Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Eshte zakon shume i keq, qe na ka mbetur nga shekulli i XIX, qe te mendojme sikur nje entitet i quajtur 'komb' zoteron si prone gjithe individed qe 'i perkasin'. me kete lloj 'sistemi operativ' vetemkonflikt lind. shembulli ne fjale eshte vetem nje rast, por te tille ka me mijera.

    greqia nuk ak pse te cirret per himaren, kur i mjafton vetem qe himariotet te pranojme me referendum kerkesen per pavaresi, ose autonomi. nje meqe shqiptaret nuk bien kurre ne nivelin e barbarizmit te sllaveve, nuk do guxonim te shtypnim me dhuen nej kerkese te tilla. por te detyrosh, sic po ben greku, nje zne te ndahet sepse na qenka pjese e nej kombi tjeter (jo se e besoj kete, por le ta marrim si te mireqene sepse nuk ka fare rendesi), esghet idiotesi e shaklles me te larta. Po sikur anglia te kerkonte SHBA'ne keshut, apo kanadane dhe australine? po sikur gjermania te kerkonte pjesen 'e saj' te zviceres?

    e pra, mos te na hapin bolet shume keta, por nese duan autonomi ta kekrojne dh epike. me keto perralla nacionaliste nuk kemi kohe te merremi ama.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zoti Basha : 10-03-2011 më 09:30

  2. #22
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    Citim Postuar më parë nga policia911 Lexo Postimin
    ti flet flet edhe flet pa vend bota keto i ka bere me kohe kapish
    sa per historin e di me shum se ty persa i perket shqiperis
    ti flet si patriot edhe mire ben por hapi syt mire hapi o derman
    shqiperia ska per ta len kur himaren jo greku te doj po edhe bota te permbyset
    edhe rregulloje cik ate fjalor derman se pastaj ndryshon puna
    un prap jam me mendim qe thash me lart kush eshte ai qe do te ik nga shqiperia ne te semes te vej skemi ci duam por ti uuuuuuuuuuuuu sdi te kuptosh e koken nga virgjeria penisat gjynof
    gjith te mirat edhe leje himaren

    ajte me trego nje shtet cka ka bare numrimin ne baza etnike dhe fetare te popullates ne bote ndonje shtet tregom 1 ti mua dhe une ti do te perkrah pergjithmone kemi edhe antaret tjere te forumit qe munde te nderhin ne kete diskutim ne mes teje dhe meje
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  3. #23
    Nga Dr. Kostantin Gjoka (Himarjot)

    Cila eshte kombesia Qirjakos ? Pasaporta amerikane shkruan : Albanian.
    “Le te shkruajne c’te duan, por fakti eshte ndryshe. Nje abanian nuk ka te beje fare me nje himariot. Himariotet dhe iliret kane qene te njekohshem shume shekuj para Krishtit. Fiset ilire u zhduken si emer nga Romaket, himariotet vazhduan pa nderpre jeten e organizuar, te pavarur, autonome. Kaluan dhe rreth 1000 vjet e u duken ne drite dhe u futen ne histori, fisi i albaneve ose arberit.” Thote ai dhe me tej shton:

    “Me kete emer u quajten te gjthe iliret deri ne Epir, dmth jo ne Himare. Te gjithe autoret e huaj, ne mbare dokumentat qe egzistojne shkruanin; Albanet dhe himariotet, qe duhej perkthyer korekt; shqiptaret dhe himariotet. Himariotet jane shqiptare sa jane helene, pra, shiptare, shqiponja te Pirros, te njejte me ilire e dardane, por ne asnje menyre nuk futen ne emrat albane e kosovare, mbasi qe te dy keto emra jane emertuar gabimisht nga sllavet.”

    Ta leme arsyetimin e pare se eshte vetem per kulture. Babai i tij eshte himariot me mbiemer dy rokesh, dmth me orgjine ilire. Nena e tij eshte himariote me mbiemer tre rokesh, dmth eshte helene. Flas per fshat shqip-foles, se ne Palase, Dhermi, Himare, edhe mbiemrat dy rokesh mund te jene helenizuar para 1-2 mije vjeteve. Gjuha ne familjen e nenes per 2500 vjet eshte helene. Deri sa u be ai 4-5 vjec, nena akoma nuk e mesoi dot shqipen, si gjyshi qe vdiq 92 vjec pa ditur asnje fjale shqip. Gjuha e nenes eshte gjuha helene. Cila eshte gjuha AM-tare e Qirjakos ?

    Me lindjen e shtetit-komb ne Evrope filluan luftrat, lindi paralel me te fashizmi, nazizmi, racizmi, qe i ndau popujt. (kjo murtaje e sajuar shpejt do te zhduket dhe do te behet si ne Amerike ).

    Nga babai eshte ilir, nga nena helen. Ligji ne Shqiperi si e percakton orgjinene nga nena apo nga babai ? ne se nuk e percakton formulari, ai duhet pa tjeter te vendose : -helene. Hebrejte vazhdojne te japin orgjinen vetem ne linjen e nenes, kudo qe jane.

    Familja e se shoqes, Parashqevise, ka ardhur nga Korfusi, shprehje shume e ndaluar ne kohen e komunizmit. Por ky deklarim se eshte me orgjine helene, kush e beson ? Le te bejne cte duan thote ajo: “S’ka pse te fsheh dhe s’ka pse te trembem qe te them se jam me orgjine helene.”

    Eshte vertetuar me dokumenta e studime se Palasa, Dhermiu, Himara, kane qene koloni helene qe ne shekullin e V dhe te IV para Krishtit.
    ( lexoni kapitulin e Himares tek libri Stuhi ne Qender te Perandorise, nga Elko). Pra orgjina e tyre eshte helene, sepse gjuha, kultura, traditat jane ruajtur, jane konservuar ne saje te izolimit per mbi 2000 vjet. Kush ka frike, kujt si pelqen, kush ka humbur traditat dhe orientimin, le te thote c’te doje, por qe jane nenshtetas shqiptare, ta kene te sigutet se jane me te vertete.

    Shteti ka nakatepsur cdo gje qellimisht. Nqs te paret tane per mijera vjet thoshnin se jemi himariote, edhe ne duhet te themi jemi himariote, duke mos zene ne goje as Greqine e as Shqiperine. Pra formulari duhet te thote : Te tjera______________ dhe e verteta eshte qe te shkruajne qe te gjithe HIMARIOT.

    Ne se shteti i ka ngateruar gjerat dhe te ben shqiptar me zor, e te jep nje variant qe te thuash helen, nuk eshte gje e mire. Himarioti ka qene himariot, para se te krijoheshin shtetet Greqi e Shqiperi. Kur greker e shqiptare nuk u dukej as nami as nishani, qe me pushtimet romake rreth 170 para Krishtit deri ne clirimin nga Turqia, Himarioti jetonte i lire ne shtetin e vet, autonom, me vetadministrim, dhe i lidhur si i
    barabarte me te gjitha shtetet e tjera te Botes.

    Jemi Himariote, por s‘ka orgjine te tille per fatet e keqia te Himares qe nuk ngeli si ngelen shume shtete te tjera te vogla ndonse pa lashtesi e pa histori, si San Marino, Liten Shtejni, Monako, Andora, Vatikani, Luksemburgu, etj.

    Jo vetem ne gazetat greqisht por edhe ne shqip duhet te kete sqarime, ne gazeten e Himares ( ? ), ne broshura, dhe gjithmon jo sipas deshires por sipas ligjeve. Bashkia duhet te meret pa tjeter edhe me kete problem dhe le ta lere preokupimin me dhenjen e lejeve intesive per kete periudhe votash.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 11-03-2011 më 08:45
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #24
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Nga Dr. Kostantini Gjoka (Himarjot)
    Eshte vertetuar me dokumenta e studime se Palasa, Dhermiu, Himara, kane qene koloni helene qe ne shekullin e V dhe te IV para Krishtit.
    Me falni .... hahaha

  5. #25
    Protestë anti Bollano, Dukati zbarkon në Himarë

    Kuvendi i Dukatit ka vendosur të protestojë ditën e dielë në qytetin e Himarës kundër deklaratave të kryetarit të bashkisë Vasil Bollano dhe më konkretisht me shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të bashkisë së himarës ku në Historik përfshihet dhe Dukati si territor i saj . Përfaqësia e anëtarëve të kuvendit të dukatit kanë sqaruar se nuk do të shkojnë në himar për të protestuar për banorët himarjotë por kundër një individi që është Vasil Bollano i cili në mënyrë të turpshme e bën Dukatin krahinë greke.

    Anëtarët e kuvendit të dukatit kanë siguruar se protesta do të jetë e qetë duke kërkuar mirëkuptohemin e të gjithëve banorëve të himarës.Gjithashtu ata conform ligjit kanë bërë edhe kërkesën në polici për zhvillimin e protestës .

    Festim Llanaj - ALSAT
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-02-2010
    Postime
    4

    Angry Mos u merreni me Bollanon, te keqen duhet ta kerkoni tek ligji 7501 dhe anarkia e .

    Citim Postuar më parë nga _Mersin_ Lexo Postimin
    http://www.tiranaobserver.com.al/ind...ment&Itemid=88


    Skandali i radhësollano provokon sërish: Himara është greke që nga themelimi

    Bashkia e Himarës publikon historinë ku e paraqet “Bregun” si tokë greke


    Pjesa e mëposhtme është marrë nga faqja zyrtare në internet e Bashkisë së Himarës www.himara.gov.al

    “Gjate luftes mesinike ne shekullin e 7-te para Krishtit, ne Himare erdhen Spartane, gje qe shenon fillimin e nje lidhjeje farefisnore midis ketyre dy krahinave. Me kete lidhje do ndeshemi shpesh gjate rrjedhes se historise, gje qe ka krijuar nje tradite te origjines se perbashket si dhe shume karakteristika te perbashketa midis tyre. Veç kesaj popujt e ketyre dy krahinave kane origjine me te lashte te perbashket Dorike. Shume elemente te gjuhes se lashte Dorike, ruhen akoma ne dialektin vendor te Himares.Haonia, ne shekullin e 5-te para Krishtit mori pjese ne luften e Peloponezit perkrah Spartaneve, ashtu si edhe gjithe Epiri me perjashtim te Amvrakise. Ne ate kohe Haonet, te udhehequr nga arhondet e tyre Fotios dhe Nikanoras luftuan kunder Akarnaneve.
    Haonet e humben kete lufte dhe qe ne kete moment fillon renia e influences se Haonise dhe ngjitja e Molloseve si force udheheqese ne Epir. Me vone, ne kohen e mbreterise se Mbretit te Molloseve, Neoptolemit, u krijua Federata e Epirotasve. Kjo federate udhehiqej nga tre stratege, nga te cilet njeri ishte Haon.Romaket zbarkuan dhe zaptuan Epirin dhe hakmarrja e tyre per fitoret e mbretit Pirro ishte e tmerrshme. Ata shkaterruan shumicen e qyteteve te Epirit dhe shume epirotas u shiten si skllever. Me vone, ne shkaterrimin e Epirit, ndikuan dhe sulmet barbare te Goteve, Huneve, Ostrogoteve dhe Sllaveve. Ne vitet bizantine, Justiniani rindertoi dhe perforcoi Keshtjellen e Himares. Ne kete kohe krijohet ne Himare qendra episkopale, nderkohe qe vazhdonin shkaterrimet e Saraçeneve, Bullgareve, Kryqeratet dhe Turqit.Me 1403, Mbreti i Napolit, Karli zbarkon ne brigjet e Himares dhe shtyn shqipfolesit ne drejtim te veriut. Disa vite me vone, himariotet te udhehequr nga Jorgji Stresi, mik personal i Jorgji Kastriotit, perpiqen te ndalojne zaptimin e Epirit nga otomanet. Pas zaptimit te Krujes nga Turqit, Himara mbetet e vetmja krahine e lire ne gjithe Epirin, e vetqeverisur nen mbrojtjen e Republikes Veneciane. Me 1473, Himariotet te udhehequr nga Vllasi, sulmuan Turqit dhe me ndihmen e Venedikasve zaptuan keshtjellen e Sopotos (Borshit te sotem) dhe çliruan zonen nga Vlora ne Sajadhe. Por, pas tradhtise se Venedikasve, ata bene armepushim te veçante (pa venedikasit) me Turqit. Me 1481, Himariotet ngriten krye kunder turqve nen udheheqjen e Korkodhillos Klladhas dhe djalit te Skenderbeut, Jani Kastrioti. Me ndihmen e mbretit te Napolit, u çliruan dhe te udhehequr nga Jani Kastrioti fituan pavaresine duke u paguar turqve (komandantit turk te Vlores) nje takse nenshtrimi. Pavaresia e Himares zgjati dhjete vjet derisa u nenshtrua nga ushtria e Sultan Bajazitit. Ne kete kohe fillon islamizmi i nje pjese te fshatrave. Njeri nga te islamizuarit nga Palasa, arriti ne ofiqin e Pashait te Vlores me emrin Liaz Pasha. Perpjekjet per islamizimin e Himarioteve u pergjithesuan, por pa sukses. Himariotet rezistojne dhe arrijne paqen me Turqit duke njohur nenshtrimin, por duke fituar privilegje te veçanta.Tridhjete e tre fshatra te Himares me ndergjegje kombetare Greke krijuan Konfederaten Autonome te Qeravneve, te vetqeverisur dhe te zhveshur nga çdo lloj takse, te perjashtuar nga thirrja nen arme nga ana e Turqve, me sistemin vendor te drejtesise dhe me te drejten e mbajtjes se armeve ne te gjithe Epirin. Himara i mbajti keto privilegje me shekuj.Me gjithe keto privilegje dhe autonomine esenciale qe fitoi, Himara vazhdoi te luftoje kunder turqve gjate gjithe kohes se sundimit turk. Nuk ekziston asnje kryengritje ose lufte ne te cilen Himara te mos kete marre pjese.Ne vitet 1780, ne Himare vajti Shen Kozmai nga Etolia, qe u rekomadoi banoreve te ndertojne shkolla dhe jo shume kisha. Ne ate kohe Himara kishte shume kisha (nje ose me teper per çdo shenjtor). Himariotet degjuan keshillat e Shen Kozmait dhe ndertuan shkollen, qe mori emer si shkolla Akrokeravnike e Himares. Me vone, afer shkolles u ndertua dhe kisha madheshtore e Gjitheshenjtoreve, ku nderohen te gjithe shenjtoret bashkarisht. Ne te njejten kohe u ndertuan shkollat ne fshatrat Vuno, Dhermi, Qeparo, Piqerni, Shen Vasili dhe Lekursi. Pasanike himariote vune fonde ne dispozicion per mirembajtjen e shkollave.Me pas, vijne vitet e sundimit te Ali Pashait ne Janine. Kane qene vite te veshtira. Ali Pasha perpiqet me te gjitha menyrat te zaptoje Himaren. Duke e rrethuar, e shtrengon gjithmone e me shume rrethin, zaptoi e shkaterroi fshatra te Himares, internoi shume banore ne Sallaora (afer Artes), ndertoi keshtjellen e Panormit mbi germadhat e nje keshtjelle te vjeter dhe ndertesa te tjera, per te kontrolluar himariotet.Me 1821, shpertheu kryengritja e madhe greke. Himariotet jane kudo ne radhet e para te kesaj kryengritje: Athanasios Himariotis me Ipsilantin ne Moldavi, Spiro Spiromilo ne Valto, Mesollongji, ne Faliro, te tjere himariote si Gjoka, Dhimitriu, Harisis, Nestos, Zaxos, Dhimas, Gorecis, Dhukas, etj., u shquan ne kete lufte.Me 5 Nentor 1912, Majori Himariot Spiro Spiromilios zbarkoi ne Himare dhe e çliroi ate, ne krye te himarioteve vullnetare. Pas disa dites, ai çliroi gjithe fshatrat.
    Me 9 Shkurt 1914, himariotet kundershtuan planet e fuqive te medha per ti perfshire brenda kufijve te shtetit Shqiptar. Deri ne vitin 1921, Himara gjendet ne disa stade: autonome, me komande greke, e zaptuar nga forcat ushtarake italiane dhe perseri autonome. Gjate luftes italo-greke te viteve 1940-41, ne krahinen e Himares u zhvilluan shume beteja. Me 22 Dhjetor 1940, ushtria greke hyn ne Himare dhe banoret e priten me entuziazem dhe ne menyre festive.Me 1945, Himariotet nuk pranuan te marrin pjese ne zgjedhjet per te ligjeruar regjimin e Enver Hoxhes. Atehere, shume himariote u arrestuan dhe kryetari i kesaj levizjeje Andreas Dhimas u varros i gjalle. Ky regjim mbylli shkollat greke, si shkollen e Akroqeravneve dhe u hoqi himarioteve çdo te drejte minoritare.”

    KËSHTJELLA E HIMARËS – Qyteti i vjetër i Himarës, dhe kalaja në vetvehte janë monumente të rëndësishme që kanë nevojë për mbrojtje që të mos pësojnë dëme të pandreqshme. Në kështjellë (kala) ekzistojnë shenja të pranisë së pandërprerë të banorëve vendorë Iliro-Shqiptarë për më shumë se 3500 vjet. Në këtë kështjellë vlen të veçohen objektet :
    SHËN MARIA – Kishë e stilit Bizantin me ikonën e Shën Marisë që konsiderohet çudibërëse. Në kohë thatësirash ikonën Himarjotet e nxirrnin për litani (lutje) popullore. Populli lutesh për të rënë shi. Gojëdhëna është se më të vërtetë çudia ndodhte.
    KISHA E EPISKOPALE – Kishë e stilit Bizantin. Para ndërtesës së sotme të kësaj kishe, në portën e saj, ekziston basoreliefi prej mermeri me shqiponjën dykrenare Iliro-Shqiptare. Ndërtesa e Kishës Episkopale i ka themelet mbi një ndërtesë të vjetër që ishte faltorja e Apolonit të Ilirisë.
    KISHA E GJITHËSHENJTOREVE – Ndërtuar më 1775 në hyrje të kalasë. Sot kjo kishë e rindërtuar funksionon si Mitropolia [Kisha Qendër] e Himarës.
    MANASTIRI I SHËN MARISË – Në pllajën e malit mbi Himarën gjendet Manastiri i Shën Marisë. Atje shkohet vetëm me këmbë.
    KISHA E SHEN THEODHORIT – Midis fshatrave Ilias dhe Dhërmi gjendet Manastiri i Shën Theodhorit.
    MANASTIRI I SHEN MARISE NE DHERMI– Ky manastir ndodhet në majën e fshatit Dhërmi. Është shumë i bardhë dhe shquhet për arkitektonikën e tij të veçantë.
    KËSHTJELLA E BUKUR (Palermo) – Në Jug të Himarës, në një gadishull të vogël, brenda gjirit të sigurtë me të njëjtin emër, ndodhet kështjella e Bukur, e ndërtuar në fillim të shekullit 19të nga Ali Pashai i Janinës dhe që sot ruhet në gjendje shumë të mirë. Kështjella është ndërtuar në vendin e gërmadhave të një kalaje të vjetër dhe të një manastiri që ekzistonte atje, sipas përshkrimit të udhëtarit Anglez Lik që ka vizituar vendin. Në vendin ku gadishulli lidhet me tokën ndodhet kisha e Shën Nikollës, për të cilën ekzistojnë shumë legjenda dhe histori për ndërtimin e kështjellës.
    QEPAROI I VJETËR (i sipërm) – Gjithë fshati ka pamje të bukur dhe arkitektonikë tradicionale. Gjithë rrugicat me kalldrëm dhe kishat e vjetra përbëjnë një figurë magjepsëse. Interes të veçantë paraqesin epigramet Iliro-Kaone në muret e ndërtesave të ndryshme. Nga ky fshat e ka origjinën ish Drejtori i CIA Amerikane Xhorxh Tenet.
    KISHA E SHEN DHIMITRIT – Në fshatin e poshtëm Qeparo, ndodhet manastiri i Shën Dhimitrit, i bardhë dhe i rindërtuar si dhe kisha më të njëjtin emër.
    KESHTJELLA E SOPOTIT – Afër fshatit Borsh, në majën e kodrës, gjënden gërmadhat e kështjellës Shqiptare te Sopotit. Rruga për të vajtur atje është e vështirë dhe shkohet vetëm në këmbe.
    SHPELLA E PIRATEVE – Në veri të Himarës, anës detit ndodhet një shpellë e madhe, në të cilën mund të hysh vetëm nga deti. Mjedisi është interesant dhe bregu ideal për të bërë banjë i vetëm. Legjenda flet se kjo shpellë dikur ishte strëhe e piratëve.
    PLAZHET – Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle por edhe me rërë te bardhë e të imët. Spilea, është plazhi qëndror i Himarës, me shumë vizitore në behar, më tutje Prino, Potami, Filikuri, më në Jug Llamana, Qeparo, Borshi brigjet e Piqernit (Buneci), Lukovës dhe Kakomes në Nivicë (por me rrugë të vështirë). Poshtë kalasë së Himarës ndodhet Livadhi dhe në veri Jali, Fusha, Ziso, Gjipea, Karkaniqi, Jaliskari në Dhërmi, Palasa dhe Dhrale. Në shumë vende në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, për shkak të ujërave nëntokësore. Po të largohesh disa dhjetra metra nga këto pika temperatura e detit merr vlerat fiziologjike. Në muajt e verës, afrohen barkat e shpejta për të bërë shëtitje në brigjet që ndodhen afër me Spilenë.
    Popullsia
    Himara ka një kulturë të lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone Shqiptare. Nga familjet e njohura dhe me vazhdimësi të hershme në Himarë janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Cani, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Koka, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Dudushi, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Konomi, Cipa, Gjezo, Xhagjika, Milo, etj. Me të prurat e lëvizjes së popullsisë për arsye ekonomike dhe sociale familje të sapoardhura i janë bashkuar krahinës së Himarës këto kohët e fundit. Ka familje për shembull që janë vendosur në Himarë në 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina e Kurveleshit.

    Kreu i bashkisë përsërit qëndrime provokuese ndaj historisë së Shqipërisë
    Himara, vendi që vetëm Bollano e quan grek

    Nuk ka fushatë elektorale që Himara të mos jetë në qendër të vëmendjes. Kjo për shkak të disa deklaratave që krijojnë konfuzion për një çështje që nuk ekziston. Kryetari i Bashkisë së Himarës herë pas herë deklaron se qyteza që drejton është minoritet. Pas kësaj deklarate vërshojnë një lumë historianësh që bindin Bollanon se faktet historike nuk thonë të njëjtën gjë, por shteti në çdo rast si socialist apo demokrat e kalon në heshtje një provokim që bëhet me një tokë që shumë shqiptarë kanë derdhur gjak për ta mbrojtur nga pushtuesit.
    Deklarata e radhës
    Këtë herë nuk është përdorur deklarata mediatike për të shprehur qëndrimin e Bollanos, por faqja zyrtare në internet e Bashkisë Himarë. Në të shkruhet shprehimisht se “tridhjetë e tre fshatra të Himarës me ndërgjegje kombëtare dreke krijuan Konfederatën Autonome të Qeravnëve, të vetqeverisur dhe të zhveshur nga çdo lloj takse, të përjashtuar nga thirrja nën armë nga ana e Turqve, me sistemin vendor të drejtësisë dhe me të drejtën e mbajtjes se armëve në të gjithë Epirin. Himara i mbajti këto privilegje me shekuj. Me gjithë këto privilegje dhe autonominë esenciale që fitoi, Himara vazhdoi të luftojë kundër turqve gjatë gjithë kohës së sundimit turk. Nuk ekziston asnjë kryengritje ose luftë në të cilën Himara të mos ketë marrë pjesë”. Më pas vijohet me përshkrimin e historisë sikur të flasim për një shtet të pavarur dhe jo për një krahinë të Shqipërisë.
    Historia
    Historia e shkruar në këtë faqe tregon vetëm një tablo të ngjarjeve që kanë ndodhur duke e quajtur të mirëqenë se Himara është greke dhe jo shqiptare. “Më pas, vijnë vitet e sundimit të Ali Pashait në Janine. Kanë qenë vite të vështira. Ali Pasha përpiqet me të gjitha mënyrat të zaptojë Himarën. Duke e rrethuar, e shtrëngon gjithmonë e më shumë rrethin, zaptoi e shkatërroi fshatra të Himarës, internoi shumë banorë në Sallaora (afër Artës), ndërtoi kështjellën e Panormit mbi gërmadhat e një kështjellë të vjetër dhe ndërtesa të tjera, për të kontrolluar himarjotët. Të 1821, shpërtheu kryengritja e madhe greke. Himarjotët janë kudo në radhët e para të kësaj kryengritje: Athanasios Himariotis me Ipsilantin në Moldavi, Spiro Spiromilo në Valto, Mesollongji, në Faliro, të tjerë himarjotë si Gjoka, Dhimitriu, Harisis, Nestos, Zaxos, Dhimas, Gorecis, Dhukas, etj., u shquan në këtë luftë”, thuhet në historinë e Himarës së shkruar nga bashkia Himarë. Të bëra apo jo me qëllim këto deklarata kërkojnë që të ketë një reagim të ashpër të strukturave shtetërore për të mos luajtur me dinjitetin e një vendi qoftë ky dhe i varfër siç është Shqipëria. Shumë historian përpiqen që të argumentojnë se ato që thotë Bollano nuk janë ashtu, por qeveria apo dhe opinioni duhet të jenë të prerë, nëse luhet me historinë duhet të mbash dhe përgjegjësi.

    Gjaku shqiptar i Himarës

    Pra ç'jemi ne? Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshët dhe gjyshet dinë më mirë shqipen se greqishten? Pse qajmë e këndojmë në shqip? Pse fjalët e urta i themi në shqip?Siç duket që nga viti 1820 e këtej, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina autonome që nuk njihnin as Greqinë, as Shqipërinë, së cilës i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun.
    Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme, Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u myslimanizuan dhe u ndanë. Megjithëse u ndanë në dy fe nuk e humbën kurrë lidhjet e gjakut dhe të fisit. Çdo fshatar kishte të tijtë në një fshat të myslimanizuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës.Kur bëheshin operacione ndëshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin përtej maleve, në Mesaplik e në Kurvelesh, për t'u mbrojtur, siç bënin gjer në atë kohë, por iknin me varka për në Korfuz ose për në Gjirit, nën mbrojtjen e venecianëve.
    Aty shkonin pleq e plaka dhe fëmijët. Burrat luftonin. Aty rrinin shumë vjet, gjersa mbaronin operacionet ndëshkimore. Thonë se banorët e Dhërmiut shkonin në ishullin grek, kurse ata të Himarës në Gjirit.Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhërmijasit flasin si korfjanët, kurse himarjotët, si gjiritlinjtë. Pastaj shkollat ishin greke. Mesha këndohej greqisht. tregtinë e bënin me Korfuzin, Janinën. Pak nga pak u shkëputen lidhjet me Labërinë, me Dukatin.Greqia, që u çlirua e para, thoshte se kudo ku janë ortodoksë, janë grekë; myslimanët janë turq. Nisi antagonizmi turq e kaurë! Propaganda bënte punën e saj. Kjo u thellua në kohën e Ali pashë Tepelenës, i cili dërgoi një delegacion në Himarë, që dhe Himara të myslimanizohej.Paria e Himarës delegacionin e priti në Qeparo, se kishte më shumë kapedanë. Delegatët e Ali pashë Tepelenës u thanë mendimin dhe qëllimin e vizitës. Më plaku i kuvendit himarjot u tha delegatëve:
    - E falënderojmë pashanë, që mendon për të mirën tonë. Po i thoni pashait se këtu poshtë, në fshat, kemi një fushë që s'ka ujë. Thahet në verë dhe nuk na jep asgjë. I jemi lutur Krishtit dhe Shën Mërisë, Shën Kozmait dhe Shën Spiridhonit, po s'na dhanë ujë. Në na dhëntë Muhamedi ujë, menjëherë bëhemi myslimanë. Kështu i thoni pashait. Kur vajtën e ia thanë pashait përgjigjen e bregasve, ai qeshi me zemërim dhe tha:
    - Eh kaurët e dreqit, do të ma paguajnë!
    - Pastaj, duke qeshur : - Pizevengët, janë të zgjuar, s'ke ç'thua, janë rrufjanë të mëdhenj!
    Pak nga pak propaganda greke bëhej më e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina heroike e Greqisë. Shumë kapedanë, sidomos paria, kishin privilegje.
    Dhe paratë e mirëbërësve himarjotë, që i kishin lënë në bankat greke për shkollat e Himarës, ishin një shkak shumë serioz për propagandën greke.
    Gjikë Bixhili nga Dhërmiu kishte fituar shumë para në Rusi, ku e kishte marrë Pano Bixhili, përfaqësues i himarjotëve pranë Carit, në Petërsburg. Mësuesit dhe shpenzimet për shkollën merreshin nga fondi i Gjikë Bixhilit. Gjikë Bixhili ndërtoi dhe një shkollë, që është sot e kësaj dite. Ne kur ishim të vegjël, në shkollën e fshatit shihnim portretin e tij, të varur në klasë.
    Siç i la Gjikë Bixhili paratë në bankën greke, ashtu i lanë dhe shumë mirëbërës të tjerë nga Jugu, si Zhapa me shokë. Ishin miliona, të cilat u bënë burim për të ushqyer propagandën greke në vendin tonë, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, që merrej me çlirimin e Vorio Epirit, domethënë të Shqipërisë së Jugut. Paratë u vunë në dispozicion të parisë, e cila merrte një mijë dhe shpenzonte një...
    Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeveritë reaksionare nacionaliste të Megali Idhesë ( Megali Idheja: që Greqia të behej e madhe duke përfshirë në kufijtë e saj jugun e Shqipërisë dhe vendet ballkanike ku janë ortodoksë).
    Himarjotët që emigronin në Greqi, kishin privilegje: përkraheshin si bij të një "krahine heroike greke" me histori trimërie e burrërie.
    Fatkeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisë, autonomisë, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u çlirua Shqipëria, me kufijtë të cunguar shumë, propaganda greke e ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptarë, as greke! Kishte hedhur rrënjë të thellë kjo propagandë në shpirtin e himarjotëve, të cilët sytë i mbanin nga Greqia.
    Krerët himarjotë, si Spiro Miloja, një luftëtar që e ndihmoi shumë Greqinë, ishte në krye të kësaj propagande, me gjithë farefisin dhe sojin e tij të përndarë në Dhërmi, Vuno e gjetkë.
    Spiro Miloja ishte nga Progonati. Në fshatin tonë ai kishte farefis Llukë Zh. e të tjerë, që propagandonin ndarjen e Himarës nga Shqipëria. Si bazë kryesore të propagandës përdornin dhe këtë: Pse Labëria u bë turke?
    E pse te mos bëhemi edhe ne me Greqinë, që është armike e betuar e Turqisë, siç jemi dhe ne armiq të betuar të turkut. Shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha kishte. Mbaj mend unë se kishte tetë priftërinj.
    Lidhjet ekonomike, privilegjet në Greqi, interesimi i Greqisë për himarjotët, sillogu vorioepiriot ndikuan shumë për t'i bërë himarjotët t'i kthenin sytë nga Greqia dhe të ëndërronin për një autonomi. Pastaj, edhe në kohën e pavarësisë himarjotët panë se asnjë qeveri e Tiranës nuk u kujdesua asnjëherë për ta. Nuk shkonin as xhandarë dhe nuk merreshin në asnjë punë.
    Ata pëlqyen të mërgonin: herën e parë në Llavrion, ku kishte miniera; në Korint, për të hapur kanalin; në Vllahi, në Rusi, pastaj në Amerikë, në Francë, në Meksikë, në Argjentinë, në Australi, Kanada e gjetkë. Kështu ne dinim më mirë ku binte Buenos Airesi sesa Kukësi, që nuk ia kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, që nuk ja kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnjë lidhje me atdheun tonë.
    Disa përçarës, vetë regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na përçau. U ndamë në fshat në dy parti: pendëkuqet që deshën Shqipërinë dhe shkollat shqipe; dhe pendëbardhët, që deshën Greqinë e shkollat greke në fshat. Këtë përçarje e ushqeu shumë Musa Juka, duke na armiqësuar vëlla me vëlla.
    Familja jonë bënte pjesë në partinë e pendëkuqeve dhe mbanim në ballkon kurdoherë flamurin e Shqipërisë. Kapedanët e Spiro Milos na kishin ardhur disa herë në shtëpi, duke na thënë se Andrea Deshën që ne të linim shtëpinë e të shkonim në Korfuz, ku do të na mbante me shkolla e me pensione Athina.
    Qoftë im vëlla, Fotoja, qoftë kushëriri im Jani, i sikterisnin duke u thënë: "Andrea Markoja u vra për Himarën dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta për Himarën dhe jo për Greqinë. Himara sot është dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajmë dhe flamurin ditë e natë në ballkon. Ne e dimë gjakun tonë se nga buron".

    Petro Marko
    Pjesë e shkëputur nga libri i "Intervistë me vetveten"
    Historine e Himares por dhe te gjithe Shqiperise po e deformon ligji 7501. Ky ligj po helenizon Shqiperine e jugut. Pse korigjimin e ketij ligji qe token nuk ja kthen shqiptarit por ja fal dhe ja dhuron bollanove, nuk flet as Sali Berisha dhe as Edi Rama, as PDIU , as Shpetim Idrizi dhe as Kreshnik Spahiu ?? Ketu eshte themeli i platformes per shkaterrimin e Shqiperise. Merni shmbellin nga Dukatasit. Kur te gjithe te bashkohen me dukattasit dhe ti tregojne vendin hajduteve dhe te shiturve si te krahut te majte dhe atyre te krahut te djathte Shqiperia do filloje te clirohet nga pushtimi qe defakto ka ndodhur

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-02-2010
    Postime
    4
    Shqieprine po e greqizon ligji 7501 nders Bollano eshte derivat i politikes se gabuar me pronat qe ka filluar pas 1991 nga Sali berisha dhe socialistet e nano kompanise. Po nuk u kthye prona tek i zoti Shqiperia shkon drejte vetasgjesimit. kuptohet qe fiton politika greke dhe serbe

  8. #28
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Nje tekst per Himaren. Mund ta lexoni si quheshin malesoret shqiptare ne shekullin e 16 !

    Paolo Giovio, Lodovico Domenichi - 1565
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •