Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 166
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Filozofėt, jeta dhe veprat e tyre!

    ABELAR, Pjer

    ABELAR, Pjer (ABÉLARD, Pierre), filozof france z (1079-1142). Nė Paris dhe Kompjenj dėgjoi ligjeratat e realistit Gijom dė Shampo dhe tė nominalistit Roscelini. Herėt hapi shkollėn e vet dhe nė ligjėratat brilante tė tij grumbulloheshin nxėnėsit nga tė gjitha viset e Evropės. Duke luftuar nė mėnyrė tė pasionuar kundėr irracionalizmit dhe misticizmit (kundėrshtari mė i ashpėr i tij ishte Bernari i Klervosė), pėrkrah tezėn se feja duhet tė bazohet para sė gjithash nė kuptimin racional, se dituria ėshtė para religjionit, arsyeja para autoritetit. Nė debatin e njohur rreth universalieve mori qėndrim ndėrmjetės, duke i konsideruar tė njėanshme si tezat e realizmit ashtu edhe tė nominalizmit. Diēka universale, e pėrgjithshme nuk ekziston si reale nė vetvete (realizmi), mirėpo nuk ėshtė as fjalė boshe; ajo ekziston si koncept (konceptues - dhe pėr kėtė arsye pikėpamja e tij quhet konceptualizėm) para gjėrave tė veēanta nė intelektin hyjnor, pastaj nė kėto g j ė r a si grumbull i cilėsive tė tyre tė qenėsishme dhe pas gjėrave si koncept nė arsyen njerėzore. Natyra e sė pėrgjithshmes, pra, nuk qėndron nė fjalė (voces) por nė kuptimin, nė domethėnien e tyre, nė thėnien (sermo - kėshtu qė pikėpamja e Abelarit herėherė quhet edhe sermonizėm).



    Nė planin etik A., para sė gjithash, u pėrpoq tė caktonte ēka e formon esencėn e sė mirės, pėrkatėsisht sė keqes. Nė kėtė gjė konsideron se epėrsitė ose tė metat trupore nuk duhet tė jenė relevante nga aspekti etik, mirėpo edhe shpirti ka disa kualitete tė caktuara tė cilat, meqė ekzistojnė qė nga lindja, gjithashtu nuk janė tė qenėsishme pėr moralin. As vetė dėshira pėr tė palejueshmen nuk ėshtė mėkatare, por vetėm pėlqim qė ajo tė realizohet. Kriteret vendimtare pėr tė mirėn, pėrkatėsisht tė keqen janė qėllimi, pėlqimi dhe vetėdija.



    Nė veprėn Sic et non A. i vė ballė pėr ballė doktrinat e ndryshme tė autoriteteve kishtare dhe tregon guximshėm kundėrthėniet e tyre reciproke.



    Abelari theksoi edhe kėrkesėn pėr drejtėsinė sociale dhe u kėrcėnohet njerėzve tė fuqishėm shoqėrorė me dėnime dhe mundime ferri. Kėrkoi gjithashtu reformėn e shoqėrisė, foli pėr shfrytėzimin dhe padrejtėsitė, pėr nevojėn e mbrojtjes sė tė varferve. «Nė interpretimin e ndėrgjegjes si mbėshtetje mė tė qenėsishme tė njeriut A. mbrojti tė drejtėn e individualitetit tė njeriut dhe me kėtė theksoi kėrkesėn se megjjthatė tė menduarit lirisht vendos mbi thelbin dhe kuptimin e jetės» (B.Boshnjak). Koncili nė Soason vendosi mė 1121 tė digjet vepra e tij Teo-logjia e krishterė, kurse Koncili nė Sans nė vitin 1141 dėnoi tėrė doktrinėn e tij. Abelari pėr shkak tė dashurisė ndaj Eloizės (ėshtė e njohur korrespondeca e tyre) ėshtė tredhur dhe ėshtė detyruar tė tėrhiqet nė manastirin e St.Denis.



    Veprat kryesore: De unitate et trinitate divina; Theologia Christiania (1353, shpesh e ripunuar, botuar edhe me titullin Theologia, por mė vonė u pėrdor titulli Hyrje nė teologji - introductio - nuk ekziston te Abelari); Sic et non; Scito te ipsum, pėrkatėsisht Etika; Historia calamitatum; Dialogus inter Judaem; Philosophutn et christianum; Epistolae. Te gjitha vep-rat i botoi V. Kuzeni nė Paris (1849-1859).
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ABANJANO, Nikola

    (ABANJANO, Nikola (ABBAGNANO, Nicola), filozof ital. (1901-). Njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė ekzistencializmit nė Itali. U doktorua nė vitin 1922 me tezėn Burimet irracionale tė tė menduarit. Prof. i filozofisė dhe i pedagogjisė nė Napoli, kurse nga viti 1939 ėshtė shef i katedrės sė historisė sė filozofisė nė Torino. Ekzistencializmi i tij shpesh u kon-frontua nė mėnyrė polemike me disa teza tė Hajdegerit dhe Jaspersit. Numri mė i madh i veprave tė tij u kushtohen problemeve tė religjionit, tė artit dhe tė lirisė, ēėshtjeve gnoseologjike- teorike dhe studimeve nė fushėn e his-torisė sė filozofisė.



    Pėrkundra «orientimit nihilist» tė Hajdegerit dhe Jaspersit, A. kėrkon zgjidhje «pozitive» tė problemit tė ekzistencės. Me kėtė rast ai tregqi perspektivėn e re tė ekzistencializmit: «Njeriu nė ēdo rast kėrkon tė kėnaqurit, pėrmbushjen, stabilitetin, tė cilat i mungojnė. Kėrkon qenien. Nėse e kėrkon qenien atė nuk e posedon, ai nuk ėshtė qenie. Tė bėhesh i vetėdijshėm pėr kėtė tė fundme, tė studiosh deri nė fund natyrėn e saj, ėshtė detyrė fundamentale e ekzistencializmit. Por tė bėhesh i vetėdijshėm pėr kėtė tė fundme ose ta studiosh, nuk do tė thotė ta bėsh vetėm objekt tė spekulimit, por tė marrėsh ndaj saj qėndrim dhe tė vendosėsh mbi pasojėn. Kėtu tregohet qartė perspektiva e re e ekzistencializmit. Ai kėrkon nga njeriu preokupim nė tė fundmen vetjake».



    Njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė A. ėshtė Struktura e ekzistencės, nė tė cilėn flet mbi njeriun nė relacion ndaj qenies. Pėr tė njeriu nė esencė ėshtė strukturė, formė nė tė cilėn «si-tuata finale» e pėrpjekjes kah qenia realizon unitetin esencial personal me «situatėn fillestare». «Situata finale» ėshtė themel dhe justifikim si «mundėsi e mundėsisė», kurse ky raport njėkohėsisht njė aspekt probletnatik i ekzistencės. Njeriu me dashjen ekzistenciale mund tė pranojė situatėn e vet dhe, duke u angazhuar, nė tė njėjtėn kohė realizohet nė transcendentimin e vazhdueshėm tė vetvetes ndaj qenies. A. konsideron se gabimi i pėr-bashkėt i tė gjitha varianteve tė filozofėve evropianė tė perėndimit tė ekzistencės (p.sh. Hajdegerit, Jaspersit, Sartrit, Kamysė e tjerė) ėshtė shmangia e plotė e problematikės se vlerave dhe tė normatives. Ai konsideron se nė konceptin e «mundėsisė transcendentale» ka gjetur zgjidhjen adekuate pėr normativėn dhe se me kėtė ka evituar relativizmin vlerėsor.



    Nė veprėn Arti, gjuha, shoqėria, Abanjano tregoi sesi, nė realitet, kontrollohet arti nga rrethi i tij shoqėror dhe si tradita, institucionet dhe interesat klasore ndikojnė nė aktivitetin e artit, por njėkohėsisht tregoi edhe se si artisti e kontrollon shoqėrinė. Arti ėshtė gjuha: ai ėshtė aktivitet semantik i lirė, i pavarur nga aplikimet e pėrgjithshme. «Kthimi natyrės», si e kupton A., artin e lidh me realizimin autentik tė ekzistencės njerėzore. Njeriu, qė me ndjesinė e vet ka njė relacion ndaj objektit nė botė vihet me anėn e artit nė njė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejtė dhe tė pastėr me ndjesinė qė kushtėzon objektet. Me orientimin e tij tė tėrėsishėm nė problemet ekzistenciale tė njeriut, A. hoqi dorė nga qėndrimi kontemplativ pasiv ndaj artit «nė zotėrimin e tė cilit njeriu mund tė kėnaqet lirisht» qė ėshtė karakteristikė pėr shumicėn e estetikave tradicionale. Pavarėsisht nga mėnyra herė-herė jo e zakonshme e tė shprehurit dhe tė theksuarit tė tepėrt tė momentit tė vetndėrdijes emocionale lidhur me «kthimin natyrės», dhe bile edhe pavarėsisht nga identifikimi i paarsyeshėm i angazhimit reaksionar dhe revolucionar, A. me futjen e tij tė thellė nė sferat primare tė artit si dhe me tezėn se arti, kundruall ēdo lloji tė relacionit lėndor (nė tė cilin ekzistenca shkapėrderdhet nė dobishmėri) ėshtė unitet i drejtpėrdrejtė i objektit dhe i personalitetit, tregoi qartė mbicaktimin mendor tė koncepteve tė shumta estetike bashkėkohore.



    Veprat kryesore: Principi i metafizikės (1936); Struktura e ekzistencės (1936); Hyrje nė ekzistencializėm (1942); Filozofia, religjioni dhe shkenca (1947); Historia e filozofisė (3 vėll. 1946-50); Arti, gjuha, shoqėria (1951); Mundėsia dhe liria (1956) - Problemet e sociologjisė (1959); Fjalor i Filozofisė (1960); Njeriu, projekt i shekullit 21. (1980).
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ABENDROT, Volfgang

    ABENDROT, Volfgang (ABENDROTH, Wolfgang), filozof gjerm., sociolog dhe politolog (1906 -) U doktorua nė Berlin mė 1935, ndėrsa nga viti 1937 deri 1941 pėr shkak tė veprimtarisė antifashiste qe internuar nė njė kamp pėrqėndrimi. Pas luftės docent nė Hale, prof. nė Lajpcig, Jenė dhe Marburg. Me orientim marksist, kurse punimet kryesore kanė pėrmbajtje kritike ndaj kundėrthėnieve tė shoqėrisė qytetare.



    Veprat kryesore: Wirtschaft, Geselschaft und Demokratie in der Bundesrepublik (1965); Das Grundgesetz (1966); Antagonistische Geselschaft und politische Demokratie (1967).
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ABRAHAM, ben David

    ABRAHAM, ben David (Ibn Daud) filozof ēifut (1110-1180). Kundėrshtar i fortė i platonistėve tė rinj, me shumė teza i afėrm me Aristotelin.



    Vepra kryesore: Besimi i madhėrishėm (Emunah Raah, pėrkth. gjerm. 1852).

    ----------------------------------------------------------------------
    ABT, Tomas

    ABT, Tomas (ABBT, Thomas) filozof gjerm. (1738-1766). Prof. i filozofisė nė Frankfurt, mė vonė edhe i matematikės. Moralist i popullarizuar, qė i kushton kujdes mė tė madh edukimit arsimor-pragmatik" dhe mė pak distinksionit filozofik eminent.



    Veprat kryesore: Vom Tode fiirs Vaterland (1761); Vom Verdienst (1765); Vermischte Schriften (6 vėll. 1768-1790).
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ABUBAKĖR

    ABUBAKĖR (emri i vėrtet Ibn Tofal), filozof arab (rreth 1100-1185). Ithtar i Avempases. Autor i romanit filozofik I gjalli, i biri i tė Zgjuarit, nė tė cilin paraqet zhvillimin intelektual tė njeriut qė ėshtė internuar nė njė ishull tė vetmuar dhe gjendet jashtė tė gjitha marrėdhėnieve historiko-shoqėrore. Nė ekstazė, sipas Abubakėrit, njeriu bashkohet me perėndinė dhe kėshtu zhduket ndryshueshmėria dhe shumėkuptimėsia e gjėrave, gjithēka bėhet njė. Bashkimi me perėndinė sjell lumturi ndėrsa largimi nga ajo vetėm mundime.



    Veprat (ndėr tė cilat edhe I gjalli, i biri i tė Zgjuarit) i botoi dhe i pėrktheu nga arabishtja Pons Boigues nė Saragosė (1900).


    -----------------------------------------------------------

    ALBELI, Antun Ferdinand

    ALBELI, Antun Ferdinand , jurist dhe shkrimtar filozofie (Varazhdin 1794--Pozhun 1875). Prof. i Akademisė sė shkencave nė Zagreb; ligjėroi gjuhėn e vjetėr greke si dhe tė drejtėn natyrore dhe tė drejtėn publike tė pėrgjithshme. Gjithashtu u mor ndėr tė parėt edhe me filozofinė e sė drejtės.



    Veprat kryesore: Philosophiae jurispraecognita (1830); Philosophiajuris (dorėshkrim).
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ADAMSON, Robert

    ADAMSON, Robert (Adamson, Robert) filozof angl. (1852-1902). Prof. i filozofisė dhe i logjikės nė Manēester, Ebėdin dhe Glasgou. Empirist dhe realist kritik, i cili, duke ndjekur shembullin e Kantit, theksoi nevojėn e tė veēuarit rigoroz tė problemeve gnoseologjike-teorike dhe psikologjike. Ai konsideron se nė bazėn e teorisė sė njohjes qėndrojnė dy parime: 1. Dallimi i pėrmbajtjes sė pėrfytyrimeve dhe i aktit tė paraqitjes bėhet sipas vetė aktit unik tė paraqitjes. 2. Fenomenet kanė ekzistencėn e tyre dhe mund tė njihen plotėsisht pėrmes gjendjes sė vetėdijes, sė cilės nuk i takon asnjė modus ekzistencial.



    Veprat kryesore: On the Philosophy of Kant (1 879); The Development of Modern Philosophy (1903).
    -------------------------------------------------------------------

    ADELARI, Bathias

    ADELARI, Bathias, filozof angl. (rreth 1100). Nė mėsimin e tij origjinal mbi universaliet pėrpiqet tė pajtojė pikėpamjen e Aristotelit dhe tė Platonit. Ajo qė ėshtė reale nė objektet varet nga ajo qė na intereson, ēka duam tė arrijmė me vėzhgimin tonė: ose veēantinė individuale ose atė qė ėshtė e njėllojshme.



    Kryevepra: De eodem et diverso.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ADIKES, Erih

    ADIKES, Erih (ADICKES, Erich), filozof gjerm. (1866-1928). Prof. i filozofisė nė Mynster dhe Tybingen (si trashėgimtar i Kr. Sigvartit). Filozofia e Kantit ėshtė bazė e tėrė metafizikės sė Adikesit, (e cila sipas tij nuk ėshtė shkencė). Ėshtė njėri nga hulumtuesit mė tė njohur tė Kantit dhe botues i dorėshkrimeve dhe i bibliografisė sė tij. Kėto hulumtime A. i bėri nėpėrmjet argumentimeve tė hollėsishme filologjike dhe nė pėrputhje me pikėpamjen e tij tė pėrgjithshme se problemet e caktuara tė historisė sė filozofisė duhen pėrpunuar nė radhė tė parė pėrmes metodės filologjike.



    Veprat kryesore: Kants Systematik als systembildender Faktor (1887); Kant contra Haeckel (1901); Kant und das Dirtg an sich ( 1924); Kant als Naturforscher (2 vėll. 1924-25).
    ------------------------------------------------------------------------

    ADLER, Alfred

    ADLER, Alfred, psikolog austr. (1870-1937). Bazė e jetės psikike sipas «psikologjisė individuale» tė Adlerit ėshtė dėshira pėr fuqi, vlefshmėri, nam (Geltungstrieb), pastaj ndjenja e inferiqritetit (Minderxvertigkeitsgefiihl) lind nga pamundėsia e realizimit tė kėsaj dėshire fundamentale. Shumė komplekse dhe devijime shfaqen pikėrisht duke zmbrapsur kėto elemente nga vetėdija nė nėnvetėdije. Nė fillim edhe vetė ithtar i Frojdit, Adleri nė vitin 1912 ndahet nga ai dhe krijon shkollėn e vet psikologjike.


    Veprat kryesore: Die technik der Individualpsychologie (1928); Der Sinn des Lebens (1933)
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ADLER, Maks

    ADLER, Maks (ADLER Max), sociolog dhe filozof austr. (1873-1937). Drejtimi themelor i studimeve tė M.Adlerit, pėrfaqėsuesit tė rėndėsishėm tė revizionizmit austromarksist, pėrqėndrohet nė themelimin e sociologjisė nė baza gnoseologjike-kritike. Sociologjia ėshlė shkencė kauzale, ndėrsa ēėshtjet filozofike fundamentale Adleri i shqyrton nė suazėn e pėrpjekjes qė ka pėr qėllim tė lidhė kon-ceptimin e Marksit dhe tė Kantit. Kėtė lidhje, nė radhė tė parė, ai nuk e kupton si plotėsim tė Marksit me etikėn e Kantit as me tėrė filozofinė e tij, por, si pohon, mė tepėr nė kuptimin logjik dhe metodologjik. Njė kohė ka qenė deputet i partisė socialdemokrate nė parlament.



    Veprat kryesore: Marx als Denker (1908); Kant und der Marxismus (1925); Der Marxismus als proletarische Lebenslehre (1922); Das Soziologische in Kants Erkenntniskritik (1925).

    ------------------------------------------------------------------------

    ADORATSKI, Vladimir

    ADORATSKI, Vladimir Viktoroviē, filozof sovjetik (1878-1945), Kreu fakultetin juridik tė Universitetit tė Kazanit; nga viti 1900 nė lėvizjen revolucionare, si bolshevik u persekutua dhe u burgos; shpesh gjendej nė emigracion. Prej vitit 1931-1936 drejtor i Institutit tė filozofisė sė Akademisė Komuniste, prej vitit 1932 ėshtė akademik. Mė vonė punoi nė fushėn e teorisė sė shoqėrisė dhe tė sė drejtės, tė historisė sė marksizmit dhe sidomos me biografitė shkencore tė Marksit dhe tė Leninit. Ėshtė redaktor i shumė vėllimeve tė veprave tė zgjedhura tė Marksit. Lenini. vlerėsoi lartė punimet e tij dhe veprimtarinė e tij e cilėsoi si tė «teorikut dhe tė propagandistit».



    Veprat kryesore: Komunizmi shkencor i Karl Marksit (1923); Mbi teorinė dhe praktikėn e leninizmit (1924); Marksi, Engelsi, Lenini dhe Hegeli (1932); Rreth ēėshtjes sė biografisė shkencore tė Leninit (1933).
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ADORNO, Teodor

    ADORNO, Teodor (ADORNO, Theodor), filozof dhe sociolog gjerman (1903-1969). Njėri nga pėrfaqėsuesit kryesorė tė tė ashtitquajturit «Rrethi i Frankfurtit», nė tė cilin bėjnė pjesė edhe A. Shmit, M. Horkhajmer, H. Markuze, J. Habermus, H. Polok dhe tė tjerė. Nė kohėn e Hitlerit si antifashist jetoi nė emigracion, kurse mė vonė (profesor ordinar i filozofisė dhe i sociologjisė dhe drejtor i Institutit tė Studimeve Sociale) nė Frankfurt. Njė seri ēėshtjesh fundamentale dhe aktuale sociale dhe ideore siē janė ēėshtjet e krizės sė Perėndimit bashkėkohor, krizat e shkencave dhe tė bazave ideore tė tėrė jetės evropiane, pastaj problemi i vetėdijes sė shtrembėruar dhe tė jetėrsuar etj., Adorno i pėrpunon nė mėnyrė tė posaēme, shpesh me njė stil tė jashtėzakonshėm, me plot kthesa tė papandehura, i cili, mė nė fund, ėshtė karakteristik edhe pėr disa pjesėtarė tė kėtij rrethi filozofiko-sociologjik (e qė shpesh quhet edhe «Rrethi i Adornos»).

    Nė disa faza tė zhvillimit tė tij dinamik, nganjėherė kontradiktor, A. ėshtė jo vetėm shumė i afėrt me marksizmin, por edhe vetė shpeshherė me tė drejtė pohonte pėr veten se ishte mendimtar marksist kritik, i cili, ndėrkaq, i kundėrvihej radikalisht «materializmit ortodoks, vulgar, dogmatik dhe shkencor». Adorno pėrveē shqyrtimit tė problematikės kulturore-historike, gnoseologjiko-teorike dhe sociologjike merret edhe me literaturė, muzikė dhe estetikė tė pėrgjithshme, e gjithashtu edhe kompozon vetė. A. konsideron se muzika nuk ėshtė as qenie nė vetvete dhe as qenie pėr subjektin, por kuptimi nė muzikė mund tė merret vesh vetėm atėherė nėse vėrehet aspekti i dhėnė intuitiv i drejtpėrdrejtė i asaj dhe karakteri i saj simbolik indirekt. A. flet pėr tė meta tė ndryshme nė tė cilat has arti nė pėrgjithėsi, dhe pastaj sidomos muzika nė botėn bashkėkohėse kapitaliste: te publiku pakėsohet aftėsia e tė dėgjuarit; modalitetet stilistike i pėrcakton shpesh burokracia politike; muzika mė e re, format tingėlluese e tė cilave marrin vlerėn e tyre vetėm nė raport me format tradicionale, shpesh jeton nė ambientin e autonomisė dhe tė lirisė sė rreme.

    Sipas tij, pėr mė tepėr, industria kulturore edukon viktimat e veta. Nė Teorinė estetike, tė botuar pas vdekjes, A. dha njė nga veprat e rralla sistematike, tė gjithmbarshme nga fusha e estetikės, tė shkruar nė baza marksiste. Por prapėseprapė, vepra ngeli bukur fragmentare, jo vetėtn pėr shkak se vdekja e filozofit e bėri tė pamundshme kryerjen e plot tė saj, por edhe pėr arsye se fragmenti, sikurse edhe te Benjamini dhe Blohu, mbetet njė nga karakteristikat e qenėsishme, strukturale tė produktrt bashkėkohės artistik, madje edhe atij teorik.



    Veprat kryesore: Philosophie der neuen Musik (1949); Minima moralia (1951); Dissonanzcn (1956); Zur Metakn'tik der Erkenntnistheorie (1956); Noten zur Literatur, 1,11, (1958-61); Einleitung in die Musiksoziologie (1962); Moments musicaux (1964); Jargon der Eigentlichkeit (1964); N-gativ dialektik ( 1966); Drei Studien zu Hegel (1968); Asthetische Theorie (1970).
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AGRIKOLA, Rudolf

    AGRIKOLA, Rudolf (AGRICOLA, Rudolf, emri i vėrtetė Rolef Hėismans, (Huysmans), humanist holand. (1443-1485). Luftoi kundėr skolastikės dhe si njeri tipik rilindės (uomo universale) u mor pėrveē me filozofi e pikturė edhe me muzikė. Kėrkoi tė mbretėronte prudantia (urtia), e cila shprehet nė gjykime tė drejta, dhe eloquentia (gojtaria), e cila do t'i japė kėsaj shprehjeje elegancėn e nevojshme. Si burime tė urtėsisė jetėsore pėrmend Aristotelin, Ciceronin dhe Senekėn. Logjikisht universale sipas tij ėshtė ngjashmėria nė shumėfarėsi.



    Vepra: Opera cura Alardi (2 vėll. botuar mė 1539).

    ----------------------------------------------------------
    AGRIPA

    AGRIPA, filozof hel.romak (shek.II ). Nuk ėshtė e sigurt asnjė e dhėnė biografike e tij. Dihet vetėm se ka qenė ithtar i shkollės mė tė re skeptike dhe nxėnės i Enesidemit nga Knososi. I reduktoi dhjetė tropet skeptike nė pesė. Mendimet mbi tė njėjtat sende, sipas Agripit janė kontradiktore, tė pėrceptuarit relativ, kurse ēdo argumentim sillet rrotull ose niset nga supozime tė pavėrtetuara. Andaj, sipas Agripit, ēdo njohje ėshtė e pamundshme.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Shenjat e hipokritėve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •