Close
Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 181
  1. #51
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Raca humane eshte nje dhe e vetme, homo sapiens sapiens, cdo tentative per ta klasifikuar hierarkisht eshte ideologji etnocentrike.
    Cdo individ eshte bir i kultures ku rritet, dhe kultura eshte dicka qe perftohet, nuk eshte e fiksuar nje here e pergjithmone ne kodin tone gjenetik. Kultura, e vetme demostron qe nuk ekzistojne korenspondenca ndermjet formave te ndryshme te kafkes dhe aftesive mendore.
    Besoj qe eshte normale qe nese sjellim nje individ qe i perket nje tribuje te pyllit tropikal dhe te bjere ne kontakt me kulturen perendimore, per te cilen ai nuk mund te jete i pregatitur, do te na dukej budalla dhe inferior.
    Le ta provojme pra te bejme te kunderten, te cojme nje europian brenda nje ambjenti te panjohur dhe qe i perket nje kulture te ndryshme, bile le ta komplikojme akoma me teper, le te jete europian me doze te larte kulture europiane, rezultati do te jete i njejte katastrofik, europiani do te demostrohej njesoj budalla dhe i paadoptueshem me kulturen vendase dhe menyren e tyre te jeteses.

    Kemi nje race njerezore, kemi dhe individe, secili eshte i ndryshem nga tjetri...ose meqe qenkemi kaq superiore, le te me shpjegoje mua ndonjeri pse ka kaq shume idiote shqiptare, te gjithe popujt kane idiote ne fakt.

    tjeter

    te me shpjegoje pse jemi dhe kombi me i prapambetur dhe i ngordhur i europes, sot.

    une e di pergjigjen, jemi kulturalisht shume prapa, per 1 milion arsye, historike, politike, fetare, kemi qene gjithmone nen pushtim etc dhe jo per fajin tone, s'ka te beje raca.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 17-09-2011 më 12:57

  2. #52
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga brandon* Lexo Postimin
    ....
    Kemi nje race njerezore, kemi dhe individe, secili eshte i ndryshem nga tjetri...ose meqe qenkemi kaq superiore, le te me shpjegoje mua ndonjeri pse ka kaq shume idiote shqiptare
    Asnje shpjegim nuk nuk i sherben kategorise se cekur, aq me shume qe citimi presupozon te jene ne shumice. Sigurisht, cdo njeri e di se ai vete i takon pa ekuivok kategorise se inteligjenteve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 17-09-2011 më 13:01

  3. #53
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    nuk presupozova te jene me shumice, si % idiotesh duhet ta kemi njesoj me kombet e tjera europiane.
    ajo qe dua te them une eshte, se megjithse ne jemi shteti me i prapambetur i europes sot ne shume pikpamje, nuk do te thote se ne jemi inferiore racialisht me europianet e tjere.
    ka shume arsye pse jemi te prapambetur, te cilat ti i di me mire se une.

    jam une i pari qe kam kundershtuar gjithmone nazit italiane me lekure te zeshket qe bertasin italia agli italiani, albanesi e terroni fuori dai coglioni...dhe ata flasin per superioritet kafkor e budallalleqe te ketij lloi.

  4. #54
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Hitleri justifikonte superioritetin racial ne baze te superioritetit ekonomik, ushtarak dhe kulturor( degjonte dhe shume muzike klasike ky).

    Tani. me thote ndonjeri mua me cfar do e justifikojme ne shqiptaret superioritetin kafkor?!

    Une e di, si individe ne jemi te forte, kudo ku shkojme ne perendim perparojme shume shpejt, gjejme ambjentin e pershtatshem, sa per aftesi shtetformuese te na rroje superioriteti kafkor i kafkes se berishes dhe rames
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 17-09-2011 më 14:13

  5. #55
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    ah se harrova dhe superioriteti jone kafkor qe kemi toleruar keta te dy

  6. #56
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Megjithatë, pasi ju lash të "shfryhenit"(Poetik & co) ju as e keni idenë që Virchow, është faktikisht promontori kryesor i idesë që nuk ka rracë. Por kur nuk lexoni nuk është faji im. Boazi që më ra goja duke ju thënë ka qënë student i tij. Un sinqerisht nuk e kuptoj kush ju a jep diplomat meqë na mbaheni me të madhe sepse as alfën e studimit nuk dini, i lexoni gjërat sipas qejfit tuaj, ose sipas agjendës që keni, duke mënjanuar narrativin e gjërë. Teoritë e Virchow nuk janë aspak rraciste, përkundrasi ai del kundër idesë së patjes së disa rracave të ndryshme dhe kundër vetë superioritetit të rracës Europiane, cka e vendos këtë miniobservim/studim për shqiptarët në një dritë akoma më interesante! Teoritë e tij të quajtura antisemite(dhe kështu u quajtën të gjithë që u morën me këtë subjekt në ato vite pamvarësisht përfundimeve) u përdorën më shumë nga vetë semitët, pasi si popull i përzier, teoria e grupeve, migracioneve, ndryshimeve etj që u përhapën nga vetë Boazi me dy qëllime të kundërta ishin shumë intriguese. Studimet e strategjive evolucionare të grupit shtyjnë në dy drejtime në trendin global, në vecimin e elitës me praktika eugjentike, por kësaj here si elitë botërore, dhe në prishjen e strukturave më poshtë, ku patjetër shprehje si "merre tjetrin më të mirë se vetja" jo vetëm që nuk kanë kuptim, por as nuk duhet të ekzistojnë. Eugjenika si praktikë dhe rracizmi mbi idetë e ekzistencës së shumë rracave duhen vecuar që të kuptohet se ku po rrihet realisht me këto shkrime. Këto teori kanë dy anë, janë ta themi me terma mitologjike dhe politike si Janusi.
    Populli thotë: çi do gjurmët kur ke ujkun?! Këtu po diskutohet rreth superioritetit racor të shqiptarëve përkundrejt popujve europianë dhe jo për Virchow-n në tërësi apo veçanti. Nuk kanë rëndësi nëse anojnë apo jo nga antisemitizmi prirjet e tija studimore - vlen më tepër rasti në fjalë, të cilin mund ta gjykosh lehtësisht me sy të lirë që nga titulli rreth përkatësisë së tij eugjenike. Veç në mos qoftë ndonjë përçapje pseudogazetareske shqipfolëse, siç ndodh rëndomt. Ose, kafkat e Virchowt i kanë përkitur neandertalit, që karakterizohej nga një forcë e madhe fizike me inteligjencë gomari. Kjo e fundit i afrohet dhe më tepër realitetit: një tru i madh në përmasa fizike, nuk do të thotë inteligjencë më të madhe, ku rasti vlen dhe brënda vetë homo sapiens. Janë faktorë të tjerë që ndikojnë tek inteligjenca njerëzore, nga ku përjashtohet roli i madhësisë.

    Ndërsa, përsa i takon argumentit shkencor të UNESCO-s: lista e shkencëtarëve që hartuan tekstin ''The Race Question'':

    Professor Ernest Beaglehole (New Zealand);
    Professor Juan Comas (Mexico);
    Professor L. A. Costa Pinto (Brazil);
    Professor Franklin Frazier (United States of America);
    Professor Morris Ginsberg (United Kingdom);
    Dr Humayun Kabir (India);
    Professor Claude Levi-Strauss (France);
    Professor Ashley Montagu (United States of America)

    Sigurisht, që këta zotërinj nuk ishin në dijeni se puna e tyre që tashmë shkencërisht merret si e mirëqënë, do hidhej poshtë nga profesorë të asocuar që kanë mbrojtur doktoraturën për çështje të motit. Ironia qëndron në faktin se shkenca e lëvruar nga XIX-ët në kontekstin e racava njerëzore, ishte e anuar kokë e këmbë nga ideologjia. Pra, siç e kam cekur për dhjetra herë, dhe siç u tha nga bashkëbiseduesit e tjerë, nuk ka racë njerëzore përpos llojit homo sapiens, ndaj e hidhur ose jo, shqiptarët gjenetikisht i përkasin këtij grupi të madh. Në këtë pikë lind dhe kontradikta rreth pavërtetësisë së këtyre metodave të dalura mode.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 17-09-2011 më 16:20
    relata refero

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    po si i behet qe ta marr vesh une psh ca lloj kafke kam se jam kurioz

  8. #58
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    po si i behet qe ta marr vesh une psh ca lloj kafke kam se jam kurioz
    si pasardhes i majmunit me intereson cfare ke brenda kafkes.

    homo arabic se kisha ndigju naiher

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga wittstar Lexo Postimin
    Propagandimi i ketyre plehrave nga perversitetet gjermane ne fushen e shkences perben propagande naziste,e denueshme ne baze te ligjeve nderkombetare!!!
    Shqiptaret nuk jane as me te zgjuar e as me budallenj se kombet e tjera.
    Ne te kaluaren plehra te tilla si kjo corbe ketu me lart, kane cuar ne djegjen e miliona njerrezve.
    Jo "arianet" ketu,e "simbolet e indianeve "atje,"populli dhe hapesira","kafkat dhe intelekti",keto jane belbezitje te rrezikshme qe i perkasin koshit te plehrave.
    I thoni ndal ideologjise naziste e fashiste ne internet e kudo!!!
    Po te me degjoni mua merruni me gjera te mencura e jo me keto idera fikse qe i perkasin se kaluares.
    1,000,000 % OK!

  10. #60
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Ndërsa, përsa i takon argumentit shkencor të UNESCO-s: lista e shkencëtarëve që hartuan tekstin ''The Race Question'':

    Professor Ernest Beaglehole (New Zealand);
    Professor Juan Comas (Mexico);
    Professor L. A. Costa Pinto (Brazil);
    Professor Franklin Frazier (United States of America);
    Professor Morris Ginsberg (United Kingdom);
    Dr Humayun Kabir (India);
    Professor Claude Levi-Strauss (France);
    Professor Ashley Montagu (United States of America)

    Sigurisht, që këta zotërinj nuk ishin në dijeni se puna e tyre që tashmë shkencërisht merret si e mirëqënë, do hidhej poshtë nga profesorë të asocuar që kanë mbrojtur doktoraturën për çështje të motit. Ironia qëndron në faktin se shkenca e lëvruar nga XIX-ët në kontekstin e racava njerëzore, ishte e anuar kokë e këmbë nga ideologjia. Pra, siç e kam cekur për dhjetra herë, dhe siç u tha nga bashkëbiseduesit e tjerë, nuk ka racë njerëzore përpos llojit homo sapiens, ndaj e hidhur ose jo, shqiptarët gjenetikisht i përkasin këtij grupi të madh. Në këtë pikë lind dhe kontradikta rreth pavërtetësisë së këtyre metodave të dalura mode.
    Tani e bën me qëllim shmangien, apo ....?
    Nuk jam partizane e supremacisë dhe propagandës së një rrace dhe uljes së një tjetre, por ku qëndron shkelja e të drejtave të njeriut në trajtimin e përkatësisë rracore ?!

    E stërthashë, e stërcitova se antropologjia ka si pjesë trajtimi të veçantë edhe afiliacionin rracor dhe, e përdor akoma si term studimor edhe në kohët e sotme, edhe nga lexues modern si ne këtu (meqë diku kishe cituar se i përket brezit të ri që nuk ka qenë brumosur nga ideologjitë, dhe rrjedhimisht do i përkasësh brezit tim modern). Dhe kjo pjesa e përkatësisë rracore luan një rol shumë të rëndësishëm edhe në fusha të tjera me degët e saj të forensic anthropology, rol të paçmueshëm do thoja. Antropologjia nuk merret me metoda rracore të tipit homo sapiens apo neandertal, por nga anatomia njerëzore me të cilet ata janë shumë të familjarizuar dhe ekspertë, përcaktojnë edhe kur shohin një skelet njerëzor se çfarë përkatësie rracore ka.

    Pra, nga disa detaje anatomike që janë karakteristike për rraca të ndryshme të homos sapiensit, sugjerojnë edhe llojin e racës së individit.
    P.sh. antropologët shprehen se individët e bardhë, ose siç e quajnë akoma rraca e bardhë, kanë fytyrë të ngushtë me hundën lart dhe mjekër të dalë (kryesisht)
    Ata negroidë, hundë të gjërë e të hapur dhe kanale nën hundë etj etj...

    Por nga ekzaminimi i skeleteve njerëzore, kanë arritur në përfundimin se tipare më të qëndrueshme rreth përkatësisë rracore, paraqesin të bardhët, mbase ngaqë janë treguar më fanatik ndaj ruajtjes së mos përzirejes së rracës së tyre me rraca të tjera.
    Pra kur një antropolog , ka para tij një skelet njerëzor, dhe përcakton se ky person i përket rracës negroide, ku ka diskriminim dhe trajtim kafshe këtu?

    Tani ma argumento, meqë e more përsipër këtë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ngaqë termi rracë paraqet diçka diskriminuese aq sa ta barazosh me trajtimin e kafshës, se ku kemi shkelje të drejtave të humanëve nga antropologjia dhe metodave saj studimore ? Ku e sheh ideologjinë këtu ?

    E theksoj, mos m'u kap sërish tek superioriteti i shqiptarëve, por tek kjo që të parashtrova më lart, dhe se ku del mode kjo mënyrë studimi antropologjie mbi rracat.

    P.S : Nuk jam Docente për parashikim moti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 17-09-2011 më 17:12

Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •