Zbardhen pėrgjimet, si bėhej trafiku i naftės brenda vendit
Website Gazeta shqiptare
Prokuroria zbardhskemėn e skandalit me kontrabandėn e naftės virgine. Plot 17 mijė tonė naftė e papėrpunuar deklarohej si e eksportuar jashtė vendit, nė njė kohė qė ėshtė shpėrndarė nė tregun vendas, edhe pse ėshtė e ndaluar me ligj. Sipas prokurorisė, kompania “EUROIL” sh.a. me administrator biznesmenin e arrestuar Hajri Elezi, e blinte naftėn virgin pranė kompanisė ARMO dhe e shpėrndante nė Shqipėri. Dy anijet “Rita S” dhe “Calieta” qė gjoja e trasportonin drejt Greqisė apo Turqisė ankoroheshin nė Rad, nė portin e Vlorės, pėr disa ditė dhe dilnin nė det tė hapur, tė pangarkuara. Mė poshtė po botojmė tė plotė vendimin e gjykatėses Blerina Muēa, e cila caktoi masėn e sigurisė ‘arrest me burg’ nė mungesė pėr biznesmenin Elezaj. Nė kėtė vendim hidhet dritė mbi megaskandalin me tonelatat e naftės virgin qė shqiptarėt e kanė blerė duke e paguar si benzinė….
Vendimi i plotė
Nė datėn 13.10.2010 prokuroria e rrethit gjyqėsor Tiranė ka regjistruar procedimin penale nr.4155 nė ngarkim tė shtetasit Hajri Elezi, i dyshuar pėr veprat penale tė “mashtrimit”, “falsifikimit tė dokumenteve” dhe “pastrimit tė produkteve tė naftės”.
Ky procedim ėshtė regjistruar kryesisht nga organi i prokurorisė mbi bazėn e tė dhėnave tė publikuara nė median e shkruar dhe vizive dhe veprimeve verefikuese tė kryera nga organi i akuzės, sikurse ėshtė pyetja e shtetasit Dritan Prifti, ish-ministėr i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės.
Dritan Prifti ka deklaruar se nėnprodukti i naftės me emrin “virgin nafta” pėr periudhėn 2007-2009 ėshtė pasqyruar nė dokumentacion si e eksportuar jashtė vendit, por nė fakt ajo ėshtė shitur ne tregun e brendshėm, edhe pse njė gjė e tillė ėshtė e ndaluar me ligj tė posaēėm. Brenda vendit ajo ėshtė pėrdorur nė mėnyrė tė jashtėligjshme, si njė lėndė pėrzierese e benzinės. Nė kuadėr tė hetimit tė faktit tė mėsipėrm janė kqyrur dhe marrė me cilėsinė e provės materiale dokumentacioni qė pasqyron blerjen, prodhimin dhe shitjen e naftės bruto dhe nėnproduktit tė saj “virgin” pranė shoqėrisė “Armo” sh.a., shoqėri, e cila ėshtė proivatizuar nė vitin 2008. Gjithashtu ėshtė administruar nė dosje nga organi i procedimit penal gjithė dokumentacioni i ndodhur pranė shoqėrive nga tė cilat shoqėria “Armo” sh.a. ka blerė naftėn bruto, si dhe dokumentacioni ndodhur pranė organeve tatimore, doganore dhe atyre portuale, qė kanė tė bėjnė me shitblerjen, ngarkimin dhe eksportimin e naftės “virgine” pėr vitet 2007, 2008, 2009.
Sipas parashikimeve tė legjislacionit nė fuqi dhe kontratės sė lidhur midis shoqėrisė “Armo” sh.a, dhe shoqėrisė “Euroil” me objekt shitblerjen e naftės “virgine” rezulton se ky nėnprodukt (virgine nafta) nuk ėshtė produkt i gatshėm pėr tregtim.
Ai ėshtė nėnprodukt qė del nga rafinimi i naftės bruto, pas njė procesi dytėsor pėr pastrimin e saj nga squfuri. Ky nėnprodukt shėrben si lėndė e parė pėr prodhimin e benzinės dhe ka si destinacion tė vetėm ekspertimin jashtė vendit (fakte tė pohuara nė shkresėn nr.93 47 prot, datė 22.11.2010 tė METE dhe shkresėn nr.3874/1 prot datė 25.11 .2010 tė IQT). Nga studimi i faturave tė shitblerjes sė nėnpdoruktit tė naftės “virgin” marrė pranė “Armo” sha rezulton se sasia e pasqyruar nė kėto fatura nuk pėrputhet me sasinė e deklaruar pėr eksporte.
Pranė shoqėrisė “Armo” sha, janė administruar nė dosje faturat tatimore tė shitjes sė naftės “Virgin”. Nga kqyrja e kėtyre faturave, qė i pėrkasin fundvitit 2009 (fatura e fundit mban datėn 31.12.2009) rezulton se shoqėria “Armo’ sh.a. i ka shitur shoqėrisė “Euroil” sha njė sasi tė konsiderueshme tė nėnproduktit “virgin”, qė arrin nė 16685.31 ton.
Nga materialet e vėna nė dispozicion nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, konfirmohet fakti se ekzistojnė 24 praktika doganore, qė kanė tė bėjnė me eksportin e nėnproduktit “virgin naftė” pėr periudhėn janar 2007 – janar 2010, ndėrsa pėr vitin 2009 janė kryer vetėm tre praktika tė tilla gjatė muajve janar – shkurt 2009.
1.EXP. R 649 datė 19.01.2009, e DD Vlorė me sasi 2676 ton,
2.EXP. R 1597 datė 10.02.2009, e DD Vlorė me sasi 2625 ton
3.EXP. R 23 61 datė 28.02.2009, e DD Vlorė me sasi 14583.679 ton.
Po kėshtu DPD nėpėrmjet shkresės me nr.18015/1 datė 28.12.2010 konfirmon faktin se pėr vitin 2010 nuk ka asnjė eksport tė nėnproduktit “virgin nafte”.
Nga hetimi ka rezultuar se dokumentacioni qė u pėrket dy praktikave doganore, ajo e datės 10.02.2009 me sasi 2625.9 ton dhe e datės 28.02.2009 sasi 14583.679 ton nuk pasqyron realitetin mbi destinacionin e kėsaj sasie nafte “virgin”. Nga tė dhėnat e kėtyre dy praktikave pranė Degės sė Doganės Vlorė, rezulton se sasi e mėsipėrme nė kundėrshtim me sa pasqyrohet nė dekleratat e eksportit, nuk ėshtė ngarkuar nė anijet “Rita S” dhe “Calieta” dhe nuk kanė kaluar nga Porti i Vlorės. Anija e fundit qė ka eksportuar naftė “virgin” nga ky port i pėrket muajit janar 2009 dhe i referohet dekleratės doganore EXP R 649 datė 19.01.2009.
Faktet e mėsipėrme provohen dhe nga kqyrja e regjistrave ditareve tė hyrje-daljeve tė anijeve pranė kapitenerisė, sė Portit Detar Vlorė, nga ku rezulton se veē tė tjerash se anija “Rita S” ka mbėrritur nė portin e Vlorės mė datė 06.06.2009 ora 06.00 dhe ka qėndruar nė Rad, nga ku ėshtė larguar nė datėn 11.02.2009 duke mos u ankoruar nė Kalatėn e Portit Detar Vlorė pėr veprime tregtare dhe ėshtė larguar nė det tė hapur pa u ngarkuar. Po kėshtu pėr tė njėjtėn anije konfirmohet qė tė jetė mbėrritur nė Portin Detar Vlorė gjatė muajve janar, shkurt, mars, etj. Pėr kėtė anije nga kqyrja e dokumentacionit tė praktikės doganore rezulton sikur ajo tė jetė ngarkuar me “virgine nafte” nėpėrmjet terminalit tė “Armo” sh.a. qė gjendet nė Portin e Vlorės.
Kjo e dhėnė rezulton e rreme, pasi nga tėrėsia e dokumentacionit tė njėsisė sė “Armo” sh.a. nė fshatin Nartė, Vlorė, FIETEK provohet qė ky pontil ka funksionuar pėr kėtė proces deri nė muajin shtator 2008. Ky fakt ėshtė pohuar dhe nga ish-drejtori i FIETEK Vlorė, z.Genci Koka. Nga sa mė sipėr rezulton e provuar se sasia prej rreth 17 mijė ton “virgin naftė” jo vetėm qė ėshtė deklaruar nė mėnyrė fiktive si e eksportuar jashtė vendit, por nuk ka qenė blerė as nga shoqėria “Euroil” sh.a. deri nė datėn e deklaruar si sasi e eksportuar. Nga dokumentacioni i shoqėrisė “Armo” sha dhe “Euroil” sha, tėrhequr nga drejtoria Rajonale e Tatimeve, rezulton qė blerjet e kėsaj tė fundit nga ARMO deri nė datėn 29.02.2009 arrijnė nė sasinė 2821.09 ton dhe gjendja fizike e naftės “Virgin” nė depot e “Euroil” sh.a. nė datėn 31.12.2008, sipas deklarimeve tė kėsaj shoqėrie nė tatime, ėshtė 3681.2 ton. Pėr rrjedhojė, dokumentacioni qė i pėrket dy praktikave tė mėsipėrme doganore tė datave 10 dhe 28 shkurt 2009 ėshtė dokumentacion fallco, pasi pasqyron sasinė rreth 17 mijė ton nafte “Virgin” si sasi e eksportuar jashtė vendit, nė njė kohė kur kjo ngakresė nuk provohet tė ketė kaluar si ngarkesė nėpėrmjet Portit Detar Vlorė.
Krijimi i dy praktikave tė mėsipėrme doganore, ka shėrbyer si mjet me tė cilin shoqėria “Euroil” sh.a. dhe pėrfaqėsuesi i saj ligjor Hajri Elezi, kanė pėrfituar rimbursim tė paligjshėm tė TVSH-sė.
Sasitė e munguara, tė raportuara si shitje totale deri nė datėn 28.02.2009, janė raportuar blerje nga shoqėria “Euroil” sh.a. nga data 01.04.2009 deri nė datėn 31.12.2009, nė njė sasi totale prej 13744.67 ton. Pra, kjo shoqėri rezulton tė ketė raportuar shitje pėr eksport deri nė datėn 28.02.2009, njė sasi tė konsiderueshme, tė cilėn nuk rezulton e pasqyruar nė dokumentacion si e blerė dhe ka raportuar blerje nga data 06.04.2009 deri nė 31.12.2009.
Nga sa mė sipėr, arrihet nė pėrfundim tė bazuar nė prova se sasia e naftės “Virgin”, e cila realisht nuk rezulton e eksportuar, tė jetė transportuar me autobotė nė depozitat pronė e shoqėrisė “Euroil” sh.a. dhe “Fisheku” sh.a., me qėllim shitjen e saj nė tregun e brendshėm si karburant. Nė arritjen e njė pėrfundimi tė tillė, ēojnė kryesisht tė dhėnat e dokumentacionit qė ndodhet pranė Degės sė Doganės Vlorė dhe pranė Kapitenerisė sė Portit Detar Vlorė. Transporti i nėnproduktit “Virgin Nafte”, rezulton tė jetė realizuar nėpėrmjet mjeteve tė shoqėrisė “Fisheku” sh.a. dhe “Martini” sh.pk., me drejtues shtetasit Flamur Merkaj, Genci Prenēe, Fadil Abdurrahmani, Kadri Hajredini, Vladimir Koteci, Reshat Aleksi, Gazmend Serjanaj etj. Kėta drejtues kanė deklaruar pėrpara organit tė procedimit penal, se janė kontraktuar nga shtetasi Bledar Rama, i cili ka vepruar pėr llogari tė shoqėrisė “Euroil” sh.a. Deklarimet e kėtyre drejtuesve se e kanė transportuar “Virgin Nafte” gjatė vitit 2009 nga KPTHN Ballsh pėr nė Portin Detar Vlorė, ka rezultuar i pavėrtetė, pasi nga tėrėsia e dokumentacionit tė Degės sė Doganės Vlorė, nuk rezulton asnjė e dhėnė qė tė konfirmojė kėto deklarime.
Me qėllim verifikimin e faktit nė se eksportet e naftės “Virgin” kanė mbėrritur nė destinacionet pėrkatėse, nga organi i procedimit penal rezulton tė jenė nisur letėrporositė drejt shteteve respektive. Nė kuadėr tė hetimit administrativ tė iniciuar nga Drejtoria e Hetimit pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, rezulton sa mė poshtė:
Nėpėrmjet shkresės nr.14754/2 prot.datė 25.10.2010 tė DPD, si dhe nga dokumentacioni qė ndodhet pranė Degės sė Doganės Vlorė, ka rezultuar tė jenė kryer vetėm 24 praktika doganore qė kanė tė bėjnė me “Virgin Nafte” pėr periudhėn janar 2007-janar 2010. Nėpėrmjet shkresės me nr.16549/4 datė 24.12.2010 tė Drejtorisė sė Hetimit pranė DPD, bėhet me dije se nga pėrgjigja e autoriteteve doganore tė Turqisė dhe Greqisė, rezulton tė ketė diferenca tė sasisė sė deklaruar pėr eksport nė Shqipėri me sasinė e deklaruar pėr tranzit nė Greqi, si dhe me sasinė e deklaruar nė Turqi.
Nga sa mė sipėr, krijohet bindja e bazuar nė prova se shtetasi Hajri Elezaj, nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit ligjor tė shoqėrisė “Euroil” sh.a. me NIPT K 52302801C, me objekt veprimtarinė “Tregtim tė tė karburanteve me shumicė”, nėpėrmjet veprimeve tė mėsipėrcituara, ka relizuar rimbursimin e TVSH-sė nė mėnyrė tė kundraligjshme. Veprimet e tij konsistojnė nė falsifikimin e dokumentave, duke pasqyruar nė mėnyrė fiktive njė sasi tė konsiderueshme “Virgin Nafte” si tė eksportuar, duke e shitur mė pas nė tregun e brendshėm.
Mbi shtetasin Hajri Elezaj, rėndojnė dyshime tė arsyeshme tė bazuara nė prova, qė tė ketė konsumuar elementėt e veprave penale tė “Mashtrimit”, nė bashkėpunim me shtetasit Bledar Rama, Iljaz Fisheku, Martin Fisheku, punonjės tė doganės dhe me persona tė tjerė. Gjithashtu, mbi kėtė shtetas rėndojnė dyshime tė bazuara nė prova se ka konsumuar edhe elementėt e veprave penale tė “Falsifikimit tė dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Pastrimit tė produkteve tė naftės”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Kėto vepra penale kanė sjellė pasoja tė rėnda nė dėm tė Shtetit dhe tė qytetarėve, tė cilėve u ėshtė shitur karburant i njė cilėsie tė ulėt nė raport me ēmimin me tė cilin ėshtė tregtuar.
Mbėshtetur nė tėrėsinė e akteve tė fashikullit hetimor, gjykata arrin nė pėrfundimin se ekzistojnė kushtet e parashikuara nga nenet 228 e vijues tė Kodit tė Procedurės Penale qė ndaj shtetasit Hajri Elezaj, tė caktohet njė masė sigurimi personal, pasi mbi tė rėndojnė dyshime tė arsyeshme tė bazuara nė prova pėr konsumimin e veprave penale tė sipėrcituara. Pėr shkak tė rrethanave tė ēėshtjes, personalitetit tė kėtij shtetasi, i cili mund tė kryejė krime tė tjera, tė tė njėjtit lloj, si dhe pėr shkak tė rrezikut tė largimit pėr t’iu shmangur hetimit, nisur nga rrezikshmėria e lartė e veprave penale pėr tė cilėn dyshohet se e ka kryer, pasojat e rėnda tė ardhura nga veprat penale nė dėm tė buxhetit tė Shtetit dhe tė qytetarėve, gjykata e gjen tė bazuar kėrkesėn e prokurorisė pėr caktimin si masė sigurimi persona ndaj kėtij shtetasi atė tė “arrestit me burg”. I dyshuari me veprimet e veta kriminale, rezulton tė ketė cenuar marrėdhėniet juridike tė vendosura pėr tė mbrojtur veprimtarinė e rregullt tė organeve shtetėrore si dhe marrėdhėniet juridike tė vendosura pėr tė siguruar prodhimin dhe pėrdorimin e rregullt tė dokumentave zyrtare tė mbrojtura nga legjislacioni penal.
Krijoni Kontakt