Close
Faqja 9 prej 30 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 298
  1. #81
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Japonia është pranë katastrofës bërthamore.

    Një shpërthim i madh ka bllokuar centralin bërthamor të Fukashimës pas tërmetit shkatërrues të së premtes. Një re e madhe tymi është parë të dali nga centrali i Fukashimës dhe disa punëtore janë lënduar. Zyrtarët japonez i druhen shkrirjes së njërit prej reaktorëve dhe material radioaktiv është vënë re jashtë tij.

    http://www.bbc.co.uk/news/world-asia-pacific-12720219
    relata refero

  2. #82
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    japonia e mori te tatpjetmen
    Sma merr mendja sepse keta jane aq te menqur sa te kalojne cdo fatkeqesi natyrore , e kan kalu edhe WWII e le kete.
    Citim Postuar më parë nga berti60 Lexo Postimin
    dikunid lexova se japonia eshte vend i cili radhitet i pari per nga ateizmi i tij, ndoshta kjo eshte nje lloj denimi nga zoti per ata.
    kjo qe ndodh Zot na ruaj,ndoshta eshte ndonje prove nukleare amerikane nendetare, sepse kto amerikant e kane si zakon ti bejne provat ne japoni, valle a kishte ne moment ndonje nendetse amrikane aty ne afersi ,sepse amerikant i kane nendetset afer korese dhe rusise,nuk e di.
    Or medet , ju sinqerishte sjeni ne toke te bukes.

    Pse o njeri akuzon zotin se beri diqka kaq te tmerrshme ....a sduhet zoti te jete " e mira" "dashuria " e jo urrejtja , shkaterrimi

    Ngushellime popullit japonez dhe shpresojme qe numri i viktimave te jete ne minimum .

  3. #83
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://panorama.com.al/wp-content/up...mi-300x214.jpg

    Alarm, Cunami në të gjithë brezin e Paqësorit
    Bota&Rajonie Shtunë, Mars 12th, 2011
    Rreth 12 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë, vala ka mbërritur në brigjet kaliforniane dhe Havai. Cunami goditi Havain, ndërkohë që me ndryshimin e orës atje ishte natë. CNN-i transmetoi pamje televizive që tregonin rrugët e mbushura me ujë. Edhe pse më e keqja ka kaluar, duke pasur vetëm dëmtime materiale në port, alarmi në Havai është ende në fuqi. Paralajmërimi për cunami u hoq nga disa prej zonave të populluara të vendeve aziatike pranë Paqësorit, të cilat mendoheshin se ishin të rrezikuara pas një tërmeti të madh i cili goditi Japoninë të premten, siç njoftoi Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor. Më parë, qendra kishte nxjerrë një paralajmërim për të gjithë gjirin e Paqësorit, me përjashtim Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë (dhe duke përfshirë Havain), dhe nga Meksika deri në vendet e Amerikës së Jugut në Paqësor. Australia dhe Zelanda e Re, të cilat më parë kanë qenë në listën e vendeve të rrezikuara, më pas u hoqën nga kjo listë. Qendra australiane e paralajmërimeve për cunami, konfirmoi se nuk kishte asnjë rrezik. Agjencia meteorologjike e Indonezisë tha se alarmi për cunami në këtë vend është hequr, duke ndjekur shembullin e Tajvanit, i cili e hoqi alarmin për cunami pasi evakuoi popullatën e vogël në brigjet lindore. Qendra e motit në Tajvan tha se priste vetëm dallgë 10 cm të larta dhe jo 50 cm, sa ishin parashikuar më parë. Cunami pritet të drejtohet nga dy Amerikat, ku paralajmërimet janë ende në fuqi për vende përfshirë Meksikën, Guatemalën, El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Panamanë, Hondurasin, Kilin, Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë, si dhe mbetet në alarm Rusia, Fixhi, Tajvani, Filipinet dhe Papua Guineja e Re. Mbrojtja civile në Havai ka urdhëruar evakuimin e të gjitha brigjeve detare, përfshirë edhe qendrën turistike Honolulu. Aeroportet janë mbyllur. Banorët në ishujt e Paqësorit, përfshirë Filipinet, Papua Guineja e Re, Guami, dhe Ishujt Marshall, pritet të luftojnë me dallgët.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #84
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Japonia ulet në gjunjë, cunami vret mbi 1000 vetë

    http://panorama.com.al/wp-content/up...ni-300x173.jpg

    Japonia ulet në gjunjë, cunami vret mbi 1000 vetë
    Bota&Rajonie Shtunë, Mars 12th, 2011

    Sipas kryqit të Kuq, alarmi për cunami duhet të qëndrojë në fuqi në të gjitha vendet e Paqësorit, edhe pse paralajmërimi u hoq në disa vende si Tajvani, Australia dhe Zelanda e Re. Të paktën 1000 njerëz kanë humbur jetën nga cunami dhe qindra të tjerë janë zhdukur në Japoni. Shkatërrimi ka prekur të gjithë linjën bregdetare të Japonisë, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet ndjeshëm nga çasti në çast. Vetëm në një plazh janë gjetur 300 trupa njerëzish. Tërmeti i fuqishëm ishte i magnitudës 8.9 ballë, më i fuqishmi që kur Japonia ka nisur regjistrimin e ngjarjeve të tilla, 140 vjet më parë. Tërmeti shkaktoi të vdekur, të plagosur, shkatërrime materiale, mbi 80 vatra të mëdha zjarri dhe përmbytje masive, pasi u pasua nga dallgët deri në 1-0 metra të larta. Por tmerri nuk ka përfunduar ende për popullin japonez. Pas cunamit kanë ndodhur pesë goditje të tjerë 5,5 ballësh. Gjatë pasdites janë ndierë edhe të dridhura të tjera të magnitudës 6.1 ballë. Ndërsa në mbrëmje qendra sizmologjike në Japoni regjistroi dridhjet 7,5 ballë. Vendi mbetet ende në gjendje gatishmërie. Agjencia zyrtare e lajmeve, Kyodo, raportoi dje se numri i të vdekurve mund të jetë mbi një mijë. Dhjetëra fabrika dhe impiante janë mbyllur në pjesën veriore të Japonisë. Kryeministri japonez, Naoto Kan, tha se politikanët duhej ta “shpëtonin vendin” pas shkatërrimit që ka përfshirë një pjesë të mirë të territorit. Tërmeti ka çarë një autostradë afër Tokios dhe ka dëmtuar qindra ndërtesa. Një anije me 100 njerëz është përfshirë nga dallgët dhe nuk dihet fati i tyre. Ujërat turbullta në brigjet japoneze tani janë të mbushura me tulla dhe xhama. Lagje të tëra me shtëpi kanë hyrë në det, ndërsa anijet kanë dalë në rrugë. Rreth 4.4 milionë shtëpi janë pa energji elektrike në pjesën veriore të Japonisë. Një hotel është rrëzuar në tokë dhe mendohet se është nën rrënoja, në qytetin Sendai. Gjigandi i elektronikës “Sony Corp”, ka mbyllur gjashtë fabrika. Rreth 300 avionë dhe 40 anije janë gati për të ofruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti. Më shumë se 45 vende nga Kombet e Bashkuara kanë ofruar ndihmën e tyre për Japoninë. “Më shumë se 68 skuadra, të ardhura nga më shumë se 45 vende, janë në pritje të urdhrit për të ndërhyrë”, tha Elisabeth Byrs, zëdhënëse e OKB-së për çështjet humanitare.
    Zhduken trenat
    Një tren në shërbim në zonën bregdetare të prefekturës së Miyagi-t, në Japoninë verilindore, rezulton i zhdukur që pas kalimit të cunamit. Lajmin e konfirmoi policia japoneze, sipas së cilës për momentin nuk dihet ende saktë numri i pasagjerëve që ndodheshin në tren. Treni, gjatë kohës që goditi tërmeti 8,9 ballë, ishte në linjën që lidhte qytete Sendai dhe Ishinomaki. Një tren tjetër me dy vagonë është zhdukur në prefekturën e Iwate-s, gjithmonë në verilindje. Lajmin e referoi agjencia e shtypit “Jiji Press”.
    Biçikletat
    Ndërsa toka vazhdon të dridhet, nga Twitter mbërriti lajmi se ka shpërthyer tregtia e biçikletave. Makinat janë të pasigurta, pasi autostradat janë të çara. Japonezët kanë mbetur në këmbë me orë të tëra në kryeqytet, pasi linjat metropolitane kanë nisur të funksionojnë në orët e pasdites dhe shumë të kufizuara. Dhjetëra dyqane janë detyruar të qëndrojnë hapur për të përfituar me tregtinë më të volitshme të momentit, biçikletat.
    Superhëna
    E ashtuquajtura superhënë, thuhet se mund të jetë shkaku i tmerreve meteorologjike që ndodhin në të gjithë planetin tonë. Edhe pse duhet më shumë se një javë që ajo të formohet, shumë besojnë se tërmeti shkatërruar i Japonisë mund të jetë shkatërrimi natyror më i madh i shkaktuar prej saj. Cunami i Indonezisë në vitin 2005 goditi dy javë përpara superhënës dhe superhëna e 2011, e cila pritet të ndodhë më 19 mars, hëna jo vetëm që do të jetë në pozicionin më të afërt me Tokën në orbitën e saj eliptike, por do të jetë më afër Tokës se çka qenë në 18 vitet e fundit. Disa meteorologë besojnë në këtë teori, dhe të tjerë jo. Çfarë tjetër mund të presim?
    Tirana Zyrtare
    Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha kanë shprehur solidaritetin e tyre me kombin japonez. Presidenti i Republikës, Topi, i ka dërguar Perandorit të Japonisë, Akihito një mesazh ku shpreh hidhërimin dhe keqardhjen e thellë për tragjedinë dhe ngushëllimet më të sinqerta në emër të tij dhe të të gjithë popullit shqiptar. Mesazhi i Kryeministrit Berisha i ishte drejtuar qeverisë japoneze, ku u shprehën ndjenjat më të thella të solidaritetit në momentin
    e tragjedisë së madhe natyrore.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #85
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Xhamia, nese Zoti nuk e ka fajin, Berisha 100 per 100 po!

    Mjer ai popull qe ju ka ra kjo katastrofe, Zoti ju ndihemofet.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #86
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga berti60 Lexo Postimin
    dikunid lexova se japonia eshte vend i cili radhitet i pari per nga ateizmi i tij, ndoshta kjo eshte nje lloj denimi nga zoti per ata.
    kjo qe ndodh Zot na ruaj,ndoshta eshte ndonje prove nukleare amerikane nendetare, sepse kto amerikant e kane si zakon ti bejne provat ne japoni, valle a kishte ne moment ndonje nendetse amrikane aty ne afersi ,sepse amerikant i kane nendetset afer korese dhe rusise,nuk e di.
    sa shume filma shikon o burre i dheut...

    eshte e veshtire te besohet tek ajo qe eshte me NORMALE ???
    pra qe eshte nje levizje e pllakave tektonike.
    dicka qe ka ndodhur gjithmone (por qe ne vitet e fundit po ndodh pak me shpesh).
    mund te na flasesh per denim te Zotit, nese bie termet ne nje zone jo sizmike.
    ne nje zone ku nuk ka pasur kurre termete, por jo ne japoni...
    kur te bie nje termet i tille ne nje zone jo sizmike te populluar nga ateistet, si psh suedi apo rep.ceke,
    atehere edhe ndoshta mund te ceket idea e nje denimit nga Zoti...

    pastja si mund te flasesh per nje nendetese amerikane??? hahaha.
    aty eshte shkaktuar nje termet 8,9 dhe eshte ndjere edhe nga boshti i tokes i cili eshte spostuar 10 cm.
    ti flet per nendtese amerikane...

    p.s. te shohesh shume science fiction ka efekte negative mbi perjetimin e realitetit...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #87
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Xhamia, nese Zoti nuk e ka fajin, Berisha 100 per 100 po!

    Mjer ai popull qe ju ka ra kjo katastrofe, Zoti ju ndihemofet.
    A edhe atje i ka futur duart Berisha a??
    Ps.Vertet nje tragjedi e madhe,lutem te mos ndodhin askund me!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  8. #88
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    E nderumja e pa njohura, ndoshta ishte nje shaka e pa vend por, si ia kem nis na me akuzua njani tjetrin, nuk a qudi se berisha i ka fajet!

    vertete katastrofe e madhe, vetem aj popull di se cfar perjeton atje!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412


    Japoni: Shpërthim në centralin atomik në Fukushima

    Tokio, 12 mars (E plotësuar ) – Një shpërthim është dëgjuar në centralin bërthamor të Fukushimës disa minuta më parë, ndërsa televizionet japoneze po transmetojnë pamje të punëtorëve të plagosur duke u marrë nga ambulancat, raporton Top Channel, duke transmetuar informacione nga agjencitë botërore.
    Ende nuk janë të qarta përmasat e tragjedisë, ndërsa brenda impiantit mund të ketë edhe të vdekur. Për momentin dihet se është gjetur material radioaktiv jashtë centralit, i vazhdon të jetë në këmbë dhe pa dëme të dukshme.
    Nëse më e keqja po ndodh dhe reaktori po shkrihet, toka, uji dhe ajri mund të ndodhen me material radioaktiv, në gjendje të për udhëtuar në të gjithë planetin.
    Tërmeti me magnitudë 8,9 të shkallës rihter që goditi mëngjesin e djeshëm Japoninë (me orën tonë), shkaktoi dëmtime në sistemin e ftohjes së reaktorit dhe ai mund të jetë mbinxehur deri në pikën e shkrirjes.
    Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, material radioaktiv është gjetur jashtë centralit, ku dyshohet se një reaktor mund të ketë arritur nivelin e shpërthimit, si pasojë e mbinxehjes pas dëmtimit që tërmeti i shkaktoi një ditë më parë sistemit të ftohjes.
    Një zonë prej 2,5 kilometrash rreth centralit është evakuar plotësisht për arsye sigurie.
    Shpërthimi i vetëm i një centrali bërthamor në kohë paqe ka ndodhur në vitin 1986 në Çernobil dhe disa dhjetëra mijëra persona në zonat përreth, por edhe me mijëra kilometra larg vendnodhjes, gjetën vdekjen.
    Ndërkohë, edhe dy tërmete të fortë e kanë goditur të shtunën në mëngjes rajonin veriperëndimor nga Tokio, lajmëroi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
    Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, tërmetet kanë qenë të fuqisë 6,6 dhe 5.8 shkallë të Richterit.
    Ndërkohë raportohet se, së paku, nga tërmeti i së premtes me fuqi prej 8.9 ballë të Richterit, më të fortin që e ka goditur Japoninë në 140 vitet e fundit dhe që shkaktoi cunami në Paqësorin, kanë vdekur mbi 320 persona.
    Numri zyrtar i të vdekurve nga tërmeti është thënë të jetë 137, por mediat japoneze frikohen se ka mbi një mijë të vdekur dhe mijëra të tjerë të zhdukur.
    Televizioni japonez ka prezantuar incizimet e dëmeve të mëdha të shkaktuar nga cunami, pas tërmetit shkatërrues në Japoni me fuqi prej 8.9 ballë të Richterit, që paraqet dridhjen më të fuqishme në këtë vend që nga viti 1800, kur ka filluar matja e dridhjeve të tokës.
    Mirëpo, në mesin e këtyre, nuk janë llogaritur edhe viktimat e cunamit, që me siguri ka edhe më shumë, pasi sipas policisë dhe agjencive të lajmeve, 200-300 trupa të pajetë janë parë në qytetin Sendai, i cili u godit më së shumti nga valët e larta 10 metra dhe me fuqi shkatërruese të ujit të oqeanit, që u shkaktuan si pasojë e tërmetit.

    koha

  10. #90
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    shoku admiral ngadale e burre mos u bej nervoz une vetem fola per ca gjera ashtu kot edhe ti ke te drejte te flasish kot,psh ato pllakat arkitektonike mos valle i ke pare me syte e tu apo te kan thene shkenctaret amerikan paraprakisht qe kur te ndodhe nje gje e tille si prova berthamore fajin te ja hudhin zotit dhe pllakave arkitektonike e jo bombave amerikane,

    ku ta dishe neser mund te ndodhe ne norvegji pas neser ne danimarke

    e sheh ne itali kur ndodhi termeti ate qe e berjetuan thonin o dio mio ,kurse ata nalt qe shiqonin ne tv thonin porka dio.

    kete 10 cm hahahaha me bere te qeshi e mate ti apao nasa amerikane

Faqja 9 prej 30 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •