jemi apo sjemi superior kjo eshte e diskutueshme thjeshte ketu po thuhet se dikush e ka menduar keshtu dhe ne kete raste nuk perjashtohet mundesia e gabimit te ketij personi. edhe sikur ai te kete te drejte kjo nuk do te thote se ne baz te kesaj neve tashme duhet te ishim populli me i zhvilluar e me i perparuar ne bote apo te pakten ne rajon. kjo nga fakti se nuk mund te llogjikosh ne menyre te tille. nje menyre e tille llogjikimi eshte e gauar pasi zhvillimi i nje populli dhe shteti nuk varet vetem nga superioriteti qe mund ti kete dhene natyra por ka dhe shume faktore te tjere ndoshta nje numer i pafund faktoresh te cilet une do ti permblidhja vetem me nje fjale gjeopolitika. me gjeopolitk nenkuptohen te gjitha rrathanat politike, gjeografike, ekonomike, sociale dhe kuturore ne te cilat mund te ndodhet nje popull apo shtet. nese situata gjeopolitike eshte krejtesisht e disfavorshme nje popull te jete edhe me krahe perseri ai nuk do ta arrinte dote ate zhvillim qe potencialisht mund te arrije. pra rrethanat nuk na kane lejuar qe te shrehim te gjithe potencialin tone ne rrugen drejt zhvillimit dhe qyteterimit. ne keto rrethana mund te perfshijme luftra, pushtime, shtypje nga popuj te tjere te cilat cojne nje popull ne varferi dhe ne injoranc te plote. dhe te themi te drejten rrethana te tilla kemi pasur sa te duash ne historine tone dhe per nje kohe shume te gjate. kjo eshte nje nga arsyet perse nuk e kemi shprehur superioritetin e supozuar te popullit tone ose edhe thjesht aftesit normale qe kemi si cdo popull tjeter per zhvillim.
gjithsesi po ta shikojme ne nje kendveshtrim tjeter ka nga ata qe perseri edhe ne keto kushte nxjerin ate te ashtuquajturin superioritet tonin. ne kete raste justifikohet me faktin se ne cdo perandori qe ka kaluar ne trojet tona qe nga ajo romake deri te e fundit ajo otomane ka pasur nje numer te larte shqiptaresh qe kane udhehequr keto perandori qe nga mbreter gjeneral ushtare(jane cilesuar me te miret) dhe ne pergjthesi te dalluar per aftesi te larta te shtet formimit. raste te tjera jane dhe ne shtetformimin e shume shteteve perreth psh turqia moderne, greqia moderne, egjypti modern(ka udhehequr dinasti shqiptare deri ne 1956) libia moderne( ka pasur mbret shqiptare) ne rumani gjitahshtu ka pasur nje numer te konsiderueshme figurash shteterore me origjin shqiptare, ne itali arbereshet jane njohur si luftatar te medhenj qe luftuan me garibaldin per bashkimin e italis dhe gjithashtu kryministri i pare i tialis se bashkuar ka qene francesko krispi(arberesh). pa permendur ketu dhe shume figura te shquara me origjin shqiptare qe kane dhene kontribute te medha dhe ne fusha te tjera te artit kultures etj.
a jane keto ide dhe studime per tu mare seriozisht apo jo kjo nuk i dihet por gjithsesi sikur te diskutonim duke i len hapsire te gjithe mendimeve dhe ideve pa i kundershtuar ato apriori do te ishte gjeja me e mire. e mira do te ishte qe cdo ide pro apo kunder te lidhej gjithmone me argumente sa me objektive dhe mundesisht sa me shkencore.
Krijoni Kontakt