Kompanitė e pushtetit, trafik nafte
Burri i Albana Vokshit ka qenė themelues i njėrės prej kompanive, ndėrsa mbesa e Berishės eksperte kontabėl e saj. Zbardhet skema se si masakrohej tregu i naftės nė Shqipėri
11 persona, mes tyre biznesmenė, janė arrestuar pas denoncimit tė ish- ministrit Dritan Prifti. Ky i fundit ngriti akuza pėr kontrabandė tė naftės vergine. Dritan Prifti akuzoi dhe nėndrejtorin e pėrgjithshėm tė policisė Agron Kuliēi, i cili duket se nuk do tė preket nga kjo fortunė.
Nė deklaratėn e prokurorisė sė Pėrgjithshme thuhet se nga hetimet e zhvilluara deri tani ėshtė bėrė e mundur tė provohet se gjatė periudhės 2007–2009, sasi tė konsiderueshme te nėnproduktit te naftės bruto tė pėrpunuar dhe tė njohur si “Vergine”, ėshtė tregtuar nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė nė kundėrshtim me ligjin dhe nė dėm tė konsumatorėve, duke e paraqitur atė si benzinė tė pastėr pėr konsum.
Ky aktivitet ėshtė realizuar nga ana e subjektit privat “Euroil” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj si dhe nė bashkėpunim me subjektin tjetėr privat “Fisheku” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Sasia e nėnproduktit tė naftės tė quajtur “vergine” ėshtė blerė nga shoqėria e pėrpunimit tė naftės “ARMO” sh.a dhe nė mėnyrė fiktive ėshtė pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtė shtetit. Por nė fakt ajo ėshtė shitur nė tregun e brendshėm nė kundėrshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar. Nė kėtė aktivitet janė pėrfshirė edhe punonjės tė caktuar tė administratės tatimore dhe doganore, tė cilėt me veprimet e tyre kanė ndihmuar nė fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit nė fjalė.
Pra e shpjeguar thjeshtė, nafta e papėrpunuar ose siē njihet ndryshe me emrin “virgine” faturohej sikur do tė shkonte nė Itali pėr eksport dhe pėrzihej nė njė depozitė nė Fier me naftė tė pastėr duke na u shitur pėr makinat tona. Kjo rrit nė mėnyrė kolosale fitimet tek biznesmenėt qė kanė bėrė kėtė krim, ndėrsa kanė shkatėrruar jo vetėm konkurrentėt e tyre, por dhe qytetarėt e zakonshėm shqiptarė.
Kush janė tė arrestuarit
Mbi bazėn e kėrkesės sė organit tė akuzės, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė ka vendosur caktimin e masės sė sigurimit “Arrest nė burg”, tė parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal pėr shtetasit e mėposhtėm:
1. Hajri Hajredin Elezaj
2. Ilias Isa Fisheku
3. Martin Ilias Fisheku
4. Bajram Isa Fisheku
5. Dashamir Veiz Kasaj
6. Edmond Kaso Ferraj
7. Flamur Rexhep Merkaj
8. Vladimir Kilo Koteci
9. Gani Llazar Prence
10. Reshat Hamza Aleksi
11. Kadri Rakip Hajredini
Arrestimi i personave tė mėsipėrm u bė nė bashkėpunim tė ngushtė me Drejtorinė e Policisė Qarku Tiranė, tė cilėt, sė bashku me Njėsinė e Pėrbashkėt Hetimore pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, po vijojnė ndėrkohė veprimet e mėtejshme hetimore edhe ndaj personave tė tjerė qė mund tė jenė pėrfshirė nė kėtė ēėshtje.
Drejtori i Doganave Flamur Gjymyshka mbrojti tė akuzuarit
Sapo shpėrtheu skandali i naftės vergine, denoncuar nga Dritan Prifti vjeshtėn e shkuar, Drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave Flamur Gjymyshka gjeti rastin nė njė takim pune tė hidhte poshtė akuzat duke deklaruar se nga hetimi nė dogana nuk rezulton tė ketė pas trafik me naftėn vergine. Gjymyshka tha se nuk ka asnjė provė qė tė vėrtetojė akuzat e ish-ministrit tė Ekonomisė, Dritan Prifti, bėrė ndaj zv.drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė Agron Kuliēaj pėr kontrabandėn e naftės vergine.
Kreu i Doganave e bėri kėtė deklaratė nė takimin ndėrkombėtar tė Task Forcės qė pėrfshin policitė dhe doganat e 13 vendeve tė Europės Juglindore. “Lidhur me disa tė dhėna qė kanė tė bėjnė me njė kontrabandė tė mundshme tė naftės vergine nė njė periudhė tė caktuar kohe po merret informacioni i duhur. Po bashkėpunohet dhe me strukturat e vendeve homologe, por ju siguroj se pėr periudhėn nė tė cilėn bėhet fjalė nė materialet e servirura nga njė deputet nuk ėshtė periudha qė pėrkon. Bėhet fjalė pėr njė periudhė tjetėr, ėshtė periudhė e mėparshme,” ka pohuar drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave.
Por e vėrteta e hetimeve zbuloi se ka qenė loja me doganat shqiptare ajo qė ka bėrė tė mundur trafikun e naftės vergine, e cila i ka sjell dėme tė pallogaritshme tregut dhe konsumatorit.
Lidhjet politike tė dy kompanive
Tė dy kompanitė kanė pėrdorur lidhjet politike pėr tu favorizuar dhe pėr tė arritur nė kėtė nivel tė trafikut tė naftės brenda vendit. Kompania e parė Euroil sh.a ėshtė themeluar nga Arian Tartari, burri i Albana Vokshit dhe Hajri Elezi, njė biznesmen qė njihej para 2005 si prodhues i ujit Lajthiza (FAKSIMILE 1).
Faksimile e dokumentit qė vėrteton se Arian Tartari dhe Hajri Elezi kanė qenė partnerė nė kompaninė Euroil sh.a
Me fitoren e PD ai u fut dhe nė tregun e naftės, kryesisht nė shitje- blerjen e naftės vergine nga ARMO, nė atė kohė pronė shtetėrore. Ėshtė interesant fakti se Tartari bashkėjetues me Vokshin, ka qėndruar pronar i kėsaj kompanie deri nė vitin 2007, ndėrkohė qė kunata e tij Mimoza Vokshi ka qenė nė atė kohė Presidente e Bordit tė ARMO, pra i bie qė t’i ketė shitur kunatit tė vet natėn vergine. Mė 2007 Tartari largohet pasi lidhet me kanadezėt e Stream Oil dhe ja shet aksionet njė qytetari nga Durrėsi.
Detaji i dytė qė afron kėtė kompani me pushtetin ėshtė studioja e ekspertes kontabėl qė ėshtė sėrish Shpresa Breēani, mbesa e kryeministrit Berisha emri i sė cilės shfaqet nė gjithė kompanitė e privilegjuara nga pushteti (FAKSIMILE 2).
Faksimile e ekspertizės sė bilancit, bėrė nga mbesa e kryeministrit
Nuk kemi ende ndonjė tė dhėnė mbi cilėsinė e auditit tė kėtyre kompanive, por siē veprohet rėndom, emra tė tillė pėrdoren si imunitet ndaj kontrolleve tatimore dhe gjobave qė tatimet vėnė mbi bizneset.
Fisheku ėshtė njė kompani e njohur me bazė nė Fier. Kanė qenė tė lidhur me tė majtėn nė Fier dhe kryesisht zyrtarė socialistė. Pas vitit 2005 janė afruar me njerėz tė Berishės, kryesisht botuesin e gazetės 55, Fahri Balliu, i cili ka shėrbyer shpesh si negociator pėr tė zbutur probleme tė tyre. Epėrsia e tyre nė treg ėshtė rritur ndjeshėm vitin e fundit kur ata kanė krijuar kompaninė e distribuimit Martini Petrol, e cila po zgjerohet ndjeshėm nė Tiranė. Faktet e fundi shpjegojnė dhe suksesin e lehtė tė kompanisė nė treg pėr shkak tė favorizimeve qė ka pasur.
Denoncimi i Dritan Priftit pėr kėto dy kompani ėshtė shoqėruar dhe me denoncimin pėr Agron Kuliēin, Nėndrejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė, pėr tė cilin nuk ka njoftim as qė ėshtė hetuar dhe as qė do tė ketė pasoja nga hetimi.
Website tema
( faksimilet do jua postoj ne darke per arsye teknike)
Krijoni Kontakt