Po te hyjne ne bisedime si dy shtete te barabarta ,pra serbia ta njohe kosoven si shtet pse jo;ne qofte se diskutojne si te barabarte ka mjaft ceshtje per te diskutuar.
Po te hyjne ne bisedime si dy shtete te barabarta ,pra serbia ta njohe kosoven si shtet pse jo;ne qofte se diskutojne si te barabarte ka mjaft ceshtje per te diskutuar.
Serbija nuk esht serjoze ne kto bisedime madje ajo ka ber agjenden dhe per kto bisedime Serbija po shperblehet nga Evropa ,ket se di si e kuptojn disa forumist te nderuar.
Serbija ,Kosoven deshiro ta leri peng te bisedave e te mosmarveshjeve eventuale.
Diskutimi pa u treguar serjoziteti i bisedimeve len pak shpres se po kjo Serbi esht ajo e shen Egjidios e Rambullet , e dhjetra takimeve pa mar fund marveshjet e bisedav pa i shoqeruar me tomahovk e bombardime nga ajri.
Kosova esht dashur tia imponoj agjendat Serbis ,por ja qe politikajt tan duan Serbis tia tregojn kohen e shah- matit e figurat si njohin perveq Kralit.
Koha do tregoj se shpesh ne shqipet hedhim zerin pas hapit HOOOOP EN TA,kerrk.
Vetvendosja thot- Jo bisedime
Qevera thot- Po bisedime
Aleatet tane SHBA,EU- Po bisedime
Rusia- Me bisedime defacto srbija pranon Kosoven e pamvarur.
Un kam besim tek -Aleatet tane SHBA,EU- Po bisedime,se bashkimi kombetar vjen vetvetiu me fuqi vllazrore dhe ekonomike .
Por mos harro se kjo qeveri eshte e harrnuar nga shkiet dhe mjafton vetem nje telefonat nga beogradi e hashimi bjen kungull te kres e ke te qart tani se qfar qeverie kemi,kjo mund te jet gjithqka por jo shqiptare,shumica e shqiptarve jan ne opozit pakica shqiptare eshte ne qeveri kapirash
Kurti: Demonstrata kundër bisedimeveAdrian Çollaku | 13-03-2011 10:23 CET (E plotësuar) Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” është i bindur se procesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, i filluar më 8 mars në Bruksel, do të favorizojë vetëm palën serbe, duke ia mundësuar integrimin në Bashkimin Evropian. Kurse, për Kosovën, ky proces, sipas Albin Kurtit, do të prodhojë vetëm pasoja negative.
“Këto bisedime qeveritare me Serbinë nuk janë legjitime dhe koncesionet e tyre s’do të jenë të pranueshme”, thotë ai.
“Vetëvendosje”, sipas tij, do t’i kundërshtojë këto bisedime në të gjitha format, përfshirë këtu aksionet protestuese e demonstratat.
Albin Kurti është i gatshëm të bashkëpunojmë me përfaqësues të subjekteve tjera opozitare, por vetëm për aq sa përputhen qëndrimet e programet politike. Ai nuk e përjashton mundësinë e takimit edhe me Isa Mustafën dhe ndonjë përfaqësues të lartë të AAK-së, (në mungesë të z. Haradinaj), me qëllim të shqyrtimit të ndonjë forme të bashkëpunimit.
Bisedimet qeveritare me Serbinë, jo legjitime
Zëri: Z. Kurti, si e vlerësoni nisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi, përkundër mungesës së konsensusit politik në Prishtinë rreth këtij procesi?
Kurti: Arroganca dhe keqpërdorimet e pushtetit në zgjedhjet e 12 dhjetorit u vazhduan edhe me zgjedhjen e Behgjet Pacollit për president, por edhe me fillimin e këtyre bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Qeverisë së Kosovës po i ngutet sepse Serbisë po i ngutet. Tri vjet pas shpalljes së Kosovës si shtet i pavarur, kjo Qeveri po tregon varësi nga agjenda e Serbisë.
Serbia do që ta marrë statusin e kandidatit në këtë vit, të integrohet në BE pas disa vjetëve të kësaj dekade dhe ta sajojë një entitet autonom serb përbrenda Kosovës ngjashëm si në Bosnje. Qeveria e Kosovës do që të mbetet në pushtet me çdo kusht, pra edhe duke lëshuar pe në kurriz të shtetësisë së Kosovës. Duke nisur këto bisedime me fotografi të zyrtarëve të buzëqeshur nga Kosova e Serbia që shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, Serbia rrejshëm po i shfaqet BE-së dhe opinionit publik ndërkombëtar si fqinj i mirë i Kosovës dhe i shqiptarëve.
Kurrfarë bisedimesh me Serbinë nuk do të duhej të fillonin pa na kërkuar ajo falje për krimet e okupimit dhe luftës, pa na i paguar dëmshpërblimet për këto, pa e zbardhur fatin e rreth 1.800 të pagjeturve shqiptarë të rrëmbyer gjatë luftës, pa i dorëzuar kriminelët serbë të luftës, pa e ndërprerë shtypjen dhe diskriminimin e shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës por edhe të shqiptarëve të tjerë nëpër Serbi, pa e ndërprerë financimin e strukturave ilegale të saj në Kosovë, pa na i kthyer fondin pensional, depozitat bankare të qytetarëve të Kosovës, librat kadastralë dhe artefaktet arkeologjike e eksponatet kulturore.
Zëri: Edhe në Beograd po shohim reagime të forta të opozitës së atjeshme, kundër këtij procesi bisedimesh?
Kurti: Motivet dhe situatat janë të tjera. Në Kosovë ne duam ta shpëtojmë Kosovën nga bosnjëzimi. Ndërkaq në Serbi bëjnë gara nacionalistët me ultra-nacionalistët. Dikur Millosheviqi e përdorte gogolin e Sheshelit kur bisedonte me ndërkombëtarët kurse sot Boris Tadiqi e përdor gogolin e Tomislav Nikoliqit për t’u dukur më i moderuar karshi Brukselit.
Zëri: Megjithëse pa votat e opozitës, Kuvendi i Kosovës, me votat e 63 deputetëve të koalicionit qeverisës, tashmë ka miratuar një rezolutë në favor të bisedimeve. A e ka legjitimuar këtë proces, ky vendim i Kuvendit?
Kurti: Jo, sepse Kuvendi paraprakisht është neglizhuar. Kjo rezolutë është absurde meqenëse bisedimet tashmë kishin filluar. Ne së pari votuam kundër propozimit që të futet votimi i rezolutës së PDK-së në votim. Pasi që u anashkalua populli dhe historia e tij, u anashkalua edhe Kuvendi i Kosovës. Këto bisedime qeveritare me Serbinë nuk janë legjitime dhe koncesionet e tyre s’do të jenë të pranueshme.
Për shkak të Planit të Ahtisaarit dhe vjedhjes së votave, shumicë në Kuvend janë pakica. Kjo pakica pretendon që në emër të të gjithëve të bëjë kompromise të reja që na çojnë edhe më poshtë se Plani i Ahtisaarit vetëm dhe vetëm që kryeministri Thaçi dhe qeveritarët e tjerë të korruptuar e të shantazhuar të mbesin në pushtet. S’ka dyshim që pushteti po trashet sepse shteti po zvogëlohet.
Kosova pëson, Serbia përfiton
Zëri: Takimi i parë u vlerësua konstruktiv nga palët dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë. A ka hapësirë për shpresë, që me gjithë kontradiktat, në Kosovë dhe Serbi, këto bisedime të kenë rezultate pozitive, së paku në zgjidhjen e çështjeve teknike të cilat vështirësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve?
Kurti: Rezultatet pozitive të këtyre bisedimeve janë rezervuar për Serbinë. Ne do t’i bartim pasojat negative. Këto bisedime nuk i ka iniciuar Kosova dhe ajo përfaqësohet në to, por nuk ka pronësi mbi to. Në fakt, nuk është BE-ja lehtësuese në bisedimet Kosovë-Serbi, por, më parë, Kosova është lehtësuese në bisedimet Serbi-BE.
Ne vetëm sa po shfrytëzohemi si katalizator i këtij procesi. Nuk mund të kemi çështje teknike me Serbinë përderisa s’kemi marrëveshje politike me të: Kosova me Serbinë s’ka marrëveshje të paqes dhe Serbia jo vetëm që nuk na njeh por në Kushtetutën e saj shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë. Thjesht, nuk mund ta gjejmë një çështje të vetme e cila me Serbinë në kontekst nuk bëhet çështje politike.
Zëri: A mund të presim aktivitete jashtëinstitucionale, protesta apo demonstrata, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, gjatë bisedimeve të Kosovës me Serbinë?
Kurti: Lëvizja “Vetëvendosje” do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e saj që i ka në dispozicion. Për objektivat dhe qëllimet tona ne do t’i përdorim si mjetet institucionale po ashtu edhe ato jashtëinstitucionale. Ne do t’i kundërshtojmë këto bisedime përfshirë këtu edhe përmes aksioneve protestuese e demonstratave.
Dallime por edhe mundësi bashkëpunimi me LDK-në dhe AAK-në
Zëri: Që nga hyrja e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Parlament, kemi përshtypjen se po ndodh një proces transformimi i lëvizjes tuaj. A po shndërrohet “Vetëvendosja” nga një lëvizje, në një parti politike?
Kurti: Unë nuk e kam një përshtypje të tillë. Lëvizja “Vetëvendosje” edhe pas hyrjes në Kuvend nuk i ka ndërprerë aktivitetet e saj. Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që kontakti ynë me qytetarët të reduktohet me fjalimet e qëndrimet tona në Kuvend, të cilat ata i shohin nga televizori. Ne do të jemi me qytetarët në takime, diskutime e protesta, në salla e sheshe, aty ku politika është vullnet, ndërkaq bashkimi i të pakënaqurve proces subjektivizimi.
Ne nuk do t’i lemë protestat për Kuvendin, por do ta fusim protestën edhe në Kuvend. Kuvendi për neve nuk është vend i konsumit personal por mjet i përdorimit politik. Lëvizja “Vetëvendosje” do të mbetet kështu siç është, lëvizje politike në funksion të realizimit të së drejtës për vetëvendosje për Kosovën dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.
Zëri: Që nga hyrja në parlament keni pasur qëndrime dhe keni ndërmarrë veprime të ngjashme me dy partitë tjera opozitare, LDK-në dhe AAK-në, rreth zgjedhjes së presidentit dhe Qeverisë, por edhe bisedimet me Serbinë. A kemi të bëjmë me një përafrim apo “marrëveshje në heshtje” për bashkëpunim mes “Vetëvendosjes” dhe dy partive tjera opozitare?
Kurti: Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjektet tjera opozitare aq sa na përputhen qëndrimet e programet politike. Bashkëpunimi është gjithsesi i rëndësishëm, por mbi të gjitha janë të rëndësishme premisat në bazë të të cilave bashkëpunohet.
Mbase është e vërtetë se ka pasur qëndrime të ngjashme midis partive opozitare, por arsyet për këto qëndrime kanë qenë dhe janë të ndryshme. Ta zëmë puna e seancës dhe rezolutës lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi. Vërejtjet tona dallojnë thellësisht nga ato të subjekteve tjera opozitare.
Zëri: Z. Kurti, a jeni i gatshëm që të takoheni me z. Isa Mustafa dhe ndonjë përfaqësues të lartë të AAK-së, (në mungesë të z. Haradinaj), me qëllim të shqyrtimit të ndonjë forme të bashkëpunimit apo së paku përafrimit të qëndrimeve mes tre partive opozitare në Kuvend?
Kurti: Jemi përshëndetur e takuar në Kuvend me deputetë të ndryshëm të këtyre dy partive politike opozitare. Shumë më të rëndësishme se çfarëdo takimesh janë qëndrimet dhe projektet politike – d.m.th. pse po takohemi, më parë se kush me kë po takohet.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
AAK, VV: Të ndërpriten bisedimet13-03-2011 13:28 CET Dy parti opozitare në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, i bëjnë thirrje Qeverisë të ndërpresë dialogun e filluar me Serbinë.
Përderisa partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka vlerësuar si veprim të papërgjegjshëm të Qeverisë, që pa miratimin e Kuvendit, ka hyrë në bisedime dhe është rezervuar nga komentet e mëtutjeshme, AAK-ja dhe Vetëvendosje thonë se ky dialog, siç ka filluar dhe mëtohet të vazhdojë, do t’i sjellë vetëm dëme Kosovës.
Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se negociatat me Serbinë duhet të ndërpriten, pasi që ato, sipas tij, janë të dëmshme dhe nuk mund t’i sjellin asnjë të mirë Kosovës.
“Rrjedhimisht, çfarëdo marrëveshjeje me Beogradin do ta cenojë në një formë apo tjetër sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, si dhe do ta legalizojë këtë okupim të pjesëve të territorit të Kosovës, që ka bërë Serbia prej vitit 1999 përmes strukturave të saj paralele”, thotë Ymeri.
Në rast se Qeveria kërkon ratifikimin e ndonjë marrëveshjeje me Serbinë në Kuvend, Ymeri thotë se Vetëvendosje nuk do ta mbështesë atë.
“Ne natyrisht se do të jemi kundër jo vetëm këtyre marrëveshjeve që do të kërkohen të ratifikohen në Kuvend, por do të jemi aktivisht kundër edhe këtyre negociatave, të cilat u filluan nga Qeveria e Kosovës dhe të cilat po vazhdohen nga kjo qeveri”, thekson Ymeri.
Thirrje për ndërprerjen e bisedimeve Qeverisë i bën edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, thotë se procesi duhet të ndërpritet dhe të përgatitet më mirë, pasi vlerëson se Kosova ka hyrë e papërgatitur në bisedime.
“Së pari, ne mendojmë se do të duhet të ndalet procesi dhe të rifillojnë përgatitjet. Ne besojmë se në formën se si është futur Qeveria e Kosovës në këto bisedime, nuk do të ketë përfitime për vendin. Ne do të jemi aktivë gjatë krejt kësaj periudhe dhe do të insistojmë që ky dialog të ndalet dhe të shohim se si zhvillohen gjërat”, thotë Ramadani.
Për bisedimet me Serbinë, Qeveria e Kosovës nuk arriti të sigurojë konsensusin me opozitën në Kuvend. Rezoluta e miratuar në mbështetje të këtyre bisedimeve mori vetëm votat e partive në pushtet.
Ky fat besohet se do të mund t’i përcjellë edhe marrëveshjet eventuale që pala kosovare do t’i arrijë me Serbinë gjatë bisedimeve, sidomos ato që kërkojnë ratifikimin në Kuvend. /rel/
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krijoni Kontakt