Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 84
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    Arrestohet biznesmeni I naftes. E denoncoi Dritan Prifti

    Arrestohet biznesmeni i naftės, Vladimir Fisheku, ndėrkohė qė po mbahen sekret njė sėrė emrash tė tjerė, pėr tė cilėt ėshtė prerė fletė-arresti, mes tė cilėve biznesmenė, punonjės tatimesh dhe zyrtarė tė administratave lokale. Nė qendėr tė skandalit mendohet tė jetė kontrabanda e naftės virgine, pėr tė cilin denoncoi nė prokurori Dritan Prifti. Sipas tė dhėnave qė dolėn nga hetimet, Fisheku ishte njė nga subjektet e pėrfshirė nė kėtė operacion. Dritan Prifti akuzoi dhe nėndrejtorin e pėrgjithshėm tė policisė Agron Kuliēi, i cili duket se nuk do tė preket nga kjo fortunė.
    Fisheku njihet ne rrethet e biznesit si njė tregtar nafte, i cili sa herė ka pasur probleme ka pėrdorur pushtetin e kryeministrit Berisha pėr shkak tė lidhjeve tė tij me njė botues afėr Berishės, Fahri Balliu. Vete Balliu ėshtė personazh i njė prej videove tė patransmetuara, tė cilat ka regjistruar Prifti.

    Website shekulli

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Nafta "Virgin", valė arrestimesh nė Tiranė, nė pranga biznesmenė
    Website shekulli


    UPDATE- Policia e Tiranės dhe Task Forcė kanė ndėrmarrė njė valė arrestimesh nė Tiranė ku pėrfshihen biznesmenė dhe punonjės tė tatimeve e doganave. Ndėrsa operacioni vazhdon, mėsohet se policia ka vėnė nė pranga njė biznesmen nė fushėn e naftės. Ndėr tė arrestuarit jan: Hajri Elezaj, Iljaz Fisheku, Bajram Fisheku dhe Martin Fisheku. Arrestime janė bėrė pėr abuzime mė naftėn e shtetit, apo e njohur si ēėshtja e naftės "Virgin". Prokuroria e Pėrgjithshme ka nisur prej kohės njė hetim mbi kėtė ēėshtje. Nga tė dhėnat e para mėsohet se operacioni i Task Forcė ka arritur tė prangosė mbi 11 persona ndėrsa prokuroria ka lėshuar rreth 13 mandar arrestesh.


    ***


    Task-Forca e prokurorisė sė kryeqytetit, nė fillim tė ketij viti ka nisur shtatė letėr porosi nė drejtim tė vendeve ku rafineritė e tyre blinin mbetjen naftės tė njohur si "virginė" qė pėrpunohej nė kompaninė "Albpetrol" nė Shqipėri.

    Letėr-porosi jane nisur pėr nė shtetet: Turqi, Maqedoni, Itali, Gjermani, Greqi, Kosovė dhe Serbi, ku mendohen se kanė pėrfunduar mbetjet e naftės tė njohur me emrin virgin.

    Mėsohet se mbetjet e naftės virgin, dyshohet se kanė pėrfunduar nė kėto shtete, diku pėr shitje nė treg dhe diku pėr pėrpunim. "Kemi dėrguar shtatė letėr-porosi pėr tė krahasuar naftėn e exportuar nga Shqipėria nė drejtim tė kėtyre shteteve, ku nė disa vende do tė pėrpunohen pėrsėri mbetjet e naftės dhe nė disa vende do tė pėrzihej dhe shitej nė treg.

    Presim pėrgjigjet e tyre, pėr tė saktėsuar dhe krahasuar me shifrat tė cilat janė marrė nė kompaninė "Albpetrol" nga ku kanė dalė tonelata tė shumta mbetjesh virgin pėr eksport jashtė Shqipėrisė",-thuhet nga prokuroria. Sipas kėtyre burimeve, dyshohet se sasia e nxjerrė nga kompania "Albpetrol" pėr export nuk ka pėrfunduar e gjitha jashtė, por, ajo ėshtė pėrpunuar dhe shitur si naftė D2 apo edhe D1.

    "Tashmė janė sekuestruar materialet shkresore (zyrtare) nė doganėn e portit tė Durrėsit dhe Vlorės dhe sekuestrimi i materialeve (fletė hyrjeve dhe daljeve) nė kompaninė "ARMO" dhe "Albpetrol".

    Gjithashtu janė sekuestruar praktikat e tre kompanive private tė cilat nga 2007-'09 ishin licencuar pėr ekportimin e naftės "Virgin" jashtė territorit shqiptar. Tė gjitha kėto shifra do tė krahasohen me ata qė pritet tė vijnė me anė tė letėr-porosive pėr tė zbuluar mospėrputhjet e theksuara qė dyshohet se ndodhen.

    Pasi dyshohet se nga kompania "Armo" tri kompanitė private kanė nxjerrė njė sasi tė konsiderueshme nafte "Virgin" pėr eksport, por vetėm njė sasi e vogėl e saj ka dalė jashtė Shqipėrisė",-thuhet nga prokuroria.

    Kėto tre kompani, dyshohet se veē transportit me bote tė naftės "Virgin" nė drejtim tė portit dhe pikave tė depozitimit tė tyre, kanė nxjerrė sasi tė konsiderueshme edhe nėpėrmjet tubacioneve tė instaluara brenda kompanisė "Armo", tė cilat kishin destinacion depozitat e tyre jashtė territorit tė ndėrmarrjes sė pėrpunimit tė hidrokarbureve.

    Gjysma e sasisė sė naftės virgin dėrgohej nė Itali ndėrsa pjesa tjetėr mbahej nė Shqipėri. Nafta regjistrohej sikur do eksportohej por nė tė vėrtetė i dėrgohej njė kompanie me bazė nė Fier, Lushnje dhe Durrės, ku pėrzihej me naftė normale. Pėrzierja bėhej nė dy depo tė kėsaj kompanie, nė Fier dhe nė zonėn e Durrėsit.
    Pas pėrzierjes, nafta tregtohej nė pika tė ndryshme karburanti. Kjo metodė "pune" sipas prokurorisė, i ka sjellė organizatorėve tė kontrabandės miliona euro fitime pėrmes mospagimit tė taksave dhe shitjes sė kėsaj pėrzierje nė treg me tė njėjtin ēmim si nafta e pastėr.

    Ēfarė ėshtė Nafta "Virgin" ?

    Nafta bruto nxirret nga kompania shtetėrore "Albpetrol" dhe i kalon kompanisė tjetėr, ARMO, e cila e pėrpunon nė standardin D2. Ky lloj karburanti pėrdoret nga mjetet bujqėsore dhe mjetet e tonazhit tė rėndė. Mbetja e pėrpunimit tė naftės D2 quhet "Virgin", e cila, sipas tė dhėnave shtetėrore, nėse pėrpunohet me tė gjitha makineritė, ka sėrish naftė tė pastėr. Nga pėrpunimi fitohet diēka mė pak se 50 pėr qind e sasisė sė dėrguar pėr pėrpunim

  3. #3
    Po priftin, kur do ta marre nen cilesine e te pandehurit Prokuoria e Pergjithshme?!!
    Tani iu del gjumi ketyre dhe si gjithmone per peshqit e vegjel, ndersa peshkaqente ia dalin paq dhe shnderrohen edhe ne balena madje!
    E mire ta zeme se P.P e ka seriozisht kete here, po kush do i denoje keta pash Zotin, ti shih gerdeci si shembull, shih dosjen qe i mbylli prokurorja e pergjithshme bashes, po mediun qe e nderprene ndekjen penale gjoja per shkak te imunitetit... P.P i kishte te gjitha instrumentat ligjore te vazhdonte procedimin ndaj mediut dhe nuk e beri....epo mire po them prap se kete here e paskan seriozisht; po cila gjykate do i denoje mor aman?!
    Nuk eshte cudi qe te dalin te pafajshem me pas dhe, te kerkojne demshperblim moral!
    Apo te dalin si puna e atij qe ka qene i akuzuar per zhdukjen e Remzi Hoxhes, A.Sefgjini, qe tani u be drejtor i sistemit te rehabilitimit te te burgosurve, apo nikolin jakaj me duket eshte bere kryetar i dhomes se tregtise.
    Ketu mire qe nuk denohesh apo procedohesh, por ngritesh ne detyre!
    Meqe jemi edhe te sistemi i drejtesie, i kam lexuar te gjitha vendimet e Keshillit te Larte te Drejtesise nder vite, dhe cudia ime ishte se tek disa vendime disiplinore qe kishin marre ndaj disa gjyqtareve, me pas vete i kishin anulluar dhe keta te cilet i kishin marre masat disiplinore i kishin ngritur ne detyre, duke i kaluar ne gjyqtare Apeli!!!
    Une nuk di si i durojme keto pazarlliqe me drejtesine ne vendin tone, dhe askush nuk ben ze, te gjithe jane te gatshem vetem per te shkuar ne mitingje per te perkrahe keta qe na nenshtrojne cdo dite dhe tallen me ne, e asnje nuk ben ze kur ndodhin pazare te tilla, thjesht i komentojme ne kafene apo ne forum, por vetem kaq.
    Nderkohe qe prokurorja e pergjithshme eshte me e gatshme per te pozuar ne revista mode, se sa per te filluar procedime konkrete dhe serioze, dhe kur nuk eshte e zonja te perballoje presionin e postit te saj, rri e fshehet pas ambasadoreve te SHBA!
    Mjere Ne thuaj, se keta e kane per terezi perderisa ne akoma vazhdojme i lejojme te na trajtojne si dele dhe ulerasim pro tyre ne mitingje!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Website tema



    Mė poshtė deklarata e prokurorisė dhe lista e tė arrestuarve.
    “Bazuar nė tė dhėnat e publikuara nė shtypin e shkruar dhe viziv nė fillim tė muajit tetor 2010, (nė emisionin «Ora e Intervistės*» tė kanalit televiziv privat «Ora News», datė 12.10.2010, si dhe deklarimet e ish – Ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, Dritan Prifti, qė* ka deklaruar publikisht tė dhėna qė kanė tė bėjnė me veprime abuzive me detyrėn dhe kontrabandė tė zhvilluar me naftėn e prodhuar nga ana e kompanisė «Armo» sh.a pėr periudhėn 2007 – 2009), si dhe verifikimeve paraprake tė kryera, Njėsia e Pėrbashkėt Hetimore pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, ka regjistruar me iniciativėn e saj procedimin penal nr. 4155, datė 13.10.2010 pėr veprat penale tė*«*Mashtrimit me pasoja tė rėnda*», «*Shpėrdorimit tė detyrės*», « Falsifikimit tė dokumenteve*» dhe «*Pastrimit tė produkteve tė veprės penale*», tė parashikuara nga nenet 143/2, 248, 186 dhe 287 tė Kodit Penal.
    Nga hetimet e zhvilluara deri tani ėshtė bėrė e mundur tė provohet se gjatė periudhės 2007 – 2009, sasi tė konsiderueshme te nėnproduktit te naftės bruto tė pėrpunuar dhe tė njohur si «*Vergine*», ėshtė tregtuar nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė nė kundėrshtim me ligjin dhe nė dėm tė konsumatorėve, duke e paraqitur atė si benzinė tė pastėr pėr konsum. Ky aktivitet ėshtė realizuar nga ana e subjektit privat «*Euroil*» sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj si dhe nė bashkėpunim me subjektin tjeter privat «*Fisheku*» sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Sasia e nėnproduktit tė naftės te quajtur «*Vergine*»* ėshtė blerė nga shoqėria e pėrpunimit tė naftės «*Armo*» sh.a dhe nė mėnyrė fiktive ėshtė pasqyruar *me dokumentacion si e eksportuar jashtė shtetit. Por nė fakt, ajo ėshtė shitur nė tregun e brendshėm nė kundėrshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar. Nė kėtė aktivitet janė pėrfshirė edhe punonjės tė caktuar tė administratės tatimore dhe doganore, tė cilėt me veprimet e tyre kanė ndihmuar nė fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit nė fjalė.
    Mbi bazėn e kėrkesės sė organit tė akuzės, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, ka vendosur caktimin e masės sė sigurimit «*Arrest nė burg*», tė parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal pėr shtetasit e mėposhtėm*:
    1.***** Hajri Hajredin Elezaj*;
    2.***** Ilias *Isa Fisheku*;
    3.***** Martin Ilias Fisheku*;
    4.***** Bajram Isa Fisheku*;
    5.***** Dashamir Veiz Kasaj;
    6.***** Edmond Kaso Ferraj*;
    7.***** Flamur Rexhep Merkaj*;
    8.***** Vladimir Kilo Koteci*;
    9.***** Gani Llazar Prence*;
    10. Reshat Hamza Aleksi*;
    11. Kadri Rakip Hajredini*;
    Arrestimi i personave tė mėsipėrm u bė nė bashkėpunim tė ngushtė me Drejtorinė e Policisė Qarku Tiranė, tė cilėt, sė bashku me Njėsinė e Pėrbashkėt Hetimore pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, po vijojnė ndėrkohė veprimet e mėtejshme hetimore edhe ndaj personave tė tjerė qė mund tė jenė pėrfshirė nė kėtė ēėshtje”.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-10-2010
    Postime
    7
    Me thenjen e te madhit (O.Wilde) ske c"te komentosh tjeter.

  6. #6
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Mosssss edhe Fahriun (idhullin e disa forumistave) na e paskan perfshi ne skandale?

    O Tan a ke me video se u kenaqem me spektakel

    Ca paski qen dhe ju nuk lat pushtetar pa e perfshi ne skandale, jo per gje por edhe jan te ndershem dhe me duar te pastra
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga *Babygirl* Lexo Postimin
    Mosssss edhe Fahriun (idhullin e disa forumistave) na e paskan perfshi ne skandale?

    O Tan a ke me video se u kenaqem me spektakel

    Ca paski qen dhe ju nuk lat pushtetar pa e perfshi ne skandale, jo per gje por edhe jan te ndershem dhe me duar te pastra
    Heheehe
    Fahriu dhe ca te tjere do dalin gjate fushates
    Hehehehe
    Idhulli mesje brarit

  8. #8
    Nganjehere e pyes veten se pas nofkes se brarit , mos fshihet vete berisha

    Raptiloid, per fushata nuk me behet vone aspak se si do te jene, te nxehta apo te ftohta, per mua le te nxjerrin tym, por hallin e kam per ato qe kam permende me lart ne koment, qe eshte per t'ia nisur vajit kur e mendon, te ngrihet buzeqeshja ne fytyre....

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Nganjehere e pyes veten se pas nofkes se brarit , mos fshihet vete berisha

    Raptiloid, per fushata nuk me behet vone aspak se si do te jene, te nxehta apo te ftohta, per mua le te nxjerrin tym, por hallin e kam per ato qe kam permende me lart ne koment, qe eshte per t'ia nisur vajit kur e mendon, te ngrihet buzeqeshja ne fytyre....
    Ne si popull kemi nje problem( se mos vetem nje)
    Ne themi sikur te ishte keshtu sikur te ishte ashtu
    Ne jemi keta qe jemi
    Dhe nder te tjera keta politikane kemi
    Dhe kete kryeprokurore
    Tani eshte me mire ti leme se cfare do te donim dhe te mendojme se cte bejme me keta qe kemi

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    do zoti te arrestojne edhe me shume. problemi qendron se asgje ska per tu ndodhur. njoh disa qe punojne ne zyren e taksave ne fier marrin rreth $800 ne muaj edhe kane blere 2 shtepi nga $90,000 cash come on ku i gjeten keto vetem duke vjedhur.
    I LOVE GOD

    j&g

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Kompanitė e pushtetit, trafik nafte
    Burri i Albana Vokshit ka qenė themelues i njėrės prej kompanive, ndėrsa mbesa e Berishės eksperte kontabėl e saj. Zbardhet skema se si masakrohej tregu i naftės nė Shqipėri
    11 persona, mes tyre biznesmenė, janė arrestuar pas denoncimit tė ish- ministrit Dritan Prifti. Ky i fundit ngriti akuza pėr kontrabandė tė naftės vergine. Dritan Prifti akuzoi dhe nėndrejtorin e pėrgjithshėm tė policisė Agron Kuliēi, i cili duket se nuk do tė preket nga kjo fortunė.
    Nė deklaratėn e prokurorisė sė Pėrgjithshme thuhet se nga hetimet e zhvilluara deri tani ėshtė bėrė e mundur tė provohet se gjatė periudhės 2007–2009, sasi tė konsiderueshme te nėnproduktit te naftės bruto tė pėrpunuar dhe tė njohur si “Vergine”, ėshtė tregtuar nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė nė kundėrshtim me ligjin dhe nė dėm tė konsumatorėve, duke e paraqitur atė si benzinė tė pastėr pėr konsum.
    Ky aktivitet ėshtė realizuar nga ana e subjektit privat “Euroil” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj si dhe nė bashkėpunim me subjektin tjetėr privat “Fisheku” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Sasia e nėnproduktit tė naftės tė quajtur “vergine” ėshtė blerė nga shoqėria e pėrpunimit tė naftės “ARMO” sh.a dhe nė mėnyrė fiktive ėshtė pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtė shtetit. Por nė fakt ajo ėshtė shitur nė tregun e brendshėm nė kundėrshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar. Nė kėtė aktivitet janė pėrfshirė edhe punonjės tė caktuar tė administratės tatimore dhe doganore, tė cilėt me veprimet e tyre kanė ndihmuar nė fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit nė fjalė.
    Pra e shpjeguar thjeshtė, nafta e papėrpunuar ose siē njihet ndryshe me emrin “virgine” faturohej sikur do tė shkonte nė Itali pėr eksport dhe pėrzihej nė njė depozitė nė Fier me naftė tė pastėr duke na u shitur pėr makinat tona. Kjo rrit nė mėnyrė kolosale fitimet tek biznesmenėt qė kanė bėrė kėtė krim, ndėrsa kanė shkatėrruar jo vetėm konkurrentėt e tyre, por dhe qytetarėt e zakonshėm shqiptarė.
    Kush janė tė arrestuarit
    Mbi bazėn e kėrkesės sė organit tė akuzės, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė ka vendosur caktimin e masės sė sigurimit “Arrest nė burg”, tė parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal pėr shtetasit e mėposhtėm:
    1. Hajri Hajredin Elezaj
    2. Ilias Isa Fisheku
    3. Martin Ilias Fisheku
    4. Bajram Isa Fisheku
    5. Dashamir Veiz Kasaj
    6. Edmond Kaso Ferraj
    7. Flamur Rexhep Merkaj
    8. Vladimir Kilo Koteci
    9. Gani Llazar Prence
    10. Reshat Hamza Aleksi
    11. Kadri Rakip Hajredini
    Arrestimi i personave tė mėsipėrm u bė nė bashkėpunim tė ngushtė me Drejtorinė e Policisė Qarku Tiranė, tė cilėt, sė bashku me Njėsinė e Pėrbashkėt Hetimore pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, po vijojnė ndėrkohė veprimet e mėtejshme hetimore edhe ndaj personave tė tjerė qė mund tė jenė pėrfshirė nė kėtė ēėshtje.
    Drejtori i Doganave Flamur Gjymyshka mbrojti tė akuzuarit
    Sapo shpėrtheu skandali i naftės vergine, denoncuar nga Dritan Prifti vjeshtėn e shkuar, Drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave Flamur Gjymyshka gjeti rastin nė njė takim pune tė hidhte poshtė akuzat duke deklaruar se nga hetimi nė dogana nuk rezulton tė ketė pas trafik me naftėn vergine. Gjymyshka tha se nuk ka asnjė provė qė tė vėrtetojė akuzat e ish-ministrit tė Ekonomisė, Dritan Prifti, bėrė ndaj zv.drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė Agron Kuliēaj pėr kontrabandėn e naftės vergine.
    Kreu i Doganave e bėri kėtė deklaratė nė takimin ndėrkombėtar tė Task Forcės qė pėrfshin policitė dhe doganat e 13 vendeve tė Europės Juglindore. “Lidhur me disa tė dhėna qė kanė tė bėjnė me njė kontrabandė tė mundshme tė naftės vergine nė njė periudhė tė caktuar kohe po merret informacioni i duhur. Po bashkėpunohet dhe me strukturat e vendeve homologe, por ju siguroj se pėr periudhėn nė tė cilėn bėhet fjalė nė materialet e servirura nga njė deputet nuk ėshtė periudha qė pėrkon. Bėhet fjalė pėr njė periudhė tjetėr, ėshtė periudhė e mėparshme,” ka pohuar drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave.
    Por e vėrteta e hetimeve zbuloi se ka qenė loja me doganat shqiptare ajo qė ka bėrė tė mundur trafikun e naftės vergine, e cila i ka sjell dėme tė pallogaritshme tregut dhe konsumatorit.
    Lidhjet politike tė dy kompanive
    Tė dy kompanitė kanė pėrdorur lidhjet politike pėr tu favorizuar dhe pėr tė arritur nė kėtė nivel tė trafikut tė naftės brenda vendit. Kompania e parė Euroil sh.a ėshtė themeluar nga Arian Tartari, burri i Albana Vokshit dhe Hajri Elezi, njė biznesmen qė njihej para 2005 si prodhues i ujit Lajthiza (FAKSIMILE 1).

    Faksimile e dokumentit qė vėrteton se Arian Tartari dhe Hajri Elezi kanė qenė partnerė nė kompaninė Euroil sh.a
    Me fitoren e PD ai u fut dhe nė tregun e naftės, kryesisht nė shitje- blerjen e naftės vergine nga ARMO, nė atė kohė pronė shtetėrore. Ėshtė interesant fakti se Tartari bashkėjetues me Vokshin, ka qėndruar pronar i kėsaj kompanie deri nė vitin 2007, ndėrkohė qė kunata e tij Mimoza Vokshi ka qenė nė atė kohė Presidente e Bordit tė ARMO, pra i bie qė t’i ketė shitur kunatit tė vet natėn vergine. Mė 2007 Tartari largohet pasi lidhet me kanadezėt e Stream Oil dhe ja shet aksionet njė qytetari nga Durrėsi.
    Detaji i dytė qė afron kėtė kompani me pushtetin ėshtė studioja e ekspertes kontabėl qė ėshtė sėrish Shpresa Breēani, mbesa e kryeministrit Berisha emri i sė cilės shfaqet nė gjithė kompanitė e privilegjuara nga pushteti (FAKSIMILE 2).

    Faksimile e ekspertizės sė bilancit, bėrė nga mbesa e kryeministrit
    Nuk kemi ende ndonjė tė dhėnė mbi cilėsinė e auditit tė kėtyre kompanive, por siē veprohet rėndom, emra tė tillė pėrdoren si imunitet ndaj kontrolleve tatimore dhe gjobave qė tatimet vėnė mbi bizneset.
    Fisheku ėshtė njė kompani e njohur me bazė nė Fier. Kanė qenė tė lidhur me tė majtėn nė Fier dhe kryesisht zyrtarė socialistė. Pas vitit 2005 janė afruar me njerėz tė Berishės, kryesisht botuesin e gazetės 55, Fahri Balliu, i cili ka shėrbyer shpesh si negociator pėr tė zbutur probleme tė tyre. Epėrsia e tyre nė treg ėshtė rritur ndjeshėm vitin e fundit kur ata kanė krijuar kompaninė e distribuimit Martini Petrol, e cila po zgjerohet ndjeshėm nė Tiranė. Faktet e fundi shpjegojnė dhe suksesin e lehtė tė kompanisė nė treg pėr shkak tė favorizimeve qė ka pasur.
    Denoncimi i Dritan Priftit pėr kėto dy kompani ėshtė shoqėruar dhe me denoncimin pėr Agron Kuliēin, Nėndrejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė, pėr tė cilin nuk ka njoftim as qė ėshtė hetuar dhe as qė do tė ketė pasoja nga hetimi.

    Website tema
    ( faksimilet do jua postoj ne darke per arsye teknike)

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvinua hyn ne betejen per te ri marre bashkine me shume kuaj o rrapush.
    ka punuar mire kopili i bllokut.
    ai ka shum njesite guerile.
    njesiti guerli ne prokurori cdo dite i merr porosite nga edvinua se cte piketoje per arrestim e per persekutim.
    kurse njesiti gueril ne media ben kusurin e punve se ku duhet ti mshoje gjerave qe edvinua te konkurroje lul bashen..
    jo me kot ne 8 mars guerilsi i ed rucit.. dora vete.. presidenti bamir top.. cfaqi kenaqsine se i ka kryer detyrat mire ndaj shtabit ed rucist qe ne prokurori e ne gjykata ka vene zagareshat besnike te ede rucit.. dhe u mburr se ka bere nje mrekulli qe ka vene In Ramen krye guerilse te prokurorise..
    pra desh te thote bamiri se grushti shtetit vazhdon..
    dhe keto arrestimet jan pjese e skenarit..
    bravo ju lumte o rrapushi i ed rucit..
    vazhdo na trego pjese te pllanit..

    .

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Nafta "Virgine", Shalsi: Kusarėt e vėrtetė janė nė parlament e qeveri
    Website shekulli

    TIRANE- "Nafta shqiptare ka rėnė nė duart e njė bande qė ka kėmbėt, duart dhe kokėn nė oborrin e regjimit tė kusarisė" Ky ka qenė reagimi I Partisė Socialiste pas arrestimit tė 11 personave tė akuzuar pėr abuzime me naftėn e shtetit.


    Deputeti i PS-sė Eduard Shalsi tha se nė pranga "kanė rėnė hajdutėt qė ekzekutonin grabitjen e naftės, ndėrsa kusarėt e vėrtetė qė hapnin shtigjet, me policė dhe me xhandarė taksash dhe tatimesh janė nė qeveri e nė parlament"


    Sipas Shalsit, kreyministri Berisha, ministri Bode e Basha si dhe motrat Vokshi duhet tė japin publikisht llogari.


    "A ka njeri vallė qė tė mos e kuptojė se pse u vodhėn zgjedhjet e 28 qershorit ! Pse u vranė njerėzit me 21 janar ! Pėrse vendi ka marrė tė tatėpjetėn dhe shqiptarėt janė pėrditė e mė tė varfėr"- tha Shalsi

    VERGINE
    Kush ėshtė Hajri Elezaj

    Biznesmeni kuksian i arrestuar mbrėmė me urdhėr tė Prokurorisė, ėshtė mik i familjes sė Berishės dhe i nėndrejtorit tė policisė Agron Kuliēit. Ka sponsorizuar PD-nė qė prej 2005-s, ndėrsa bashkėshortja e tij ėshtė parė nė fushatė me Topallin.

    Ka fituar tenderin pėr furnizimin me naftė tė gjithė institucioneve shtetėrore, ndėrkohė qė uji i tij "Lajthiza" gjendet mbi tavolinėn e ministrave gjatė mbledhjeve tė qeverisė.

    Arrestohen 11 persona, pėr skandalin e naftės "Vergine"

    TIRANĖ- Arrestohen 11 persona pėr mashtrimin me nėnproduktin e naftės bruto tė pėrpunuar e tė njohur si "Vergine". Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe Policisė sė Shtetit, sipas tė cilėve, arrestimi i tyre ka ardhur pas hetimeve 5 mujore nga njėsia e Task-Forcės nė Prokurorinė e Tiranės, konkretisht nga drejtuesi i kėtij institucioni Dritan Rreshka dhe prokurorja Daniela Sulaj.

    Me kėrkesė tė dy prokurorėve tė ēėshtjes, gjyqtari i gatshėm i masave pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė ka caktuar paraditen e djeshme nė mungesė masat e sigurisė "arrest me burg" pėr 11 tė dyshuarit, vendimet e sė cilės janė ekzekutuar mė pas nga Drejtoria e Pėrgjithshme Policisė sė Shtetit.

    "Bazuar nė tė dhėnat e publikuara nė shtypin e shkruar dhe vizive nė datėn 12 tetor 2010- si dhe nga deklarimet e ish-ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, deputetit Dritan Prifti ka deklaruar publikisht tė dhėna, qė kanė tė bėjnė me veprime abuzive me detyrėn dhe kontrabandė tė zhvilluar me naftėn e prodhuar nga ana e kompanisė "Armo" sh.a pėr periudhėn 2007-2009 - si dhe nga verifikimet paraprake tė kryera nga Njėsia e Pėrbashkėt Hetimore (Task-Forca), pranė Prokurorisė sė Tiranės",-ėshtė regjistruar me iniciativėn e institucionit tė akuzės procedimi penal me nr.4155 qė mban datėn 13 tetor 2010.

    Ky procedim, ėshtė regjistruar pėr veprat penale tė "Mashtrimit me pasoja tė rėnda"; "Shpėrdorimit tė detyrės"; "Falsifikimit tė dokumenteve" dhe akuzėn e "Pastrimit tė produkteve tė veprės penale",-thuhet nė njoftimin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme.
    Po sipas kėtyre burimeve, mėsohet se nga hetimet pesė mujore ėshtė arritur tė provohet se ėshtė abuzuar pėr njė periudhė 3- vjeēare nga dy kompani.

    "Nga hetimet e zhvilluara deri tani ėshtė bėrė e mundur tė provohet se gjatė periudhės 2007-2009, sasi tė konsiderueshme tė nėnproduktit tė naftės bruto tė pėrpunuar dhe tė njohur si "Vergine", ėshtė tregtuar nė territorin e Shqipėrisė nė kundėrshtim me ligjin dhe nė dėm tė konsumatorėve, duke e paraqitur atė si benzinė tė pastėr pėr konsum.

    Ky aktivitet ėshtė realizuar nga ana e subjektit privat "Euroil" sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin tashmė tė arrestuar Hajri Elezaj si dhe nė bashkėpunim me subjektin tjetėr privat "Fisheku" sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin e arrestuar Iliaz Fisheku", - thuhet nga prokuroria.

    Sipas tyre, sasia e nėnproduktit tė naftės tė quajtur "Vergine" ėshtė blerė nga shoqėria e pėrpunimit tė naftės "Armo" sh.a dhe nė mėnyrė fiktive ėshtė pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtė shtetit. Por nė fakt, ajo ėshtė shitur nė tregun e brendshėm nė kundėrshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar.

    "Nė kėtė aktivitet janė pėrfshirė edhe punonjės tė caktuar tė administratės tatimore dhe doganore, tė cilėt me veprimet e tyre kanė ndihmuar nė fshehjen dhe mos deklarimin e aktivitetit nė fjalė",-thuhet nga prokuroria, duke shtuar se po hetohen nė gjendje tė lirė edhe shumė persona tė tjerė.

    Kush ėshtė biznesmeni Elezaj

    Hajri Hajredin Elezaj lindur nė Kukės, por banues nė Tiranė, i njohur si administratori dhe ortaku i kompanisė "Euro-oil" sh.a., njėkohėsisht dhe anėtar i konsorciumit "US Balkan Capital Fund Inc., "Euroil sh.a." and "NSF Partners & Vitol Group" si dhe pronari i stabilimentit tė ujit "Lajthiza" me qendėr nė Qafė Mali tė Kukėsit.

    Me ndryshimin e qeverisė dhe ardhjen nė pushtet tė Partisė Demokratike bizneset e tij janė zgjeruar dhe ngritur dhe ai njihet nga tė gjithė si njeri i afėrt i familjes sė kryeministrit Sali Berisha. Ka shoqėri tė fortė mes tij dhe ish-truprojės sė Berishės, zv.Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit Agron Kuliēi, personi qė ėshtė denoncuar hapur nga ish-ministri Prifti pėr favorizimin e aferave tė paligjshme me naftėn

    Z.Elezaj njihet edhe si sponsorizues i fushatės sė PD-sė pėr zgjedhjet e 2005, 2007 dhe 2009 sė bashku me familjen, pasi edhe bashkėshortja e tij ėshtė parė nė fushatat elektorale e shoqėruar me kryetaren e Kuvendit znj.Jozefina Topalli.

    Prokuroria ka siguruar materiale tė ndryshme zyrtare, ku provohet se shoqėria e tij "Euro-oil" sh.a. kishte fituar tenderin e furnizimit me naftė dhe benzinė tė tė gjitha institucioneve shtetėrore tė qeverisė nė vend pėr periudhėn 2009 - 2010.

    Prej gati dy vitesh edhe kompania e tij e ujit "Lajthiza" furnizon tė gjithė institucionet qeveritare me ujė tė pijshėm, ēka shihet qartė edhe nė mbledhjet e Kėshillit tė Ministrave ku ēdo ministėr dhe vetė kryeministri mbajnė pėrpara ujin e kompanisė sė tij.

    "Vergine", ose shitja e llumit tek shqiptarėt

    Sipas tė dhėnave tė prokurorisė, mėsohet se gjatė periudhės 2007 - '09, kompania "Albpetrol" qė kryen nxjerrjen e naftės bruto nga vendburimet, pasi e nxirrte e dėrgonte nė rafineritė e kompanisė "Armo".

    Kjo e fundit, e pėrpunonte me teknologjinė qė ka nė dispozicion naftėn e nxjerrė nga vendburimet dhe nga pėrpunimi nxirrte njė pėrqindje tė caktuar nafte D2 qė pėrdoret pėr mjete bujqėsore.

    Ndėrsa njė pėrqindje tė caktuar nga ky pėrpunim, kthehej nė mbetje "Vergine" (llumi i mbetur nga pėrpunimi), qė sipas rregullit, kėto mbetje i shiteshin kompanisė "Euroil" sh.a. dhe "Fisheku" sh.a., kompanitė qė e ngarkonin mė pas dhe e transportonin me bote pėr nė portin e Vlorės pėr ta dėrguar nė rafineritė italiane apo gjermane pėr pėrpunim, pasi nė Shqipėri nuk ekziston kapacitet teknologjik tė pėrpunimit tė kėsaj mbetje.

    Por, edhe pse me dokumentacion kjo sasi ishte destinuar pėr jashtė Shqipėrisė, sipas prokurorisė, njė pjesė e vogėl e saj dėrgohej nė Port tė tjerat shpėrndaheshin nė pikat e depozitimit nė Fier, Lushnjė dhe Durrės tė dy kėtyre kompanive "Euroil" sh.a. dhe "Fisheku" sh.a., tė cilat pėrziheshin me dy njėsi nafte e rregullt D2 dhe njė njėsi nafte e cilėsisė sė keqe (Vergine) dhe mė pas shitej si naftė e mirė.

    TĖ ARRESTUARIT:

    Hajri Hajredin Elezaj, pronari i kompanisė "Euro-oil" sh.a., njėkohėsisht dhe anėtar i konsorciumit "US Balkan Capital Fund Inc., "Euroil sh.a." and "NSF Partners & Vitol Group" si dhe pronari i stabilimentit tė ujit "Lajthiza" me qendėr nė Qafė Mali tė Kukėsit.

    Ilias Isa Fisheku administrator i kompanisė "Fisheku" sh.a.

    Martin Ilias Fisheku, (djali i Ilias) ndihmės administrator i kompanisė "Fisheku" sh.a.
    Bajram Isa Fisheku, (vėllai i Ilias) ndihmės administratori i kompanisė "Fisheku" sh.a
    Dashamir Veiz Kasaj, specialistė dhe kontrollor i tatimpaguesve tė mėdhenjtė tė TVSH-sė pranė Tatimeve

    Edmond Kaso Ferraj, doganier vlerėsues dhe fizik nė doganėn e Vlorės

  14. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Dritan Prifti: Kontrabanda e naftės, shkon shumė lart..
    Website shekulli

    Ish-ministri i Ekonomisė: "Kontrabanda shkon shumė lart, deri nė nivel ministrash. Njerėzit e thjeshtė kanė folur dhe flasin, kurse qeveria hesht. Heshtja tregon bashkėfajėsi. Kam informuar Berishėn pėr kontrabandėn dhe nuk mori asnjė masė"

    TIRANĖ- Skema e kontrabandės shtetėrore e naftės ėshtė denoncuar nga ish-ministri i Ekonomisė, Dritan Prifti, por kjo ka sjellė krisjen e parė tė tij me kryeministrin Berisha. Kreu i LSI-sė, Ilir Meta kishte disa muaj qė i kėrkonte Berishės shkarkimin e Priftit, por kryeministri nuk kishte pranuar.

    Nė momentin qė Prifti kėrkoi takim me Berishėn dhe nisi ti fliste pėr kontrabandėn e naftės kryeministri ka kėrkuar qė i pranishėm tė ishte edhe ministri i Financave, Ritvan Bode. Ish-ministri i Ekonomisė i ka shpjeguar kryeministrit se nė kontrabandėn e naftės ishte implikuar Agron Kuliēaj, ish-truproja personale e Berishės, mė pasi i emėruar nė postin e zv.drejtorit tė Policisė sė Shtetit.

    Pas kėsaj, Berisha i ka kėrkuar ministrit tė Financave, Ritvan Bode qė kėtė ēėshtje ta shikonte me prioritet tė madh. Me kėtė fjali ėshtė mbyllur edhe takimi mes Berishės, Bodes dhe Priftit. Por kanė qenė vetėm llafe. Sepse pas kėsaj bisede, ēdo gjė ka vijuar si mė parė, asgjė nuk ka ndryshuar.
    "Nga analiza ime kam evidentuar njė kontrabandė tė madhe nafte qė kryhet nga vetė shteti. njė person nė kėtė mes qė quhet Agron Kuliqi, ish-badigardi i Sali Berishės, qė sot ėshtė nėndrejtor i pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit.

    Unė nė momente tė caktuara kam informuar edhe kryeministrin pėr kontrabandėn e naftės, nė tė cilėn janė pėrfshire edhe policia e shtetit, doganat e tatimet. Bėheshin dokumente eksporti false dhe ajo shitej ne tregun shqiptar. Kryeministri ka thėnė qė i ka dhėnė porosi ministrit tė Financave, por edhe sot nuk ka asnjė rezultat",- ka thėnė Dritan Prifti.

    Agron Kuliqi ka qenė pėr shumė vite truproja personale e kryeministrit Berisha dhe nė vitin 2005 u rikthye nė radhėt e policisė duke marrė fillimisht postin e kreut tė policisė kriminale. Njė vit mė pas ai mori postin e nėndrejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, post tė cilin e mban edhe sot, madje nė zyrat e policisė, thuhet se ai ėshtė drejtori real.

    "Ka shumė zyrtarė tė tjerė tė pėrfshirė, qė nga ish-drejtues tė ARMO-s shtetėrore, qė nga drejtues lokalė tė policisė sė shtetit deri nė drejtues e punonjės doganash. Rrjeti i kėtij aktiviteti kriminal ėshtė shumė i madh. Ata kanė punuar me shumė kujdes dhe ėshtė shumė vėshtirė ta zbulosh kėtė krim qė i ka sjellė shtetit miliona euro dėm ekonomik dhe evazion fiskal",- ka thėnė Prifti, duke shtuar: "Me kėtė ēėshtje duhet tė merret prokuroria, por pėr mendimin tim shkon shumė lart, deri nė nivel ministrash.

    Njė aktivitet kaq i madh kriminal ku kanė marrė pjesė qindra shoferė, dhjetėra policė, dhjetėra punonjės doganash e tatimesh, ėshtė e pamundur tė bėhet nėn hundėn e shtetit dhe askush mos tė dijė asgjė.

    Njerėzit e thjeshtė kanė folur dhe flasin, kurse qeveria hesht. Heshtja tregon bashkėfajėsi. Pjesa mė e madhe e kėsaj afere ėshtė bėrė nė vitet 2007-2008, dhe pak nė 2009-ėn. Unė pėr pjesėn time kam folur me anėtarė tė qeverisė dhe po flas publikisht. Duhet tė flasin dhe tė tjerėt".

    Nė verėn e vitit 2010 Prifti e ka ngritur kėtė ēėshtje nė mbledhjen e qeverisė duke propozuar edhe njė vendim ku ndalohej shitja e naftės tek subjektet e palicencuara. Fillimisht Berisha ka mohuar bisedėn me Priftin dhe Boden pėr kontrabandėn e naftės, por pas publikimit tė dokumentit nuk ka pasur mė asnjė reagim.

    Pėrmbajtja e vendimit ishte kjo: "Nė dokumentin e lejes sė koncesionit, dhėnė "Armo", sha-sė, Tiranė, pėr pėrpunimin e naftės, gazit dhe tė nėnprodukteve tė tyre, bashkėlidhur vendimit nr.41, datė 14.1.2009 tė Kėshillit tė Ministrave, tė shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje: "Armo", sh.a. ndalohet t'u tregtojė produkte gjysmė tė gatshme subjekteve, tė cilat nuk zotėrojnė lejet pėrkatėse tė tregtimit ose impiantet pėrkatėse tė pėrpunimit pėr kėto gjysmėprodukte",- thuhet nė vendimin qė qeveria ka marrė mė datė 26 qershor. Ky vendim ka hyrė nė fuqi nė datė 28 korrik tė kėtij viti, pas botimit nė fletoren zyrtare.

    Prifti pėr Agron Kuliēajn
    "Agron Kuliēajt i ka dalė emri nė kontrabandėn e naftės. Njė ditė tė bukur, nėse hetimin e kėsaj kontrabande do ta marrė seriozisht. A do t'ju lexoj njė sms. Njė sms nga njė inspektor i kontrabandės: "Pasi ndaluam botet mori dikush nė telefon dhe mė kėrcėnoi qė lėshojini botet. Pas kėsaj, lajmėrova policinė. Erdhi grupi i gatshėm dhe i thamė qė botet tė mos luanin nga vendet. Por pas pak botet lėvizėn.."

    Kjo tregon pėrfshirjen e policisė. Unė i them doganave hetoni vitin 2007 deri nė fund tė vitit 2009. Shkoni tek ARMO, merrni sa ėshtė prodhuar, merrni kujt i ėshtė shitur dhe shkoni tek kompanitė qė i kanė blerė dhe ku i kanė ēuar. Nafta, gjasme ėshtė eksportuar, por ajo naftė ėshtė shitur nė shtetin shqiptar. E para, nuk janė paguar taksat dhe e dyta, ai produkt ėshtė i ndaluar tė pėrdoret nė tregun shqiptar",- ka thėnė Prifti.

    Si funksiononte kontrabanda e naftės

    Nafta me dokumente shėnohej se do tė dėrgohej nė Itali pėr pėrpunim por nė fakt nuk ndodhte kjo gjė. Gjysma e sasisė sė naftės "Virgin" dėrgohej nė Itali ndėrsa pjesa tjetėr mbahej nė Shqipėri. Nė kėtė skemė janė tė pėrfshirė dy kompani nafte vendase. Nafta regjistrohej sikur do eksportohej, por nė tė vėrtetė i dėrgohej njė kompanie me bazė nė Fier, e cila e pėrziente me naftė normale. (Fisheku).

    Pėrzierja bėhej nė dy depo tė kėsaj kompanie nė Fier dhe nė zonėn e Durrėsit. Pas pėrzierjes nafta tregtohej nė pika tė ndryshme karburanti. Prokuroria ka verifikuar rast pas rasti faturat e naftės "Virgin" tė dala nga Albpetroli, faturat e daljes nga porti i Vlorės, por edhe faturat e hyrjes nė Itali.

    Kompania "Albpetrol" kryen nxjerrjen e naftės bruto nga vendburimet dhe mė pas e dėrgon atė nė rafineritė e kompanisė "Armo". Kjo kompani, pėrpunonte me teknologjinė qė ka nė dispozicion naftėn e nxjerrė nga vendburimet dhe nga pėrpunimi nxirrte njė pėrqindje tė caktuar nafte D2 qė pėrdoret pėr mjete bujqėsore.

    Ndėrsa njė pėrqindje tė caktuar nga ky pėrpunim, kthehej nė mbetje "Virgin" (llumi i mbetur nga pėrpunimi), qė sipas rregullit, kėto mbetje tė ngarkuara nė bote transportohen pėr nė portin e Vlorės dhe mė pas dėrgohej nė rafineritė italiane apo gjermane pėr pėrpunim.

    Nėpėr kėto pika, pėrziheshin dy njėsi nafte e rregullt D2 dhe njė njėsi nafte e cilėsisė sė keqe (Virgin) dhe mė pas shitej si naftė e mirė. Ndėrkohė, nga ana tjetėr, dokumentacioni pėrpilohej, nė mėnyrė fiktive, sikur kėto mjete janė dėrguar nė Itali dhe Gjermani pėr pėrpunim pėr llogari tė "Armo"-s.
    *

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ky eshte nje lajm i cili eshte ndertuar ne mediat e kuqe te cilat marrin urdhera per te perhapur panik .... eshte strategji loje ..... eshte loja e tyre kjo .... nuk kane shprese tjeter ..... problemi eshte se pikerisht nje muaj me pare ambasadori trashegimtar i qidhersit doli neper media duke bere te qarte se Top Qeni, Gazeta Shqiptare dhe Shekulli jane te paprekshme nga cdokush .... pra i doli ne mbrojtje hapur fare ..... "pa doreza" thote populli ....

    une di pietje kam ..... a ka ndonje filmim per arrestimin e tyre dhe a ka pasur ndonje komunikim nga Policia e Shtetit per keto .....??????
    "They will not control us, We will be victorious"

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga N.Lajthia Lexo Postimin
    Mesuesi brari...
    Sa idiot je,ti e ke pushtetin...
    mer komshiu im
    Mesuesi ka shume te drejte, ky eshte lajm i perhapur nga mediat trakte edveriste,
    nuk ka asnje lajmerim zyrtar nga policia e shtetit per keto arrestime (me duket se eshte ajo qe i ben arrestimet)!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  17. #17
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Shkon nė 13 numri i tė arrestuarve pėr naftėn “Virgin”, njė tjetėr shpallet nė kėrkim

    Dy persona tė tjerė janė arrestuar ditėn e sotme lidhur me aferat korruptive tė naftės “Virgin” duke ēuar nė 13 numrin e tė ndaluarve pėr kėtė ēėshtje.

    Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani konfirmohen nga burime zyrtare tė prokurorisė si dy tė ndaluarit e tjerė, ndėrsa njė tjetėr person ėshtė shpallur nė kėrkim.

    Ky operacion u nis pasditen e djeshme ku ranė nė pranga plot 11 persona dhe nė radhėt e tyre pėrfshiheshin biznesmenė, tatimorė e doganierė.
    Prokuroria e Pėrgjithshme publikoi ditėn e djeshme emrat dhe akuzat pėr personat e implikuar nė aferat korruptive tė naftės “Virgin”.

    Organi i akuzės e nisi deklaratėn e tij me pėrmendjen e fakteve nėpėr televizione si dhe me deklarimet e ish-Ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, Dritan Prifti.

    Nė komunikatėn e Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, thuhej se ndaj 13 tė ndaluarve do tė ndiqen pėr veprat penale tė “Mashtrimit me pasoja tė rėnda”, “Shpėrdorimit tė detyrės”, “Falsifikimit tė dokumenteve” dhe “Pastrimit tė produkteve tė veprės penale”.

    Ky aktivitet ėshtė realizuar nga ana e subjektit privat “Euroil sh.a”, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj si dhe nė bashkėpunim me subjektin tjetėr privat “Fisheku sh.a”, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku.

    Sipas saj, sasia e nėnproduktit tė naftės te quajtur “Virgin” ėshtė blerė nga shoqėria e pėrpunimit tė naftės “Armo sh.a” dhe nė mėnyrė fiktive ėshtė pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtė shtetit.

    Sipas Prokurorisė ajo ėshtė shitur nė tregun e brendshėm nė kundėrshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar.

    11 tė ndaluarit e tjerė janė: Hajri Hajredin Elezaj ; Ilias Isa Fisheku ; Martin Ilias Fisheku ; Bajram Isa Fisheku ; Dashamir Veiz Kasaj; Edmond Kaso Ferraj ; Flamur Rexhep Merkaj ; Vladimir Kilo Koteci ; Gani Llazar Prence ; Reshat Hamza Aleksi ; Kadri Rakip Hajredini.

    a.y/NOA
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Mesuesi ka shume te drejte, ky eshte lajm i perhapur nga mediat trakte edveriste,
    nuk ka asnje lajmerim zyrtar nga policia e shtetit per keto arrestime (me duket se eshte ajo qe i ben arrestimet)!
    Une sjam qorr dhe nuk kam interesa...
    Pyesni sumen mire,se USA ka interesa.
    Keshtu Majku.

  19. #19
    edhe per dike tjeter kishte then prifti,qe e kishte par me syt e tije,se si thithte 3000 euro doz pluhur ne dit,ne zyren e tije!

    dini gje se per ke behet fjale ju te prokurorise nga familja rama ?

  20. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ky eshte nje lajm i cili eshte ndertuar ne mediat e kuqe te cilat marrin urdhera per te perhapur panik .... eshte strategji loje ..... eshte loja e tyre kjo .... nuk kane shprese tjeter ..... problemi eshte se pikerisht nje muaj me pare ambasadori trashegimtar i qidhersit doli neper media duke bere te qarte se Top Qeni, Gazeta Shqiptare dhe Shekulli jane te paprekshme nga cdokush .... pra i doli ne mbrojtje hapur fare ..... "pa doreza" thote populli ....

    une di pietje kam ..... a ka ndonje filmim per arrestimin e tyre dhe a ka pasur ndonje komunikim nga Policia e Shtetit per keto .....??????
    hahahaha
    ti je i madh si gjithmone
    tjetri eshte ne burg ti tall ****** jo eshte thashethem jo eshte genjershter

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •