Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Demokracia e pamundur e islamit?

    Do tė ishte mė e drejtė tė shikonim ringjalljen islamike si njė rrugė drejt njė profili mė tė lartė nė shoqėrinė dhe politikėn muslimane, pra si realitet politik dhe shoqėror nė kėtė hapėsirė

    Nga Tonin Gjuraj - MAPO mė 10 mars 2011
    ---------------------------------------------------------------------------------
    Me ngjarjet nė Afrikėn Veriore dhe Lindjen e Mesme raporti i islamit me demokracinė ėshtė rikthyer nė fokus tė analizave tė shumė studiuesve dhe shkencėtarėve socialė. Nė pėrgjithėsi, vihen re dy paradigma: islami kundėr modernizimit dhe demokracisė, ose teo-demokracia islamike kundėr demokracisė Perėndimore. Tė dyja kėto paradigma janė tė debatueshme dhe tė kritikueshme, por nuk ėshtė ky qėllimi i kėtij shkrimi. Ajo ēfarė mund tė thuhet qė nė fillim ėshtė se mund tė zhvillohet njė konceptim i demokracisė brenda traditės islame, si dhe mund tė bėhen pėrpjekje pėr tė treguar mbėshtetjeje tė islamit pėr njė qeverisjeje demokratike.

    Pėrpjekjet pėr demokraci dhe rend demokratik shfaqen nė kėto vende nė forma, alternativa dhe korniza tė ndryshme. Kėtu mund tė dallohen tre lloje tė ndryshme tė demokracive islame: demokraci islame sekulare, demokraci islame bazuar nė Sheriat dhe demokraci islame bazuar nė njė inkorporim tė pjesshėm tė Sheriat-it. Secila prej kėtyre kornizave, me fuqitė dhe dobėsitė qė mund tė shfaqin, do tė jepnin njė mėsim tė rėndėsishėm rreth politikės islame, e cila, sipas James Piscator-it, pėrfshin konkurrencėn dhe ndeshjen nė interpretimin e simboleve, kontrollin zyrtar dhe jozyrtar tė institucioneve, tė cilat i prodhojnė dhe mbėshtesin ato. Interpretimi i simboleve i nėnshtrohet nuancave kontekstuale dhe kjo pėrbėn diēka tė zakonshme pėr myslimanėt nė tė gjithė botėn. Njė sistem politik, qoftė nė botėn islame apo kudo tjetėr, nė mėnyrė tė pashmangshme pėrfshin menaxhimin e interesave konkurruese, madje dhe pėrplasėse nė njė shoqėri. Nė njė aspekt mė tė gjerė, politika nė kontekstin bashkėkohor islamik duhet tė kuptohet si konkurrencė dhe/ose luftė mbi kuptimin e simboleve dhe kontrollin e institucioneve qė pėrcaktojnė dhe artikulojnė vlera shoqėrore. Immanuel Wallerstein ėshtė shumė i qartė kur thotė se pushteti qėndron jo vetėm nė zotėrimin e burimeve ekonomike, por edhe nė kontrollin e institucioneve kulturore.

    Shumėllojshmėria e grupeve dhe pėrvojave aktiviste islamike ėshtė njė dėshmi e fleksibilitetit tė islamit dhe islamit politik nė veēanti. Politika islame lipset tė shikohet brenda kontekstit tė njė vendi specifik, i cili manifeston njė diversitet udhėheqėsish dhe formash. Teokracia paraqitet problematike, jo se ka tė bėjė me njė qeveri demokratike hyjnore, por sepse, sipas kuptimit tė saj, kujtdo nė botėn myslimane i jepet njė sovranitet i kufizuar popullor, nėn ligjin e Zotit. Pra, askush nuk ka tė drejtė, madje as komuniteti musliman i bashkuar, tė ndryshojė njė urdhėr tė Zotit tė shprehur qartė. Qeveria duhet tė drejtohet nė pėrputhje me ligjin e Zotit, pasi kėtė kėrkon mirėqenia e vendit dhe e popullit, por kjo nuk mundėsohet pa mbikėqyrjen e udhėheqėsve fetarė. Mbi tė gjitha, lipset vendosja e njė autoriteti pėrfundimtar tė klerikėve nė menaxhimin dhe udhėheqjen e shtetit. Nėn kėto rrethana, duket sikur lihet pak shteg pėr pluralitet dhe diversitet, ndėrkaq vullneti popullor mund tė pėrēahet pėrmes retorikės sė ligjit islamik.

    Ekziston, po ashtu, supozimi se modernizimi, edhe pse i dėshiruar dhe nevojshėm, nuk pėrputhet me kulturėn islame, kėsisoj ai duhet tė shmanget. Sipas teorisė sė modernizimit, lipset qė shoqėritė nė tėrėsi tė perėndimorizohen, pasi Perėndimi dhe modernizimi ecin sė bashku. Atėherė brenda kėsaj paradigme, islami nuk duket se ofron njė rrugė alternative pėr modernizim, por kjo ėshtė lehtėsisht e kundėrshtueshme me shembuj konkretė. Pėr shembull, Mustafa Qemal Ataturk-u ofroi alternativė modernizuese, duke mishėruar njė traditė pozitive dhe duke krijuar njė Turqi tė re, mbi rrėnojat e Perandorisė otomane. Ai ndėrmori njė pėrpjekje masive pėr ta modernizuar dhe perėndimorizuar shoqėrinė turke. Duke mohuar tė kaluarėn islamike, Ataturk-u e ktheu Turqinė nė njė shoqėri qė ishte myslimane nė fe, trashėgimi, zakone dhe institucione, por me njė elitė sunduese tė vendosur pėr t’u bėrė moderne dhe Perėndimore. Mohammed Reza Shah-u i Iranit pėrbėn njė tjetėr shembull tė pėrshtatshėm.

    Opinione dhe mendime nga mė tė ndryshmet, qė kanė ardhur kryesisht nga Perėndimi, tė cilat barazojnė islamin me terrorizmin dhe/ose dhunėn, kanė shkaktuar me tė drejtė reagime dhe kritika tė ashpra nė botėn islame. Ka gjithashtu studiues qė paraqesin islamin edhe si rrezik gjeografik. Nė fakt, ekstremizmi fetar mbetet njė rrezik, por ai nuk mund tė kufizohet vetėm nė njė fe. Spektri i sulmeve tė terroristėve, motivuar nga bindjet etnike, fetare, ose ideologjike mbetet real kudo. Frika e rritjes sė rrezikut islamik bėhet mė evidente nė rast kundėrpėrgjigjeje ndaj ngjarjeve politike dhe/ose veprimeve shtetėrore, por duhen evituar pėrgjigje qė projektojnė njė rrezik tė vetėm dhe tė dallohen qartė pakicat ekstremiste, qė justifikojnė dhunėn nė emėr tė fesė, etnicitetit dhe ideologjisė politike.

    Ėshtė e vėrtetė qė pas vitit 1990, vakuumi i krijuar nga mbarimi i Luftės sė Ftohtė nuk u mbush, edhe si pasojė e ekzistencės sė njė lloj frike tė ekzagjeruar tė islamit, i cili dukej se po rritej ēdo ditė dhe qė ishte nė luftė me rendin e ri botėror. Ngjarjet e ndryshme nė Lindjen e Mesme dhe vende tė tjera tė botės arabe, ose aktet terroriste nė disa vende tė Europės u paraqiten, nė fakt, si sfidė ndaj stabilitetit global. Megjithatė, do tė ishte mė e drejtė tė shikonim ringjalljen islamike si njė rrugė drejt njė profili mė tė lartė nė shoqėrinė dhe politikėn muslimane, pra si realitet politik dhe shoqėror nė kėtė hapėsirė.

    Mund tė duket e vėshtirė qė tė ndodhė ndonjė “kataklizmė” demokratike nė kėto vende qė tashmė janė pėrfshirė nė revolta demokratike, pasi ndoshta lipsen vite apo dekada tė tėra qė tė mund tė “hidhet poshtė” Huntington-i dhe tė mund tė themi: “Po, islami dhe demokracia pėrputhen”, por kėtu paraqiten edhe vėshtirėsi praktike. Mund tė thuhet se pragmatizmi Perėndimor ka dėshtuar disi, pasi nuk ėshtė nxitur gjithnjė demokraci e pastėr nė kėto vende. Pėr shembull, Mubarak-u, apo mė keq Gadafi, kanė qenė aleatė tė SHBA-ve dhe disa prej vendeve tė BE-sė pėr njė kohė tė gjatė. Ajo qė bota demokratike mund tė shmangė janė tri mundėsi teorike: sė pari, instalimin e njė regjimi tjetėr teokratik nė disa prej kėtyre vendeve, si pasojė e ndikimit tė liderėve fetarė; sė dyti, ardhjen nė pushtet tė fundamentalistėve islamistė, qė nuk duhen nėnvlerėsuar me manipulimin qė ata i bėjnė islamit e kulturės islame; sė treti, ardhja nė pushtet i njė lideri tjetėr autoritar ose diktator sekular, qė mund tė mobilizojė masat nė fillim, por gradualisht instalon njė regjim tjetėr represiv, duke mos ndėrmarrė asnjė reformė modernizuese pėr vendin. Pėr momentin, ėshtė e rėndėsishme tė ndalohet dhuna shtetėrore nė kėto vende, qoftė dhe me ndėrhyrje nga jashtė, tė mbėshteten qeveri tė pėrkohshme me bazė sa mė tė gjerė, pėr t’i hapur mė pas rrugė zgjedhjeve tė lira dhe proceseve demokratike, me mbėshtetjen e sinqertė tė SHBA-ve, BE-sė dhe Turqisė.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,90,49239
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Islami dhe Komunizemi nuk kane dallim po te demokratizohen keto dy diktadura nuk jet ase gje ne to Terapia me e rrezikeshme per Islamin eshte Demokracia
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    E sikur mos ta kishum fare,sa do na i lehtsonte punet ne shqiptarve

  4. #4
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anėtarėsuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    ISLAMI osht diktatur, si mund te jen mike diktatura me demokracin?
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  5. #5
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Njė temė qė trajton mė sė miri kėtė ēėshtje ndodhet kėtu; http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=123288

    Mund tė diskutoni atje nė njė spektėr mė tė gjėrė. Mbyllet!
    relata refero

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •