http://panorama.com.al/wp-content/up...ni-480x270.jpg
http://panorama.com.al/wp-content/up.../fukushima.jpg
Japoni, shpërthim në një central në Fukushima
Lajmi i Fundite Shtunë, Mars 12th, 2011
JAPONI- Ndërkohë që lëkundje të tjera tërmeti në Japoni regjistruar gjatë natës mbajnë në gjendje të lartë alarmi gjithë zonën, një tjetër rrezik është në derë. Ai nuklear.
“Një tym i bardhë është dukur të dilte nga impianti bërthamor Fukushima nr, 1,”- raportojne mediat e huaja. Pamjet jane transmetuar nga TV japononez, duke shtuar se është dëgjuar dhe një shpërthim.
Fill pas kesaj, u njoftua se disa punonjës të uzinës së energjisë bërthamore në Fukushima jane raportuar te plagosur, per shkak te nje shperthimi. Sipas agjencise se lajmeve japoneze Kyodo, ka probleme ne reaktorin berthamor nr 1 ne Fukushima.
Sipas mediave te huaja jashte centralit eshte gjetur material radioaktiv dhe dyshohet se një reaktor mund të ketë arritur nivelin e shpërthimit, si pasojë e mbinxehjes pas dëmtimit që tërmeti i shkaktoi një ditë më parë sistemit të ftohjes.
Një zonë prej 2,5 kilometrash rreth centralit është evakuar plotësisht për arsye sigurie.
Agjencia për sigurine berthamore ne Japoni ka konstatuar rrjedhje radioaktive prane centralit te Fukushimes, pak pasi u deklarua se reaktorët kishin pësuar dëmtime të sistemit të ftohjes.
Shifrat e fundit flasim për më shumë se 1 mijë të vdekur, shumë të zhdukur dhe 215 mijë persona të evakuuar. Mengjesin e sotëm, ekipet e shpëtimit janë në terren në kërkim të të mbijetuarve.
g.panorama
Krijoni Kontakt