EDI RAMA
LULZIM BASHA
Pa dyshim qe basha.
Zgjedhjet i fiton ai qe do vjedhe me shume.
Por une shpresoj te fitoj Rama.
Rama paraqet planin pėr transportin publik: Gjashtė linja tramvaji.
Shekulli Online | 13/04/2011 |
Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama ka prezantuar programin pėr zhvillimin e transportit publik nė kryeqytet. Kreu i bashkisė tha se "programi pėr transportin po penalizon zhvillimin ekonomik tė vendit" duke shtuar se nėse do kishte njė plan zhvillimi Shqipėria do ishte trefish mė e zhvilluar se sa ėshtė sot.
"Programi pėr transportin ėshtė ndarė nė faza dhe jo i konceptuar si njė pjesė e shkėputur nga zhvillimi tėrėsorė. Bėhet fjalė pėr linja transportit tė cilat krijojnė mundėsi pėr zhvillimin e ekonomisė, zhvillimin social dhe pėr zhvillimin e tė gjithė sistemit tė edukimit nė kėtė territor dhe duke krijuar njė mjedis shėndeti dhe kulture mė tė mirė",.
tha Rama.
Ai paraqiti planin pėr ndėrtimin e linjave tė tramvajit nė Tiranė, tė cilat do tė shrihet deri nė Durrės dhe aeroport. ""Gjashtė linjat e trapit prekin 6 pika strategjike pėr zhvillimin e kryeqyteti. Katėr janė pika fundore qė lidhen me universitetin dhe dy tė tjera janė qė lidhem me aeroportin dhe qyteti e Durrėsit. Pėr ne rruga pėr Tiranėn ėshtė shkrirja administrative",.(???)
ėshtė shprehur kreu i bashkisė.
Rama duke theksuar se kjo do tė rrisė jo vetėm cilėsinė e transportit por do tė rrisė cilėsinė e jetės dhe mirėqenies ekonomike nėnvizoi se ka njė dallim radikal me planet e PD-sė. ""Tendenca pėr zhvillimin nė Tiranė, ėshtė e programuar me projekte tė mirėorganizuar ndėrsa krejt e kundėrta ndodh matanė kufirit tė Tiranės ku sundon Salillėku. Zhvillimi parqet politika e vjetėr ėshtė e dėmshme dhe me pasoja pėr tė nesėrmen", tha Rama.
Kreu i socialistėve tha se qeveria nuk ka njė plan zhvillimin e transportit publik dhe kjo tha ai po si sjell penalizmi zhvillimit tėrėsor tė vendit. "Mjafton tė shohėsh se si investohen paratė publike pėr tė zhvilluar rrjetin e transportit nė Shqipėrisė dhe pėr tė kuptuar se ėshtė njė zhvillim i kushtėzuar nga interesat e drejtpėrdrejtė politike dhe elektorale dhe me interesa pėr burim fitimi tė paligjshėm dhe me interesa tė tjera. Kjo nuk krijon mundėsi pėr tė pasur njė zhvillim koherent me interesat publike. Nuk ka politike tė transportit publik nė Shqipėri", tha kreu i PS-sė.
Rama mė tej ėshtė shprehur se "zhvillimi do na e sjellė Evropėn kėtu dhe jo pėr tė shkuar nė Evropė kur tė jemi pjesė e BE-sė si qytetarė tė dorės sė dytė". Kreu i bashkisė tha se plani i zhvillimit tė qeverisė nuk ka tė bėjė aspak me atė qė duhet tė bėjė njė qeveri. Ai tha se qeveria qendrore sillet si komunė. "Nė rast s e mirėqeveriset Shqipėria mund tė kthehet nė njė mrekulli pėr rajonin. Sot qeveria e Shqipėrisė ėshtė njė ndėrmarrje mediokre komunale. 99 % e punėve tė saj janė punė rrugėsh e kanalizimesh qė kryeministri nuk duhet tė ketė kurrfarė lidhjesh", pėrfundoi Rama.
KOMENTE
EDI RAMA KA PLAN TE QARTE PER TA BERE TIRANEN SI QYTETET EVROPIANE.PENGESAT QE PO I VIHEN PREJ 6 VJETVE DHE STERKEMBZAT E KESHILLIT BASHKIAK PDIST DHE LSISTOSE PRESH DHE LESH DO KAPERCEHEN ME VOTEN E QYTETARVE ME 8 MAJ SEPSE NUK JANE AQ TE LESHTE SA TIRONCI DHE PERKRAHESIT E PD-LSI.
SKENDER BEU | April 13, 2011 2:51 PM | Repliko
Tramvaje pa drita!? E bukur kjo!
Rama duhet ne radhe te pare te vije ne pushtet....
Albana | April 13, 2011 2:18 PM | Repliko
Tani e gjeti ky me be tramvaj???
Me fal po pse nuk i beri gjithe keto koh kryetar bashkie?? Cfare priti valle?
se besoj se qytetaret jane kaq injorant sa te genjehen hapur ne mes te dites.
Z Rama edhe nqs keto qe thua do te ishin te verteta me keqardhje ju them se nuk ju beson njeri
tironci | April 13, 2011 2:09 PM | Repliko
Edi ka mendime te qarta te zhvillimit qytetar, shpresoje dhe uroje qe ti realizoje.
Shqiptari | April 13, 2011 2:08 PM | Repliko
Edi Rames.
Je shume i vonuar dhe nje kopjaxhi i ralle.Pse nuk i bere ne mandatet e meperpareshme,por mendon ti besh tani?!!!Po mire more shoku Edvin aferim te qofte po ku do ti gjesh leket more djale se c'do dite qe lame pas ankohesh per bllokim paresh nga Qeveria dhe Saliu?!!!
A.P
Avokati i popullit | April 13, 2011 2:04 PM | Repliko
Programi i Edi Rames eshte fotokopja e keqe e programit te Lulzim Bashes... tramvaj thote luli, me gjashte linja thote edi. ulje taksash thote luli, dyfish thote edi (hahahha o edo po ti i ke vene taksat shoku apo harrove),
shkolla te reja thote luli, edi thote ufffffff sa inat i kam femijet
E ardhmja e shqiperise | April 13, 2011 2:02 PM | Repliko
Shpresojm te realizohet qe Tirana te kete vertet pamjen e nje metropoli Europian,sidomos lidhja e Tiranes me ajerportin eshte domosdoshmeri.
Zigur Qarri | April 13, 2011 1:31 PM | Repliko
do doja basha ta fitoj,por dhe po e fitoj edveri,as me rruhet fare me per ju...nese skeni zen mend deri sote,as keni per te zen ndojhera,,,aq meritoni !
gjithesesi,uroje te ndodhe me e mira!
Kishin mbetur nga viti '90
Frrok Cupi
Kete qe po ndodh perdite para nesh, e kemi pare nje here. E kemi pare sic shikohet hija ne cep te murit dhe largohet pa asnje gjurme. Ishte komunizmi, shume i urryer per shqiptaret, i cili beri sikur iku, por ne fakt ishte fshehur prapa murit si nje shtrige per te ardhur perseri. Ja ku ka ardhur, me veshje tjeter, por e njejta shtrige qe u fsheh pertej murit ne vitin 1990. Ne vitin 1990 ra sistemi gjakatar komunist; ra nen kembet e studenteve dhe te punetoreve, prandaj edhe beri sikur u bind e iku. Komunizmi kishte edhe nje favor te madh me vete per te rene "pa bere ze": I kishte ikur udheheqesi kryesor ose diktatori Enver Hoxha; vete Enveri kishte pushkatuar nje pjese te diktatoreve si vetja por qe ua kishte friken; dhe, keta qe kishim mbetur nuk ishim me as per veten. Ishin mbledhur ne nje kotec qe quhet "blloku i udheheqjes" dhe kishin kryer gjithcka, njerezore apo cnjerezore, orgji, tradhti, intrige. Te gjithe menduan se ra sistemi komunist dhe se nuk do te kthehej me kurre, sic edhe ndodhi realisht ne vendet e tjera te Evropes Juglindore. Here pas here u tha se "komunizmi ndihet ne ajer", por u mor si nje ide filozofike. Keto qe po ndodhin sot dite perdite jane hija qe u fsheh prapa murit, si nje shtrige, aty nga viti 1990. Tani po vijne mes nesh te gjitha ato qe mbeten pa u shfaqur ne vitin 1990. U duk sikur dikush i zuri gryken komunizmit dhe nuk e lejoji te shfaqej atehere kur po ikte; por ne fakt, vete komunizmi (i aplikuar ne Shqiperi), i fshehu te zezat e fundit. Askush nuk mund ta mendonte se cfare mbeti atehere, ne vitin '90, do te ktheheshin pas njezet vjetesh.
Ja ku jemi:
Nje tank qe kishte dale te ura prane hotel "Dajtit" dhe kercenonte paqen e njerezve qe po rrezonin komunizmin. Tanku kishte per qellim te tregonte me hunden e hekurt se "ky eshte vendi im, vendi i komunizmit, te tjeret mos guxojne". Fuqia demokratike e njerezve kishte vershuar si te ishte Lana jo Lane, por Drini permes Tiranes. Dje dhe parmbreme, shtabi i Partise Socialiste (ish- komuniste) ngriti cadren me skelet metalik mu ne qender te qytetit si nje simbol te tankut te atehershem. Ja edhe ky u ngrit, si atehere. Ne oborrin e kryetarit te Partise Socialiste (ish-komuniste), aty ku tentohet te ndalohet liria e njerezve. Mbreme kjo ngrehine e paligjshme gati shkaktoi konflikt me arme mes njerezve te ligjit dhe njerezve te cadres. Komunizmi i betuar atehere se "vetem me arme" mund te shkoje, tani eshte kthyer me te njejtin stil.
Ja ku jemi:
Kryetari i Partise Socialiste pardje ne Pogradec tha publikisht se voten "jepuani ne lule te ballit". Edhe dje ne Elbasan beri thirrje per lufte. Gjate gjithe periudhes se diktatures komuniste ishte thene se "vota eshte plumb per armikun"; por as ajo diktature nuk e kishte identifikuar armikun brenda radheve te votuesve. Armiku ishte ose ne Perendim, ose ne burgje. Instinkti i "lules se ballit" per armikun eshte kthyer fshehurazi, si nje shtrige, njezet vjet pas fshehjes ne cepin e pallatit. Tani ka nje qellim shume me vdekjeprures, sepse kerkon kthimin e regjimit gjakatar mbi "germadhat e demokracise".
Ja ku jemi:
Partia Socialiste (ish komuniste) po pergatitet per prishjen e zgjedhjeve te 8 majit. Ne Tirane, sipas miqve te afert te kryetarit te PS, ka regjistruar 20 mije njerez te paligjshem. Sikur keta te mos mjaftojne per "fitoren" atehere ky do te prishe zgjedhjet. O do te largohet menjehere, o do te angazhoje "jenicere" qe sulmuan qeverine me 21 janar. Por sidoqofte eshte betuar "per lufte". Qellimi eshte qe t'i deshmoje botes se perparuar se "Shqiperia nuk eshte gati as per demokraci, as per stabilitet". Modeli me i afert per shtabin e Partise Socialiste eshte Lindja e Mesme. Perendimi eshte "djalli". Ish-komunistet kane deklaruar se "ambasadoret e Perendimit duhet te shkojne ne shtepite e tyre". Pergatitet hakmarrja qe nuk u krye ne vitin 1990, kur komunizmi u fsheh si shtrige prapa murit. Ne ditet e fundit te regjimit diktatorial, presidenti komunist pat thene se "shqiptaret nuk jane per pluralizem".
Ja ku e kthyen keta, te njejten gje, si shtrigen e fshehur.
Koha Jone
Krijoni Kontakt