Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 84
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Prokurorine dhe presidentin siē duket nuk I konyrollon saliu
    Te pakten Jo me
    nuku ke kuptuar asgje deri tani ti raptoloid .....

    keta te dy qe thua ti i kontrollon PARLAMENTI ..... prit pak dhe do te shohesh ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #62
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    nuku ke kuptuar asgje deri tani ti raptoloid .....

    keta te dy qe thua ti i kontrollon PARLAMENTI ..... prit pak dhe do te shohesh ....
    Ti akoma mendon se sala do ver kryeprokuror dhe president ke te doje ai ne 2012???
    Saliu nuk e mbyll vitin ne pushtet o mesues

  3. #63
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://panorama.com.al/wp-content/up...ec-300x187.jpg

    Gėrdeci, Berisha: I revoltuar pėr zvarritjen e gjyqit
    Lajmi i Fundite Premte, Mars 11th, 2011
    TIRANĖ- Kreu i qeverisė, Sali Berisha, duke shprehur revoltimin e tij nga zvarritja e procesit tė Gėrdecit ka garantuar banorėt e kėsaj zone se qeveria do tė bėjė gjithēka ka nė dorė qė drejtėsia tė bėhet. Deklarata ėshtė bėrė sot gjatė njė takimi, qė Berisha zhvilloi me njė pėrfaqėsi tė komunitetit tė banorėve tė Gėrdecit, tė bashkisė Vorė dhe kreun e bashkisė sė Vorės, Fiqiri Ismaili.
    “Ka qenė jashtėzakonisht e hidhur pėr mua zvarritja e gjykimit. Tė jeni tė sigurt se jam shumė i prekur dhe i revoltuar nga kjo zvarritje. Ne e kemi ndjekur dhe jemi jashtėzakonisht tė interesuar qė tė bėhet drejtėsia. Ne do tė bėjmė gjithēka kemi nė dorė qė drejtėsia tė bėhet”, tha kryeministri.
    Ai ka pėrsėritur gatishmėrinė e qeverisė pėr mbėshtetjen dhe ndihmėn pėr cdo banor. Sipas Berishės, qeveria do tė marrė pėrsipėr pa asnjė mėdyshje qiratė dhe ndihma tė tjera.
    Nė takim, kryetari i bashkisė ka pėrcjellė kėrkesat e banorėve pėr tė cilat Berisha ka garantuar mbėshtetje dhe lehtėsira pėr pėrmirėsimin e jetesės sė banorėve.
    Panorama
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #64
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Gėnjeshtrat e familjes Berisha pėr Gėrdecin
    Website gazeta tema


    Si ka gėnjyer Sali Berisha dhe Liri Berisha pėr Gėrdecin. Dje ata s’kanė shkuar as t’i ēojnė lule tek varri tė ndjerit Muhamet Hoxha, tė cilėn e punėsuan si njeri tė besuar nė biznesin e tyre ilegal nė Gėrdec
    Tė gjithė pjesėtarėt e familjes Berisha kanė bėrė deklarata kontradiktore rreth tragjedisė sė Gėrdecit, nė pėrpjekje pėr tė fshehur pėrfshirjen direkte tė tyre nė kėtė biznes vdekjeprurės. I pari qė ka bėrė deklaratėn e gėnjeshtėrt ėshtė kryeministri Sali Berisha. Nė mesditėn e 15 Marsit, dy orė pasi ka ndodhur tragjedia, Sali Berisha u shfaq i dėrrmuar para kamerave nė zyrėn e tij nė kryeministri dhe lexoi pėr herė tė parė me gojėn e tij tri viktimat e para, tė cilat ishin konfirmuar. Nė deklaratėn e tij ai lexoi tri emra, njė prej tė cilėve ishte emri i baxhanakut tė tij, Muhamet Hoxha. Sali Berisha u pėrtyp pak, pati njė ngėrē dhe pastaj me siguri tė plotė lexoi emrin Mehmet Hoxha.* Ideja se emri i tij duhet tė fshihej qysh nė momentet e para ishte njė ide fikse e familjes Berisha. Fshehja e emrit ėshtė tėrėsisht e qėllimshme, pasi gazeta Tema disponon fotografinė nė vendngjarje tė tė ndjerit Hoxha, kufomė, mbi trupin e tė cilit ėshtė shkruar emri dhe mosha. Nė atė formė atij i ėshtė pėrcjellė dhe kryeministrit, i cili ka lexuar gabim emrin e tij, por jo moshėn e tij.
    “Deri tani janė identifikuar emrat e 3 viktimave: Rajmonda Tudi, 40 vjeē, Mehmet Hoxha, 59 vjeē, Jetmir Kolloshi, 19 vjeē, ndėrsa dy nga viktimat janė ende tė paidentifikuara. 4 prej tyre janė gjendur nė vendin e shpėrthimit dhe njė tjetėr mė tutje,” deklaroi kryeministri Sali Berisha nė konferencėn e tij pėr shtyp pas shpėrthimit nė Gėrdec.
    Gėnjeshtra e dytė e Sali Berishės ishte se ai nuk kishte dėgjuar kurrė pėr Gėrdecin para shpėrthimit, por mė vonė pranoi se ai ka sqaruar me letėr zyrtare gazetėn New York Times se i biri i tij nuk ėshtė i pėrfshirė pas biznesit tė paketimit tė fishekėve qė eksportoheshin nga Rinasi, biznes qė zhvillohej nga i njėjti grup qė me djalin e tij bėnte demontimin nė Gėrdec. Siē doli dhe nga procesverbalet e mbledhjes sė qeverisė, ai ka diskutuar gjatė pėr kėtė projekt madje duke e kthyer dy herė pėr miratim.
    Gėnjeshtra e tretė e Berishės ishte arsyetimi pėrse i biri i tij takohej me Ministrin e Mbrojtjes Mediu, duke sqaruar se djali ka qenė pjesė e lėvizjes sė Dhjetorit dhe takohej dhe fliste nė telefon me gjithė ministrat. Nė fakt as djali i tij dhe as Fatmir Mediu nuk janė njohur nė Dhjetor tė ‘90-tės pasi asnjėri s’kanė qenė pjesė e Lėvizjes, por njohja e tyre ka pasur tė bėnte vetėm me kėtė projekt.
    Gėnjeshtra e katėrt e Berishės ėshtė se djali i tij s’ka asnjė lidhej me Delijorgjin, ndėrkohė qė media publikoi tabulatet telefonike tė tyre, bile 30 minuta pas tragjedisė.
    Gėnjeshtra e pestė e Berishės ėshtė se djali i tij nuk ka lobuar pėr Gėrdecin, ndėrkohė qė media botoi njė fotokopje tė shkresės qė Ministria e Drejtėsisė i dėrgonte pėr mendim lidhur me projektin nė fjalė Ministrisė sė Mbrojtjes, shkresė e cila i ēohej me faks pėr informacion Shkėlzen Berishės nė njė zyrė tė Ministrisė sė Mbrojtjes.
    Gėnjeshtra e gjashtė e Berishės ishte fshehja e rolit tė Rrahman Selmanllarit nė tė dy projektet, atė tė demontimi dhe eksportit tė fishekėve. Berisha e *paraqiti publikisht Selmanllarin njė biznesmen qė njihet me djalin e tij si ish militant u PD-sė, ndėrkohė qė hetimet zbuluan se ai pėrfaqėsonte kompaninė amerikane SAC nė procesin e ndėrtimit tė kantierit.
    Por mė skandaloze nė gėnjeshtrat e saj pėr Gėrdecin ėshtė gruaja e Sali Berishės, Liri Berisha. Ajo ka dhėnė dėshmi tė rreme publike pėr rrethanat nė tė cilat ėshtė punėsuar baxhanaku i kryeministrit, Sali Berisha nė Gėrdec dhe pėr punėn qė ai bėnte aty. Nė njė intervistė dhėnė gazetės “Panorama”, nė datėn 15.04.2008, zonja Berisha thotė se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishės faktin qė ai kishte njė baxhanak qė punonte nė Gėrdec dhe qė ishte nga tė vrarėt mes viktimave.
    Ja si e pėrshkruan ajo momentin kur ėshtė ndjerė keq qė Berisha nuk dinte gjė pėr baxhanakun: “Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjėherė. Ata (motra me tė shoqin), kishin vetėm tre muaj qė kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unė thosha: “E zeza, si nuk ia kemi thėnė!” Ato kohė kishim trevjetorin e vdekjes sė mamasė dhe kishim menduar qė ta linim pėr mė vonė prezantimin familjar me njerėzit e familjes. Isha unė ajo qė ia caktova si detyrė tim biri t’ia shpjegonte situatėn” (“Panorama”, 15 prill 2008).
    Shpjegimi i zonjės Berisha ka disa mangėsi thelbėsore. Mangėsia e parė ka tė bėjė me vetė imazhin e familjes Berisha dhe marrėdhėniet perfekte qė ata kanė si ēift. Ēifti Berisha shquhet pėr raporte shumė tė sinqerta me njėri-tjetrin dhe marrėdhėnie shumė tė mira. Nė njė raport tė tillė familjar, qė kurrsesi s’mund tė besojmė se ėshtė hipokrit, nuk mund tė ndodhė qė zonja Berisha tė mos i ketė folur asnjėherė burrit tė saj pėr baxhanakun, i cili po punonte nė njė punė qė e kishte rekomanduar djali i tyre. Por hijet e dyshimit rriten mė poshtė, kur zonja Liri Berisha tregon se si ka mėsuar qė kunati i saj po punonte nė Gėrdec. “Kur njė ditė shkojmė nė varreza te prindėrit, e pyes motrėn, nėse i shoqi kishte filluar punė dhe ajo mė tregoi se po punonte diku afėr Marikajt. Kur e pyes se ēfarė bėn, ajo m’u pėrgjigj: “Mban ca arka municionesh”. Ėshtė i kėnaqur me punėn? – e pyeta. “Jo dhe aq, mban ca arka, por do tė rrijė veē pak, sa tė gjejė njė punė tjetėr mė tė mirė”. Nė kohėn qė vdiq, kishte marrė vetėm dy rroga.” (“Panorama”, 15 prill 2008).
    Kjo deklaratė e zonjės Liri Berisha bie ndesh me deklaratat e motrės sė saj, Vjollca Hoxha. Zonja Hoxha, e cila duket se ka qenė nė periferi tė pėrfitimeve nga pushteti i kunatit tė saj, e tregon ndryshe historinė. Nė njė intervistė nė “Gazeta Shqiptare” mė 15 qershor 2008, ajo thotė se burri i saj ishte kthyer nė Shqipėri qė nė muajin nėntor, kurse ajo vetė qė nė fillim tė vitit 2007, dhe jo siē thotė Liri Berisha, “ata (motra me tė shoqin) kishin vetėm tre muaj qė kishin ardhur”.
    Vjollca Hoxha, motra e Liri Berishės, nė njė intervistė ekskluzive pėr “Gazeta Shqiptare”, rrėfen se ishte kthyer nė Shqipėri nė qershor tė 2007 pėr tė vizituar familjarėt, dhe se nė Shqipėri e mbante njė operacion qė duhej tė kryente, pasi kishte kėputur meniskun. Mė pas kishte ftuar dhe Muhametin tė kthehej nė Shqipėri, derisa tė pėrfundonte operacioni. (“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).
    Nga ana tjetėr, tė dy motrat nuk bien dakord pėr faktin se a kishin dijeni ato pėr punėn qė bėnte i ndjeri Muhamet Hoxha. Vjollca tregon se nuk e dinte qė bashkėshorti i saj punonte nė njė fabrikė demontimi tė armėve: “Po si mendoni ju, qė po ta kisha ditur, do lejoja qė im shoq tė punonte aty? Unė me tė vėrtetė s’jam e pasur, kam punuar si gjithė shqiptarėt e tjerė nėpėr Evropė, tri punė nė ditė, nga kuzhiniere te pastruese, por nuk isha duke vdekur nga uria qė tė lejoja qė im shoq tė punonte aty, nė mes tė rrezikut”, – thotė gjatė intervistės sė saj Vjollca Rama. (“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).
    Ndryshe nga kjo, zonja Liri Berisha nė intervistėn e saj thotė: “Kur e pyes (motrėn) se ēfarė bėn (burri), ajo m’u pėrgjigj: “Mban ca arka municionesh”. (Gazeta “Panorama”, 15 prill 208).
    Kėto lajthitje tė zonjės Berisha nė intervistėn e saj publike pėr Gėrdecin dėshmojnė se ajo, ose nuk ėshtė e sinqertė me opinionin publik, ose nuk ka qenė e sinqertė me motrėn e saj dhe bashkėshortin e saj, Sali Berisha. Motra e saj provon se ka qenė me burrin nė Shqipėri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtės arkash municionesh. Zonja Berisha thotė qė ata kishin tre muaj qė kishin ardhur dhe motra i kishte thėnė se burri mbante arka me municione.
    Nga ana tjetėr, nė kėtė mes zonja Berisha pėrpiqet tė zhdukė rolin e djalit tė saj dhe e shfaq atė vetėm nė rolin e lajmėtarit tė babait, pasi i ndjeri Hoxha ishte varrosur. Kjo ėshtė njė skenė shumė e pabesueshme. Kushdo qė e njeh familjen Berisha dhe marrėdhėniet perfekte mes tyre, e ka tė pabesueshme tė konceptojė qė Berisha tė mos vihej nė dijeni, sė paku nė kohė reale pėr vdekjen e baxhanakut tė tij. Ai ėshtė njė person shumė i lidhur me traditėn dhe shkon pėr ngushėllime nė rast vdekjesh dhe te baxhanakėt e militantėve tė PD, jo mė tek i veti. Po ashtu, njė detaj i fortė psikologjik ėshtė fakti qė ai ngatėrroi emrin e baxhanakut tė tij, duke e lexuar nė Kuvend, ēka tė bėn tė mendosh se ndėrkohė ishte njoftuar pėr humbjen e tij dhe u pėrpoq ta nxirrte atė nga vėmendja e opinionit publik.
    Deklaratat kontradiktore tė zonjės Berisha mbi raportet me kunatin e saj dhe pėrpjekja pėr ta fshehur faktin qė i biri i saj ishte njeriu qė e punėsoi atė nė Gėrdec, bėn qė ajo tė ngatėrrohet nė deklarata me vetė motrėn e saj, e cila po ndjen, jo vetėm peshėn e humbjes sė njeriut tė saj tė dashur, por dhe pėrgojimin e tij publik pėr shkak tė punėdhėnėsit tė tij.
    I biri i Sali Berishės, Shkėlzen Berisha, ka respektuar parimin e drejtėsisė amerikane pėr tė mos folur rreth krimit pasi mund t’i pėrdoret nė gjykim, por nėna dhe babai i tij kanė thėnė aq shumė gjėra tė pavėrteta rreth tij, sa ja kanė bėrė tė pamundur alibinė. Dje ai kishte tre vjetorin e vdekjes sė burrit tė tezes, njė njeri pėr tė cilin ai mban pėrgjegjėsi personale pėr ikjen nga jeta. Ai prehet i vetmuar nė varrezat e Sharrės, ndėrsa familja Berisha e ka tė pamundur t’i ēojė dhe njė tufė me lule, vetėm nga kompleksi i fajit qė kanė ndaj tij dhe 25 viktimave tė tjera.

  5. #65
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://panorama.com.al/wp-content/up...ve-300x198.jpg

    Familjarėt e viktimave, tubim homazh nė Gėrdec
    Lajmi i Fundite Martė, Mars 15th, 2011
    TIRANE- Familjarėt e viktimave tė Gėrdecit e tė tjerė qytetarė i jane bashkuar tubimit homazh per viktimat e tragjedise se Gerdecit. Si sot, plot 3 vjet me pare, humben jeten nga shperthimi ne Gerdec 26 persona dhe mbeten te plagosur 300 te tjere.
    Homazhet nisen paraditen e sotme nga bashkia e Vores, kur punonjes te saj vendosen lule dhe kurora prane vendit ku ndodhi shperthimi.
    Punonjės tė bashkisė jane kryesuar nga kryetari Fiqiri Ismaili dhe jane ndalaur ne nje ceremoni homazhe nė vendin ku 3 vjet me pare, ne 15 mars te vitit 2008, shpertheu fabrika e demontimit.
    Nderkohe, pas kesaj ceremonie familjare, te aferm e te tjere qytetare jane bere pjese e tubimit perkujtimor qe nisi sot ne mesdite, ne ora 12.00, ne prani te vendit te shperthimit te njohur ndryshe si shperthimi i Gerdecit.
    Ne te marrin pjese familjaret e viktimave, te plagosur, ish punetore te punishtes se demontimit, dhe qytetare te Tiranes. Familjaret kane protestuar vazhdimisht per drejtesi, per gjetjen e fajtoreve dhe venien e tyre para ligjit per humbjen qe iu shkaktua.
    Por, ende ata zvarriten dyerve te gjykates, ne nje proces qe nuk eshte mbyllur, e per momentin nuk ka asnje te arrestuar.


    Kryeministri Berisha i bashkohet dhimbjes sė familjarėve tė viktimave tė tragjedisė e Gėrdecit
    15-03-2011 / Gazeta 55
    Sot, Kryeministri Sali Berisha i bashkohet dhimbjes sė familjarėve tė viktimave qė 3 vjet mė parė humbėn jetėn nė tragjedinė e Gėrdecit. Kryeministri u bėn thirrje institucioneve tė drejtėsisė tė mos vonohen nė ndėshkimin e pėrgjegjėsve tė kėsaj tragjedie.

    Kryeministri pėrshėndet aktin dinjitoz tė banoreve tė Gėrdecit, distancimin e tyre nga loja makabre qė po vazhdon tė luajė Partia Socialiste dhe kryetari saj Edi Rama me dhimbjen e tė afėrmeve pėr jetėt e tė humburve tė 15 marsit sa herė afrojnė fushatat elektorale.

    Kujtojmė se nė 2 vjetorin e kėsaj tragjedie Edi Rama nuk u kujtua fare pėr viktimat pasi nuk ishte vit elektoral. Qeveria garanton banoret e kėsaj zone se do tė angazhoje tė gjitha mundėsitė e saj pėr tė ndihmuar e lehtėsuar jetėn e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 15-03-2011 mė 16:35
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #66
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://panorama.com.al/wp-content/up...amb-arvizu.jpg

    Arvizu, njė minutė heshtje pėr viktimat e Gėrdecit
    Lajmi i Fundite Martė, Mars 15th, 2011
    TIRANĖ- Ambasadori amerikan nė vendin tonė, Aleksandėr Arvizu ka shprehur keqėardhjen pėr viktimat e tragjedisė sė Gėrdecit dhe ka theksuar se drejtėsia duhet tė bėhet. Deklarata ėshtė bėrė sot pasdite gjatė pėrurimit tė njė ekspozite me rastin e 20 vjetorit tė rivendosjes sė marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
    Nė fjalėn e tij, duke vlerėsuar lart marrėdhėniet mes dy vendeve, Arvizu ėshtė ndaluar nė tre vjetorin e tragjedisė sė Gėrdecit, qė mori 26 jetė njerėzish. “Shpreh keqėardhjen pėr cfarė ndodhi 3 vjet mė parė dhe kėrkoj tė mbajmė njė minutė heshtje pėr viktimat”- tha Arvizu.
    Heshtje mbajtėn keru i qeverisė, Sali Berisha, kryeparlamentarja, Topalli, ministi i Jashtėm, Edmond Haxhinasto e tė tjerė tė pranishėm nė kėtė ceremoni.
    Arvizu ka theksuar se nė kėtė moment ėshtė shumė e rėndėsishme dhe shpreson qė drejtėsia tė bėjė punėn e saj pėr pėrgjegjėsit.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    PD: Goditje permes ligjit, te grupeve mafioze, PS i mbronte
    Partia Demokratike, akuzoi dje se kontrabanda e naftes ka qene hapur gjate tete viteve te qeverisjes socialiste. Zedhenesja e selise blu, Albana Mustafaraj, tha dje ne emer te PD-se se nje kontrabande e tille, u godit me forcen e ligjit gjate viteve te qeverisjes se PD-se. "U denoncuan dhe u derguan per ndjekje penale grupet e saj, te cilat jane mbrojtur dhe mbrohen nga kupola mafioze e Partise Socialiste me ne krye Edi Ramen. Vetem ne keto momente jane te bllokuara mijera tone te kompanive te tjera te familjeve te boseve mafioze te kupoles se PS-se", theksoi ajo. Ne kete kuader, Partia Demokratike i deklaron edhe nje here kreut socialist Rama, duke e cilesuar si kreun e pinjolleve te Benalive te Tiranes, qe u permbysen 20 vjet me pare, se ligji dhe vetem ligji do te veproje mbi secilin qe shkel apo del mbi te, dhe kjo eshte e do te mbetet motoja jone. "Edhe diten e festes, Edvin Kristaq Rama, ne vend te urimit per festen mbarepopullore, zgjodhi avazin e tij te shpifjes, trillimit e mashtrimit. Keshtu perseri, kreu i bllokmeneve te rinj, pasardhes te Benalive qe permbysem 20 vite me pare, te derrmuar nga goditja e kontrabandes se naftes dhe Virxhinit nga qeveria, perpiqen te mbrohen si struci", reagoi dje PD.
    ...Tirana eshte e para

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kontrabanden e beka PS !!!!!
    Kurse ne arrest kane shkuar beniaminet e Salise.

    Per zotin te vjen te per te vjelle kur degjon keta.

    Ta besh ate lloj kontrbande ku produktin e bruto ta cosh jashte fiktivisht e ta shesesh ne tregun e brendshem duhet te kesh ne dore doganat, task forcat, kontrollin e cilesise, karburanteve, krimin ekonomik, tatim taksat shkurt gjith shtetin.
    Ja qe shtetin e ka Saliu se ka Rama.
    Prnadaj ik be cicin ti qe na shkruan perrallat e zedhenses se llumit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 16-03-2011 mė 11:49
    Albania Uber Alles

  9. #69
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Virgin, hetim tatimeve e doganave
    Website gazeta shqip

    Po verifikohen drejtuesit e tatimeve dhe doganave, roli i METE-s dhe policisė

    Arrestimet dhe hetimet pėr kontrabandėn e naftės virgin nuk kanė mbaruar ende, ndonėse nė pranga kanė pėrfunduar biznesmenė, doganierė dhe tatimorė. Njėsia Task-Forcė nė Prokurorinė e Tiranės deklaron se po kryen ende verifikime pėr gjetjen e tė implikuarve tė tjerė nė kėtė mega-aferė, ndėrsa hetimet janė ndarė nė tri pjesė, pasi po verifikohen tė gjitha institucionet shtetėrore qė dyshohet se kanė gisht nė kėtė skandal tė denoncuar publikisht nga ish-ministri i METE-s, Dritan Prifti. “Megjithėse njė person ėshtė shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar, Bledar Rama, njėsia Task-Forcė nė Prokurorinė e Tiranės pohon se mund tė ngrejė akuzė pėr shpėrdorim detyre pėr drejtuesit dhe ish-drejtuesit e tatimeve dhe doganave, ndėrsa po shikohet roli i Ministrisė sė Ekonomisė nė kėtė proces. METE duhet tė monitoronte dhe investigonte me tė gjitha mjetet”, thanė burimet nga akuza qendrore, sipas sė cilės hetimet do tė shtrihen edhe ndaj punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, tė cilėt, megjithėse kanė pasur shpeshherė informata, nuk kanė vepruar pėr tė ndaluar marshimin e autoboteve nga Ballshi nė Durrės. Ka dyshime se gjatė periudhės 2007-2009 rreth 6000 autobotė marshuan nga Ballshi nė Durrės dhe, megjithėse kishte informacione pėr kontrabandė, uniformat blu nuk kanė ndėrhyrė, duke lėnė qė kjo vepėr penale tė zhvillohej.

    Ndėrkohė, prokuroria ka evidentuar njė firmė tė tretė si e implikuar pėr kontrabandėn. Krahas “Fishekut” dhe “Euroil”, nga hetimet e njėsisė Task-Forcė nė Prokurorinė e Tiranės ėshtė zbuluar se firma “E.P” merrte naftėn virgin nga rafineritė e Ballshit dhe “shkruante” nė faturat doganore dhe tatimore se e dėrgonte nė shtetin e Malit tė Zi dhe tė Serbisė, kur nė fakt kėtė nėnprodukt e pėrziente me naftėn e importuar. Mashtrimi qė rėndon nė kurriz tė shtetit shqiptar dhe tė vetė qytetarėve ėshtė faktuar nga grupi hetimor i njėsisė sė pėrbashkėt hetimore, ndėrsa pėr tė ndėrmarrė veprimet qė shkojnė deri nė ndalimin ose arrestimin e kėtyre personave, akuza pohon se po pret kthimin e letėr-porosive nga kėto dy shtete.

    Grupi hetimor zbardhi edhe linjėn e kontrabandės sė naftės virgin nga firma e tretė e implikuar nė kėtė mega-aferė. Firma private “E.P”, e cila ka lidhje tė forta me kompaninė “Albpetrol”, e merrte nėnproduktin e naftės nė qytetin e Ballshit dhe deklaronte nė tatime e dogana se e dėrgonte naftėn virgin pėr eksport. Firma kishte si objekt “import–eksport, pėrpunim, transportim e tregtim tė naftės me shumicė e pakicė, si dhe pėrzierjen e trajtimin e kėtij nėnprodukti”. Duke u ndaluar tek objekti i firmės, vihet re se krahas import-eksportit tė naftės, firma mund tė pėrziejė edhe nėnprodukte tė naftės. Njėsia Task-Forcė nė Prokurorinė e Tiranės ka zbuluar edhe skemėn qė ka pėrdorur kjo firmė. Nė letra ‘shkruante’ se naftėn e dėrgonte nė shtetin e Malit tė Zi dhe tė Serbisė. Dėrgesėn e kėtij nėnprodukti e kryente me tren. Nė faturat doganore dhe tatimore firma “E.P” deklaronte se kryente mbushjen e vagonėve-cisternė me naftė virgin nė qytetin e Ballshit dhe mė pas e kalonte nė Fier, Lushnjė, Kavajė pėr tė pėrfunduar nė Durrės. Nė kėtė qytet nafta qėndronte disa ditė dhe firma shkruante se kėtė nėnprodukt e dėrgonte, po me tren, nė qytetin e Shkodrės dhe destinacioni ishte shkruar nė Malin e Zi dhe Serbi. Nė fakt, Prokuroria e Tiranės deklaron se vetėm njė e pesta e sasisė qė ka deklaruar kjo firmė ėshtė dėrguar pėr eksport, ndėrsa pjesa mė e madhe e kėsaj nafte ėshtė “pėrzierė” me naftėn e importuar, duke ua shitur shqiptarėve pėr “naftė tė mirė”.

    Nga hetimet e zhvilluara deri tani ėshtė bėrė e mundur tė provohet se gjatė periudhės 2007-2009, sasi tė konsiderueshme tė nėnproduktit tė naftės bruto tė pėrpunuar dhe tė njohur si virgin, janė tregtuar nė kundėrshtim me ligjin dhe nė dėm tė konsumatorėve, duke e paraqitur atė si benzinė tė pastėr pėr konsum. Ky aktivitet dyshohet se ėshtė realizuar nga subjekti privat “Euroil” sh.a., me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj, nė bashkėpunim me subjektin tjetėr privat “Fisheku” sh.a., me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku, ndėrsa e implikuar dyshohet se ėshtė edhe njė firmė e tretė.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    krimineli shkon nga shkon po nuk e le pa u kthyer tek vendi i krimit.

    ky eshte nje postulat i kriminalistikes.

    merua nuk rri dot pa gerdec.

    shkon nga shkon nga ed ruci e dergon... dhe nuk e le pa u kthyer ne ceshtjen gerdeci.

    dicka e terheq aty.

    e di merua cfare.

    merua.... ka gisht ne planin e ndezjes se malit me dinamit e predha ne gerdec.. ja kjo eshte..

    po do dali nje dite kjo..

    megjithse merua vetzbulohet sa her shkruan..

    i ka kerkuar shum sherbime ed rucua te mjerit mero kur u braktis nga berisha e ju desh te hyje nden hallatet e ed rucit..te gjeje ombrellė..

    patjater do i ket thene bosi selis roze... mero o zhapik.. qe te ta fal punen e matildes e te kristaqit.. duhet te bec mor m.ut aksione shum te rrezikshme..

    dhe merua...

    hmmm..


    thėnks rraptull qe na furnizon me shkrime interestorante..


    .

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •