Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Lekura e bananes ndihmon ne gjetjen e toksinave ne uje

    Lekura e bananes ndihmon ne gjetjen e toksinave ne uje

    Shkenctaret brazilian kane gjetur se fundmi nje metode qe ndihmon ndaj ndotjes se ujit te pijshem: lekurat e bananeve. Studimi u publikua ne "Industrial & Engineering Chemistry Research". Ne kete studim u zbulua se lekura bananesh te copezuar arrijne te grumbullojne elementet e plumbit dhe koper ne uje, duke i bere keshtu keto metale toksike 20 here me lehte per t'u dalluar me pajisje te thjeshta. Gjetjet e ketij studimi ofrojne menyra te reja te perballueshme, sidomos per vendet ne zhvillim, ku cilesia e ujit mund te mos jete e mire dhe teknologjia me e fundit per te dalluar toksinat eshte e kushtueshme.

    Sidoqofte ky zbulim nuk do te thote qe njerezit te fillojne te perziejne bananet ne uje per ta bere ate te pijshem. Teknika se shpejti mund te konkretizohet ne mjete perkatese qe do sherbejne si nje mundesi me kosto te lire, per te ndihmuar ne pastrimin dhe sigurimin e ujit te pijshem. Nje nga kimistet e ketij studimi, Gustavo Castro, shprehet : "Supriza ndodhi kur arrita te shoh kapacitetin qe ka lekura e bananes per te grumbulluar toksinat e metaleve. Kapacitet shume here me i lart se lende te tjera qe perdoren per te njejten qellim, te prodhuara nepermjet reaksioneve kimike si psh silikon i modifikuar, alumin dhe celuloz. Te gjitha keto lende pergatiten ne laboratore per nje qellim, te heqin metalet nga uji, por pergatitja e tyre kushton. Po keshtu gjate procesit te pergatitjes, krijohen edhe mbetje toksike. "

    Metalet e renda si koper dhe plumb jane ndotes sidomos ne zonat industriale dhe ato me ndotje agrikulture. Edhe ne perqindje te ulta ne ujin e pijshem, metalet mund te jene toksike per shendetin e njeriut me efekte negative qe nga melēia deri tek demtimi i trurit. Shpesh here kur keto element jane me perqindje te ulet, behet i veshtire identifikimi i tyre. Jane bere studimeve te ndryshme per identifikimin e menyrave organike per te hequr metalet nga uji si psh me kallama sheqeri, fibra kokonati, lekura molle etj, por asnjeri nuk kisht rezultuar si lekura e bananeve, qe permban proteina te cilat jane te njohura per terheqjen e metaleve. Studiuesit e filuan testimin duke hedhur lekura te thata bananesh, te copezuara, ne uje qe permbante koper dhe plumb. Pas perzierjes, uji u testua perseri dhe u vu re qe niveli i joneve te metalit kishte rene. Kjo provoi qe ato ishin thithur nga lekurat e bananeve.

    Teknika funksionon edhe me nivele te larta te pH, gje qe do jete e dobishme per zonat qe kane derdhje te mbetjve industriale. Per me teper lekura e bananeve e ruan fuqine absorbuese per me shume se 10 cikle.

    Permbledhur nga

    http://news.nationalgeographic.com/n...el-innovation/

    http://www.abc.net.au/science/articl...e&topic=enviro
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 26-03-2011 mė 20:28
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    koper = baker besoj.

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    koper = baker besoj.
    Besoj se po, lol
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •