Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 77 prej 77
  1. #71
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    e perkthyer.

    Tu oggi non ridi, non piangi,
    Stai lontano, serena,
    Nel tuo animo mantieni
    Una colpa eterna.

    Un amore raggiante,
    Come soffiņ il vento,
    L'hai preso all'istante,
    L'hai lasciato per sempre.

    Ti scaldasti alla meglio
    Ne tanto, ne poco,
    Non t'illuminņ a fondo
    La bianca fiamma.

    Mi sfolgorņ e frantumņ e squagliņ
    Povero me, il fuoco!
    Penzolante io sciagurato,
    Sull'orlo del sepolcro!

    E non mi duole affatto
    Una morte viva,
    Allora piansi lacrime di sangue
    Come in una fiaba.

    Allora patii amaramente,
    Fino al precipizio,
    L'orrore che mi prese
    Per l'amore!

    Per l'amore, o Dio!
    Che fa crollare un uomo,
    Quel che mai osņ,
    La donna mai.

    Che nasce del tutto illuminata,
    Bella in assoluto,
    Con la luce mirata,
    Dalla tua luce!

    Che ride e piange e freme,
    E non trova riposo,
    E freme e rode e sbuffa,
    E non muore in eterno.

    Lasgush Poradeci.

  2. #72
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    DRITĖ FSHEHTĖSIJE

    O greminė! O fusha pllajash! O shkėmbinj! O brigje t’artė!
    O ju qķej shkretėtirash tej-pėr-tej aq tė kėqyrshmė!
    Ti pėrflakje mėngjezore! Harg ylberi-i shtatėngjyrshmė!
    Botė yjsh! O botė hėnash! Botė djejsh me gji tė zjarrtė!

    Bjenė fellė mėnt’ e mija dhe ēuditen dyke pyetur:
    Nė lėvisni-a nė pėrdridhi, nė valoni-a nė kėndoni,
    Nė me sulmė tė vėrtikshme ēmėndurisht ju fluturoni,
    E prej sysh mė bjenė lotė posi helm e plumb i tretur.

    ………………………………………………………….
    Po tė mos tė kisha njohur nė mjerim tė jetės Tinė,
    Bukuri! tmerisht e dashur, llaftari! tmerisht e bukur;
    Po tė mos tė kisha parė - ah, stoli ndaj mė je dukur!
    Dritė-e fshehtė-e zemrės s’ime qė mė fal pėrjetėsinė:

    Sģ do mund t’i dlirnja vallė kupėtimit t’im tė ngushtė
    Grop’ e shesh e krast’ e male, pasqyrim nėr vala detesh,
    Dritėn qė buēet sėfshehta pėrmes ditėsh edhe netesh,
    Dh’ata yj qė mė shėkojnė posi mijė sy tė prushtė?

    Lasgush Poradeci
    Athinė 1917

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Citim Postuar mė parė nga Billy Joe Lexo Postimin
    DRITĖ FSHEHTĖSIJE

    O greminė! O fusha pllajash! O shkėmbinj! O brigje t’artė!
    O ju qķej shkretėtirash tej-pėr-tej aq tė kėqyrshmė!
    Ti pėrflakje mėngjezore! Harg ylberi-i shtatėngjyrshmė!
    Botė yjsh! O botė hėnash! Botė djejsh me gji tė zjarrtė!

    Bjenė fellė mėnt’ e mija dhe ēuditen dyke pyetur:
    Nė lėvisni-a nė pėrdridhi, nė valoni-a nė kėndoni,
    Nė me sulmė tė vėrtikshme ēmėndurisht ju fluturoni,
    E prej sysh mė bjenė lotė posi helm e plumb i tretur.

    ………………………………………………………….
    Po tė mos tė kisha njohur nė mjerim tė jetės Tinė,
    Bukuri! tmerisht e dashur, llaftari! tmerisht e bukur;
    Po tė mos tė kisha parė - ah, stoli ndaj mė je dukur!
    Dritė-e fshehtė-e zemrės s’ime qė mė fal pėrjetėsinė:

    Sģ do mund t’i dlirnja vallė kupėtimit t’im tė ngushtė
    Grop’ e shesh e krast’ e male, pasqyrim nėr vala detesh,
    Dritėn qė buēet sėfshehta pėrmes ditėsh edhe netesh,
    Dh’ata yj qė mė shėkojnė posi mijė sy tė prushtė?

    Lasgush Poradeci
    Athinė 1917
    Nejse,ky te le fare pa fjale,te mek!!!
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Lasgush Poradeci

    Shėrbyesja e Lasgush Poradecit: Sherret me tė shoqen pėr tė dashurat

    Shėrbyesja e Lasgush Poradecit: Sherret me tė shoqen pėr tė dashuratTIRANE - Pėrveē tė bijave, miqve tė besės apo atyre “tė dėrguarve”, mikeshave tė kohėve tė fundit, e gjithė ē’kanė dalė deri mė sot nga vitet e jetesės sė Lasgush Poradecit nė Pogradec, hynte e dilte me lirinė e askujt tjetėr nė kullėn e tij edhe dikush tjetėr.

    Pėr Efigjeni Vakon, ēupkėn e vogėl qė u rrit nė shtėpinė e tij, nuk ėshtė shkruar deri mė sot. Ajo ishte pas ēdo arne tė kanatjereve tė poetit, pas tė vetmit kostum tė vjetruar 30-vjeēar qė qėndronte pėrherė i pastėr. Ishte gjithnjė aty kur Poradecit i tekej nė mes tė tė ftohtit pėr trahana apo pėr lakror me dy petė. Efigjeni, apo siē i thėrriste shkrimtari Jefkė, ishte e vetmja qė kishte lejen pėr t’i thirrur Llazar.

    Priste e pėrcillte tė gjithė qė hynin e dilnin, di prej tij, ndryshe nga ditarėt e poezitė, detaje nga jeta e pėrditshme. Nervozizmin, acarimet, sherret e shtėpisė. Nuk e ka tė lehtė t’i tregojė, ngase i duket se me kėto punė duhet tė merren njerėzit “e menēur”, siē nė fakt kanė bėrė.

    Refuzon bindshėm deri sa kujtimet, e shkuara, e rrėmbejnė, dhe nis e tregon aq sa mundet. Me pėrparėsen ende tė pahequr, dhe me mendjen nga lakrori qė ka lėnė nė furrė, ashtu siē fundja i ka kaluar e gjithė jeta, zbulon pak e nga pak kujtimet e jetės krah poetit. Nga ato kujtime qė shkrimtarėt vetėm mund t’i krijojnė, ndėrsa ajo i ka jetuar. Kujtime qė tė bijat nuk e kanė tė lehtė t’i ndajnė me tė tjerėt. Edhe pse, nė fund, ai ishte edhe njeriu i izoluar me huqet e veta, siē shumėkush mund tė jetė, ashtu siē ishte edhe poeti i madh qė ėshtė gdhendur pėrmbi 3 metra nė bronz nė qendėr tė Pogradecit, aty ku shėtiste pėrditė.

    “E shoqja ishte grua shumė e mirė. Tė dy, sa herė ziheshin, mė vinin mua tė isha gjyqtare. Po dija unė se ē’ishin gjyqet. Kė tė ndihmoja, Lagushin a Nafien?! Bėnin gjyqe pėr t’u ndarė se Nafia nuk dinte tė bėnte lakror me saē. Janė ndarė me gjyqe kushedi sa herė. Nafia ishte 20 vite mė e re se Lasgushi, e megjithatė vdiq shumė kohė pėrpara tij”- thote ajo.

    Nuk ziheshin vetėm pėr lakrorin, apo jo?
    Po, zėnkat ishin tė ndryshme. Nafia ka ngelur shtatzėnė 17 vite pas martesės, kohė shumė e gjatė. E nė kėto vite i thoshte ngaherė tė shoqit “Europa tė ka dėmtuar Llazar”. Edhe pėr kėtė bėnin gjyqe.

    Pse i dinte Nafia historitė e rinisė sė tij?
    Ai vetė ia kishte treguar, ndaj edhe ajo bėhej shumė xheloze. Mė thonte edhe mua ndonjėherė: Eh moj Jefkė, s’e di ti se ē’ka bėrė ky moj, s’e di. I gėrthiste shpesh pėr kėto punė.

    Tė gjithė e dinin atėherė ndonjė dashuriēkė tė poetit?
    Ka ardhur njėherė nė shtėpi Kostandin Taso ta pikturonte, dhe mbi kokė tė krevatit tė Llazarit sheh njė pikturė, natyrė e qetė. Po kėtė mo Lasgush ku e ke gjetur, e pyet. “Ia ka dhėnė ajo, ia ka dhėnė dashnorja”, ia priste Nafia. Dhe nė fakt pikturėn ia kishte dhėnė Androniqi Zenko, me tė cilėn Llazari ka qenė i fejuar.
    (Marre nga Une Gruaja/Panorama)

    (er.nu/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Lasgush Poradeci

    Shėrbyesja e Poradecit: Sherret me tė shoqen pėr tė dashurat
    13 tweet
    Kuriozitete e Dielė, 3 Mars, 2013 | 16:08 pm

    Poradeci me familjen

    Pervec te bijave, miqve tė besės apo atyre “tė dėrguarve”, mikeshave tė kohėve tė fundit, e gjithė ē’kanė dalė deri mė sot nga vitet e jetesės sė Lasgush Poradecit nė Pogradec, hynte e dilte me lirinė e askujt tjetėr nė kullėn e tij edhe dikush tjetėr.

    Pėr Efigjeni Vakon, ēupkėn e vogėl qė u rrit nė shtėpinė e tij, nuk ėshtė shkruar deri mė sot. Ajo ishte pas ēdo arne tė kanatjereve tė poetit, pas tė vetmit kostum tė vjetruar 30-vjeēar qė qėndronte pėrherė i pastėr. Ishte gjithnjė aty kur Poradecit i tekej nė mes tė tė ftohtit pėr trahana apo pėr lakror me dy petė. Efigjeni, apo siē i thėrriste shkrimtari Jefkė, ishte e vetmja qė kishte lejen pėr t’i thirrur Llazar.

    Priste e pėrcillte tė gjithė qė hynin e dilnin, di prej tij, ndryshe nga ditarėt e poezitė, detaje nga jeta e pėrditshme. Nervozizmin, acarimet, sherret e shtėpisė. Nuk e ka tė lehtė t’i tregojė, ngase i duket se me kėto punė duhet tė merren njerėzit “e menēur”, siē nė fakt kanė bėrė.

    Refuzon bindshėm deri sa kujtimet, e shkuara, e rrėmbejnė, dhe nis e tregon aq sa mundet. Me pėrparėsen ende tė pahequr, dhe me mendjen nga lakrori qė ka lėnė nė furrė, ashtu siē fundja i ka kaluar e gjithė jeta, zbulon pak e nga pak kujtimet e jetės krah poetit. Nga ato kujtime qė shkrimtarėt vetėm mund t’i krijojnė, ndėrsa ajo i ka jetuar. Kujtime qė tė bijat nuk e kanė tė lehtė t’i ndajnė me tė tjerėt. Edhe pse, nė fund, ai ishte edhe njeriu i izoluar me huqet e veta, siē shumėkush mund tė jetė, ashtu siē ishte edhe poeti i madh qė ėshtė gdhendur pėrmbi 3 metra nė bronz nė qendėr tė Pogradecit, aty ku shėtiste pėrditė.

    “E shoqja ishte grua shumė e mirė. Tė dy, sa herė ziheshin, mė vinin mua tė isha gjyqtare. Po dija unė se ē’ishin gjyqet. Kė tė ndihmoja, Lagushin a Nafien?! Bėnin gjyqe pėr t’u ndarė se Nafia nuk dinte tė bėnte lakror me saē. Janė ndarė me gjyqe kushedi sa herė. Nafia ishte 20 vite mė e re se Lasgushi, e megjithatė vdiq shumė kohė pėrpara tij”- thote ajo.

    Nuk ziheshin vetėm pėr lakrorin, apo jo?

    Po, zėnkat ishin tė ndryshme. Nafia ka ngelur shtatzėnė 17 vite pas martesės, kohė shumė e gjatė. E nė kėto vite i thoshte ngaherė tė shoqit “Europa tė ka dėmtuar Llazar”. Edhe pėr kėtė bėnin gjyqe.

    Pse i dinte Nafia historitė e rinisė sė tij?

    Ai vetė ia kishte treguar, ndaj edhe ajo bėhej shumė xheloze. Mė thonte edhe mua ndonjėherė: Eh moj Jefkė, s’e di ti se ē’ka bėrė ky moj, s’e di. I gėrthiste shpesh pėr kėto punė.

    Tė gjithė e dinin atėherė ndonjė dashuriēkė tė poetit?

    Ka ardhur njėherė nė shtėpi Kostandin Taso ta pikturonte, dhe mbi kokė tė krevatit tė Llazarit sheh njė pikturė, natyrė e qetė. Po kėtė mo Lasgush ku e ke gjetur, e pyet. “Ia ka dhėnė ajo, ia ka dhėnė dashnorja”, ia priste Nafia. Dhe nė fakt pikturėn ia kishte dhėnė Androniqi Zenko, me tė cilėn Llazari ka qenė i fejuar.

    (Marre nga Une Gruaja/Panorama)

    miqve tė besės apo atyre “tė dėrguarve”, mikeshave tė kohėve tė fundit, e gjithė ē’kanė dalė deri mė sot nga vitet e jetesės sė Lasgush Poradecit nė Pogradec, hynte e dilte me lirinė e askujt tjetėr nė kullėn e tij edhe dikush tjetėr. Pėr Efigjeni Vakon, ēupkėn e vogėl qė u rrit nė shtėpinė e tij, nuk ėshtė shkruar deri mė sot. Ajo ishte pas ēdo arne tė kanatjereve tė poetit, pas tė vetmit kostum tė vjetruar 30-vjeēar qė qėndronte pėrherė i pastėr. Ishte gjithnjė aty kur Poradecit i tekej nė mes tė tė ftohtit pėr trahana apo pėr lakror me dy petė. Efigjeni, apo siē i thėrriste shkrimtari Jefkė, ishte e vetmja qė kishte lejen pėr t’i thirrur Llazar. Priste e pėrcillte tė gjithė qė hynin e dilnin, di prej tij, ndryshe nga ditarėt e poezitė, detaje nga jeta e pėrditshme. Nervozizmin, acarimet, sherret e shtėpisė. Nuk e ka tė lehtė t’i tregojė, ngase i duket se me kėto punė duhet tė merren njerėzit “e menēur”, siē nė fakt kanė bėrė. Refuzon bindshėm deri sa kujtimet, e shkuara, e rrėmbejnė, dhe nis e tregon aq sa mundet. Me pėrparėsen ende tė pahequr, dhe me mendjen nga lakrori qė ka lėnė nė furrė, ashtu siē fundja i ka kaluar e gjithė jeta, zbulon pak e nga pak kujtimet e jetės krah poetit. Nga ato kujtime qė shkrimtarėt vetėm mund t’i krijojnė, ndėrsa ajo i ka jetuar. Kujtime qė tė bijat nuk e kanė tė lehtė t’i ndajnė me tė tjerėt. Edhe pse, nė fund, ai ishte edhe njeriu i izoluar me huqet e veta, siē shumėkush mund tė jetė, ashtu siē ishte edhe poeti i madh qė ėshtė gdhendur pėrmbi 3 metra nė bronz nė qendėr tė Pogradecit, aty ku shėtiste pėrditė. Efigjeni, si jeni njohur me Lasgushin? Ishim komshinj, kishim njohje tė vjetėr familjare. Unė isha mė e vogla e shtėpisė kur hyra nė shtėpinė e tij pėr tė ndihmuar nė ē’ju nevojitej. Isha vetėm 11 vjeēe kur kam shkuar pėr herė tė parė, pastaj kam vijuar pėr mė shumė se 20 vite ta ndihmoj. Meqenėse e shoqja e tij, Nafia, ka qenė gjithmonė pa qejf nga ana shėndetėsore, kishin nevojė qoftė pėr tė gatuar, apo pėr gjėra tė tjera. Ajo vinte nga familje aristokratėsh dhe nuk dinte tė gatuante mirė. Ē’kujtoni nga koha kur hytė nė shtėpinė e tij? Po, kujtimet janė edhe mė tė hershme, sepse ne gjithnjė shoqėroheshim nga historitė e Lasgushit. Edhe ime motėr, Rita Vako, na tregonte se si Llazari dilte me llastiqe dhe demek tė vriste zogj. Vinte nė shtėpi e thoshte vrava kaq zogj, po ai s’kishte vrarė asgjė se s’i vriste dot. Hipte nė man rrinte aty, mendonte. Me tė tilla histori unė jam rritur, deri sa shkova nė moshėn qė tė kuptoja e tė krijoja kujtimet e mia. Na tregoni disa prej tyre… Unė i kam shėrbyer Llazarit gjithnjė nė kohėn kur tė bijat iknin nė Tiranė, sepse edhe Nafia vdiq nė moshė fare tė re. I bėja ndonjė tėrhanė, ndonjė petkė, ndonjė cironkė tė qėruar. I lanja kėmishat, i arnoja kanatieret apo tė gjitha ē’kishte. Llazari hante gjithmonė shtrirė, qėndronte nė krah tė djathtė i shtrirė nė dyshek dhe aty hante, bashkė me macen e qenin, Cucin. Hante me sytė nga dritarja. Merrte gotėn e verės, hidhte pak verė, ndėrsa shumicėn e gotės e mbushte me ujė, kėshtu i dukej se pinte verė gjatė gjithė kohės. Aq mundėsi kishte, nuk kishte para. Verė kishte sa pėr tė ngjyrosur ujin. Ka qenė gjithnjė shumė keq nga ana ekonomike. Ēfarė i pėlqente tė hante? I pėlqente korani ose belushkat, por nuk kishte para t’i

    Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/03/0...#ixzz2MZD0LPJr
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Lasgush Poradeci

    KRIJIMTARIA QĖ LA PAS

    35 vite nga vdekja e shkrimtarit Lasgush Poradeci

    Llazar Gusho i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi nė Pogradec mė 27 dhjetor 1899 dhe u shua nė Tiranė mė 12 nėntor 1987. Veprimtaria e tij krijuese e cek atė si poet, shkrimtar dhe pėrkthyes.

    Pseudonimi letrar me tė cilin njihet, vjen nga rrudhja e emrit tė tij pėrfshirė atėsinė, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemėr ka pėrdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci.

    Lasgush Poradeci u lind nė njė familje me tradita atdhetare. Nė moshėn 10-vjeēare prindėrit e dėrguan pėr tė vazhduar studimet nė Manastir dhe mė vonė nė Athinė, ku mbaroi liceun.

    Mė 1921 ai shkoi nė Rumani, pėr tė ndjekur studimet e larta. Duke qenė pa bursė dhe pa asnjė ndihmė, ai u detyrua tė punonte dhe njėkohėsisht tė studionte. Nė Bukuresht ai u lidh me Lėvizjen Atdhetare tė Kolonisė Shqiptare, u miqėsua me Asdrenin e atdhetarė tė tjerė shqiptarė dhe u zgjodh edhe sekretar i pėrgjithshėm i Kolonisė. Nė verėn e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursė dhe kėshtu arriti t’i pėrfundojė studimet e larta nė Grac (Austri) nė Fakultetin e Filologjisė Romano-Gjermane.

    Pėr dallim nga poetėt e Rilindjes, qė me gjithė origjinalitetin e tyre kishin tipare tė pėrbashkėta, poetėt e shquar tė periudhės sė Pavarėsisė Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janė krejtėsisht tė ndryshėm nga njėri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.

    Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhėn e shpėrthimit tė kryengritjeve tė mėdha pėr liri. Nė veprėn e kėtij liriku tė madh tė letėrsisė sonė jetoi shqetėsimi atdhetar i mbrojtjes sė kombit dhe tė traditės sė Rilindjes, ashtu sikurse edhe dėshira pėr triumfin e pikėpamjeve demokratike, shqetėsimi pėr njė emancipim tė pėrgjithshėm kulturor e shpirtėror tė shoqėrisė shqiptare.

    Ai ėshtė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, i cili u shqua pėr sensibilitetin dhe ėmbėlsinė poetike me tė cilėn i kėndoi Shqipėrisė dhe dashurisė.

    Nė vitin 1933, u botua vėllimi i tij i parė “Vallja e yjeve”, dhe mė 1937 u botua vėllimi i dytė “Ylli i zemrės”.

    Pas Luftės sė Dytė Botėrore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinė krijuese, por u mor edhe me pėrkthime. Ai shkroi, veē tė tjerash, poemat “Eksursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat pėr Muharrem e Reshit Ēollakun. Gjithashtu, pėrktheu disa nga kryeveprat e letėrsisė botėrore si “Eugjen Onjegin” tė Pushkinit, lirikat e Lermontovit, tė Bllokut, Poemat e Hajnes, tė Majakovskit e Mickieviēit, lirikat e Gėtes dhe Hajnes, poezi tė Lanaut, Brehtit; Hygos, Mysesė, Bajronit; Shellit, Bėrnsit, tė Emineskut etj.

    Mė 12 nėntor tė vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lėnė pas njė krijimtari tė bukur, e cila kishte fituar zemrėn e lexuesit dhe kishte tėrhequr vėmendjen e disa studiuesve tė shquar tė kulturės sonė si Eqrem Ēabej, Skėnder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare etj.

    Konica.al

    https://konica.al/2022/11/35-vite-ng...gush-poradeci/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 13-11-2022 mė 00:51

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Lasgush Poradeci

    Cilat ishin amanetet e poetit tė madh kombėtar, e bija e Lasgush Poradecit rrėfehet nė ‘Esencė’: Pėr babanė u hesht 50 vjet

    Ai ėshtė njė emblemė e poezisė tonė, njė personalitet qė i dha aq shumė letrave shqipe, por nuk mori sa duhej nė kėmbim. Lasgush Poradeci ėshtė pa dyshim njė prej emrave qė ka ngjallur debat ndėr vite, pėr poetin brilant por edhe pėr faktin qė krijimtaria e tij nuk u pozicionua si duhej.

    Sot, figura e tij komplekse kujtohet me admirimin e munguar ndėr vite por edhe me krenarinė pėr njė emėr qė dha aq shumė me pėrulėsi tė madhe. E bija e tij, Marie Gusho erdhi nė “Esencė’ pėr njė rrėfim tė veēantė pėr gjėrat qė kanė mbetur ende pa thėnė dhe pėr figurėn e babait tė saj me tė cilin ajo ishte shumė e lidhur.

    Ndėrsa kthehet pas nė kujtime, rrėfimin e nis me historinė e dashurisė sė dy prindėrve tė saj dhe magjisė sė letėr kėmbimeve tė tyre. Njė ditar qė ai mbante nė gjuhėn gjermane, mes shumė gjuhėve qė njihte, pėr tė mos u kuptuar nga tė tjerėt. Njė marrėdhėnie e fortė qė ekzistoi mes tij dhe qenit tė dashur Cucit. Ishte njė moment kur ai ndaloi pėrgjithnjė sė shkruari, por krijimtaria e tij qė familja e solli nga Pogradeci nė kushte shumė tė vėshtira sot ruhet nė arkivin e shtetit.

    E bija thotė se sa herė flet pėr tė atin, nuk i duket se e bėn mjaftueshėm dhe ka ende diēka mė shumė pėr tė thėnė gjithnjė. Por ky rrėfim nė ‘Esencė” ishte njė dėshmi emocionale e njė vajze qė tė atin e kishte idhull dhe njėherėsh duhet tė mėsohej tė jetojė me prindin dhe poetin, dy dimensione tek njė njeri qė e bėn eksperiencėn e jetės dhe emocionet tė pėrveēme.

    Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/cilat-is...-hesht-50-vjet

    Esencė - Nga Anila Ēela

    Report TV - 31 Mars, 2023

    https://www.youtube.com/watch?v=ywc6Z-puuBM

    Cilat ishin amanetet e Poetit Tė Madh Kombėtar, e bija e Lasgush Poradecit: Pėr babin u hesht 50 vjet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 06-04-2023 mė 23:34

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  2. Poezi nga lasgush Poradeci
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-01-2012, 07:52
  3. Rragata: Yje deshin, yje ju dhashė! - Lasgush Poradeci
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 19:13
  4. Vleresime per Lasgush Poradecin
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 01:07
  5. Lasgush Poradeci, ky shpikės harmonish
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 13:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •