Close
Faqja 5 prej 30 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 298
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Japoni, më shumë se 1 mijë të vdekur
    Japonia është goditur nga një tërmet i tmerrshëm që ka shkaktuar një tsunam disa metra të lartë i cili ka përfshirë bregdetin verilindor.
    (I plotësuar) Mund të jenë më shumë se 1 mijë viktimat e tërmetit të dhunshëm dhe tsunamit që sot goditën Japoninë.
    Lajmin e ka bërë të ditur agjencia zyrtare japoneze e lajmeve, Kyodo.
    Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga të dhënat paraprake, janë shkatërruar 1800 shtëpi në prefekturën e Fukushimës.
    Banka Botërore është shprehur e gatshme të ndihmojë qeverinë dhe popullin japonez.
    * * * * *
    Mediat japoneze: 300 kufoma vetëm në plazhin Sendai
    Siç bëjnë të ditur mediat japoneze numri i viktimave nga tërmeti që ka goditur sot në mëngjes (sipas kohës tonë) vazhdon të rritet prej çastit në çast dhe se deri më tash janë konfirmua më shumë se 300 kufoma.
    Por nga pamjet qe emetojnë mediat botërore pritet që numri i viktimave do të jetë shumëfish më i madh.












    vidio linku.
    http://www.botasot.info/def.php?category=40&id=108538
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 11-03-2011 më 14:37

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-10-2008
    Postime
    5
    Japoni, mbi 300 viktima e 88 mijë të humbur nga tërmeti dhe cunami




    Bilanci i tërmetit dhe më pas cunamit që goditi sot Japoninë sa vjen e bëhet më tragjik. Autoritetet japoneze kanë konfirmuar lajmin se janë gjetur rreth 200-300 trupa në bregdetin e Sendai-t. Më parë ishte raportuar se 64 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa 57 të tjerë ishin raportuar të humbur. Autoritet thonë se tashmë mund të flitet për një numër të madh viktimash. Ndërkohë agjencia e lajmeve japoneze "Kyodo" raporton se bëhet fjalë për rreth 88 000 mijë persona të humbur. Një tërmet tjetër me fuqi 5.5 shkallë ka goditur Japoninë sipas agjencisë së vrojtimit gjeologjik të SHBA-së.


    Shoqata botërore Nukleare ka bërë të ditur se situata në Fukushima është nën kontroll, pasi uji po kalon tashmë në sistemin e ftohjes. Më parë ishte raportuar për probleme në një stacion bërthamorë pasi nuk po punonte sistemi i ftohjes. Për këtë qeveria e Japonisë kishe deklaruar gjendjen emergjente për masa paraprake dhe evakuim të njerëzve që jetonin afër centralit.


    Ndërkohë, janë dëgjuar edhe dridhje e para të cunamit në SHBA, në brigjet e Oregonit ka raportuar Associate Press. SHBA gjendet jashtë rrezikut, këtë e ka konfirmuar edhe Shtëpia e Bardhë. Agjencia e lajmeve japoneze "Kyodo" ka raportuar se Presidenti i SHBA-së, Barak Obama ka ofruar mbështetje për qeverinë e Japonisë dhe qytetarëve të saj gjatë një bisedë që ia ka pasur me Kryeministrin e Japonisë, Naoto Kan. Ndërkohë, ndihma ndërkombëtare kanë nisur të dërgohen në Japoni. Ushtria japoneze ka vënë në gatishmëri 300 aeroplanë dhe 40 anije në ndërmarrjen e operacionit të kërkimeve.

    Cunami që ka përfshirë Japoninë pritet të përfshijë të gjithë ishujt që ndodhen në Oqeanin Paqësorë. Tashmë uji ka mbërritur edhe në ishujt Hauai. AFP raporton se njerëzit janë evakuuar, ndërsa turistët në Uaikiki kanë lëvizur në katët e sipërme të hoteleve. Cunami mund të përfshijë edhe brigjet e SHBA-së. Në kaliforni po diskutohet mundësia e marrjes së masave për evakuim. Indonezia gjithashtu është prekur, ku në shumë qytete niveli i ujit është 10cm

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vazhdon identifikimi i shtetasve kosovarë në Japoni
    Prishtinë, 11 mars 2011 (Kosovapress) Koha 17:49
    ARTIKUJ TË NGJAJSHEM
    Ngritet bilanci i viktimave në Japoni
    Evropa do të ndihmojë Japoninë
    Kosova solidarizohet me Japoninë
    Mediat japoneze: 300 kufoma në plazhin Sendai
    Japoni, numri i viktimave rritet vazhdimisht

    Pas tërmetit të fuqishëm, i cili u pasua nga cunami në verilindje të Japonisë, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës po vazhdon me identifikimin e shtetasve kosovarë në Japoni. Me ndihmën e Ambasadës në Tokoi, MPJ ka arritur të identifikojë edhe katër shtetas tjerë kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Japoni. Numri i shtetasve kosovarë të identifikuar në Japoni është gjithsejtë nëntë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 11-03-2011 më 14:50

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-10-2008
    Postime
    5
    Më herët e përditshmja italiane "Corriere della Sera" raportoi për qindra trupa njerëzish që ndodheshin në plazhe, ndërkohë që ankthi vetëm sa ka filluar


    "Cunami po merr gjithçka përpara në Japoni. Niveli i ujit që arrin deri në 10 metra po rrëmben shtëpi, makina, varka duke shkaktuar zjarr në shumë ferma"- shkruante Corriere.



    Vërshimi i ujit shkaktoi zjarre në disa qytete të Japonisë, në më shumë 80 vende. OKB është shprehur se katër centralet bërthamore janë vënë jashtë pune. Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan siguroi qytetarët se nuk ka rrjedhje radioaktive.


    Një anije me 100 pasagjerë është marrë përpara nga vërshimi i ujit dhe nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me të. Ndërsa dëmet materiale janë kolosale, pasi uji ka marrë përpara gjithçka.



    Ndërkohë përtej Japonisë, alarmi është lëshuar edhe në brigje të tjera që lagen nga Paqësori si në Rusi, Kinë, Taivan, Indonezi, Filipine, Australia, Zelanda e Re, Havai dhe Amerika e Jugut.


    Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Japoninë që prej 140 vitesh sipas agjencisë së Meteorologjisë Japoneze. Ky tërmet ishte më i fuqishëm se ai i 1 shtatorit të vitit 1923 që kishte një fuqi prej 7.9 ballë. Nga tërmeti i atij viti mbetën të vdekur më shumë se 140. 000 njerëz. Japonia është një prej vendeve më të prekura nga tërmetet si pasojë e aktivitet të lartë sizmik.



    marr nga Shekulli

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Termet-Tsunami?.....apo......HAARP-er?

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Numri i viktimave vazhdimisht rritet
    Publikuar: Sot, më 11 mars 2011



    Tokio 11 mars -(E plotësuar) Sipas të dhënave më të reja të policisë japoneze, numri i personave që e kanë humbur jetën në tërmetin jashtëzakonisht të fuqishëm që goditi sot në mëngjes Japoninë ka shkuar në 137, por janë edhe 531 të tjerë që kërkohen dhe 330 të plagosur. Mirëpo, në mesin e këtyre, nuk janë llogaritur edhe viktimat e cunamit, që me siguri ka edhe më shumë, pasi sipas policisë dhe agjencive të lajmeve, 200-300 trupa të pajetë janë parë në qytetin Sendai, i cili u godit më së shumti nga valët e larta 10 metra dhe me fuqi shkatërruese të ujit të oqeanit, që u shkaktuan si pasojë e tërmetit. Pos kësaj flitet për një anije të fundosur me 100 pasagjerë, si dhe për një tren që është përbirë nga cunami, për të cilin thuhet se nuk dihet se sa njerëz kanë qenë në të. Por, marrë parasysh se ishte tren i mëngjesit, kur njerëzit shkojnë në punë, me siguri se treni ka qenë i mbushur.
    Autoritetet e Tokios, që është 400 kilometra larg epiqendrës kanë ndalur menjëherë hekurudhën nëntokësore dhe kjo ka bërë që miliona njerëz të mbesin në kryeqytetin me rreth 30 milionë banorë e të mos mund të shkojnë pranë shtëpive dhe familjeve të tyre. Qeveria, e cila është mbledhur në takim urgjent, ka ftuar banorët të qëndrojnë pranë vendeve të punës, sepse ndryshe rrezikojnë të pësojnë gjatë rrugës, të cilat janë edhe ashtu përplot automjete të bllokuara.
    Pas tërmetit është ndalur puna e katër centraleve bërthamore që janë më afër epiqendrës, ka njoftuar agjencia ndërkombëtare për energji bërthamor IAEA. Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo News raporton se në centralin bërthamor Onagava, në prefekturën Mijagi pas tërmetit ka shpërthyer zjarri. Por, se a ka pasur rrezatim si pasojë e kësaj ende nuk dihet.
    Ushtria japoneze ia ka dalë të evakuojë 60 deri në 70 mijë banorë të qytetit më të goditur nga cunami, Sendai.
    Se sa i fuqishëm ishte dridhja e tokës flet edhe fakti se tërmeti u ndie edhe në kryeqytetin kinez Pekin, i cili është larg epiqendrës afër 2 500 kilometra.
    Falë alarmit të dhënë me kohë dhe evakuimit, nuk raportohet të ketë pasur viktima në shtetet e tjera të Paqësorin deri në Hawai, ku cunami arriti diku rreth orës 16 (nja 9 orë më vonë se në brigjet lindore të Japonisë ) sipas kohës sonë, me valë që arrinin lartësinë e 6 metrave.
    Agjencitë e lajmeve njoftojnë se në qytetin japonez, Senday, në verilindje të vendit, janë gjetur mbi 200 viktima të cunamit, të shkaktuar nga termeti 8,9 ballësh, që ndodhi sot.
    Në pjesët e tjera të Japonisë deri tash janë gjetur 88 persona të vdekur dhe 349 evidencohen të zhdukur.
    Një tren udhëtarësh, me numër të panjohur udhëtarësh, është zhdukur në valët e cunamit, në afërsi të staticoni Nobiru, në linjën Sendai-Ishinomaki, njoftojnë agjencitë.
    http://www.koha.net/index.php?cid=1,6,52006
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  7. #47
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    E tmerrshme !!!!!
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    165
    Shikoni qfar vorbull uji!!

  9. #49
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ne emer te popullit forumor, i shpreh ngushellimet me te thella popullit japonez
    edhe une i bashkangjitem postimit tuaj

  10. #50
    Ma mir kjo se lufte shpresojm qe diqka e tille ta perfshije ter Boten Ka shume nevoj Bota per diqka te tille kjo do te gjeneroje zhvillim Ekonomik dhe vende te reja te punes

Faqja 5 prej 30 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •