
Postuar mė parė nga
iliria e para
Po si mos te rriten!
Kosova rrezik krizėn financiare, pas asaj presidenciale
PRISHTINE-Ish-ministri kosovar i Ekonomisė dhe Financave, Haki Shatri, ka deklaruar dje se situata politike nė vend do tė ketė ndikime nė buxhetin e vitit 2011. "Nėse nuk do tė ketė ndonjė marrėveshje tė re ne mes tė koalicionit qeverisės, atėherė mund tė ndodhė qė nė Kuvend nuk do tė ketė vota tė mjaftueshme qė tė miratohet buxheti nė leximin e dytė, pasi duhet qė shumica tė jenė tė pranishėm", ėshtė shprehur ai pėr mediat.
Por, nga ana tjetėr, edhe nėse Kuvendi e miraton buxhetin, pa dekretimin e presidentit apo tė ushtruesit tė detyrės sė presidentit, ky buxhet nuk mund tė ekzekutohet. Po kėshtu, drejtori i Institutit "Riinvest", Lumir Abdixhiku, thotė se vendimi i Gjykatės Kushtetuese do tė reflektohet nė seancėn e radhės tė Kuvendit tė Kosovės, ku pritet tė shqyrtohet pėr herė tė dytė projektbuxheti i kėtij viti. Projektbuxheti pėr vitin 2011 parashikon 1 miliard e 264 milionė euro tė hyra buxhetore, ndėrsa 1 miliard e 434 milionė euro shpenzime. Nė seancėn e kaluar, ai ėshtė miratuar nė parim. Nga 107 deputetėt, qė ishin tė pranishėm nė sallė, 67 kanė votuar pėr kėtė projektbuxhet, i cili duhet tė shndėrrohet nė ligj jo mė larg se 31 marsi. Njė prilli ėshtė data e fundit kur Qeveria e Kosovės duhet ta ketė tė miratuar buxhetin pėr kėtė vit, nė mėnyrė qė tė nisin procedurat e pagesave. "Nėse nuk ka buxhet, vihet nė dyshim fakti se a duhet tė ekzistojė qeveria si e tillė", vijon Abdixhiku. Edhe ish-ministri i Ekonomisė dhe Financave, Haki Shatri, mendon se Kosova mund tė kalojė nė njė krizė financiare. "Derisa tė bėhet njė zgjidhje sipas rregullave nė fuqi, nuk mund tė bėhet asnjė pagesė nga thesari. Nuk mund tė procedohen pagesat, sepse jemi pa buxhet prej 1 prillit", thotė Shatri. Projektbuxheti, pėr shkak tė krizės institucionale, nuk ėshtė miratuar vitin e kaluar, por ėshtė shtyrė pėr sivjet.
Kriza institucionale ka lindur nga shpallja, prej Gjykatės Kushtetuese, si tė parregullt tė zgjedhjes sė presidentit tė Kosovės, Behgjet Pacolli, pėr probleme procedurale. Megjithatė, sipas pėrfaqėsuesve tė politikės nė Prishtinė, bėhet e ditur rikandidimi i Pacollit nė procesin e ardhshėm. Por miratimi i buxhetit ka njė afat fundor, qė ėshtė dita e sotme, nė tė kundėrt, shteti mbetet nė pamundėsi qė tė kryejė veprime me buxhetin.
BW
Krijoni Kontakt