Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    AIDS, një “ndëshkim prej Zotit”

    “Sëmundjet më të mëdha trupore janë rezultat i lidhjeve jashtëbashkëshortore” (Dr.Xhon Betson).



    Pa dyshim, në këtë spektër aktual të të këqijave për rininë tonë vend të rëndësishëm zë edhe SIDA, një sëmundje që, fatkeqësisht, për mjekësinë ende mbetet enigmatike. Sida ose AIDS vetëm gjatë dy dekadave të fundit mori kurorën e murtajës së shekullit. Njëzet e pesë vjet më parë askush nuk e kishte paramenduar se kjo vdekje nuk kërkon falje dhe nuk njeh të privilegjuar. Tani, shumë pak zona në botë nuk janë prekur nga kjo sëmundje, ndërsa në zonat e tjera ka një shtrirje të tërë.
    Disa shtete filluan të japin kurajo e të fojnë në lirinë njerëzore. Ata lirinë njerëzore e panë në bashkimin e gjinive, në prostitucion. Ata hynë në një labirint nga i cili është vështirë të dilet. Si rezultat i daljes nga ky labirint dhe i kësaj lirie, siç e quanin ata, ishte sëmundja e rëndë AIDS (SIDA) - sëmundje vdekjeprurëse kundër së cilës deri tani nuk u gjet ilaç. Ata që thirren në këtë liri dhe e quanin liri të plotë, tashmë ngritën zërin e tyre të largohen nga kjo liri, e ne, këtu do të sjellim një shembull nga ajo që përmend qëndrimet kryesore të "Lidhjes për mbrojtjen e nënës dhe reformës gjinore" nga Helen Stocker, e cila mes tjerash thotë:

    “Detyra jonë është të përhapim njohuritë mbi neveritë, rastet shoqërore dhe konceptet etike të cilat durojnë dhe përkrahin prostitucionin dhe sëmundjet gjinore, mjekimin gjinor dhe të përmbajturit e detyruar. Rrëmuja e sotme e moralitetit të vlerësuar si vuajtje të veçanta dhe të liga sociale që dalin nga kjo, ojnë në ndihmë, por ajo ndihmë nuk nënkupton largimin e simptomave, por eliminimin e shkaqeve të vërteta."
    Në drejtim të eliminimit të dukurisë në fjalë, rezultatet mungojnë, së pari ngaqë nuk luftohen të gjitha shkaqet e as që konsiderohen për shkaqe, dhe së dyti ngaqë orvatjet vazhdojnë aty-këtu të arrijnë vetëm deri në letër, e në anën tjetër, fushata degjeneruese ka marrë hov shumë të madh, e atë ndoshta e mbron ligji.

    Honore de Balzak romanin e tij "Pjereta" e përfundon me fjalët: “Duhet të pranojmë se ligji do të mbronte të gjitha poshtërsitë shoqërore po të mos kishte drejtësi hyjnore”.
    Pa dyshim, në këtë spektër aktual të të këqijave për rininë tonë vend të rëndësishëm zë edhe SIDA, një sëmundje që, fatkeqësisht, për mjekësinë ende mbetet enigmatike.
    Sida ose AIDS vetëm gjatë dy dekadave të fundit mori kurorën e mur- tajës së shekullit. Njëzet e pesë vjet më parë askush nuk e kishte para- menduar se kjo vdekje nuk kërkon falje dhe nuk njeh të privilegjuar.
    Tani, shumë pak zona në botë nuk janë prekur nga kjo sëmundje, ndërsa në zonat e tjera ka një shtrirje të tërë. Në Amerikë, disa gej u prekën nga një sëmundje misterioze. Aktorë dhe njerëz të famshëm nisën të vdisnin. Dikush foli për hakmarrje hyjnore. Por, kur kjo ndodhi edhe me heteroseksualët, frika i përfshiu të gjithë. "Ky nuk është vetëm ndëshkimi i Zotit për homoseksualët; është ndëshkimi që Zoti ua ka dërguar shoqërive që tolerojnë homoseksualët". Ishte vjeshta e vitit 1983, kur pri i Jerry Falwell thа në publik atë që shumë e mendonin privatisht: mbi Amerikën mëkatare, që kishte pranuar homoseksualët, gej dhe lezbike në shoqëri, hakmarrja e Zotit kishte shkaktuar një sëmundje të pashërueshme. Zërit të Falwell iu shtuan edhe ata të shumë pastorëve katolikë dhe protestantë, imamë dhe njerëz të Kur’anit. Në vitin 1983, sëmundja misterioze po shfaroste lagje të tëra të populluara nga gej e kësaj sëmundjeje çdo ditë i shtohen pacientë të rinj të famshëm si aktorë, artistë, njerëz të famshëm, ndërsa i riu i parë që humbi jetën nga kjo sëmundje ishte kamerieri franko-kanadez Gaetan Dugas. Në përcaktimin e parë zyrtar që mjekët i dhanë sëmundjes të cilën nuk e kishin hasur kurrë më parë, u shfaq fjala “Grids”: Gay Related Imuno Deficiency Syndrome, sëmundje si pasojë e mungesës së imunitetit, e lidhur ekskluzivisht me gejt. Sigurisht që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra dhe sot një i prekur nga AIDS nuk do te thotë domosdoshmërisht se e ka prerë biletën drejt vdekjes, ashtu siç ndodhte në vitin 1981. Frika kolektive u përhap gjithandej për virusin e tmerrshëm, të cilit as vaksinat nuk i bënin dot gjë: ndryshoi zakonet, veset, frikat e shoqërisë, ashtu siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Njerëzit nuk arrinin ta besonin dot se mjekët, ata që kishin ditur të shëronin sëmundje të tmerrshme, të luftonin epidemitë dhe bakteret vdekjeprurëse apo të bënin trans- plante organesh, nuk ishin në gjendje ta luftonin këtë sëmundje.
    Kishte që nga vitet e pandemisë së gripit spanjoll dhe pastaj nga ankthi i poliomielitit infantil në vitin 1952, që një sëmundje nuk kishte ndryshuar zakonet e jetës së përditshme të të gjithë njerëzve. Turma e terrorizuar në ato vite filloi të ngrihej kundër mbylljes së pishinave, sterilizimit të shkollave, shkatërrimit të lokaleve për gejt, përzënies së prostitutave, kur u zbulua se virusi mund të transmetohej edhe mes sekseve të ndryshme.
    Tregimet e infermierëve, dentistëve, kirurgëve që ishin prekur nga sëmundja përmes gjakut të ndonjë pacienti të infektuar po lulëzonin nëpër media.
    Edhe të famshmit, që kishin miliona, nuk mund të bënin gjë. Përpara kësaj sëmundjeje ishin dorëzuar të gjithë. Gazetat tregonin se si kjo sëmundje nga viti në vit po përhapej, në çdo cep të globit. AIDS u cilësua si patologjia e dytë më e frikshme pas kancerit, por pas sëmundjeve kardiovaskulare, që vazhdojnë të mbeten në vendin e parë për sa i përket numrit të vdekjeve në vit. Shkenca më në fund ka sqaruar se ku dhe kur janë rreziqet e infektimit, sa e rëndësishme është të identifikohet prania e virusit në gjakun e pacientit përpara se AIDS të shpërthejë, sa e lehtë është të bllokosh zhvillimin, siç ishte rasti i famshëm i kampionit Magic Johnson, mbartës i HIV-it tashmë prej 20 vjetësh, pa asnjë simptomë në organizëm.


    A I D S (S I D A)

    Është një sëmundje infektuese, ngjitëse e shkaktuar nga virusi HIV ose virusi i imunodeficiencës së njeriut, e cila transmetohet nëpër- mjet marrëdhënieve seksuale dhe gjakut nga persona të sëmurë ose bartës të virusit të sidës. Të jesh i infektuar, d.m.th. bartës i virusit HIV, nuk është njësoj të jesh edhe i sëmurë nga sida. Personat HIV pozitivë janë burim potencial infektimi edhe për të tjerët, ndërkaq problemi është se këtë nuk e di i infektuari, kështu që ai pa vetëdije mund të rrezikojë shëndetin e të tjerëve. Simptomat e sëmundjes paraqiten, në një të tretën e rasteve, brenda afatit tre deri pesëvjeçar, ndonëse ky afat mund të zgjatet deri edhe në dhjetë vjet. Gjatë kësaj periudhe, i infektuari nuk di se është bërë burim infektimi, prandaj për institucionet shëndetësore këta bartës asimptomatikë të viruseve janë më të rëndësishëm.
    Kjo sëmundje tejet e rëndë ngjitëse, që çdoherë mbaron me vdekje, nuk është gjë tjetër pos një çrregullim i ri dhe i komplikuar i sistemit mbrojtës të organizmit, që shkaktohet nga virusi i imunodefiencës humane VIH (HIV). Nga AIDS nuk vdiset, pohojnë mjekët dhe Epidemiologët botërorë. Kjo është sëmundje që e sulmon sistemin imunologjik të njeriut, i cili më tej është i paaftë të mbrohet edhe nga një ftohje e vogël. Në kuadër të AIDS shfaqen infektime oportune, që e përfshijnë sistemin respirator dhe pacienti ka ndezje të mushkërive të bardha, që përcillet me kollë të fortë dhe temperaturë të lartë. Ndërsa, nëse sulmohet trakti digestiv, tek pacienti manifestohet barkqitje e holluar, probleme në stomak dhe ngjashëm. Jo rrallë ky infektim sulmon edhe sistemin nervor, kështu që thuajse në të gjitha rastet infeksioni HIV, i cili nuk ka simptoma përcjellëse, mund të jetë prezent në trupin e njeriut me vite të tëra dhe ai të mos jetë i vetëdijshëm për këtë. Simptomat e para që shihen dhe njerëzit menjëherë e ndërlidhin me AIDS janë plagët në trup, që në realitet këto plagë nuk janë gjë tjetër pos kancer në enët e gjakut të lëkurës. Pra, janë sëmundjet ato që vrasin pacientin, e jo AIDS.
    Pacienti edhe njëzet vjet mund të jetë i infektuar e të mos jetë i vetëdijshëm. Megjithatë, sëmundja herdo-kurdo mund të dalë në skenë. Kohëzgjatja varet nga gjendja e mëparshme fizike, mënyra e të ushqyerit dhe sasia e virusit në gjak.
    AIDS për herë të parë u paraqit në pranverë të vitit 1981 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, te pesë homoseksualë aktivë, te të cilët ishte shkatërruar tërësisht sistemi mbrojtës i organizmit (“Sindroma e mungesës së imunitetit të fituar”).
    Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë vazhdojnë ta rrisin dozën e shqetësimit dhe raportet e tyre fare nuk janë optimiste.
    Parashikimet e tyre të mëparshme se deri në fund të shekullit do të ketë rreth 100 milionë të infektuar dhe mbi 10 milionë të vdekur tani jo që dalin të vërteta, por edhe e tejkalojnë këtë numër. Numri i të vdekurve nga AIDS në këto 30 vjet në të gjithë botën është 25 milionë.
    Duhet të theksojmë se numri më i lartë i të vdekurve, prej 3 milionë, që është rekord, i takon vitit 2005, kurse në vitin 2009, numri i të vdekurve ka qenë 1 milion e 800 mijë.
    Tani thuajse nuk ka mbetur zonë pa u prekur nga kjo murtajë. Për çdo javë nga ky virus infektohen rreth 350 mijë persona të rinj.
    Numri 150 mijë të infektuar në Evropë, që doli në skenë vite më parë, tani ka shënuar rritje të madhe dhe për nga numri i të sëmurëve prin Franca, Spanja, Italia, Gjermania, Anglia etj. Edhe Ballkani është tejet i rrezikuar, ndërsa Shqipëria ishte e vetmja oazë e paprekur me këtë sëmundje deri në vitin 1995. Më pas, me hapjen e kufijve, u regjistruan edhe rastet e para të kësaj sëmundjeje fatale, raste të cilat rriten nga dita në ditë. Sa i përket Kosovës, ku institucionet shëndetësore një kohë të gjatë kanë qenë të okupuara, prej vitit 1986 e deri në vitin 1995 janë regjistruar 15 raste të AIDS-it. Situatën epidemiologjike me këtë sëmundje në Kosovë e ngarkoi edhe më tepër eksodi fatkeq i rinisë shqiptare në shtetet e Perëndimit, nga ku edhe erdhën rastet e para, e më vonë ajo e bëri të veten.


    Dr. Mahir Iseini

    (Autori është specialist i mjekësisë së përgjithshme)
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Hadith: Nese Shtohen Gratë e këqija dhe perhapet Zinaja (Prostitucioni) neper Popull,Njerzit do te Mbeten nen Ndikimin e disa Semundjeve Ngjitese te Panjohura me Parë. ( Transmeton Bejhek)
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •