Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 77
  1. #61
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    "Me zjarr ju flas, me zjarr..", veprimtari kulturore me lirikat e poetit

    Viti 2009 ėshtė quajtur dhe si viti i “Lasgush Poradecit”, pėr nder tė 110-vjetorit tė lindjes tė tij.

    Pėr kėtė qėllim nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Librit Ministria e Kulturės organizoi dje aktivitetin "Me zjarr ju flas, me zjarr.." sipas vargjeve tė poetit tė madh shqiptar Lasgush Poradeci, i cili u shndėrrua nė simbolin e kėsaj dite.

    Zv/ministrja Suzana Turku, nė pėrshėndetjen e saj u shpreh se nė historinė e letėrsisė shqiptare tė paktė janė ata autorė qė me veprėn e tyre pėrvijojnė profilin e kulturės sė shkruar shqipe, e nė kėtė oaz ndriēues, Lasgush Poradeci me veprėn e tij zė njė vend tė merituar.

    Duke vlerėsuar veprat e poetit romantik ajo theksoi se: “arti poetik i Lasgush Poradecit vjen pėrkrah emrave mė tė shquar tė simbolizmit evropian si Sharl Bodler dhe Pol Verlen, duke shpalosur forcėn shpirtėrore dhe njė origjinalitet tė spikatur tė poezisė shqipe nė sinkron me zhvillimet letrare nė Evropė.” Gjatė kėtij takimi u prezantua dhe njė vepėr studimore e poetit, kushtuar njė tjetėr poeti tė madh me kombėsi rumune, Mihal Emineskut.


    Nė kėtė botim tė ri, tė mundėsuar nga familja Poradeci, ėshtė interesant kėndvėshtrimi i interpretimit tė njė poeti pėr njė poet tjetėr, qė gjithashtu i pėrcjell shoqėrisė sė tė gjitha kohėve humanizmin.

    Lasgush Poradeci u lind mė 27 dhjetor 1899 nė Pogradec, nė njė familje me tradita atdhetare. Nė moshėn 10-vjeēare e dėrguan pėr tė vazhduar studimet nė Manastir dhe mė vonė nė Athinė, ku mbaroi liceun. Mė 1921 ai shkoi nė Rumani pėr tė ndjekur studimet e larta. Duke qenė pa bursė dhe pa asnjė ndihmė, ai u detyrua tė punonte dhe njėkohėsisht tė studionte. Nė Bukuresht u lidh me lėvizjen atdhetare tė kolonisė shqiptare, u miqėsua me Asdrenin e atdhetarė tė tjerė shqiptarė dhe u zgjodh edhe sekretar i pėrgjithshėm i kolonisė. Nė verėn e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursė dhe kėshtu arriti t'i pėrfundojė studimet e larta nė Grac (Austri) nė Fakultetin e Filologjisė Romano-Gjermane.

    Lasgush Poradeci ėshtė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, i cili u shqua pėr sensibilitetin dhe ėmbėlsinė poetike me tė cilėn i kėndoi Shqipėrisė dhe dashurisė. Ai u nda nga jeta mė 12 nėntor tė vitit 1987, duke lėnė pas njė krijimtari tė bukur, e cila kishte fituar zemrėn e lexuesit dhe kishte tėrhequr vėmendjen e disa studiuesve tė shquar tė kulturės sonė si Eqrem Ēabej, Skėnder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhėn e shpėrthimit tė kryengritjeve tė mėdha pėr liri.

    Nė veprėn e kėtij romantiku tė fundit tė letėrsisė sonė jetoi shqetėsimi atdhetar i mbrojtjes sė kombit dhe tė traditės sė Rilindjes, ashtu sikurse edhe dėshira pėr triumfin e pikėpamjeve demokratike, shqetėsimi pėr njė emancipim tė pėrgjithshėm kulturor e shpirtėror tė shoqėrisė shqiptare. Ai ėshtė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, i cili u shqua pėr sensibilitetin dhe ėmbėlsinė poetike me tė cilėn i kėndoi Shqipėrisė dhe dashurisė.

    G. Sot
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Poradeci: Si takoi ministrin rumun,i “maskuar” si pasanik

    Poradeci: Si takoi ministrin rumun,i “maskuar” si pasanik

    » Dėrguar mė: 09/11/2009 - 13:43

    Fatmira Nikolli

    Lasgush Poradeci do tė kalonte shtatė prej viteve tė jetės sė tij nė kryeqytetin rumun, Bukuresht. Pėr tė, siē e tregon edhe vetė nė letrėn e dėrguar tė vėllait, Vangjelit, ato vite do tė ishin vite mjerimi. Varfėria dhe sėmundja do ta pengonin poetin tė pėrfundonte shkollat ku u regjistrua. Ecejaket e tij do tė ishin tė pafundme duke dashur tė diplomohej, pėr tė realizuar nė kėtė mėnyrė edhe dėshirėn e fundit tė tė atit. Por, kjo s’do tė qe e thėnė, tė paktėn jo nė Bukuresht. Diplomėn ai do ta merrte diku tjetėr. Pėr tė kujtuar jetėn e veprėn e tij, pak ditė mė parė, Kolonia e shqiptarėve tė Bukureshtit mbajti njė simpozium ndėrkombėtar, ku fjalėn pėrshėndetėse e mbajti deputetja rumune Oana Manolescu, ndėrsa mė tej pėr Lasgushin folėn ambasadori Dashnor Dervishi, e bija e poetit Maria, shkrimtari Marius Dobrescu, si edhe studiuesi Luan Topciu e pėrfaqėsuesi i Ministrisė shqiptare tė Kulturės, Ermir Nika. Simpoziumi ndėrkombėtar me titullin “Lasgush Poradeci: Poeti i shpirtit shqiptar” u mbajt me rastin e 110-vjetorit tė lindjes sė tij, nė ambientet e Lidhjes sė Shkrimtarėve Rumunė, nė sallėn e “Pasqyrave”. Nė sallėn ku u mbajt simpoziumi ishin tė pranishėm shumė intelekatualė rumunė por edhe shqiptarė qė jetojnė e punojnė atje. Me rastin e kėtij simpoziumi, por edhe duke qenė se viti 2009 ėshtė Viti i Lasgushit, Maria na tregon njė pjesė tė jetės sė tė atit nė Rumani.

    Veprimtaria

    Prej qershorit 1923 deri nė shtator 1924, Lasgushi shėrbeu si sekretar i pėrgjithshėm i Kolonisė Shqiptare tė Rumanisė. Ēdo tė premte ai organizonte mbledhjet e kolonisė. Nė kėto mbledhje diskutohej pėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme qė kishin tė bėnin me fatet e atdheut. Tė gjithė anėtarėt e kolonisė kontribuonin me tė holla, kur bėnte thirrje pėr ndihmė atdheu. Pas njė tėrmeti tė fortė qė ra nė disa krahina tė Shqipėrisė, kolonia u dėrgoi tė dėmtuarve njė sasi tė madhe ēadrash dhe grurė. Kur vdiq albanologu i shquar ēek, Jurnik, kolonia i dėrgoi ngushėllimet bashkėshortes sė tij nė Pragė shkruar nė gjuhėn frėnge nga Lasgush Poradeci (Llazar Gusho). Sipas dorėshkrimeve tė poetit, tė cilat i ka lexuar e bija, njė ditė nė Koloninė e shqiptarėve tė Rumanisė kishte shkuar Asdreni. Duke qeshur i kishte thėnė: “Ku je more Lasgush. Shiko!” Ai i tregon Poradecit njė telegram dėrguar nga Shqipėria, nga Qeveria e Nolit. Nė tė shkruhej: “Lasgush Poradeci emėrohet bursist i shtetit nė Berlin. Tė studiojė Albanologji”. Ai do tė gėzohej pa masė. Pas shumė vuajtjeve dhe vėshtirėsive financiare qė po kalonte nė Bukuresht, iu hap njė shpresė. U nis pėr nė Berlin, ku i thanė se ishte mbyllur katedra e Albanologjisė, por atij i duhej tė shkonte nė Austri. As nė Vjenė nuk kishte katedėr Albanologjie, ajo ishte vetėm nė Universitetin e Grazit po nė Austri. U nis pėr nė Graz, por edhe atje ishte mbyllur katedra. Andaj, u regjistrua nė Fakultetin e Filologjisė dhe Letrave, dega gjuhėt romano-gjermanike.

    Peripecitė

    “Nuk mund tė themi se Lasgushi u ndodh nė kontakt me Rilindjen kur u nis pėr nė Rumani, ku ndodhej Kolonia e shqiptarėve tė Rumanisė, e njohur pėr aktivitetin e saj atdhetar. Lasgushi qe njė krijesė e Rilindjes, qe gatuar me mish e me gjak rilindasi. Idetė e kėsaj rilindjeje qenė ushqimi i parė fėmijėror, por lidhjet e tij me Rilindjen nuk mund t’i kuptojmė jashtė adhurimit tė poetit pėr Naim Frashėrin. Ai e studioi poezinė e tij nė tė gjitha dukuritė e saj”, - tregon vajza e Lasgushit. Ky i fundit do tė studionte Frashėrin nė konceptin poetik, nė shpirtin e Rilindjes, qė rridhte si njė lumė i qetė e me ujė shumė brenda saj, nė prozė e sidomos nė fjalor. Nė Rumani, midis zgjedhjes sė degės pėr t’u regjistruar nė universitet, nuk mund tė mos pėrfillej ajo e Arteve tė Bukura, piktura, ku ai e ndiente talentin e tij. Ėshtė shumė interesante, thotė Marie Poradeci, se si Lasgushi u regjistrua nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Rumanisė. “Qeveria rumune, pėr t’i prerė rrugėn regjistrimit nė universitet studentėve hebrenj, kishte nxjerrė njė urdhėr ku ndalohej regjistrimi nė universitete i tė gjithė studentėve me kombėsi tė huaj”, - tregon ajo. Mė tej ajo riprodhon rrėfimin e tė atit. “Kėshtu, unė nuk mund tė regjistrohesha si i huaj qė isha. Shoku im i ngushtė, Jon Dobosari, mė mėsoi se kjo pengesė mund tė kalohej vetėm me njė lejė speciale tek ministri i Arsimit. Po si mund ta takoja unė atė? Atėherė pėrgatitėm planin. Morėm me qira njė karrocė luksoze dhe njė palė rroba pasaniku. Karrocieri (i mėsuar dhe paguar nga unė), kur tė ndalonte karrocėn para derės sė Ministrisė sė Arsimit, duhej tė zbriste dhe tė hapte derėn e karrocės nga e cila do tė zbrisja unė. Portieri i ministrisė, duke menduar se unė jam ndonjė djalė milioneri, nuk mė kėrkoi fare fletėhyrje pėr nė Ministri”. Mė tej Lasgushi rrėfente se pasi hyri brenda, nuk dinte se ku tė shkonte dhe filloi tė hapė dyert me radhė. Nė sallėn e madhe, Kėshilli Ministror ishte mbledhur pėr njė mbledhje. Ishin vitet 1290 dhe sapo kishte pėrfunduar Revolucioni i Tetorit. Situata nė botė ishte e turbullt dhe ndihej frika e terroristėve. “Kur unė shtyva derėn ata mė panė mua, njė djalosh i ri, i veshur elegant. U shtangėn. E kuptova qė u trembėn dhe nga frika se mos lajmėronin policinė, fillova tė flas me njė rumanishte tė shkėlqyer. ‘Ju lutem mos u frikėsoni. Unė jam njė djalosh shqiptar qė kam njė dėshirė tė vetme, tė shkel pragun e lartė tė universitetit. Unė kam mbaruar liceun rumun nė Manastir dhe kam lexuar nė origjinal poetėt tuaj tė mėdhenj si Eminesku, Coshbuk, etj. Ju lutem zotėrinj, unė di dhe shumė hollėsira tė tjera pėr popullin rumun, ju lutem mė krijoni mundėsinė pėr t’u regjistruar nė universitet! Ata mė panė, biseduan dhe vendosėn tė mė japin lejen speciale tė regjistrimit”, - kujtonte kohė mė parė Lasgushi.

    Miēka

    Por, leja nuk mjaftonte. Pėr t’u regjistruar duhej t’i nėnshtroheshe konkursit, i cili zgjaste pesė ditė. Pretendentėt i mbyllėn nė njė sallė tė madhe. Iu vunė pėrpara qė ta vizatonin skulpturėn e perėndeshės Afėrdita. Sipas Marie Poradecit, Lasgushi do ta pėrfundonte konkursin nė dy ditė. Nė tri ditėt e tjera filloi t’u bėnte portrete shokėve. “Aty ishte edhe njė femėr dhe ishte shumė e bukur, po poeti nuk ia bėri portretin se kishte trup ta shikonte nė sy. Nė fund kur dhanė rezultatet, ai doli i pari, kurse ajo vajza, qė quhej Miēka, nuk e fitoi konkursin”, - tregon Maria. E dėshpėruar, ajo e kishte pyetur cili ishte sekreti, sepse ajo konkurronte pėr tė dytin vit dhe nuk e fitonte. Atėherė ai do t’i thoshte se piktura ka tė fshehtat e saj, po ju hajdeni nė dhomėn time dhe do t’iu mėsoj se cilat janė kėto sekrete. Dhe, ajo kishte shkuar. Sapo kishte hyrė brenda, i kishte thėnė zhvishu! Dhe, kėtė e kishte bėrė pėr t’i hequr asaj turpin. Njė artist nuk duhet tė ketė turp. E dinte se edhe nė Akademinė Franceze tė Artit, kur pranoheshin studentėt duhej tė kalonin nudo para pjesės tjetėr tė studentėve. Mė pas ai do t’i mėsonte Miēkės plot hollėsira dhe tė fshehta tė pikturės, dhe ajo mė vonė arriti e u regjistrua nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Bukuresht.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #63
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540

    si poradecar po i them dhe une dy llafe
    kam qene shume i vogel por e mbaj mend sepse kishte nje konke(qenush) shume te bukur
    nje histori e largushit ne vjene te Austrise
    kishte shok te ngushte nje kimist i cili ishte i fejuar me nje vajze shume te bukur por ky kimisti na ishte shume i zene me tabelen e mendelejevit dhe nuk kishte kohe te dilte me te fejuaren so lasgushi dilte gjithmone shetitje me te por nje nate aksidentalisht kryen maredhenie seksuale( bum bum )

    so lasgushi shkroi
    Ne nje nate te bukur
    kur hena me shkelqimin e saj te argjente
    ndriconte guret qe dukeshin si perla
    nuk dashuroheshim une e ti
    por dashuronte dashuria dhe kjo duhet te jete me e fshehte se fshehtesia


    shendet e para
    BB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-08-2010 mė 00:29

  4. #64
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Njė variant besnik i Poradecit

    Poezia e Lasgush Poradecit nė qarkullim sipas dy botimeve tė Bukureshtit nė vitet '30 dhe korrigjimeve qė u bėri mė vonė autori. Me njė parathėnie tė vet poetit, mendime estetike mbi poezinė, e cila botohet pėr herė tė parė.


    Ndėr tė tjera shėnime qė pėrpunojnė njė mendim estetik mbi atė qė poezia i rrėmben jetės, tė bukurės dhe tė vėrtetės, Lasgush Poradeci (1899-1987), shkruan: "Nuk ka pra poezi tė madhe ose tė vogėl, tė mirė ose tė keqe, por vetėm poezi qė i pėrshtatet plotėsisht potencialit jetėsor dhe poezi qė s'i pėrshtatet.

    Poezija qė i pėrshtatet, ėshtė POEZIJA, ajo qė s'i pėrshtatet NUK ėshtė poezi dhe pra duhet tė vdesė, tė mos rrojė - sikundėr dhe s'rron po humbet."

    Citati ėshtė marrė nga teksti pa titull dhe datė tė saktė, qė botohet pėr herė tė parė si parafjalė e Vepra I ku pėrfshihet krejt poezia e Poradecit.

    Botimi i pėrgatitur pėr shtyp nga vajzat e autorit Kostandina dhe Maria Gusho ėshtė hedhur nė qarkullim sė fundi me rastin vitit 2009 "Vit i Lasgush Poradecit" nė 110- vjetorin e lindjes, nga Shtėpia botuese "albPaper" me financimin e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

    Deri njė muaj pėrpara ishte e vėshtirė tė gjeje nė qarkullim veprėn poetike tė Lasgush Poradecit. Pėr botimin qė kemi nė duar, vajza e vogėl e poetit thotė se kemi njė variant besnik tė poezisė sė autorit, sepse i referohet botimeve tė dy librave qė u bėnė nė Bukuresht nė gjysmėn e parė tė shekullit XX dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, pėr botimin aktual janė mbajtur parasysh shėnimet dhe korrigjimet qė Poradeci ka bėrė nė anė tė faqeve.

    Ky botim pėrmban shpjegime tė fjalėve nė fund tė poezive qė ka bėrė vetė poeti.
    "Vallja e yjve" ku bėjnė pjesė "Nė vėnd parafjale", "Vallja e qjellit", "Vallja e dherit", "Vallja e yjve", "Vallja e pėrjetėsisė", "Vallja e vdekjes" etj., u botua nėn kujdesin e Mitrush Kutelit nė vjeshtė 1933 nė Bukuresht.


    Libri II, "Ylli i zemrės" qė pėrmban "Zemra e qiellit", "Zemra e dherit", "Zemra e jetės", Zemra e pėrjetėsisė", "Zemra e vdekjes" doli nga shtypi mė 1937 pajisur me njė vėshtrim kritik sėrish nga editori Mitrush Kuteli. Tė dy librat u botuan falė mbėshtetjes sė studentėve shqiptarė nė Rumani si edhe miqtė letrarė tė Bukureshtit. Nė koloninė shqiptarė tė Bukureshtit.

    Poezitė qė ishin shkruar nė Pogradec, Athinė e Bukuresht deri nė vitet tridhjetė, do duhej tė ndiqeshin nga ai qė mendohej tė ishte libri i tretė, i quajtur "Zemra ime".
    Maria Gusho thotė pjesės sė fundit tė Veprės I, ku zėnė vend poemat, nuk i janė bashkėngjitur dy baladat pėr Muharrem e Reshit Ēollakun.

    "Ato do tė pėrfshihen nė njė material pėr Rezistencėn e Pogradecit, material tė cilin babai e kishte pėrgatitur si njė projekt mė vete krahas projektit pėr shkollėn e Progradecit qė ėshtė botuar tashmė."


    Njė botim qė do tė hidhte dritė mbi kėto variante tė botimeve tė Bukureshtit, mendohet tė jetė letėrkėmbimi 12-vjeēar i Poradecit me shkrimtarin tjetėr, botuesin, studiuesin dhe kritikun e tij tė parė, Mitrush Kuteli. Korrespondencat janė menduar si vėllimi III i veprės sė plotė. Ka kohė qė Maria po punon pėr to.

    "Kėto letra janė njė shkollė pėr mua. Kėshtu qė nė njė kuptim po i shėrbej tim eti, por po i shėrbej dhe vetes. Po mėsoj intimitete nga ai mqė s'i kam ndeshur mė parė...

    Njerėzit me tė drejtė thonė kur do tė dalin, u bė kohė qė flas pėr to, por ėshtė njė punė e vėshtirė. Mendojmė se tek korrespondencat do tė pėrfshihen letėrkėmbimet me Eqrem Ēabejn, Asdrenin, Tefta Tashkon, Odise Paskalin."

    Sa pėr korrespondencėn me Kutelin, pavarėsisht se tekstet e Poradecit janė po ato, themi se ai letėrkėmbim "do tė hedhė dritė" ngaqė pėrmban shumė letra tė kohės sė shkrimit dhe botimit tė kėtyre vargjeve.

    Do tė ndriēonin edhe anė tė poezisė dhe mendimit tė Lasgushit qė vazhdojnė t'i interpretojnė sikur t'u pėrkisnin legjendave dhe njė kohe qė s'ka lidhje me kohėn tonė.

    Mbi veprėn e kėtij autori bėhen studime, botohen monografi, mbrohen doktoratura, dhe pėrsėri Poradeci se pse duket i studiuar pjesėrisht, se pse ato qė thuhen e shkruhen pėr tė duken fare pak dhe sikur shkojnė nė drejtim tė kundėrt me rrugėn e veprės sė tij. Nė anėn tjetėr tė kėtyre letrave rri njė Kutel, shėnimet e viteve '30-'40 tė tė cilit pėr letėrsinė janė njė model i kritikės letrare.

    Kėtij miku dhe intelektuali tė rrallė, nė nėntor 1936 Poradeci i kishte kushtuar disa vargje pėr zemrėn qė vdes pėrkohė e lind pėrjetė.
    Teksti parafjalė pėr Poezinė e botimit tė vitit 2010 ėshtė i papėrfunduar. Maria thotė se duhet tė jetė shkruar nė vitet '40.

    Poradeci tenton tė japė njė pėrgjigje pse shkruan poezi: "Pse shkruaj, pse parapėlqej tė shkruaj vargje dhe jo prozė? Kur them vargje, kuptoj qė duhet tė jenė tė pėrsosur nga arti. Vetėm kėto tė pėrsosurit rrojnė (dhe mezi dhe kėto). Tė papėrsosurit vdesin.

    Sepse gjuha ndryshon pas 500 vjet. Ajo mė s'ėshtė siē ishte. Ėshtė ligji i saj fiziollogjik dhe shpirtėror (siē ėshtė zhvillimi i njeriut). Bibla e Lutherit p.sh e shkrojtur para 500 vjetėve mė s'do mundte tė pėrdorej prej gjermanėve pa i-u bėrė pėrpunime gjuhe.

    Gjithashtu dhe pėrkėthimet e "pėrsosura" mjaftojnė pėr njė kohė tė gjatė, po dhe kjo kohė e gjatė njė herė mbaron. Vetėm qė kur pėrkėthimi ose njė vepėr origjinale janė tė mira, kanė mundėsi tė qėndrojnė mė gjatė.

    Pse? Sepse dyke qenė tė pėrsosura, tė derdhura si nė mermer, pas mbarimit tė kohės sa qėndron gjuha e tyre (p.sh. 500 vjet), ato mund tė ripunohen nė themel tė formės, tė derdhjes sė tyre tė parė, pa ēformuar derdhjen e parė. Poezija ka mundėsi tė qėndrojė mė shumė se sa proza, sepse poezija ka njė formė mė skulpturale dhe njė derdhje mė tė pandryshuar."

    Tek kjo parafjalė ku duket tė jenė bėrė njė dy shėnime tė ndryshme, ai jep mendime edhe pėr rėndėsinė dhe rolin qė luajnė nė poetikė dy dialektet: gegėrisht dhe toskėrisht.

    Tė parit ai i jep cilėsitė e njė subjekti qė ka energji fizike, kurse tė dytit i atribuon ėmbėlsinė shpirtėrore: "Lufton pra forca fizike me harmoninė shpirtėrore, trupi me shpirtin.

    Forca si njė gjė brutale, do tė fitojė (lėndėrisht) pėrmbi shpirtin, do tė mbetet (mbase) gjuha e "mesme" gege, sepse gjithnjė forca fiton pėrmbi shpirtin. Ky fitim ėshtė lėndor. Lėndėrisht do kemi si gjuhė gegėrishten (e "mesme"). Po njė gegėrishte tė shpirtėzuar me influencėn e toskėrishtes..."


    Poezia ėshtė vėllimi i parė i veprės sė plotė e cila sipas Marisė vijon me publicistikėn ku do tė ketė tė reja, njė Lasgush Poradec studiues e shkencėtar tė letėrsisė. Vėllimi i tretė ėshtė korrespondenca qė u prek mė lart dhe i katėrti "Ditari" qė ai ka mbajtur ditė pas dite prej vitit 1942 deri mė 1982 kur u trondit nga ishemia cerebrale.


    Shekulli i datės 6 Prill 2010 / Elsa Demo

  5. #65
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Shqip sjell parathenien

    Vepra e plotė poetike e Lasgush Poradecit, botuar me besnikėri ndaj dy varianteve tė Bukureshtit dhe shėnimeve qė vetė autori kishte bėrė nė anė tė faqes, promovohet sot nė njė ceremoni tė organizuar nė Pogradec. Botimi i pėrgatitur nga dy vajzat e poetit, Kostandina dhe Marie Gusho, financuar nga Ministria e Kulturės me rastin e 100-vjetorit (viti 2009), shoqėrohet me njė parathėnie tė shkruar nga vetė poeti, e pabotuar mė parė, tė cilėn e sjellim tė plotė pėr lexuesit. Janė mendime estetike tė Lasgush Poradecit mbi poezinė

    Lasgush Poradeci


    Pse shkruaj, pse parapėlqej tė shkruaj vargje dhe jo prozė? Kur them vargje, kuptoj qė duhet tė jenė tė pėrsosur nga arti. Vetėm kėto tė pėrsosurit rrojnė (dhe mezi dhe kėto). Tė papėrsosurit vdesin. Sepse gjuha ndryshon pas 500 vjet. Ajo mė s’ėshtė siē ishte. Ėshtė ligji i saj fiziologjik dhe shpirtėror (siē ėshtė zhvillimi i njeriut). Bibla e Lutherit pėr shembull, e shkrojtur para 500 vjetėve, mė s’do mundte tė pėrdorej prej gjermanėve pa i-u bėrė pėrpunime gjuhe. Gjithashtu dhe pėrkthimet e “pėrsosura” mjaftojnė pėr njė kohė tė gjatė, po dhe kjo kohė e gjatė njėher mbaron. Vetėm qė kur pėrkthimi ose njė vepėr origjinale janė tė mira, kanė mundėsi tė qėndrojnė mė gjatė. Pse? Sepse dyke qėnė tė pėrsosura, tė derdhura si nė mermer, pas mbarimit tė kohės sa qėndron gjuha e tyre (p.sh 500 vjet), ato mund tė ripunohen nė themel tė formės, tė derdhjes sė tyre tė parė, pa ēformuar derdhjen e parė. Poezija ka mundėsi tė qėndrojė mė shumė se sa proza, sepse poezija ka njė formė mė skulpturale njė derdhje mė tė pandryshuar.

    Pėr sa i pėrket toskėrishtes, kjo siē duket, njė herė mund tė mėnjanohet prej gjuhės sė “mesme” (e cila e mesme, s’ėshtė veēse njė gegėrishte e zbutur -, e zbutur nga influencimi armonios i toskėrishtes).

    Gegėrishtja ka energji fizike, toskėrishtja ėmbėlsi shpirtėrore. Dyke bashkuar gegėrishten me toskėrishten, gegėrishtja gjith dyke mos humbur forcėn, energjinė, fiton dhe harmoni, ėmbėlsi (si gjuhė e “mesme” me karakter geg). Lufton pra forca fizike me harmoninė shpirtėrore, trupi me shpirtin. Forca si njė gjė brutale, do tė fitojė (lėndėrisht) pėrmi shpirtin, do tė mbetet (mbase) gjuha e “mesme” gege, sepse gjithnjė forca fiton pėrmi shpirtin. Ky fitim ėshtė lėndor. Lėndėrisht do kemi si gjuhė gegėrishten (e “mesme”). Po njė gegėrishte tė shpirtėzuar me influencėn e toskėrishtes. Shpirtėrisht toskėrishtja nuk humb, shpirti do duket nė ėmbėlsinė, harmoninė, bukurinė e gegėrishtes se “mesme”.

    Sa mė e fortė, mė e fuqishme, mė e shumanshme tė jetė toskėrishtja nė harmoninė e saj, aq mė shumė do tė ndjehet fryma e saj mirėbėrėse nė gegėrishten (e “mesme”).

    Edhe unė mundohem, me fuqitė e mija, t’ia nxjerr nė shesh toskėrishtes potencialitetin e saj shpirtėror, bekimin e harmonive tė saj, dyke bėrė vargje tė pėrsosur nė harmoni.

    Harmoni nuk ėshtė forma (forma e pėrsosur s’ėshtė kurrė art, mund tė jetė zejtari, po jo art). Harmonija ime ėshtė manifestimi (me anė tė vargut) i vetė jetės dhe i vetė botės shqiptare, sė kristalizuar nė forma tė dukshme shpirtėrore, tė cilat janė simbole tė jetės dhe tė botės. Prandaj rima ime identifikohet me fondin, prandaj formė e fond janė njė: janė realiteti shpirtėror i shfaqur identikėrisht me anėn e poezisė. Prandaj rima ime nuk kuptohet kurrė qė ėshtė rimė, po tretet nė simbolin e jetės tė cilin ajo e shpreh me atė simbol tė pėrsosur. Ky ėshtė arti im, njė art shqiptar. Kur them rimė, e bashkuar me fondin, nuk kuptoj vetėm rimėn, por dhe ritmin dhe masėn me stilin e jetės, tė jetės shqiptare. Ėshtė jeta shqiptare, morali ethik shqiptar qė ēfaqet me atė simbol poetik, sepse vetėm gjuha shqipe (e derdhur nė poezi) me tingujt frymorė dhe lėndorė tė saj ka mundėsi tė shprehė harmoninė specifike sė poezisė s’ime. Sa mė e pėrsosur ėshtė njė poezi, ajo ėshtė (njėkohėsisht) dhe aq mė e fuqishme, domethėnė aq mė shumė pėrmban potencialin e moralit frymor shqiptar. Qė dua tė dali poezia ime (e cila ėshtė “harmonija” ime nė kuptimin e rrėfyer mė sipėr) sa mė potenciale, kjo nuk shkaktohet prej volles t’ime individore, po prej vet potencialit tė jetės dhe botės, i cili me vitalitetin e tij tė plotė e shtyn vetveten qė t’a ēfaqi, t’a shprehi mė plotėrisht. Shprehjen ky vitalitet e di (nga vet natyra e tij) e do tė jetė njėjt me potencialitetin e vet tė tij. Nuk ka potencial mė tė madh ose mė tė vogėl nė poezinė e pėrsosur, po ka vetėm potencial tė plotė, domethėnė vetėm gradėn supreme tė potencialitetit vital tė jetės sė racės. Jeta (p.sh nė manifestimin e saj si “dashuri”) ka vetėm njė potencial, domethėnė ajo ėshtė e pėrsosur, domethėnė e fortė absolutisht. Prandaj dhe poezia duhet tė shprehi jetėn- me simbolin poetik- nė maksimumin e saj, nė potencialin absolut tė saj. Atėhere poezia ėshtė e pėrsosur, perfekte. Kur s’ėshtė e pėrsosur: kur s’ka fuqinė supreme, poezia nuk s’e ėsht’ e metė, po s’i pėrshtatet s’i pėrputhet potencialit moral tė jetės, pra s’ėshtė poezi, nuk pėrfaqėson vitalitetin integral tė jetės dhe tė botės, potencialin absolut. Nuk ka pra poezi tė madhe ose tė vogėl, tė mirė ose tė keqe, po vetėm poezi qė i pėrshtatet plotėsisht potencialit jetėsor dhe poezi qė s’i pėrshtatet. Poezija qė i pėrshtatet, ėshtė POEZIJA, ajo qė s’i pėrshtatet NUK ėshtė poezi dhe pra duhet tė vdesė, tė mos rrojė-sikundėr dhe s’rron po humbet. Pse duhet tė jetė poezia e fortė, potenciale, e pėrsosur? Sepse vetėm dyke qėnė potenciale, ka fuqinė me vete qė tė transmetohet mė tej, qė tė transformojė potencialitetin e jetės mė tej nė tė ardhmen njerėzore...

    Transmetimi moral i jetės (me anė tė simboleve poetike) lot njė rol aktiv dhe jo absolut. Vėrtet, se gjithė poezia sado e fortė, humbet (edhe pėrkthimi i bukur i Shakespeare-it prej Schlyel Tieck, ose pėrkthimi i Biblės prej Lutherit) nuk rron pėrjetė, sado i pėrsosur qė tė jetė. Sepse gjuha ndryshon me kalimin e kohės, dhe gjuha si dhe stili i ēdo pėrkthimi duhet ndrequr, siē ngjet me gjermanishten e Biblės sė Lutherit qė sot e 500 vjet pėrpara.

    *Titulli ėshtė i redaksisė. Nė variantin origjinal poeti nuk i ka vėnė titull

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Silvana Xuhano - Mikja e re e Lasgush Poradecit: Pengjet dashurore tė poetit

    Sonila Merolli

    Aso kohe pėr tė, ai nuk ishte veēse njė plak i ēuditshėm qė shėtiste buzė liqenit me qenin e tij. I kishin shtėpitė vetėm 400 metra larg, por nuk e njihte se cili ishte nė tė vėrtetė. Fundja si tė gjithė pogradecarėt qė bėheshin hokatarė kur e shihnin rrugės. E shihte tek nxehej prej mungesės sė etikės dhe respektit, por megjithatė kishte diēka qė e tėrhiqte tek ai plak nopran. Kanė kaluar shumė vite qėkurse Silvana Xuhano, ulej nė gjunjė pranė karriges sė Lasgush Poradecit, e pėrhumbej nė rrėfimet e tij. Tė nesėrmen rituali pėrsėritej; ajo vishte fustanin e saj tė bardhė me pika blu dhe vraponte drejt turizmit tė vjetėr, njė tablo qė tė kujton gjyshin Harib me Lojkėn tek tregimet e Maksim Gorkit. Pas 35 viteve, Silvana e ruan tė gjallė kėtė skenė, ndėrsa kujtimet i vijnė ashtu rrėmujshėm, sikurse ishin bisedat me Lasgush Poradecin. Flisnin pėr letėrsinė, pikturėn, por edhe pėr histori dashurie. Atėherė ajo ishte vetėm 16 vjeē dhe nuk e dinte se sa i madh ishte njeriu qė kishte pranuar miqėsinė e saj. Kur rrinte nė Pogradec takoheshin ēdo ditė nė orėn 19.00, ndėrsa kur ajo nisi studimet e larta pėr Letėrsi, ēdo tė dielė. Xuhano, e cila sė fundmi ka lėnė profesionin e mėsueses sė Letėrsisė, pėr t’u marrė me botėn e televizionit, tregon pėr njohjen me poetin, rrėfimet e tij, huqet, pengjet, por dhe historitė e dashurisė, qė nga ajo e dhimbshmja me vajzėn austriake qė vdiq vetėm 24 vjeē, tek ndarja me tė fejuarėn piktore, vetėm pėr njė ngjyrė vale...
    Si jeni njohur me Lasgush Poradecin?
    Nė Pogradec ai jetonte nga prilli, kur ēelnin lulet, deri kur binte bora e parė, mė pas nisej pėr nė Tiranė. Prezantimi i parė ‘zyrtar’ mes nesh ndodhi nė vitin 1976, nė gjimnazin e Pogradecit. Na prezantoi Ruzhdi Pulaha, pasi ai mė kishte dhėnė mėsim disa orė. Asokohe unė isha studente nė vitin e dytė dhe angazhohesha me aktivitetet artistike. Kisha pasion letėrsinė, i bija violinės prej 8 vitesh, pra ngjallja njė farė interesi tek ata. Ky qe kontakti i parė.
    Pėr ēfarė folėt me poetin?
    Lasgushi nisi tė mė pyeste se ēfarė mė pėlqente nga letėrsia, ēfarė dija pėr Hajnen. Aso kohe kisha lexuar lirika, qė nuk lejoheshin tė qarkullonin, qė i siguroja nėpėrmjet mikut mė tė ngushtė tė Poradecit nė qytet,(pėrveē Petraq Kolevicės, i cili vinte e takonte nga Korēa) Thoma Angjeli, dizenjator i njohur, drejtor i kinemasė sė qytetit. Gjithė pėrshtypjet, pėrjetimet, por edhe shqetėsimet i ndante me tė. Ndoshta kjo i bėri pėrshtypje poetit. Nė fund tė bisedės, mu duk sikur kisha kohė qė e njihja. Mu duk njė bisedė e kėndshme nė njė ditė tė zakonshme.
    Asokohe ishit e ndėrgjegjshme pėr pėrmasat e figurės sė tij? I kishit lexuar vėllimet e tij poetike?
    Lasgushin e ndeshja nė rrugė ēdo ditė, si njė njeri i zakonshėm, teksa dilte shėtitje buzė liqenit me qenin e tij Cucin. Shtėpitė tona i ndanin vetėm 400 metra, por tė them tė drejtėn nuk isha e ndėrgjegjshme pėr madhėshtinė e tij. Madje nuk dinim as pėr poezinė e tij, vetėm mė tej, nė shkollė tė mesme nisa tė ndėrgjegjėsohesha. As nė takimet qė pasuan nuk arrita tė kuptoja rėndėsinė dhe privilegjin qė mė kishte dhėnė ky njeri.
    Kur ndodhi takimi i radhės mes jush?
    Ai kishte njė kujtesė tė habitshme. Po kthehesha nga shkolla dhe u ndeshėm, teksa ai kryente ritualin e pėrditshėm, shėtitjen buzė liqenit. Teksa mė pyeste sesi shkoja me mėsime, urtonte Cucin, qenin e vet, qė egėrsohej kur afrohej njė i huaj. Aty pėr aty pa improvizuar, siē ishte karakteri i tij, mė pyeti nėse kisha kohė tė takoheshim. Unė isha vetėm 16 vjeē, ndėrsa Lasgushi 76 vjeē. Vendosėm tė takoheshim nė orėn shtatė pasdite, te Turizmi i vjetėr, qė ka pasur njė lulishte tė mrekullueshme. Nė atė vend, buzė guralecėve tė liqenit, ai kishte karrigen e vet. Ēdo darkė takoheshim fiks nė orėn shtatė, deri nė nėntė. Mė pas mbyllej nė shtėpi dhe rrinte deri nė tre tė mėngjesit para skrivanisė sė tij. Mė rrėfente se pėrkthente, shkruante ose pikturonte. Dhe zgjohej gjithnjė pas orės 10 tė mėngjesit. Kėtė lloj regjimi nuk e ndryshoi asnjėherė gjatė verės. Njėherė mė kujtohet, se i kishte ardhur Petraq Kolevica nė shtėpi. Nė orėn 7 e lė nė shtėpi mikun e tij dhe vjen tė mė lajmėrojė se nuk mundej, aq korrekt ishte. Mė kėrkoi dhe ndjesė dhe tha se takimi ynė do tė shtyhej pėr tė nesėrmen.
    Ēfarė mendoni se e tėrhoqi poetin tashmė 76-vjeēar tek njė vajzė 16 vjeēe?
    Besoj se i pėlqeu pasioni karshi letėrsisė, sinqeriteti dhe entuziazmi im, pa ditur se cili ishte nė tė vėrtetė. Pėr mė tepėr duke qenė natyrė e ēiltėr, e lexueshme nė fytyrė, ai e kishte mė tė lehtė tė shprehej pa u druajtur dhe shqetėsuar pėr ato ēka tregonte. I pėlqente njė fustan i imi veref i bardhė me pika blu. Ulesha nė gjunjė, mbėshtetesha tek krahu i karriges me tė dyja duart dhe pėrhumbesha nė rrėfimet e tij. Ajo skenė mė rikthehet shpesh nėpėr mendje.
    Dhe flisnit pėr...?
    Bisedat e para rrotulloheshin rreth librave dhe autorėve qė kisha lexuar. Pasi i tregoja shijet e mia, diskutonim rreth tyre.
    Ajo ēka mė bėnte pėrshtypje ishte fakti se nuk mė impononte asnjėherė ēfarė duhet tė lexoja. Mė ka dhėnė pėrkthimet e Hajnes. Isha lexuesja e parė. Por mė tregonte edhe vizatimet e tij, portretin e nėnės, autoportretet...
    Ju tregonte pėr jetėn e tij?
    Me shumė takt interesohesha rreth periudhės qė ai kishte jetuar nė Austri, pasi ai nuk pranonte pyetje gjatė bisedės. Gjithnjė episodet dhe ndodhitė qė rrėfente vinin spontanisht, nga njė ngacmim i momentit. Shpesh mė ėshtė dashur ta rrotulloja bisedėn nė ato ujėra, nga e dija se do tė niste njė rrėfim pėr tė kaluarėn.
    Ndonjė histori dashurie...?
    Mė rrėfente se nė Austri u dashurua me njė vajzė. Mė tregonte aq shpesh pėr tė, saqė ishte lehtė e kuptueshme, qė ishte nga ato histori qė lenė gjurmė nė jetė. Mė thoshte se ndjenjat karshi saj, ishin rritur me kalimin e viteve. Vajza ishte e bija e familjes sė parė, qė i ofroi mbėshtetje dhe strehė nė pensionin e tyre, kur Lasgushi shkoi nė Graz tė Austrisė. Asokohe vajza ishte vetėm 11-vjeē, por pas 13 vjetėsh u rrit, u bė 24 dhe befas poeti u magjeps nga sharmi i saj. Mė rrėfente se shkėmbenin ndonjė bisedė, pa guxuar tė shkonin mė tej. Pėr fatin e keq ajo u diagnostikua me leuēemi dhe brenda dy muajve ndėrroi jetė. Sa herė qė e kujtonte, sytė i pėrloteshin dhe zėri i dridhej. Nga ajo dashuri i mbeti kujtim vetėm njė shami e mėndafshtė, me tė cilėn, siē mė rrėfente, kishte fshirė lotėt, kur vdiq vajza. Shaminė e ruante ende, por asnjėherė nuk shtonte detaje rreth kėsaj historie, pasi i shkaktonin aq dhimbje... Edhe pse mė ngacmonte kėrshėrinė, nuk mund t’i bėja pyetje zhbiruese qė mund tė lėndohej. E lija tė tregonte ēfarė dėshironte ai. Ndaj edhe nuk kishte shprehur pakėnaqėsinė duke ndenjur me mua.
    Duket se ishit bėrė mikesha e tij e besuar... Ju ka rrėfyer pėr ndonjė tjetėr histori dashurie? Si ishin marrėdhėniet e tij me femrat?
    Mė ka folur gjerė e gjatė pėr piktoren Androniqi Zenko, me tė cilėn kishte qenė i fejuar pėr gjashtė muaj, dhe se ishte ndarė pėr hiēgjė. Nė kėtė rast nuk mbajti rezerva, mė rrėfeu sesi kishin rrjedhur ngjarjet. Tė dy si piktorė qė ishin shkonin shpesh buzė liqenit, pėr tė shijuar lindjen e diellit, tek lumi i Traharit. Disa masa gurėsh kishin zbritur nga kalaja drejt kodrės buzė liqenit, ku dallohej njė valėzim i lehtė. Bulėzat e valės ishin si perla dhe jepnin njė ndriēim si tė argjendtė. Teksa sodisnin, Androniqi i kishte thėnė se dridhjet e valėve ngjasonin me ikrat e peshkut, tė cilat kanė ngjyrė tė kuqėrremtė. Aty Lasgushi ishte nxehur keq, dhe ia kishte kthyer se pėrqasja qė ajo kishte bėrė ishte e gabuar. Njė ngjyrė e tillė dallohej nė perėndim, por assesi nė lindje. Pėr kėto gjėra janė zėnė, derisa u ndanė. Tė paktėn ishte njė nga arsyet, qė mė ka treguar mė shumė se njėherė. Pavarėsisht tė gjithave, ai e respektonte Androniqin pėr talentin dhe mė tej mė thoshte se ajo kishte krijuar njė familje pėr t’u nderuar. Mė ka treguar edhe sesi u njoh me Nafijen, qė nuk harronte tė mė thoshte se kishte qenė “Mėsuese e Merituar”. Mė thoshte se e tėrhiqnin dijet qė ajo kishte. Bisedat e tjera vijonin me krijimin e familjes, dy vajzat e tij tė dashura, Marien dhe Kostandinėn, tė cilat i kam mikesha. Ende nuk mė dukej vetja si mikeshė, as nuk e vlerėsoja, apo njihja sa duhej, por mė pas, kur erdha student nė Tiranė nisa ta shihja me tjetėr sy.
    Po nė Tiranė, a vijuat tė takoheshit? Ē’jetė bėnte Poradeci nė kryeqytet?
    Njė nga arsyet pėrse zgjodha letėrsinė ishte pikėrisht Lasgushi. Jeta e tij ishte kufizuar tek pėrkthimet dhe vizitat e miqve qė priste nė shtėpinė e tij. Kur erdha nė Tiranė takoheshim nė shtėpinė e tij, ēdo tė dielė, nė orėn 11 paradite. Shpesh herė e shoqja, Nafija mė thoshte: “Por ēfarė i pėlqeni kėtij?!”. Dhe nuk e kishte thjesht pėr huqet e pleqėrisė, por natyra e tij ishte pak e sertė. I thosha se ajo kishte pėlqyer njeriun, ndėrsa unė poezitė. Por me mua nuk i demonstronte huqet. Ishte korrekt, shumė sqimatar, i kujdesur pėr veshjen e tij, deri nė detaje, nuk e hiqte kurrė kapelen. Edhe pse i kėrrusur mbante nė kurriz njė dėrrasė pėr tė ngritur kurrizin, pasi paraqitja ishte shumė e rėndėsishme pėr tė. Kur e pėrqafoja ndihej ajo dėrrasa nė kurrizin e tij, por kuptohet qė unė s’e pyeta kurrė. Ishte tejet sqimatar dhe nė tė ushqyer. Lasgushi acarohej, ose zgjidhte vetminė, pasi kishte pakėnaqėsi kundrejt njerėzve, tė cilėve u mungonte etika. Ishin episode fare tė rėndomta, si pyetja pėr orėn, pa i kthyer falenderimin. E vriste mungesa e vlerėsimit, e respektit, harresa si poet. Mė thoshte vazhdimisht qė po tė kishte jetuar nė Austri, nuk do tė ndodhnin tė tilla gjėra.
    Kjo do tė thotė se pogradecarėt nuk tregonin ndonjė respekt tė veēantė pėr tė...?
    Nė Pogradec nuk kishte kėtė nderim qė i bėhet sot pas vdekjes. Ai e ka vuajtur, qė pushtetarėt e atėhershėm, e lanė nė harresė. Harresa, si mjeti mė denigrues ndaj njė artisti. Por e dinte se ‘fajtor’ ishte edhe vetė, pasi nuk kishte shkruar asnjė poezi pėr klasėn punėtore, pėr shinat e trenit, pėr partinė, prandaj edhe u ndėshkua, ose u harrua. Nuk mund ta harroj njė ditė 1 Maji, kur kemi dalė tė dy. Aty kuptova se sa e dhimbshme ishte kur njerėzit nuk tė njohin. Shkuam tek kafe “Flora”, aty porositi njė kafe, unė njė zup. Kur na u servir, njė kameriere e re e kish ngulur lugėn brenda zupės, ndėrsa bishtin e filxhanit tė kafesė e kishte kthyer nga e majta. Lasgushi i indinjuar pėr mėnyrėn e shėrbimit e thėrret dhe i shpreh pakėnaqėsine e tij. Kamerierja e pa e habitur dhe pas 5 orėve qė ne bisedonim pa fund, mė thėrret dhe me njė lloj pėrbuzjeje mė pyet se kush ishte “ai plak i bezdisshėm”. Kur i them kush ishte, ajo ngriti supet dhe mė tha se nuk e njihte
    Sa vite zgjati miqėsia mes jush?
    Pėr fat tė keq isha mikesha e vogėl e Lasgushit pėr pesė vjet me radhė. Miqėsia jonė zgjati deri nė vitin ‘81, kur ai u sėmur nga skleroza. Vajzat mė thoshin: Mbaje mend siē e ke njohur dhe jo mė tani. Mė kujtohet fotografia e fundit, kur ai u shpėrfytyrua.
    A ju la ndonjė kėshillė qė e mbani ‘vath nė vesh’?
    Erdhi njė moment, kur ai filloi tė mė trajtonte si vajzėn e tij, edhe pse kishte dy tė tijat. Gjatė gjithė kohės mė pėrsėriste: “Kam shumė merak moj Silvana se nė ēfarė dore ustai do tė biesh!” Por porosia qė mbetet aktuale dhe qė ka ndikuar nė zgjedhjet e mija ishte: “Nėse njė person tė do vėrtetė, fillimisht duhet tė tė dojė pasionin”. Mė pėrsėriste se duhej njė nivel me veten, dhe se bashkėshorti duhet tė kishte tė njėjtat interesa me mua, pasi ndryshe dėshtimi nė lidhje ishte i sigurt. Mė kujtohen njė tjetėr moment, kur donte tė mė gostiste me mjaltė dhe mua mė bėnte keq. Ai ma ktheu se njerėzit qė janė delikatė nga stomaku, janė delikatė nga ndjenjat. Mė pas pėrmendi atė shprehjen e famshme: ndjenjat kalojnė nga stomaku, duke mė porositur qė nėse duhet tė mbaja raportin e fortė, duhet tė gatuaja edhe kur nuk mė dilte koha, ose tė paktėn mos t’i thosha kurrė bashkėshortit: nuk ka asgjė pėr drekė. “Nėse nuk ke bėrė drekė dhe i thua hamė nga njė vezė tė skuqur, nisin sherret e mė pas krizat bashkėshortore. Ama kur i thua e kam bėrė drekėn, mjafton pak mish pastėrma, qė e hedh nė prush, por edhe njė kanė me verė, largon sherret dhe vėrteton se dashuria kalon na stomaku”, mė porosiste Lasgushi. Kjo ka qenė njė nga shtysat qė unė bashkova pasionin tim pėr letėrsinė me kuzhinėn pėr tė realizuar programin “Shefi finok”, qė zė fill sė shpejti e ku jam producente, skenariste, ideatore dhe prezantuese.
    Ju ka mbetur ndonjė peng prej asaj kohe?
    Nuk kisha njė person madhor qė tė mė kėshillonte qė ēfarė kisha biseduar me tė, t’i hidhja nė fletore. Kjo mė ka mbetur peng. Besoja se kujtesa ime do tė regjistronte ēdo kujtim. Nė shtėpi nuk interesoheshin se pėr ēfarė flisnim, pasi nuk kishte interes mbi Lasgushin. Gjithashtu, mė mbeti merak se mė kishte shkruar ca vargje, por qė nuk m’i dha kurrė, pasi u sėmur.

    Ramiz Alia, nxėnėsi ‘i pabindur’ i Poradecit...
    Mes kujtimeve pa rend kronologjik, tė sjella ashtu rrėmujshėm, mikeshės sė poetit tė liqenit i vjen ndėrmend njė nga ato historitė qė rrallė tė shkulen nga memoria, aq mė tepėr kur personazhi quhet Ramiz Alia. Kuptohet qė asokohe, as Silvana, as vetė ish-presidenti, nuk e dinte qė do tė gėzonte privilegjet qė do tė vinin vite mė pas. Nė kėtė sens as Lasgush Poradeci nuk mund ta dinte tė ardhmen e nxėnėsit tė tij ‘tė pabindur’, por ja qė ato rrėfime me mikeshėn e tij tė vogėl, nuk e lanė tė humbte nė tisin e harresės. Pakkush i ka rėnė nė vesh se Poradeci, ka qenė mėsuesi i vizatimit nė kryeqytet i Ramiz Alisė, dhe siē diktonte tradita ato vite, pėrveē fjalės sė mėsuesit askush nuk bėnte zė. Vetė Silvana, e kujton si mė poshtė: “Mė ka rrėfyer njė episod me Ramiz Alinė, kur jepte vizatim nė Tiranė. Nė njė moment ky shpjegonte, Ramizi me shokun e bankės shkėmbejnė mjetet e punės, dhe falėnderojnė njėri-tjetrin. Poradecit i vret veshin dhe i ngre nė kėmbė, mė pas e nxjerr pėrjashta. Kur mbaron mėsimi, aty gjen Ramizin qė qante me dėnesė, e i thotė mes lotėve: “Nuk e dija zoti mėsues se edhe elementėt e edukatės ndėshkohen. Lasgushi i kishte zgjatur shaminė e tij tė shtrenjtė tė mėndafshit. Mė pas ata ruajtėn kontaktet. Sa herė qė ia merrnin qenin e tij Cucin, policėt, kėrkonte takim me Ramiz Alinė, derisa ky episod nuk u pėrsėrit mė. E harruan qenin, por edhe vetė poetin”, pėrfundon Xuhano, mikja mė e re dhe e fundit e poetit tė liqenit.

    Panorama

  7. #67
    Tė kėrkova me qiri
    .........Kėngė

    Tė kėrkova me qiri
    Flokė-ndritura-flori,
    ..........Edhe mbeta -
    ..........Si s'tė gjeta -
    Me njė breng' nė gji,
    Breng tė fshetė-oji!

    Tė kėrkova me qiri,
    Shtat-vėrvitura-selvi,
    ..........Edhe rashė -
    ..........Si s'tė pashė -
    Me njė vaj tė zi,
    Vaj tė rėnd'oji!

    Tė kėrkova me qiri,
    Mes-kėputura-gargi,
    ..........Edhe ndjeva -
    ..........Kur t'a theva -
    ē'ėshtė dashuri,
    ē'ėshtė dashuri.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #68
    Zemėrimi jonė

    Si tė t'a them tė shkretėn vojtje qė ndjej nė zemėr ēas-pėrēas,
    Atė durim tė padurura tė zemėrimeve pa gas.
    Tashi zė ēel njė vrer nė buzė, tashi zė ndrin njė vaj nė sy,
    Edhe tė dhemb mė keq se mua, edhe mė dhemb mė keq se ty.

    Kjo kėng' e fellė e heshtjes s'ate, vėshtrim'i derdhur gjithė pėrdhe,
    Stolitė e hireve tė tua ndaj shkon me turp si nuse e re,
    Dhe kaqė mijė dashurira, kaq dhėmbshuri qė s'thuhet dot,
    M'a mbushin plot tė mjerėn zemėr, vetėm me gas, vetėm me lot.

    E pata pyetur vetėveten, me t'j-u pėrgjigjur vetvetiu-
    Pse kaqė zi ti motra ime, pse kaqė vrerė unė i ziu:
    Nuk paske qėnė vrer e zi, po qėnke vetėm dashuri,
    Qėnke njė dritė fshehtėsije plot bukuri! plot bukuri!

    Dhe mė pėlqen ah zemėrimi ndaj vjen e shkon e qesh e qaj'
    Ndaj ri mendohem duke pyetur: a mos ke faj? a mos kam faj?
    Dhe ja! m'a fal ēfardo mėrije! dhe ja! t'a fal ēfardo mėri!
    Dhe mė mbush prapė plot me dritė, plot me tė ėmblėn dashuri.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #69
    Posi burbuq' e trėndafilit

    Posi burbuq'e trėndafilit qė ēelte-e fshehur afėr nesh,
    Tė ēeli buza miturishte e mė njė ēas t'u nėnėqesh;
    Ahere hargu i hepuar t'a ndau pėrmes mė dy thelpinj...
    E t'a shijoj me ėmbėlsirė veshtrimi im qė mė s'm'u nginj.

    Tash burbuq'e buzės s'ate i riti gjėndėrat sė rish...
    Ajo zu lėng prej luleshtrydhjesh dh'u skuq me zjar prej kulumbrish
    Ajo u ndes e mori valė, ajo u doq, ajo u poq,
    E po me fal e dėshėruar njė mall tė fellė-edhe pa shoq.

    Fillon mė dhemb ah dashurija, e ndjej njė brengė-e ēqetėsim,
    Mė pėrvėlon buz'e zhuritur drejt mun nė fund tė gjirit t'im,
    Pa dhemshurisht e duke vuar prej shpirtit t'ėnd kur e thėthi,
    Si llaftarinė-e puthjes s'ate kuptoj nė shpirt njė llaftari.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #70
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ku vemi shpesh

    Nė zemėr t'ėnde vetėm unė,
    Nė zemėr t'ime vetėm ti,
    dhe jashtė bota fjalėtare,
    Dhe jashtė syri plot zili

    Dh'ashtu filluam pėrngahera
    Njė vetėsi plot ėmbėlsi,
    Tė mos na shohė syr'i botės,
    Mos na zemrosh, moj njerėzi.

    Dhe ikm' e ikmė gjith-mė largė,
    Dyke kėrkuar pak liri,
    Qė me t'u ndezur flak'e ditės,
    Gjer mė tė mugėtit tė zi;

    Gjer nė mesnatė-e pasmesnate,
    Oh! E pangopur e arrati!
    Un' hijerėnd' e mvrerėsuar,
    Ti buzėndritur nė stoli.

    Nėr ato male shtat-mėdhaja,
    Nėr ata pyje me fshehtėsi,
    N'ato mburima lozonjare,
    N'ata shkėmbenj plot llaftari;

    Ku fryn njė erė pastėrtije,
    E vetėtin njė bukuri,
    E ritet malli posi deti,
    E ndizet zemėra nė gji;

    Ku nuku duket asnjeri,
    Ku vemi shpesh veē un'e ti
    Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
    Ku ndrin si yll, moj perėndi!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  2. Poezi nga lasgush Poradeci
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-01-2012, 07:52
  3. Rragata: Yje deshin, yje ju dhashė! - Lasgush Poradeci
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 19:13
  4. Vleresime per Lasgush Poradecin
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 01:07
  5. Lasgush Poradeci, ky shpikės harmonish
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 13:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •