Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Madona i ka shpallur luftë moshës





    Madonna së shpejti mbush 52 vjec, por objektivi i saj është të tregojë 15 me pak.

    Mbretëresha e muzikës pop i ka shpallur luftë moshës duke kaluar orë të tëra në palestër, duke mbajtur dietë të hekurt dhe herë pas herë duke bërë ndonjë ndërhyrje të vogël në fytyrë.

    Ky përkushtim për veten i 'grabit' Madonna-s një shumë parash prej rreth 700 mijë euro në vit dhe përllogaritjen e ka bërë "Daily Mirror".

    Madonna përdor një locion trupi që kushton 600 euro (një kuti), krem mbrojtës nga dielli 1800 euro,(një copë) si dhe kremëra të ndryshëm kundër rrudhave që kapin një vlerë prej 75 mijë euro në vit.

    Po nuk mbaron me kaq...Madonna nuk mund të pijë ujë normal, por gjithnjë e shoqëron një shishe apo gotë më ujë Kabbalah, që në vit kushton rreth 12 mijë euro.

    Po ashtu përmendim edhe trajtimet e saj anticelulit që kapin vlerën e 24 mijë eurove në vit.

    360 euro në orë për Joga

    Po, po mos u habisni! Mbretëresha e pop shpenzon 360 euro në orë për jogan, ndërsa harxhon 190 mijë euro në vit për regjimin fitness.

    108 mijë euro në vit shkojnë për shefin e saj të kuzhinës, që duhet t'i përgatisë vetëm ushqime të vecanta për të.

    Duke bërë këtë listë të gjatë shpenzimesh, nuk keni përse të mrekulloheni tepër me pamjen e Madonna-s...në fund të fundit ajo harxhon kaq shumë për te qenë në formë!

  2. #2
    Gjeja me e mire qe ben.E vlersoj vertet per kete.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Normale qe i shpall lufte moshes ajo, me tere ato leke qe ka mban gjalle 20 klinika private, me nga 4-5 kirurge plastike secila. E ka si puna e makines se vjeter Madonna, pas nje tot kohe paraqitet te mekaniku per riparim.
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  4. #4
    E omel Maska e EnderrA
    Anëtarësuar
    18-11-2010
    Vendndodhja
    Te kthesa Xhanes
    Postime
    81
    Mire eshte nese ti shpallte lufte naturalisht...se per silikon e nderhyrje syrgjikale lufte i shpall cdo kush qe eshte i pasur.
    Ati im që je në qiell mshelma gojën kur skam asgjë për të thënë!

  5. #5
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Plakë që i ka hyp vetja n'qef
    Elegance is an attitude.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    me mbajt veten osht oki, jom dakord, por ne menyra natyrale amon... nuk kuptoj pse duhet me shku kunder natyres!! krijesa njerzore lind, rritet, PLAKET dhe vdes...duhet me pranu natyren e vetes ton...
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Per pak dhe ia kalon Arnold Schwarzeneggerit nga krahet.

  8. #8
    Mire ben qe kujdeset por tere ato para per nderhyrje kirurgjikale, per celulitin, per vajrat etj gjynah

    Te bej me shume joga e pushime ne vende te ndryshme te botes.
    p.s U konvertua ne hebreje kjo, se sikur i kishte hyre kesaj rruge?

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #9
    Nje dite po rregulloja floket ne parukeri
    edhe ngjitur me mua u ul nje plake edhe i tregon nje foto te madones edhe i thote cunit qe do i priste flockat si kjo dua te me besh
    ah i tha ai e mos u merzit se edhe ajo ne moshen tende si ty do duket........
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •