Selim M. Hasanaj
Sado nga distanca, falë shtypit, internetit dhe Tv-ve të shumtë shqiptarë, na mërgimtaret po kemi mundësinë të percjellim gjthçka ndodhë në Atdheun tonë. Si mergimtar, më bajnë përshtypje shumë nggjarje të ditëve të fundit, si në Shqipni, ashtu edhe në Dardani. Meqenëse jam nga ata njerëz që kurrë nuk mund të pajtohet me invadimin e kulturave të tjera në trojet e Atdheut tim, të përhapjes kobzezë të kultures arabe, e cila përmes të ashtuquejtunes përhapje dhe zhvillim i kultures islame, ngadalë, por ashpër, po kërcënon jo vetëm kulturën fetare të shqiptarëve, islamin tradicional, të cilin na e kemi pranue me dhunë apo me dashje nga koha e pushtimit osman për pesë shekuj, e që asnjëherë nuk ka irritue kend, asnjë qytetar të trojeve tona, pa dallim besimi e kombsije, ai islam kurrë nuk ka irritue as vëllaznit tanë që u përkasin dy besimeve tjera, atij katolik dhe atij ortodoks. Përkundrazi, na jemi mburrë si popull model për tolerancë fetare, dhe çka ishte ma se e randësishme, këto besime asnjëherë nuk kanë dalë në plan të parë para kombit për ta dominue ate; përkundrazi, sot dhe përgjatë tanë historisë kemi me miliona fakte se si priftrinjë, peshkopë, kardinalë, e deri Papë (Papa Klementi i XI); kallogjerë, popa, hoxhallarë, myderizë, myfti, dervishë e shehlerë, me pushkë e me shpatë në dorë për ta mbrojtë Atdheun, për ta mbojtë gjuhën shqipe, flamurin e kulturën shqiptare, dhanë edhe jetën krah për krah njeni tjetrit.
Përhapja e këtij islami të tashëm po kërcënon jo vetem islamin tradicional, jo vetëm po përçan e krijon urrejtje ndërvëllaznore mes shqiptarëve të besimeve të tjera dhe atyne me besim islam, por po rrezikon zhbamjen dhe shuemjen e shqiptarëve si etni, si komb në trojet e vjetra të Gadishullit Ilirik.
Asht për t’u çuditë si po ndodhë kjo dhe askush nga ata që janë kompetentë nuk e thotë asnjë fjalë, nuk del me asnjë qendrim, opinion, askush nuk e kundërshton haptas këte dukuni kobzezë. Në biseda dhe nëpër ndeja, sidhe nëpër kafene, po hapi kush këte temë, do shohim se janë shumica kundër, por shqetësimi përfundon me kaq.
Kanë ndodhë disa raste flagrante kohët e fundit, si ajo e Ministrit të Kulturës Memli Krasniqi që heqë nga zyrat dhe holli i asaj ministrije fotot e Nanës Terezë dhe të Ibrahim Rugovës. U ngritën kundër disa individë, edhe nga mërgata pat një reagim, që në formë të letrës së hapun iu dërgue edhe kryeministrit dhe institucioneve kryesore të Dardanisë, por heshtje, sikur asgja të mos kishte ndodhë.
Në vend që këto reagime t’i trembin, apo së paku t’i paralajmronin misionarët e islamit politik, që po përhapet me shpejtësi rrufeje në trojet tona ilire e në Sanxhak, Bosnje e Maqedoni, ndodhi e kundërta. Kreu i BIK-ut (Bashksia Islame e Kosovës) Naim Ternava, kryeimami i Kosovës (për këso rastesh e pranojë të jetë Kosovë, sepse Dardania dhe dardanët nuk durojnë pushtues fetarë e as të tjerë) Bajgora, të cilit nuk po ia mbaj mend emnin, mbajtën një seminar, apo diçka të ngjashme, dhe kërkuen që nëpër shkolla të futet si landë edhe FEJA. Paturpsisht ata flisnin dhe paturpsisht rrenin publikun dhe opinionin tue ba krahasime me shtete, me kushtetutat e shteteve tjera, ku mes tjerash u përmend modeli i Kroacisë.
U ba ky krahasim sepse, simbas mendjes së turkoshakëve dhe arabofilëve Ternava e Bajgora, kushtetuta ligjet kroate do t’u shërbenin ma së miri edhe Kosovës. Me këtë pretendohet qysh në nisje të vërtetohet se shqiptarët të besimit islam në trojet e Dardanisë janë shumicë, dhe ashtu sikur ka Kroacia kushtetutën për shumicën kroate, ashtu ta bajë edhe Kosova për (gjithnjë simbas tyne) shumicën islame të banorëve të saj.
Në disa nga referencat e këtyne dy imamëve arabo-turkofilë thuhej se ishin edhe shtetet e Europës që, gjithmonë simbas rrenave të tyne, paskan landë mësimore landët fetare të shumicës nëper shkolla dhe fakultete. Kjo asht jo vetëm trillim, por asht RRENË e paskrupull, që as qentë endacakë të rrugëve të Prishtinës nuk i hanë.
Po shihet se këta misionarë kobzezë antikombtarë po blejnë me forcën e petrodollarëve përkrahësit e vet, po shpërlajnë trunin e shtresave të vorfuna të qytetarëve të Dardanisë, pikërisht pse ata janë në buzë të greminës e në luftë për egzistencë, sepse nuk kanë as bukën e gojës për për fëmijtë.
Këta nuk kanë pa kurrë ma shumë se vendbanimet ku jetojnë dhe normalisht atyne u mbushet lehtë mendja sikur në shtetet e Europës paska landë fetare në programet shkollore. Ata këto rrena i marrin për të vërteta dhe Ternava e Bajgora, Ministrinë e Arsimit e kërcënojnë me anë të këtyne masava dhe me romë e magjupë, turqë e boshnjakë të Kosovës.
Për hir të së vertetes, unë që mbi 35 vjet jetoj nëpër shtete të Europës, ashtu edhe kam kontakte nëpërmjet farefisit në shumë shtete europiane, po i them popullit shqiptar se kurrë, asnjëherë deri më sot në shkollat e asnjë shteti nuk ka landë mësimore fetare, nuk mësohet as predikohet asnjë fe, sado që në 99.99% të shteteve të Europës janë shtete të krishtena, që edhe kushtetutat e i kanë hartue para qindra vitesh tue u nisë në vlerat e krishtënizmit. Në shkollat fillore deri në ato të mesme mësohet HISTORIA E FEVE, pra e të gjitha feve; kuptohet, me ma shumë përkushtim dhe kohë historisë së krishtënimit, por kurrë, në asnjë shkollë, nuk ka shkelë kamba e priftit si mësimdhanës.
Landën e historisë fetare i spjegon mësuesi i zakonshem, që jap edhe landë të tjera. Tjetër janë shkollat fetare nga të cilat dalin priftrinjët e ri. Këo shkolla janv sot edhe në shtetet shqiptare, Shqipni e Dardani. Ka shkolla private fetare edhe në Prishtinë: asht edhe fakulteti i fesë islame, të cilin ma mirë do të ishte të mos e kishim fare.
Çka duen tash islamistët ekstrem araboturkofilët Ternava e Bajgora?! Mos duen këta fondamentalistë dhe antishqiptarë që imami musliman jo vetëm nëpër shkolla, por edhe në jetën familjare të shqiptarëve të bahet pushtet suprem?!
Çuditem sa energji dhe sa rezurse shpenzohen nga grupime të shumta dhe parti politike për ta rrëzue pushtetin dhe marr atë, ndërsa asnjë reagim për këto punë të pista të kreut të BIK-ut, i cili, në vend që të merret me fe, po merret me politikë. Po krijohet përshtypja se Naim Ternava asht shefi i Hashim Thaçit, në vend që të ishte e kundërta. Kështu edhe në Shqipni. Cak i luftës asht të rrëzohet Sali Berisha, ndërsa pse Greqia po rrezikon ta vejë kufinin në Shkumbin, askujt nuk po i intereson, veç disa zaneve të vetmueme, që kur i dëgjoj, ma kujtojnë atë thanje: ZA I VETMUEM NE SHKRETINE.
Nëse institucionet e shteteve tona nuk ua ndalin hovin disa individëve, si kreut të BIK-ut, ashtu edhe atij të kreut anolog në Shqipni, na jemi para një rreziku serioz për t’u zhdukë nga hartat gjeografike.
Si guxojmë të shkelim gjakun, kontributin dhe flijimin e atyne qindra e mijra priftinjve, hoxhallarëve, popëve, që nëpër shekuj, së bashku, luftuen çdo pushtues, e për 500 vjet edhe atë islam, që na pushtoi përmes perandorisë osmane?!
Kush guxon të shkelë 25 vjet luftë të Gjergj Kastrioti, luftat e Pjeter Bogdanit, Pjeter Budit, të rilindasve tanë si: vëllaznit Frasheri, Pashk Vasa, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Ali Gucia, Ymer Prizreni, Sylë Vokshi, Mic Sokoli, Fan Noli, Kadri Prishtina, Themistokli Germenji, Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Dom Nikoll Kaçorri, Shtjefen Gjeçovi, Haxhi Zekë Berdyna, Xhemë Gostivari, Elez Isufi, Dedë Gjo Luli etj., etj., patriotë të të gjitha besimeve, që nuk patën as ma të voglen pengesë për ta ba tjetrin vëlla, sepse në realitet ata ishin vëllazen të një gjaku?!
Kush janë këta predikues, misionarë të rrugëve, nga krenët e bashksive fetare islame, që po ndjellin përçmje dhe po krijojnë urrejtje deri aty sa po predikojnë islamin politik? Këta duhen ndalë, duhen nxjerrë para drejtësisë për veprime tëjashtëligjvshme antikombtare, antishtetnore dhe për nxitje të urrejtjes fetare, racore e klasore.
Sarpsborg – Norvegji: 19.03.2001
Revista Drini
http://www.revistadrini.com/2011/03/...ndamentaliste/
Krijoni Kontakt