Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2011
    Postime
    78

    Post ISLAMI - ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëzimin

    Tema “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim” është temë aktuale dhe e gjallë, ajo nuk ka lidhje të fortë vetëm me
    pejgamberinë e Muhammedit a.s. dhe misionin e mësimet islame, por edhe me realitetin e jetës, aktualitetin e njerëzimit dhe ardhmërinë e tij, si dhe rolin e ummetit islam në ndërtimin e civilizimit dhe orientimin e tij.
    Kjo temë është më e denjë për një punë kolektive sesa individuale. Kjo temë, nga vetë natyra e saj, është internacionale njerëzore, shtrihet në disa sfera të gjera e të ndryshme.
    Sfera kohore shtrihet prej shekullit të parë islam e deri në shekullin në të cilin jetojmë; sfera hapsinore shtrihet prej një skaji në skajin tjetër të botës; sfera intelektuale shtrihet prej fushës së besimit (akaidit), deri në fushën e moralit dhe sjelljes, dhe prej sferës së shoqërisë dhe jetës familjare, deri në sferën e politikës, sheriatit, jurisprudencës dhe marrëdhënieve të popujve dhe komuniteteve mes vete; dhe prej sferës së formave qytetëruese progresive precize, deri në sferën e arkitekturës, letërsisë, poezisë dhe shijes së lartë.
    Çdonjë nga këto sfera është e gjerë dhe përmban shumë kënde të shtrira, për atë nuk mund t'ia japë hakun sa duhet kësaj teme vetëm se një akademi e përbërë prej profesorëve të shquar, ekspertë në fushat e veta të cilat kanë lidhje të ngushtë me këtë temë e cila ndriçohet me kolegjium profesionist në shkencë dhe hulumtim, besnik të ndershëm në gjykimin e gjërave, guximtar në dhënien e mendimit dhe rezultateve
    shkencore. Kështu një profesor e merr përsipër aspektin e besimit dhe të mendimit fetar, tjetri aspektin shoqëror, i treti aspektin juridik dhe ligjor, i katërti parimin e lirisë dhe të barazisë, i pesti të drejtat e gruas dhe pozitën e saj në shoqëri, e kështu me radhë. Ajo është më e përshtatshme për një enciklopedi të veçantë sesa për një libër dhe një punim i cili përgatitet për një kohë të shkurtë dhe me mendime të shkapërderdhura e punë të shumta. Mirëpo, sikur që kanë thënë të parët (më mirë diçka se asgjë) dhe nuk ka më të
    përkryer se Fjala e Allahut: “Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë(që i mjafton).”




    SHKARKO

  2. #2
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Allahu te shperbleft per kete liber te dobishem!

  3. #3
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga The Helper Lexo Postimin
    Tema “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim” është temë aktuale dhe e gjallë, ajo nuk ka lidhje të fortë vetëm me
    pejgamberinë e Muhammedit a.s. dhe misionin e mësimet islame, por edhe me realitetin e jetës, aktualitetin e njerëzimit dhe ardhmërinë e tij, si dhe rolin e ummetit islam në ndërtimin e civilizimit dhe orientimin e tij.
    Kjo temë është më e denjë për një punë kolektive sesa individuale. Kjo temë, nga vetë natyra e saj, është internacionale njerëzore, shtrihet në disa sfera të gjera e të ndryshme.
    Sfera kohore shtrihet prej shekullit të parë islam e deri në shekullin në të cilin jetojmë; sfera hapsinore shtrihet prej një skaji në skajin tjetër të botës; sfera intelektuale shtrihet prej fushës së besimit (akaidit), deri në fushën e moralit dhe sjelljes, dhe prej sferës së shoqërisë dhe jetës familjare, deri në sferën e politikës, sheriatit, jurisprudencës dhe marrëdhënieve të popujve dhe komuniteteve mes vete; dhe prej sferës së formave qytetëruese progresive precize, deri në sferën e arkitekturës, letërsisë, poezisë dhe shijes së lartë.
    Çdonjë nga këto sfera është e gjerë dhe përmban shumë kënde të shtrira, për atë nuk mund t'ia japë hakun sa duhet kësaj teme vetëm se një akademi e përbërë prej profesorëve të shquar, ekspertë në fushat e veta të cilat kanë lidhje të ngushtë me këtë temë e cila ndriçohet me kolegjium profesionist në shkencë dhe hulumtim, besnik të ndershëm në gjykimin e gjërave, guximtar në dhënien e mendimit dhe rezultateve
    shkencore. Kështu një profesor e merr përsipër aspektin e besimit dhe të mendimit fetar, tjetri aspektin shoqëror, i treti aspektin juridik dhe ligjor, i katërti parimin e lirisë dhe të barazisë, i pesti të drejtat e gruas dhe pozitën e saj në shoqëri, e kështu me radhë. Ajo është më e përshtatshme për një enciklopedi të veçantë sesa për një libër dhe një punim i cili përgatitet për një kohë të shkurtë dhe me mendime të shkapërderdhura e punë të shumta. Mirëpo, sikur që kanë thënë të parët (më mirë diçka se asgjë) dhe nuk ka më të
    përkryer se Fjala e Allahut: “Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë(që i mjafton).”




    SHKARKO
    ...injorantet kane guximin te llamatin mbi ndikimin e islamit duke e cvleresuar ate dhe pasqyruar mbi populizma ne rrangun e intelektit te nje veze pule te pazjere dhe te shperthyer.....vet Taj Mahalli (foto ne kopertinen e librit) vleresohet UNANISHT si objekti me i bukur i imagjinuar nga "shija per bukuri" e njeriut, dhe ndertuar nga dorra e tij.....nje shprehje e dashurise dale drejt nga zemra....Pejgamberi i jone, Allahu e shperbleft me xhenetin me te larte, ka thene, me i LUMTUR ne kete jete jam, kur lidhem ne namaz...per zemren do te arrijsh lumturine me te madhe, kur te lidhesh ne namaz, per syrin do ta arrijsh pamjen me te lumtur, kur ta shikjosh Taj Mahallin.....

    selam
    albanish by nature

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •