Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    23 emra të skandalit të emërimeve në diplomacinë e Shqipërisë

    Shekulli posedon 23 dosje emërimesh, nga mbi 100 me shkelje të rënda të ligjit për Shërbimin e Jashtëm. Të emëruar të gjithë me VKM. Janë familjarë të ngushtë pushtetarësh ose miq të tyre në media dhe biznes pa asnjë lidhje me diplomacinë. Disa nuk kanë as shtetësi shqiptare: konsullja e Shqipërisë në Milano ka bashkëshort të huaj, vëllai i Topallit ka shtetësi italiane, konsulli i Shqipërisë në Janinë, ka shtetësi greke. E njëjta situatë me diplomatët shqiptarë në Francë, Rumani etj
    1 - Vellai i Jozefina Topallit (Konsull Milano) - Gjon Çoba
    2 - Dhenderi i Jozefina Topallit (Paris) - Luis Ejlli
    3- Daja i dhendrit te Sali Berishes (Konsull i Pergjithshem Bari) - Bashkim Bekteshi
    4- Djali i halles i Ilir Metes (Ambasador Athine) - Dashnor Dervishi
    5- Kusheriri i Ilir Metes (Konsull i Pergjithshem Selanik) - Riza Poda
    6 - Gruaja e Arjan Staroves (Londer) - Teuta Starova
    7 - Gruaja e Sherefedin Shehut (Drejtore e auditit ne MPJ) - Dashuri Shehu
    8 - Motra e Aleksander Frangajt (Rome, Vatikan) - Majlinda Dodaj
    9- Baxhanaku i Fahri Balliut (Ambasador Turqi) - Altin Kodra
    10 - Vellai i Gerti Bogdanit (MPJ) - Albjon Bogdani
    11- Djali i avokatit te Lulzim Bashes (MPJ)
    12- Vajza e Shpresa Brecaj (Austri) - Selvi Becaj
    13- Djali i Neritan Cekes (Austri) - Egin Ceka
    14- Gruaja e Rahman Selmanllarit (MPJ) - Suela Selmanllari
    15 - Vajza e Ali Spahise (Konsulle e pergjithshme Milano) - Nausika Spahia
    16- Gruaja e Aldo Bumcit dhe vajza e Safet Zhulalit - Ilda Zhulali
    17 - Djali i Fatos Bejes (MPJ) (konflikt interesi) - Sokol Beja
    18 - Kunata e Fatmir Mediut (Nju Jork)
    19- Kunata e Azem Hajdarit (Neë York) - Albana Hasanaj
    20- Gruaja e Bujar Leskajt (MPJ) - Silvana Leskaj
    21- Vajza e Agim Shehut (Vjene) - Alma Shehu
    22- Vajza e Ilir Banos (MPJ) - Albana Bano
    23 -Vajza e Jemin Gjanes (Kosove) - Lorena Gjana
    TIRANË - Ministria e Jashtme shqiptare është përfshirë në një skandal të gjerë emërimesh nepotike pa kurrfarë kriteri, si në përfaqësitë e huaja ashtu edhe në strukturat e MPJ-së. Investigimi i "Shekullit" ka zbuluar se një nga kriteret kryesore për të emëruar diplomatët shqiptarë është njohja partiake dhe lidhje farefisnore me politikanë në pushtet. "Shekulli" ka mundur që të zbulojë një pjesë të emërimeve nepotike të zhvilluara në diplomaci nga vitit 2004 deri në vitin 2010. Sot do të publikojmë pjesën e parë të emrave që janë emëruar në saj të njohjeve.
    ***
    Lista e gjatë e emërimeve diplomatike në vitet 2005-2010 tregon se rreth dy të tretat e tyre janë me probleme. Kryesisht janë emërime në shkelje të hapur të rregullave të përcaktuara për Shërbimin e Jashtëm. Ligji ndalon rreptësisht emërimet nëpërmjet VKM-ve, por ky fakt nuk i ka penguar drejtuesit e lartë të Ministrisë së Jashtme që të emërojnë njerëzit e tyre në përfaqësitë shqiptare. Në bazë të nenit 22, pika 2 dhe 3, të ligjit për shërbimin e jashtëm, jo më shumë se 20% e ambasadorëve mund të jenë nga politika. Gjithë pjesa tjetër dhe tërësisht diplomatët, duhet të jenë të karrierës. Por, në realitet, kjo nuk ka ndodhur dhe më shumë se 20 për qind e të emëruarve në ambasada janë njerëz që kanë lidhje me politikën apo anëtarë partie.
    ***
    Njerëzit më me fat janë ata që kanë lidhje me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli (Çoba). Vëllai i Jozefina Topallit ka mbajtur detyrën e Konsull në Milano. Aktualisht, Gjon Çoba është diplomat në Bukuresht. Dhëndri i Jozefina Topallit, falë fejesës së bërë tashmë publike me vajzën e kryetares së Kuvendit, më datë 28.09.2010 është emëruar Sekretar i Parë në Paris. Ky emërim është zhvilluar në kundërshtim me ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Luiz Ejlli është i datëlindjes 12/07/1985, pra aktualisht 25 vjeç. Por, sipas ligjit, ai duhet të kishte të paktën dhjetë vjet punë, një vit periudhën e provës dhe nëntë vjet për t'u emëruar Sekretar i Parë. "I jepet grada sekretar i parë diplomatit me nëntë vjet vjetërsi të integruar në punë dhe vlerësim të përgjithshëm përgjithësisht mjaftueshëm e lart të rezultateve në punë të vitit të fundit", - thuhet ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Bazuar në këtë ligj, Luis Ejlli duhet ta ketë nisur karrierën diplomatike në vitin 2000. Në atë kohë, Luis Ejlli ishte vetëm 15 vjeç.
    ***
    Lista e të afërmve të deputetëve demokratë të punësuar në përfaqësitë diplomatike është edhe më e gjatë. Nausika Spahia, vajza e Ali Spahisë, ish-deputet i PD-së, është Konsulle e Përgjithshme në Milano. Një tjetër emërim nepotik, por edhe në konflikt interesi me detyrën është ai i djalit të Fatos Bejës. Deputeti demokrat është kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme, komisioni që kontrollon direkt punën e MPJ-së. Sokol Beja është emëruar në MPJ. Aleati më i vjetër i Berishës, republikani Mediu, ka arritur që të emërojë kunatën e tij në përfaqësinë tonë diplomatike në Nju Jork. Teuta Starova, e cila është bashkëshorte e Arjan Starovës, është e emëruar në postin "Ministër Këshilltar në Londër" në datën 03.03.2008. Ky emërim është bërë me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave.
    ***
    Po kështu edhe gruaja e deputetit demokrat, Sherefedin Shehu, Dashuria, është Drejtoreshë e Auditit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Dy deputetë të tjerë kanë të afërmit e tyre në diplomaci. Deputeti Gert Bogdani ka vëllanë e tij në Ministrinë e Jashtme, Albjonin. Ndërsa deputeti tjetër demokrat, Jemin Gjana, ka vajzën e tij Lorena Gjana në përfaqësinë e Kosovës. Djali i ish-deputetit Neritan Ceka, sot këshilltar i kryeministrit, me një VKM është emëruar në Austri. Egin Ceka është emëruar sekretar i parë në Vjenë më datë 22.10 2009.
    Vëllai i Topallit ka shtetësi italiane, konsulli në Janinë kishte shtetësi greke, ndërsa vajza e Spahisë është e martuar me një të huaj

    Në bazë të nenit 22, pika 2 dhe 3, të ligjit për Shërbimin e Jashtëm, jo më shumë se 20 % e ambasadorëve mund të jenë nga politika. Gjithë pjesa tjetër dhe tërësisht diplomatët, duhet të jenë të karrierës. Në bazë të nenit 27, pika a, e të njëjtit ligj, kërkohet që diplomatët të kenë shtetësi shqiptare dhe banim të përhershëm në territorin shqiptar. Ndërsa në bazë të kreut 5, pikat 18.1, thuhet se diplomati ose e shoqja nuk duhet të kenë shtetësinë e vendit ku janë akredituar.
    Kjo nuk rezulton për Nausika Spahia-Konsulle e Përgjithshme në Milano, e martuar me shtetas të huaj; Vëllai i Jozefina Topallit, Gjon Çoba, Konsull Milano, me shtetësi italiane; Jani Dako, konsull i përgjithshëm Janinë dhe me shtetësi greke; Mehdi Hoxha, Paris, me leje qëndrimi franceze; Një diplomat në Rumani është me shtetësi rumune.
    Në emërimet është spekuluar me VKM nr 767 të datës 06.12.2005, ku me ndryshimin e pikës 81 të rregullores, u bë transfuzioni i MPJ-së, e cila thotë: "Ministria e Punëve të Jashtme, për nevoja të institucionit, brenda dhe jashtë vendit, mund të marrë punonjës për të shërbyer në shërbimin e jashtëm për aq kohë sa vlerësohet e nevojshme. Këta punonjës gëzojnë statusin e diplomatit për aq kohë sa janë në shërbimin e jashtëm, por nuk përfitojnë grada diplomatike. Ata paguhen në bazë të detyrës, për të cilën janë emëruar". Por një VKM, nuk ka fuqi mbi ligjin, dhe edhe nëse bëhet në kushtet e emergjencës, gjë që në shërbimin diplomatik nuk kishte ndodhur, pasi vendi nuk ka kaluar as luftë dhe as përmbytje, pra duhej që brenda 2-3 muajsh të ishte reflektuar në ligj, gjë që nuk ka ndodhur. Pas kontrollit rezulton se gjatë periudhës 2005-2010, nga rreth 150 diplomatë që punojnë në përfaqësitë jashtë shtetit, rreth 100 prej tyre kanë probleme në procedurën e emërimit.
    Për dhënien e gradave diplomatike në rastin e zbatimit të dispozitave kalimtare ndiqen këto afate kohore:

    1. I jepet grada "sekretar i tretë" diplomatit me 3 vjet vjetërsi të integruar në punë dhe vlerësim të përgjithshëm "përgjithësisht mjaftueshëm" e lart të rezultateve në punë të vitit të fundit.
    2. I jepet grada "sekretar i dytë" diplomatit me 6 vjet vjetërsi të integruar në punë dhe vlerësim të përgjithshëm "përgjithësisht mjaftueshëm" e lart të rezultateve në punë të vitit të fundit.
    3. I jepet grada "sekretar i parë" diplomatit me 9 vjet vjetërsi të integruar në punë dhe vlerësim të përgjithshëm "përgjithësisht mjaftueshëm" e lart të rezultateve në punë të vitit të fundit.
    4. I jepet grada "këshilltar" diplomatit me 13 vjet vjetërsi të integruar në punë dhe vlerësim të përgjithshëm të paktën në nivelin "mirë" e lart të rezultateve në punë të vitit të fundit.
    5. I jepet grada "ministër këshilltar" diplomatit: a) që ka jo më pak se 15,5 vjet vjetërsi të integruar në punë, nga të cilët 2,5 vjet vjetërsi në post drejtues "drejtor drejtorie" e lart ose "ambasador" përfshirë këtu periudhat në poste të tjera të larta sipas përcaktimeve të pikës 63.
    b) që ka jo më pak se 5 vjet punë drejtpërdrejt në shërbimin e jashtëm.
    c) që ka marrë dy vitet e fundit vlerësim vjetor të punës jo më të ulët se "mirë" në të gjithë elementet specifike të rezultateve të punës.

    7. Plotëson kushtet për marrjen e gradës "ambasador" diplomati:

    7.1. Jo më pak se 21 vjet vjetërsi të integruar në punë, nga të cilët jo më pak se 11 vjet drejtpërdrejt në shërbimin e jashtëm. 7.2. jo më pak se 7.5 vjet vjetërsi në post drejtues, nga të cilat:
    a) 5.5 vjet në post "drejtor drejtorie" e lart, përfshirë këtu periudhat në poste të tjera të larta sipas përcaktimeve të pikës 63 dhe një mandat të rregullt (jo më pak se 2 vjet) si "ambasador";
    b) ose 7.5 vjet "ambasador". 7.3 jo më pak se 25 vjet vjetërsi të përgjithshme në punë. 7.4 vlerësime maksimale në punë për 2 vitet e fundit

    Website gazeta shekulli


    Prandaj na venë punet vaj ne diplomaci se spaska ngel "klysh" deputeti dhe fis nga Frangajt
    Pa u Bo diplomat

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ha hahahahh hhahahhaha

    ky eshte shteti shqipetare,,,,

    po te kerkosh gjithe administraten ashtu e ke,,,,


    njoh ne diber nja 4 vellezer

    njeri eshte me pd
    tjetri me pr
    nje me lsi
    dhe nje me pd

    i kane bo drejtora me shkolla te mesme haaaaaa


    mire ne shqiperi


    po na nxorren bojen dhe jashte,,,

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Hahahaha
    Sa shum u jepet per diplomaci ketyre kalamajve te deputeteve
    Sidomos ky dhondri xhozit
    Ky edhe I bie qimanes edhe diplomat
    Talent I gjalle

  4. #4
    E cpo behet me keta tani?
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  5. #5
    Kjo eshte per t'ia marre vajit jo te qeshurit, por fundja asgje per t'u cuditur me kete "shtet" qe kemi....
    Ai dhendri i Jozit eshte per pike te hallit njehere, ai nuk di te lidhe dy fjale ne shqip lere pastaj se si do flase ne Paris, ky djale paska linde me kemishe

    Mos te flas per te tjeret ne kete liste pastaj, na e "shndrisin" fare...
    Po kjo vajza e shpresa becaj, kryetares se GJ.L nese e mbani mend qe ka thene meta se e ka vene ai, por ne fakt mesa di une videoja eshte censuruar per publikun, sepse vendin kjo vajza e ka fituar me "stilin" e pangos, ate qe nuk e beri pango e beri meta, nuk po jap detaje se kuptohet vete, te perzihet stomaku kur e mendon se si kjo e fitoi ate vend pune....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    Nga fisi i Azem Hajdarit pash vetëm njërën që paskësh përfituar, apo ndoshta vetëm kjo ka fitu vëndin e punës pa merita!!!!
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Prandaj kur ka ndonje skandal diplomatik shteti yne si kerkon llogari psh greqise per konsullin
    Se e di qeveria jone se ça konsujsh kemi
    Prandaj humbin kompjutera neper ambasada se merren me facebook e downloadim kengesh
    Sidomos ky artisti I xhozit

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    do eci ai vend do eci ,sidomos me kete diplomaci qe kemi
    lume ne emigrantet qe i kemi ne gadishmeri ne cdo nevoje

    kur do te kemi nje administarte pa libreza partie

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thash cfar ka ndodh..
    ahu,,

    po kinez sdo cojm ne ambasadora..
    shqiptar qenkan..

    kusherij me dike do jen ata patjeter..

    vajza jeminit punoka ne kosove..
    e cte keqe ka..

    jemini atdhetar eshte..lumjan eshte..pra e bija punon ne kosove qe me lumen jan nji..

    pun te mbare ketyre diplomatve..
    a punojn mire kjo ka rendesi..

    kur te fitoj ed ruco paskal gjinushi.. coni ju tuajet o rraptil..

    keta me duken mire..
    sigurisht ju doni altin arapin ambasador e imellden kriminele ministre te jashtme e cunin e dades konsull ne uashington..

    po mir.. fitoni ne votime e beni...
    ndryshime..

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    brari ne cdo vend kur hapet nje post i tille ka shume procese qe duhet te ndjekesh. flas per ketu ne amerik se aty nuk e di. e para duhet te jesh punonjes i sektorit publik per administrat te shtete edhe kalon ne nivele te ndryshme dmth duhet te kesh experience jo e merr e fut ne pune. duhet te kesh nje nivel arsimi te kerkuar. keta mund te jen shume te afte per ket pune por si kane shkuar aty? nejse kush do qe te vij ne pushtet te njejtin hap ndjekin pra nuk ia vlen te diskutosh.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •