Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123

    PreFoto - Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë





    Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë - PreFoto 2011
    International Photography Competition - PreFoto 2011

    Mendoni se keni talent për fotografi?
    Ju vjen keq se nuk keni ku ta tregoni talentin tuaj?

    Mendoni se keni aftësi që fotografia juaj të vlerësohet nga profesionistë?
    Ju vjen keq që nuk keni mund të vlerësoheni deri sot?

    Tani e keni mundësinë që çdo pamje e juaja e marrë në natyrë përmes objektivit
    të fotoaparatit, të shkojë në duart e atyre që më së miri e njohin fotografinë,
    në duart e atyre që ligjerojnë për fotografinë nëpër fakultete pëkatëse
    prestigjioze shqipëtare dhe ndërkombëtare.

    „PreFoto“ – Do të jetë konkursi i parë ndërkombëtarë i llojit të vetë i
    organizuar në Preshevë. Ky konkurs si objektiv parimor ka vlerësimin e punës apo proklamimin e të fotografuarit, të vlerësohet ana profesionale e asaj
    fotografie.

    „PreFoto“ do të mbahet gjatë muajit Nëntor të vitit 2011, ndërsa data e fundit
    për dorëzimin e fotografive nga ana e të interesuarve do të jetë deri më datë 01 Tetor po të këtij viti.

    Fotografia në të shumtën e rasteve nuk përfaqëson thjeshtë vetëm atë të cilën e
    sheh syri i njëriut, por ajo përmes ngjyrës, formës dhe madhëris së objekteve
    shpesh herë shprehë anën mistike të vetë jetës tonë. Përveç kësaj, fotografia
    mundë të jetë pjesë e gjallë e cila dokumenton më së miri traditën dhe kulturën
    e popullit tonë autokton ndër vite në këto treva Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

    Me anë të këtij konkursi synim i yni por që duhet të jetë edhe i juaji të dashur
    aplikuas është ajo se duhet që në fotot e juaja të paraqesni në njërën apo
    tjetrën formë kulturën dhe vlerat tona humane.

    Fituesit e çmimeve të para, si dhe ai i çminit special do të marrin shpërblime
    të ndryshme nga ana e organizatorëve.

    Organizatorë i Konkursit ndërkombëtarë të fotografis është studio artistike
    EDONI COLOR

    Tema: E Lirë
    Lloji: Bardh & Zi ose Color
    Formati: Digital, JPEG, dimensionet mbi 300 DPI
    Pjesmarrja: Gratis
    Fotografit mund ti dergoni ne e-mail prefoto@live.com
    ose Edoni Color rruga Sava Kovacevic bb Preshevë, 17523 serbia
    afati i fundit per dorezimin e fotografive 01.10.2011

    www.edonicolor.com

    Partner:
    PreshevART
    Visuals Advertising
    International Competition of Artistic Photography'"Fokus"
    Festivali i Filmit "First STEP Association"
    www.presheva.com

  2. #2
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    mund ta di nese eshte i interesuar ndokush per te marre pjes ne kete konkurs

  3. #3
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Une do marr pjese .. Do t'kete ceremoni ne shperndarjen e qmimeve apo si do te behet ? Un mund ne Presheve, nese mbahet..
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  4. #4
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    Citim Postuar më parë nga sam1r Lexo Postimin
    Une do marr pjese .. Do t'kete ceremoni ne shperndarjen e qmimeve apo si do te behet ? Un mund ne Presheve, nese mbahet..
    faleminderit Samir
    do te kete ceremoni, konkursi do te mbahet ne Presheve

    gara mbahet nje nate ku do te zgjidhen fituesit ndersa ekspozita me fotot e konkurenteve do te cendroje nje jave e hapur

    do te jene 3 cmime kryesore

    cmimi i pare fotoja me e mire
    cmimi i dyte fotografi me i mire
    cmimi i trete fotoja dhe njekohesisht fotografi me i mire prej artisteve nga lugina e Presheves
    Ndryshuar për herë të fundit nga Argjendii : 07-04-2011 më 09:37

  5. #5
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga Argjendii Lexo Postimin
    faleminderit Samir
    do te kete ceremoni, konkursi do te mbahet ne Presheve

    gara mbahet nje nate ku do te zgjidhen fituesit ndersa ekspozita me fotot e konkurenteve do te cendroje nje jave e hapur

    do te jene 3 cmime kryesore

    cmimi i pare fotoja me e mire
    cmimi i dyte fotografi me i mire
    cmimi i trete fotoja dhe njekohesisht fotografi me i mire prej artisteve nga lugina e Presheves
    Falemnderit per shpjegimet Argjend, po un prap kam disa pyetje! Si do te zgjidhen fituesit? Ne cfare menyre? A mund te dergojm me teper se nje fotografi per garen, pasi qe lart nuk eshte cekur askund nese duhet te marrim pjese vetem me 1 foto, apo mund te dergojme me shume? Dhe per fund, te them qe me kenaqesi do te vij te vizitoj ekspoziten, pa mar parasysh a jam fitues.

    Ju deshiroj pune te mbare, dhe suksese.

    Me respekt,
    Sam1r
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  6. #6
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    ska gje vetem urdhero pyet
    fituesit do te zgjidhen nga profesor te ndryshem te cilet ligjerojn per kete lemi pra per fotografin do te kete prof nga rajoni dhe nderkombtar qe te vlersojn punimet
    dhe sa per numrin e fotove mund te dergosh sa te duash vetem se i len nje emer fotografis dhe nuk duhet te mbaj firmen tende mbi foto ndersa ne gare futet vetem nje foto vetem ate qe do ta zgjedh stafi

    flm per interesim suksese dhe ty

    dhe per te gjith qe deshirojne te din me shume rreth keti konkursi urdheroni pyetni

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    Pasi lexova rregulloren me lindi idea te pyesja organizatorin/et:
    A mund te perdoret edhe Photoshopi apo thjesht makina fotografike?
    Diferenza do te jete e madhe, pasi me photoshop prodhohen tashme fotografi te
    ashtuquajtura tridimensionale.
    Nje gje tjeter qe s'me mbushet mendja eshte se si ka mundesi qe stafi (me pak kopetent) te zgjedhi fotografine(fotografite) dhe pastaj te jene profesionistet(profesoret) ata qe do te vleresojne fotografine me te mire???? Nese profesionistet nuk i shohin te gjitha fotot e te njejtit dergues, ose nuk ballafaqohen edhe me vete derguesit e fotografive, atehere nese nje dergues qe mund te jete me i pregatitur se vete profesionisti iken per "lesh" dhe kjo me ben pak pesimist. Nejse urime per konkursin.

  8. #8
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    fotoja duhet te jete origjinale pa prekur fare me asnje program.

    ndokush mund te konkuroj thjesht per shaka ndoshta ben foto me aparat celulari dhe ato foto ne tia dergojme jurise per ta vlersuar per ta fut apo jo ne konkurs eshte absurde.
    flm megjithat

  9. #9
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    pershendetje te nderuar antar
    afati i fundit per dorezimin e punimeve po mbaron eshte 1 tetor, ndersa eshte nje interesim i madh i shum fotografeve anekend botes mos e humbisni kete rast.

    nese eshte kurioz ndokush te di me teper dicka rreth keti konkursi urdheroni pyetni

  10. #10
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    pershendetje antar te nderuar, faleminder qe nje pjese e juaja ka konkuruar me fotografit e juaja, dhe kan arritur mjaft foto ne emailin tone dhe ju ftoj perseri ju qe keni pasion fotografin te konkuroni
    pershendetje
    Argjend Etemi, Presheve

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •