Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Vajza 11-vjeçare më inteligjente se gjeniu Einstein



    Londër, 12 mars – Britanikja 11 –vjeçare Victoria Cowie ka dëshirë të notojë dhe të dëgjojë muzikë, sikundër edhe shumica e moshatarëve të saj. Mirëpo ajo që e dallon dukshëm nga ata është koeficienti i saj i inteligjencës (IQ), i cili është 162, që do të thotë se është më inteligjente sesa Albert Einstein, Stephen Hawking dhe Bill Gates, koeficienti i inteligjencës të të cilit është 160.
    Në saje të rezultatit të arritur në testim, Victoria është pranuar në shoqatën “Mensa”, e cila tubon njerëzit më inteligjent në botë.
    “Jam befasuar shumë kur i kam marrë rezultatet”, thotë vajza, të cilës katër shkolla prestigjioze i ofruan bursë. “ë frikëson pak që më krahasojnë me mendje të mëdha por, në anën tjetër, është e këndshme kur ju konsiderojnë aq të mençur”, shton ajo.
    Rezultatet e testit kanë treguar se Victoria është më inteligjente se sa Sigmund Freud (IQ 156), Napoleon Bonaparta (145) i Hillary Clinton (140). Vetëm ata që e kalojnë koeficientin e inteligjencës IQ 148 )të tillë janë vetëm rreth 2 për qind në botë) mund të pranohen në shoqatën “Mensa”. Sa për njohuri, të themi se IQ e inteligjencës mesatare të njeriut 100.
    “I dua shumë shkencat natyrore dhe kam dëshirë të bëj eksperimente, por argëtohem shumë edhe me aktrim, vallëzim dhe me instrumente muzikore”, thotë Victoria, e cila luan në piano, çelo dhe saksofon. Ajo shton se lënda mësimore më e dashur për të është biologjia dhe se dëshiron të bëhet veterinare, për arsye se i do kafshët dhe nuk ka drojë nga gjaku.
    Prindërit e saj, me të cilët jeton në Claverley afër qytetit Wolverhampton, janë shumë krenarë për të. Ata për Daily Mail thonë se gjithnjë e kanë ditur se ajo është e mençur, por nuk e kanë ditur që niveli i inteligjencës së saj është në nivel të gjenive. “Kur shkonte në çerdhe, lexonte më mirë se sa fëmijët që ishin dyfish më të vjetër në moshë se ajo”, thotë nëna e Victoria, Allison, por shton se për ta ajo është megjithatë vetëm fëmijë.

    Niveli i IQ i disa personaliteteve të njohura:

    Napoleon - 145
    Stephen Hawking - 160
    Albert Einstein - 160
    Bill Gates - 160
    Sigmund Freud - 156
    Arnold Schwarzenegger - 135
    Madonna - 140
    Quentin Tarantino - 160
    Hillary Clinton - 140
    Bill Clinton - 135
    Nicole Kidman - 132

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,62,52066

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Sa mire,bravo goca
    IQ 162 Wowww
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Arnold Shwarzenegger 135? Lol
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vete krahasimi me kokat e rruzullit eshte vulgar, per me tej po ju le te llomotisni.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    po napoleonit si ia kane matur?
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    po napoleonit si ia kane matur?
    me vizore ma merr mendja lol

    leqe as vizore sdo ket pas atehere
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #7
    do e ken matur me pellembe...
    ose me nje cop litar
    She's the morphine queen of my vaccine.

  8. #8
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Njeriu nuk duket i zgjuar sa e nxjerr rezultatin ne IQ po sa arrin ta shfrytezoje diturine e tij , nqs ka at all.

    Shume flitet per keta femijet gjenij , por asnjeri nuk ka dale qe tani me ndonje arritje te madhe ne fusha te ndryshme kudoqofte.
    Vitet kalojne e ata humbin ne turrmen e ''common people'' .


    Ps: cne arnoldi dhe nicole me aq IQ aman?

    lol

    po napoleoni cne? lol

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Mund te jete kalama talent por jo gjeni..
    Mund te nxjerre testi me shume pike se sa nje gjeni
    kjo nuk do te thote qe je gjeni.
    Gjeniu nuk matet nga piket e nje testi IQ
    por nga idete e reja unike,inovacioni, origjinaliteti qe sjell
    qe me vone i sherben gjithe njerezimit.
    Ajnshtajni,Lenini,Bill Gates jane gjeni.
    Varet edhe se cfare testi IQ ka dhene ajo.
    Mund te kete IQ teste qesharake,shakavello.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Le te jete e zgjuar sa te doje, po se vuri ne perdorim nuk ka asnje vlere. Mund te jene shume qe kane pat IQ te larte dhe s'kane arrit te bejne asgje per njerezimin. Si puna e talentit qe po se ushtrove s'ka asnje vlere. P.sh Burri im ka talent per pikture por nuk ka durim ta ushtroje dhe se s'ka bere asnje pikture.
    Megjithate eshte per tu pergezuar.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •