
Postuar mė parė nga
halla mine
Buxheti i stėrngarkuar i Kosovės do ta paguajė majm parinė politike, jo vetėm atė tė zgjedhur, por edhe tė emėruar nga krerėt e partive nė qeveri. Kryeministrit me pesė zėvendės tė tij, si dhe 18 ministrave me nga dy zėvendės tė cilėt pritet tė emėrohen ndėrkohė, do t’i bėjnė “shoqėri” edhe njė kallaballėk i kėshilltarėve. Numri i kėtyre tė fundit nė kabinetit qeveritar, pritet tė arrijė nė mbi 150 persona. Ligjėrisht, secili ministėr ka tė drejtėn e njė stafi pėr 5 kėshilltarėve, ndėrsa zėvendėsit e ministrave do tė kenė nė dispozicion nga njė, eventualisht dy kėshilltarė politikė. Secila ministri do tė ketė njė ose dy zėvendėsministra. Gjithashtu, stafi prej 5 zėvendėskryeministrave do tė ketė nė ekip prej 30 kėshilltarėve. Sipas kėsaj matematike, partitė nė pushtet kanė shansin qė t’i rehatojnė tė gjithė emrat e kandidatėve nė listat zgjedhore – nga 1 deri nė 110.
Paga bruto e kryeministrit Thaēi ėshtė 1.443 euro. Nė vit kryeministri shpenzon 17.318, ndėrkaq pėr njė mandat katėrvjeēar vetėm pėr pagė shpenzon 69 mijė e 272 euro. Ai ka tė angazhuar 10 kėshilltarė. Paga e njė kėshilltari me orar tė plotė ėshtė 577 euro. Pėr njė vit njė kėshilltar nė Kryeministri mesatarisht i kushton buxhetit tė shtetit rreth 7 mijė euro, ndėrkaq gjatė mandatit i njėjti zyrtar shpenzon nga arka 27.696 euro. Nė pėrgjithėsi, pėr pagat e 10 kėshilltarėve tė kryeministrit Thaēi gjatė njė mandati qeverisės shpenzohen 277 mijė euro. Gjithashtu, pėr reprezentacionet jashtė vendit Kryeministria shpenzon miliona euro. Secili nga 5 kryeministrat ka nė dispozicion njė kartelė pėr shpenzime, limiti i sė cilės pėrcaktohet nė bazė tė angazhimeve tė vetė zėvendėsit tė kryeministrit.
Pesė zėvendėskryeministrat shpenzojnė, secili, nga 1.183 euro nė muaj. Pėr pesė zv.kryeministra, gjatė vitit shpenzohen 70.980 euro, ndėrsa gjatė njė mandati qeverisės batalioni i zėvendėskryeministrave shpenzon 283.920 euro. Afro 30 kėshilltarėt politikė tė zėvendėskryeministrave gjatė vitit shpenzojnė rreth 200.000 euro, ndėrsa gjatė njė mandati katėrvjeēar tė njėjtėt paguhen nga arka e shtetit me afro 800.000 euro.
Paga mujore bruto e njė ministri ėshtė 1.270 euro. Gjatė mandatit katėrvjeēar vetėm paga mujore e njė ministri, i kushton buxhetit tė Kosovės rreth 61 mijė euro. Qeveria e Kosovės pėrbėhet nga 18 ministri, ndėrkaq kostoja vetėm pėr pagat e ministrave nė mandat katėrvjeēar ėshtė rreth 1 milion e 100 mijė euro. Secili nga ministrat ka tė drejtėn e angazhimit tė mė se paku 5 kėshilltarėve politikė. Pėr 18 ministra, Qeveria e Kosovės angazhon rreth 90 kėshilltarė me pagė mesatare prej 577 euro nė muaj. Shpenzimet nė financimin e kėshilltarėve tė ministrave pėr njė vit kalojnė vlerėn prej 623 mijė eurove. Pėr njė mandat qeverisės kėshilltarėt e ministrave vetėm nė paga shpenzojnė rreth 2 milionė e 500 mijė euro.
Pėrveē ministrave, edhe zėvendėsit e tyre shpenzojnė miliona euro pėr kėshilltarė. Paga mujore e njė zėvendėsministri ėshtė 1.182 euro. Pėr njė mandat katėrvjeēar njė zėvendėsministėr shpenzon 56.736 euro. Secila ministri ka tė drejtėn e angazhimit mė sė paku tė njė zėvendėsministri. Shpenzimet nė pagat e zėvendėsministrave kalojnė vlerėn prej 1 milion e 21 mijė eurove gjatė njė mandati qeverisės. Zėvendėsministrat kanė tė drejtėn e angazhimit tė sė paku njė kėshilltari politik me pagė mesatare prej 577 eurosh. Financimi i kėshilltarėve tė zėvendėsministrave gjatė njė viti fiskal i kushton buxhetit shtetėror mbi 124 mijė euro, ndėrkaq, gjatė njė mandati qeveritar shpenzimet nė pagat e kėshilltarėve tė zėvendėsministrave janė rreth 500 mijė euro.
S’ka punė pėr ministra e lėre mė pėr dy zėvendėsministra
Njohės dhe analistė tė proceseve shtetformuese thonė se me gjithė shpenzimet, produktiviteti i kabinetit qeveritar ėshtė i vogėl. Mazllum Baraliu, kryetar i Lidhjes sė Juristėve tė Kosovės, thotė se roli i kėshilltarėve politikė ėshtė i lartė po qė se, sipas tij, tė njėjtėt persona pėrzgjidhen sipas njohurive dhe arritjeve profesionale.
“Kėshilltarėt te ne pėrzgjidhen nga njerėzit e partive e nganjėherė edhe nga nepotizmi dhe nuk ndėrlidhen me profesionalizėm”, ka thėnė Baraliu.
Sipas tij, nuk do tė duhej tė ishte pengesė nė pėrzgjedhjen e kėshilltarėve dhe stafit politike tė kabinetit qeveritar, po qe se tė njėjtėt japin produktivitet dhe rezultate nė fushat nė tė cilat janė tė specializuar.
Ndėrkohė, Avni Zogiani, nga organizata “Ēohu”, ka thėnė pėr gazetėn se nė Kosovė ėshtė duke u krijuar njė shtet qė u pėrgjigjet nevojave tė partive politike nė pushtet.
“Si tė jetė ndonjė veshje private. Fakti qė kosovarėt janė bėrė mė tė varfėr pėr ēdo vit dhe kjo asnjėherė nuk ėshtė diskutuar nė Parlamentin e Kosovės tregon se ky shtet ėshtė i kapur nga grupe tė vogla dhe i pėrdorur nga ata. Kosova ėshtė vendi me i varfėr nė rajon me ēmimin mė tė lart tė qeverisjes”, ka thėnė Zogiani.
Njė ish-zyrtar qeveritar, thotė se ka sektorė ku nuk ka punė shumė as pėr ministrin e lėre mė pėr dy zėvendėsministra.
“Nė ministrinė ku kam shėrbyer unė, zėvendėsministri se ka pasur idenė pse vjen nė punė. Po ai nuk ka pasur faj, se nuk ka pasur shumė punė as pėr vetė ministrin”, thotė zyrtari, qė nuk pranoi t’i publikohej emri. “Kjo skemė e ndarjes sė posteve ėshtė fyese pėr popullin. Neve edhe ashtu ka vite qė na ėshtė kėshilluar reduktimi i tė punėsuarve nė administratė”.
Ky ish-zyrtar, sheh edhe njė anomali nė vlerėsimin e pėrgjegjėsive, sidomos nė raport me tė zgjedhurit nga populli dhe tė emėruarit nga politika.
“Si ka kuptim qė tė zgjedhurit nga populli, pra deputetėt, tė kenė mė pak privilegje se
njerėzit e emėruar nga politika dhe nuk kanė asnjė autoritet publik”, pyet ai.
Edhe nė raportin e projektit “Freedom” tė Qeverisė, tė financuar nga Britania e Madhe, ishte rekomanduar qė tė zvogėlohet numri i ministrive nė qeverinė e vendit. Zyrtarėt e qeverisjes sė kaluar, e cila njėjtė si e reja kryesohej nga kryeministri Thaēi, patėn deklaruar se do tė pėrfillnin rekomandimet e “Freedomit” pėr tė gjetur mėnyrėn e zvogėlimit tė ministrive qeveritare.
Krijoni Kontakt