
Postuar më parë nga
Hyllien
Megjithatë, pasi ju lash të "shfryhenit"(Poetik & co) ju as e keni idenë që Virchow, është faktikisht promontori kryesor i idesë që nuk ka rracë. Por kur nuk lexoni nuk është faji im. Boazi që më ra goja duke ju thënë ka qënë student i tij. Un sinqerisht nuk e kuptoj kush ju a jep diplomat meqë na mbaheni me të madhe sepse as alfën e studimit nuk dini, i lexoni gjërat sipas qejfit tuaj, ose sipas agjendës që keni, duke mënjanuar narrativin e gjërë. Teoritë e Virchow nuk janë aspak rraciste, përkundrasi ai del kundër idesë së patjes së disa rracave të ndryshme dhe kundër vetë superioritetit të rracës Europiane, cka e vendos këtë miniobservim/studim për shqiptarët në një dritë akoma më interesante! Teoritë e tij të quajtura antisemite(dhe kështu u quajtën të gjithë që u morën me këtë subjekt në ato vite pamvarësisht përfundimeve) u përdorën më shumë nga vetë semitët, pasi si popull i përzier, teoria e grupeve, migracioneve, ndryshimeve etj që u përhapën nga vetë Boazi me dy qëllime të kundërta ishin shumë intriguese. Studimet e strategjive evolucionare të grupit shtyjnë në dy drejtime në trendin global, në vecimin e elitës me praktika eugjentike, por kësaj here si elitë botërore, dhe në prishjen e strukturave më poshtë, ku patjetër shprehje si "merre tjetrin më të mirë se vetja" jo vetëm që nuk kanë kuptim, por as nuk duhet të ekzistojnë. Eugjenika si praktikë dhe rracizmi mbi idetë e ekzistencës së shumë rracave duhen vecuar që të kuptohet se ku po rrihet realisht me këto shkrime. Këto teori kanë dy anë, janë ta themi me terma mitologjike dhe politike si Janusi.
Krijoni Kontakt