shkruar Selefizmi dhe ēėshtja e parė dhe kam shkruar Ndryshimin tė cilin e dėshirojnė selefitė dhe unė jam ai i cili besoj me besim tė prerė se selefizmi ėshtė zgjidhja e vetme, e paraqita kėtė hyrje, dhe ua pėrkujtoj kėta tituj qė tua shkurtoj rrugėn atyre qė do tė shkruajnė se unė jam sekularist apo prej Vėllezėrve Musliman apo diēka tjetėr, dhe ta vėrtetoj se nuk po shkruaj me lapsin e urrejtjes por me lapsin e dashurisė (selefite).
Them unė, si shumė prej selefive, dhe prej njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt i goditi tėrmeti i 25 janarit nė kėtė tragjedi, dhe ua shpalosi dokumentet e tyre, e i vuri nė siklet tepėr tė madh, dhe i hodhi nė detin e dyshimeve, dhe i bėri qė ta bėjnė njė vetėllogaritje tė pėrgjithshme, siē them qė unė nuk po shkruaj sot atė qė po e shkruaj vetėm pasi qė pėrmbajta hutinė time, dhe shkova me tė te njė shejh i yni dhe nuk mjaftova me kaq por e barta hutinė time dhe shkova parmbrėmė nė njė tubim ku prezantuan tre prej shtyllave selefite nė Kajro (dhe ata janė prej tė paktėve tė cilėt e kanė thėnė tė vėrtetėn para tiranisė sė qeverisė, dhe kanė pėrjetuar prej vuajtjeve tė cilat i din vetėm Allahu) dhe morėn pjesė edhe disa prej tė cilėve kishin prezantuar nė kryengritje sa me na ruajt fytyrėn.
Dhe dola prej kėtij tubimi (duke e kuptuar ) se unė nuk qenkam i vetmi, por kėtu qenka njė gjendje e madhe shqetėsimi nė shoqėrinė selefite, dhe se ka ardhur koha ta publikojmė se ēka ka nėpėr kthesa, ka ardhur koha tė sqarohemi, dhe ka ardhur koha e revolucionit selefi tė 25 janarit, i cili nuk synon rrėzimin e qeverisė, por nė ndihmėn e saj si dhe pėrmirėsimin dhe udhėzimin e saj, duke arritur nė realitetin e metodologjisė selefite, e cila ėshtė prej metodologjive mė madhėshtore nė botė, dhe ėshtė mė kompetente dhe metodologjia e vetme e zbatueshme pėr rregullimin e botės, duke arritur lumturinė nė dy botėt, mirėpo problemi ndodhi kur njerėzit provuan ta zbresin kėtė metodologji hyjnore nė realitetin tonė modern shumė tė komplikuar, i cili ndryshon me shpejtėsi marramendėse dhe se ky ndryshim kėrkon mjete shumė tė sofistikuara dhe precize pėr ta mbizotėruar atė.
Dhe pėr hatėr tė kėsaj ishte ky varg rreth kritikes sė fjalimit selefit me njė kritik selefite, dhe kėrkoj ndjesė pėr sinqeritetin tim i cili ndoshta do tė jetė i plot, dhe ndonjėherė lėndues, por pasha Allahun, pasha Allahun, pasha Allahun ėshtė vrazhdėsi e tė dashurit, edhe pse po i barti kėto shqetėsime brenda meje qe njė kohė tė gjatė, mirėpo u kundėrvihesha atyre vetėm ta ruaj unitetin (selefit), por madhėshtia e ngjarjeve, dhe shėmtia e performancės selefite, nuk lanė rrugė pėr vetėpėrmbajtjes.
Dhe e pėrsėris se kėtė qė po e shkruaj e ka pranuar dhe mė ka nxitur krahu i ynė selefi i cili ėshtė prej mė tė diturve nė kėto troje, dhe mė ka nxitur ai tė cilin e kam venduar nė mes meje dhe Zotit tim dhe shpresoj me kėtė shpėtim.
Gjithashtu dėshiroj tė them se ndoshta dikush thotė: pse ky skandal? Pse tė mos ishte njė kėshill pėr ata tė nderuar? Them sė pari dhe me keqardhje (dhe kėtė e konsideroj prej tė metave) se disa nuk munden tė arrijnė te ta, e disa nėse arrijnė nuk kėshillojnė dhe nėse kėshillojnė nuk reagojnė, kjo ėshtė e para kurse e dyta ėshtė se kanė ndodh gabime trashanike me publikun e gjerė, dhe se ēėshtja ėshtė bėrė ēėshtje e mendimit tė pėrgjithshėm selefi, dhe se kjo gjė ka nevojė pėr kontribut tė shoqėrisė selefite nė pėrgjithėsi nė pėrcaktimin e sėmundjeve dhe bashkėpunimin nė vėnien dhe zbatimin e recetės pėr shėrim.
Disa vėrejtje pėr performancėn e fjalimit selefi nė pėrgjithėsi (duke marr parasysh se disa fjalė tė mia nėse konsiderohen si tė pasakta ato nė realitet e pėrfaqėsojnė mendimin e milionave (selefi) e cila ka rezultuar nga heshtja e disa dhe pėrplasja e disa tė tjerėve):
1- Qėndrimi i shumė prej eminentėve tė thirrjes selefite (nė veēanti ata qė qėndrojnė nė krye tė skenės mediatike islame) frekuentonin nė mes grupit tė ekraneve i cili i fliste publikut, dhe ky grup kontribuoi (madje pa qellim dhe me nijet tė mirė dhe me papjekuri politike sepse shumica e figurave tė kėtij grupi ishin prej vaizėve) kontribuuan nė tėrheqjen e publikut prej ngjarjeve vendimtare tė cilat nuk janė mė pak tė rėndėsishme nė ligjin e sheriatit se shumica e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me ibadete (adhurime), dhe nė mes tė paqėndrueshmėrisė qė e praktikonin disa prej grupit prapa medieve dhe ekraneve, ishte qėndrimi i kėtyre dy grupeve dhe pėr shkaqe (tė ndryshme) ndryshonin prej njėri tjetrit, njėra prej tyre niveli i ultė i njohurive fetare burimore, siē ishte moskuptimi i mirėfilltė i synimeve tė sheriatit, po ashtu mosnjohja e realitetit tė pėrshtatshmėrisė legjislative pėr shumė ēėshtje tė cilat llogariten prej risive, dhe realizimin e kuptimeve tė tyre, siē ėshtė mosnjohja e pėrmasave tė interesave dhe dėmeve, dhe padyshim se ngjarjet e fundit e vėrtetuan papjekurin politike tė shumicės prej figurave selefite dhe mungesa e mekanizmave pėr avancimin e fjalimit tė tyre, dhe shpėrfillja e shkencave jo fetare, dhe dobėsia e kulturės sė pėrgjithshme, kjo ndikoi qė tė jetė veprimi me kėto ngjarje tepėr i vonuar dhe pėr kėtė ishte fjalimi dhe reagimi i vonuar i mangėt dhe i irrituar, dhe prej paradokseve interesante se ishin tė njėjta me gabimet e presidentit tė pėrmbysur (Mubarakut), sepse gaboi nė pėrcaktimin e pėrmasave tė ngjarjeve, dhe gaboi nė leximin e realitetit tė ngjarjeve, dhe fjalimi i tij vazhdimisht ishte i vonuar i mangėt dhe i irrituar.
2- Fjalimi selefit ishte nė pėrgjithėsi tepėr i ultė, dhe fare nuk pėrshtatej me madhėshtinė dhe fuqinė e metodologjisė selefite, e as me nivelin e ngjarjeve, e as me konceptet e publikut tė gjerė, e as me konceptet e kėsaj periudhe, e ajo mė e keqja se nuk ishte i pėrshtatshėm as me fuqinė dhe oratorinė e fjalimit tė sekularistėve dhe hipokritėve dhe materialistėve, kurse nėse e krahason me performancėn e Vėllezėrve Musliman do tė vdesėsh nga turpi dhe xhelozia, dhe nuk posedon tjetėr pos tė mbetesh i shtangur para kėsaj performance tė mrekullueshme e cila i ngjan nė precizitetin e saj, organizimin e saj dhe pėrsosmėrinė e saj ushtrisė sė Egjiptit nė arritjen e triumfit dhe realizimin e fitores sė tetorit, performanca e lėvizjes Vėllezėrit Musliman e tejkaloi imagjinatėn, dhe shkaku i kėsaj sipas mendimit tim ėshtė se Vėllezėrit Musliman qė prej kohesh e dinė se ēfarė dėshirojnė, dhe posedonin vizion tė qartė tė synimit tė tyre, dhe janė pėrgatitur mirė pėr kėtė moment dhe kur erdhi ai nuk kishin ndonjė hezitim apo dyshim, plani ishte i gatshėm dhe personeli i pėrgatitur dhe rruga e pastėr dhe synim i njohur dhe kjo e komenton refuzimin e tyre tė plot pėr ēdo lėshim tė qeveris pėrderisa shumica e njerėzve i shihnin kėto lėshime tė mjaftueshme dhe kėrkonin prej kryengritėsve pajtimin me to dhe pranimin e tyre dhe tėrheqjen prej revolucionit, erdhi momenti pėr grupin e pėrgatitur, dhe i kapėn penjtė e kohės para se tė ju iknin prej dorės, dhe e shpėtuan revolucionin e rinisė, performanca e Vėllezėrve Muslimanė ishte e ndershme profesioniste me privilegj dhe dallimi i madh nė mes tyre dhe nė mes fjalimit tė pasionantėve, pastaj me nivelin e tepėr tė ultė tė fjalimit selefi i cili i vuri nė siklet selefit, sepse ishte tepėr i vonuar, i pėrplasur, i paqėndrueshėm, i improvizuar, i pėrtypur mirė, duke pėrsėritur recitimin e literaturės sė njėjtė, pa u ndalur njė moment me veten e saj qė ta kuptoj se ndodhet para njė tufani dhe tėrmeti dhe se ēdo gjė po ndryshon, dhe kjo gjendje kėrkon fjalim ndryshe tė karakterizuar dhe tė qartė, e jo fjalim i palaēos i cili mundohet ta kap shkopin nė mes, dhe e humb ēdo gjė.
3- Siē e vėrtetuan kėto ndodhi se, ne, selefit sikur tė ishim mė syēelė nuk do tė qėndronim nė dėnim tė mjerueshėm, dhe nuk do tė pėrpinim tė hidhurėn dhe nuk do tė pajtoheshim me nėnēmim dhe poshtėrim prej fetfave tepėr tė dobta dhe tė ligshta dhe se vetėm ata po tė kishim hyrė nė portė do tė ishim fitimtar.
4- Sikurse e vėrtetuan kėto ngjarje se shumė prej ligjeve fikhore tė cilat ndėrlidhen me daljen ndaj udhėheqėsit, dhe vendimi i protestave dhe grevave, tė cilat i pėrvetėsuan shumė prej thirrėsve selefi dhe pretenduan se pėr to ka ixhma, edhe pse kishte mospajtime tė vėrteta (nė mesin e dijetarėve), dhe kushtet e udhėheqėsit ndaj tė cilit nuk lejohet tė rebelizohet, dhe forma e ndaluar e rebelizmit do tė mund tė ishin arsye pėr pėrvetėsimin (tė pėrmalluarve pėr hyrit, dhe kėrkuesit e xheneteve dhe nipave tė Halid ibn Velidit dhe tė Salahudinit) fjalė tė tjera, apo sė paku ta lenin derėn tė hapur (tė dobishme), tė posaēme me madhėsinė e degjenerimit, padrejtėsisė, dhunėn, ateizmin dhe luftimin e fesė sė Allahut e cila ndodhi nė kėto troje me duart e kėtyre udhėheqėsve do ti bėnte ata ta pėrvetėsonin mendimin tjetėr (apo sė paku tė mos e nėnvlerėsonin apo tė mos e shėmtonin kėtė mendim) sepse ėshtė mė afėr natyrės sė sheriatit dhe mė afėr interesave tė besimtarėve dhe synimeve tė sheriatit dhe me pėrmbledhjen e argumenteve tė tjera nė kapitullin e urdhėrimit pėr tė mirė dhe ndalimit nga e keqja (kthehu te fjalėt e Ibn Hazmit nė librin e tij) me ekzistimin e kapitujve qė flasin pėr thėnien e sė vėrtetės para sulltanit zullumqar, dhe kapitujt pėr ndihmėn e tė shtypurit, dhe largimin e padrejtėsisė, dhe gjykimi jo me ligje tė Zotit, edhe pse vet kushtetuta e cila i organizon lidhjet nė mes udhėheqėsit dhe popullit nuk i konsideron protestat rebelizėm ndaj tij e as vet udhėheqėsi nuk ju thotė protestuesve se janė rebelizuar, e gjithė kjo do tė ishte e mjaftueshme qė ta hapnin kėtė derė dhe ta ndėrronin mendimin e tyre e cila do ti fisnikėronte dhe ta privilegjonte thirrjen selefite nė krye tė ngjarjeve siē do tė sillte pėrfitime pėr pėrforcimin e sheriatit tė Zotit nė Tokė.
5- Siē e vėrtetuan kėto ngjarje mosekzistimin e largpamėsisė sė njėsuar (selefite), dhe paaftėsinė pėr organizim dhe mosnjohjen e mekanizmave dhe metodave pėr tė bashkėpunuar dhe biseduar me publikun e gjerė dhe me mjetet e informimit, dhe mos prezenca e plot dhe e turpshme e bashkėpunimit pėr nxjerrjen e njė mendimi tė pėrbashkėt e cila nuk e kundėrshton sheriatin dhe njėkohėsisht e formuluar me terma modern, (fatkeqėsisht) qėndrim jo i njėsuar, e as folės i njėsuar, e as formė e njėsuar, e as deklaratė e pėrbashkėt!!!
6- Siē e vėrtetuan ngjarjet e fundit se nuk ekziston ndonjė projekt selefi serioz qė mundemi tua paraqesim shoqėrisė, qė do tė ishte njė projekt i plotė pėr rizgjimin e Umetit e jo fjalė tė papėrcaktuara sentimentale tė cilat janė tė pėrshtatshme pėr hytben e xhumasė ose mėsim i pėrgjithshėm, siē e vėrtetuan kėto ngjarje mungesėn thuajse tė plot i personelit i cili u edukua nė pėrforcimin e sheriatit dhe qė ka njohuri fetare dhe nė tė njėjtėn kohė ka kulturė tė pėrgjithshme dhe fjalim modern me plan tė pėrcaktuar, qė ti pėrfshinin tė gjithė sektorėt e shoqėrisė dhe tė ishin dėshmi (e gjallė), edhe sikur tė kėrkohej prej ne tani dėshirojmė prej jush njerėz pėr komision pėr formulimin e kushtetutės por kushtėzohet ta njoh fikhun (legjislaturėn islame) deri nė palcė, dhe kėrkojmė jurist prej kokės deri nė zog tė kėmbės, a posedojmė ne?! A posedojmė ndonjė nė media tė zakonshme qė e pėrvetėson mendimin tonė qė ta kuptoj natyrėn e thirrjes tonė? A e din njerėzit e zakonshėm karakteristikat e ligjit Islam? Dhe natyrėn e metodologjisė selefite? Apo a e ka publikuar ndonjė prej figurave selefite formėn e shtetit tė cilin e dėshirojmė nė atė formė qė do ta ruante natyrėn e kėsaj periudhe dhe frikėn e tė tjerėve dhe logjikėn e ndryshimit dhe urtėsinė e baraspeshimit dhe lėshimeve?
7- Ajo mė e keqja qė e vėrtetuan kėto ngjarje se izolimi jonė ishte i madh, dhe luftuam pėr ēėshtje edhe pse kishte gjėra qė ishin mė primare se ato, dhe mospajtimet nė to ishin tė lejuara dhe tė pranuara, dhe jemi prej njerėzve mė zemėrngushtė ndaj kundėrshtarėve, dhe mė tė paditurit e njerėzve nė njohjen e natyrės sė kundėrshtarėve tonė (kurse nė realitet nuk kishte mospajtime me ta), dhe jemi mė tė kėqijtė e njerėzve pėr paragjykime ndaj kundėrshtarėve tonė, dhe pėrbuzjen e tyre, dhe mė tė guximshmit pėr nėnēmimin e kundėrshtarėve tonė, dhe mė tė suksesshmit nė krijimin e armiqve (tanė).
8- Pyetja tani: prej nga na ndodhi kjo? Cila ėshtė e meta jonė? Dhe cila ėshtė dobėsia e cila na dėrgoi nė kėto gabime katastrofale duke e poseduar metodologjinė e cila i bėri baritė e deleve ta mbizotėrojnė botėn brenda dhjetė viteve, metodologjia e cila e prodhoi Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun, Bilalin, Hababin? Si mund ta kompensojmė tė kaluarėn, dhe tė fillojmė tė bashkėjetojmė me shoqėrinė? Si mundemi ti vendojmė mekanizmat qė na bėjnė tė jetojmė nė realitet duke mos u tėrheq prej obligimeve islame? Si mund ta formojmė njė gjeneratė e cila e ka fenė mish e shpirt por qė e kupton kohėn e saj dhe zotėron leximin e realitetit dhe i posedon njohurit fetare dhe ka vetėdije bashkėkohore qė do ta bėnte mostėr e asaj qė u nevojitet njerėzve sot? Si mund tė jemi nė piedestal tė pėrgatitjes dhe kur tė na ofrohet shansi e kapim atė dhe nuk e lejojmė tė na ikė?
9- Mė mbetet tė them se ka shumė pak prej figurave selefite dhe rinisė selefite qė i kanė pėrkrah kėrkesat e popullit dhe e publikuan kundėrshtimin e tyre (ndaj qeverisė) dhe kontribuuan nė kėtė ndryshim.
10- Dua ta ceki se pezmatimi i madh nuk ėshtė ndaj atyre qė e mbajtėn qėndrimin kundėr kėtij revolucioni, por ky mendim mbetet prej mendimeve tė ndershme dhe tė pranuar dhe se pėrmasat e shkatėrrimit mund tė ishin katastrofale dhe tė shndėrrohej gėzimi ynė nė ditė zie, dhe tė vėrtetohej se ai i cili e ndalonte daljen (nė protesta) ishte nė tė drejtė, them nuk ėshtė kjo arsyeja e zemėrimit, mirėpo zemėrimi ėshtė qė u bė ky mendim e vėrteta e vetme duke ua bashkangjitur performancėn e shėmtuar dhe satirike, sikur tė ishte fjalim i ndershėm dhe i qartė i stolisur me argumente tė sheriatit duke i cekur argumentet e kundėrshtarit me korrektėsi dhe duke i konsideruar ato si tė pranuara them po tė ishte ky fjalim do ta lehtėsonte kėtė mjerim dhe do tė njėsoheshin figurat (selefite) dhe do tė bashkoheshin nėn njė flamur dhe do ta tregonin mirėkuptimin (ndaj njėri tjetrit) siē e paraqesin ateistėt apo liberalet, dhe sikur tė ekzistonin mekanizmat e komunikimit me rininė dhe me shoqėrinė dhe me tė gjitha spektrat e rrymave islame pėr bashkėpunim, me dinamiken e performancės, do tė ishte njė pėrshkrim shumė mė ndryshe, thirrja me kėto pėrmasa nuk ėshtė e parealizueshme, por mjerė pėr ne...
Autor: Prof. Halid esh-Shafi
Shiko tekstin origjinal nė arabisht:
http://www.forsanelhaq.com/showthread.php?t=212887
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt