Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Fakti/Edi Rama nën përgjegjësi penale, lejoi ndërtime pranë gjurmës së Unazës së Madh

    Fakti/Edi Rama nën përgjegjësi penale, lejoi ndërtime pranë gjurmës së Unazës së Madhe


    13-03-2011 / Gazeta 55


    Gjurma e Unazës së Madhe ka trazuar në mënyrë të përsëritur qetësinë e Edi Ramës. Pas këtij trazimi të radhës, ai sërish ka nxituar të ngrejë një shtëllungë shpifjesh dhe sajimesh, me shpresën se do të mund të fshihet si struci. Qaramanët e angazhuar nga Edi Rama, të ankohen këto ditë, pse gjurma cenon një pjesë të Kopshtit Botanik, nuk bëjnë asgjë më shumë se sa e nxjerrin më shumë zbuluar Edi Ramën, duke e ekspozuar njëkohësisht atë, më shumë përballë marrjes nën përgjegjësi penale. Qaramanët e ndërsyer nga Edi Rama, e dinë sikurse edhe vetë ai (Edi Rama), që Gjurma e Unazës së Madhe ka qenë e njohur që në kohën e Adil Çarçanit, që te projekti i vitit 1989. Qaramanët e ndërsyer nga Edi Rama, e dinë sikurse edhe vetë ai (Edi Rama), se ai projekt parashikonte edhe prekjen e Kopshtit Botanik. Për aq kohë, sa qaramanët e ndërsyer nga Edi Rama, edhe vetë ai (Edi Rama), i dinë të gjitha këto, bashkëfajësia e tyre bëhet edhe më e madhe, në nivelin e përgjegjësisë ligjore, pse nuk ndaluan që Edi Rama të mos lejonte ndërtime brenda hapësirës prej 25 metrash nga gjurma e miratuar. Është kjo shkelje ligjore, e rëndë në radhën e të tillave, që kanë angazhuar këto ditë të fundit “ushtrinë” e qaramanëve të kryeqaramanit Edi Rama, për të tentuar shmangien e vënies së tyre nën përgjegjësi penale.



    -
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 13-03-2011 më 08:09
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Gjurma e Unazës së Madhe, e pandryshuar, devijimi për shkak të pallateve të kryebashkiakut

    Rama dha leje ndërtimi tek Kopshti Botanik

    Edi Rama urdhëroi dje nisjen e një proteste pranë Kopshtit Botanik lidhur me projektin e qeverisë për ndërtimin e Unazës së Madhe nën pretendimin se, gjurma e saj cenon hapësirat e kësaj zone. Por shkaktari i vërtetë në devijimin e gjurmës së Unazës së Madhe e përcaktuar që në kohën e regjimit komunist, është kryetari i Bashkisë i cili ka miratuar lejet për ndërtimin e komplekseve të pallateve, duke hequr mundësinë e zgjerimit të kësaj gjurme. Gjurma e Unazës së re ka qenë aty që në planin e Adil Çarçanit dhe prekte Kopshtin Botanik. Por zgjerimi i Unazës e cenon Kopshtin edhe më shumë, pasi Rama ka dhënë leje ndërtimi dhe janë ndërtuar pallate buzë rrugës që ka qenë vetëm 4 metra e gjerë, dhënia e lejeve të ndërtimit pa kriter në këtë zonë detyron që zgjerimi të kryhet veç nga ana e Kopshtit Botanik. Për t'i hedhur hi syve qytetarëve të Tiranës kryebashkiaku njëkohëshisht kreu i PS-së, urdhëroi deputetët e tij që të nxirrnin në rrugë për protestë banorët e kësaj zone me preteksin se kjo zonë po gllabërohej nga qeveria qendrore. Kreu i Bashkisë së Tiranës ka tentuar dje të përdorë skandalin e lejeve të ndërtimit të miratuara nga vetë ai për të përfituar politikisht. Ndërkohë nga miratimi i lejeve të ndërtimit në zonën e Kopshtit Botanik nga Bashkia e Tiranës është thyer edhe ligji që nuk lejon ndërtimet në distancë 25 m nga rrugët kombëtare siç është Unaza e re. Por ky skandal nuk ka mjaftuar që organi i akuzës të hetojë në praktikën e dhënies së lejeve të ndërtimit afër distancave të përcaktuara me ligj nga rrugët kombëtare.

    Pranë Prokurorisë së Përgjithshme janë me qindra paditë penale ndaj Edi Ramës për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit në praktikat e dhënies së lejeve të ndërtimit. Vetëm në praktikat e ndjekura nga KRRT-ja e Tiranës për dhënien e lejeve të ndërtimit ka shkelje skandaloze të ligjeve dhe abuzim të hapur me detyrën dhe funksionin publik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka përfituar të paktën 9 milion euro nga korrupsioni me lejet e ndërtimit, duke miratuar në KRRT shumicën e lejeve të ndërtimit për dy studiot e miqve të tij.

    Kështu studioja e njeriut të afërm të Ramës, Alban Eftimit, anëtar i KRRT-së së Tiranës, ka marrë 158 000 m katrorë ndërtim vetëm për objekte private, që në tërësi përbëjnë një vlerë investimi prej 48 milion eurosh. Sipas modelit të Bashkisë së Tiranës dhe mënyrës se si ajo administron pushtetin e saj, vlera e përfitimit të padrejtë llogaritet në 15-20% të investimit, duke përfituar rreth 7 milion euro. Nga ana tjetër, studioja e anëtarit tjetër të KRRT-së, Artan Shkreli, ka marrë leje nga KRRT-ja e Tiranës për një sipërfaqe vetëm për objekte private rreth 46 000 metër katrorë, që përbëjnë një vlerë investimi prej rreth 14 milion euro. Edhe në këtë rast, sipas përllogaritjeve rezulton të jenë përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 2 milion euro.

    RD
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Me keto qindra akuza ne Perendim kishin dhene doreheqjen me kohe,pastaj vendoste ligji.
    Tek ne Maliqi.
    E bote balte fare...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga N.Lajthia Lexo Postimin
    Me keto qindra akuza ne Perendim kishin dhene doreheqjen me kohe,pastaj vendoste ligji.
    Tek ne Maliqi.
    E bote balte fare...

    po strategjia e Edverit qendron pikerisht ketu qe mos ta jape ai doreheqjen por te hedhi me dhune qeverine demokratike e ardhur me vota te certifikuara nga institucionet nderkombetare ...
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    o Station jo vetem qe jane mbledhur ke 55 por na kane zaptur dhe forumin kohet e fundit
    na i kane bere verem nuk lexon dote nje lajme nga shqiperia se na i lidhin vetem me Ramen ,vetem me bashkine e TR


    ok meqenese bashkia e TR drejtohet nga nje drogaxhi ,pijanec etj etj a ka mundesi ju te 55 (nuk eshte me 1200)na jepni nje shembull bashkie qe eshte drejtuar nga te djathtet dhe eshte me mire se TR



    do vije LULI ne bashki dhe do heqi ndotjen si me magji

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    o Station jo vetem qe jane mbledhur ke 55 por na kane zaptur dhe forumin kohet e fundit
    na i kane bere verem nuk lexon dote nje lajme nga shqiperia se na i lidhin vetem me Ramen ,vetem me bashkine e TR


    ok meqenese bashkia e TR drejtohet nga nje drogaxhi ,pijanec etj etj a ka mundesi ju te 55 (nuk eshte me 1200)na jepni nje shembull bashkie qe eshte drejtuar nga te djathtet dhe eshte me mire se TR



    do vije LULI ne bashki dhe do heqi ndotjen si me magji
    Ti mund te besh humor sa te duash me veten tende, por ndotja eshte shume e thjeshte per tu eleminuar.
    Mjafton qe Bashkia te zbatoje rregullat e ndertimeve dhe tu kerkoje ndertuesve qe te zbatojne projektin 100%.
    Nese Luli e ben kete , me ne fund do jetojme si qytetare europjane e jo si indiane ne Tirane.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Fakti/Edi Rama nën përgjegjësi penale, lejoi ndërtime pranë gjurmës së Unazës së Madhe


    13-03-2011 / Gazeta 55


    Gjurma e Unazës së Madhe ka trazuar në mënyrë të përsëritur qetësinë e Edi Ramës. Pas këtij trazimi të radhës, ai sërish ka nxituar të ngrejë një shtëllungë shpifjesh dhe sajimesh, me shpresën se do të mund të fshihet si struci. Qaramanët e angazhuar nga Edi Rama, të ankohen këto ditë, pse gjurma cenon një pjesë të Kopshtit Botanik, nuk bëjnë asgjë më shumë se sa e nxjerrin më shumë zbuluar Edi Ramën, duke e ekspozuar njëkohësisht atë, më shumë përballë marrjes nën përgjegjësi penale. Qaramanët e ndërsyer nga Edi Rama, e dinë sikurse edhe vetë ai (Edi Rama), që Gjurma e Unazës së Madhe ka qenë e njohur që në kohën e Adil Çarçanit, që te projekti i vitit 1989. Qaramanët e ndërsyer nga Edi Rama, e dinë sikurse edhe vetë ai (Edi Rama), se ai projekt parashikonte edhe prekjen e Kopshtit Botanik. Për aq kohë, sa qaramanët e ndërsyer nga Edi Rama, edhe vetë ai (Edi Rama), i dinë të gjitha këto, bashkëfajësia e tyre bëhet edhe më e madhe, në nivelin e përgjegjësisë ligjore, pse nuk ndaluan që Edi Rama të mos lejonte ndërtime brenda hapësirës prej 25 metrash nga gjurma e miratuar. Është kjo shkelje ligjore, e rëndë në radhën e të tillave, që kanë angazhuar këto ditë të fundit “ushtrinë” e qaramanëve të kryeqaramanit Edi Rama, për të tentuar shmangien e vënies së tyre nën përgjegjësi penale.



    -
    GJITHSESI RAMA FITON DHE JUVE KJO GJE JU TMERRON

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    GJITHSESI RAMA FITON DHE JUVE KJO GJE JU TMERRON
    e sigurt se Ramen do e mbeshtesin tere ata qe kane te lidhura interesat me te.
    Po kaq e sakte eshte se ata qe nuk kane interesa te perbashketa me Ramen jane shumica e banoreve te Tiranes.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    e sigurt se Ramen do e mbeshtesin tere ata qe kane te lidhura interesat me te.
    Po kaq e sakte eshte se ata qe nuk kane interesa te perbashketa me Ramen jane shumica e banoreve te Tiranes.
    E SAKTE ESHTE QE RAMA ESHTE ZGJEDH 3 HERE NGA BANORET E TIRANES
    DHE BRENDA PD I KA MARRE ME RRADHE FIGURAT E SAJ
    I MOHON DOT KETO TE MESIPERMET???

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ti mund te besh humor sa te duash me veten tende, por ndotja eshte shume e thjeshte per tu eleminuar.
    Mjafton qe Bashkia te zbatoje rregullat e ndertimeve dhe tu kerkoje ndertuesve qe te zbatojne projektin 100%.
    Nese Luli e ben kete , me ne fund do jetojme si qytetare europjane e jo si indiane ne Tirane.

    kur e beje humorin per veten time mos cito atehere

    Jo se beje une humor por e gjithe politika ne shqiperi eshte humor dhe ndryshimi eshte se populli nuk qesh por thjesht paguan per kete humor te politikes

    dhe saper ato ligjet qe bashkia duhet ti zbatoje une po te them se n q se qeveria ekzistuse(jo vetem kjo por dhe e kaluara e PS)do zbatonte ato ligje qe i miratojne ne tempullin e demokracise"parlamenti "nuk do ishim katandisur ne kete gjendje dhe jame i sigurte se ke do qe PD do vendoste perball RAMES do e fitonte TIRANEN

    nejse kushdo qe ta fitoje TR mos prisni ndonje ndryshim ,tirana do vazhdoje te betonohet pasi aty eshte tregu i shitjes ,po ishalla nuk po kthehen barakat dhe qoskat

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •