NATO kërkon falje për vrasjen e civilëve
Kabul, 2 mars – NATO ka kërkuar faljen për vrasjen e 9 civilëve gjatë operacioneve në rajonin verilindor të Afganistanit.
Komandanti më i lartë i NATO-s, gjeneral David Petraeus, tha se i vinte “shumë keq” për incidentin, i cili ndodhi dje në distriktin Pech të provincës Kunar.
Zyrtarët lokalë thanë se 9 djem, të moshës 12-vjeçare dhe më të vogël, u vranë derisa po mblidhnin dru, transmeton AP.
Petraeus tha se incidenti ndodhi për shkak të një gabimi në komunikim.
Qindra fshatarë afganë kanë protestuar ndaj vrasjes së nëntë fëmijëve nga një sulm ajror i NATO-s.
Protestuesit hidhnin parulla kundër Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë afgane derisa ishin nisur në drejtim të vendit të sulmit. /koha/
Krijoni Kontakt