
Postuar më parë nga
ARIANI_TB
Fjalimi i Rexhep Selimit në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me çështjen e bisedimeve të Kosovës me Serbinë.
Zotëri kryetar i Kuvendit,
Zonja dhe Zotërinj deputet te zgjedhur,
Sot është 7 Marsi dita e përkujtimit te Lavdise se Jasharajve dhe e Koamandantit Legjendar Adem Jashari.
E rastesishme apo jo, sot, pikerisht ne 13 vjetorin e Epopese se UCK-se dhe Jasharajve, ne Kuvendin e asaj Kosove per te cilen ata lufuan dhe rane, po kerkohet te negociohet ideali madhor i tyre, po kerkohet te negociohet me ate shtet qe i vrau ata.
Si deputete te Kuvendit te Kosoves, ne sot marim pjese ne kete debat, per ti kundershtuar fuqishem keto negociata si te demshme, per ti demaskuar si negociata te fshehta dhe per t’i denoncuar hartuesit e ketyre prapaskenave ne dem te Kosoves dhe qytetareve te saj.
Po i parafrazoj dy deklarime publike te kreut te klanit politik qeveritar, kryeministrit Hashim Thaci, (parafrazoj):
“keto bisedime i hapin rruge integrimit euro-atlantik te te dy vendeve” dhe se (parafrazoj serish)
“me keto bisedime po perfundon nje armiqesi e vjeter shqiptaro-serbe dhe po fillon nje miqesi e re ne mes dy shteteve”
Zotrinj deputet te zgjedhur te Kuvendit te Kosoves, Kosova do te integrohet edhe ne BE edhe ne NATO, por jo me negociata me Serbine. Rruga e integrimit te Kosoves dhe shqiptareve kalon permes integrimin kombetar kah Tirana drejt BE-se dhe NATO-s, e jo permes bisedimeve me Serbine, andej kah eshte nisur kryeministri i kosovar.
Raporti i Kosoves me Serbine nuk eshte jetik, as i nevojshem, madje as i domosdoshem, sic u tha ketu.
Zotri kryeminister,
ju permendni edhe miqesine e re me Serbine!
Ju lumte!
Por ku e gjetet ate miqesi me ate shtet qe vrau, masakroi e deboi qindra mijra shqiptare per nje shekull te tere?
Ku e gjete ate miqesi me ate shtet qe vrau 12 000 shqiptare brenda 1 viti gjate luftes se fundit ne Kosove,
qe dogji 120 000 shtepi shqiptare,
qe dhunoi dhjetra mijera motrat dhe nena shqiptare,
qe mban peng 2000 trupa te vraresh shqiptare?
Zoti kryeminister, ku e gjen ate miqesi per ate shtet qe vrau Adem Jasharin dhe familjen e tij, per ate shtet qe vrane Fehmiun, Mujen, Luanin, Agimin, dhe 2000 ushtare deshmore te UCK-se?
Ju zotrinj qeveritare, kur i kujtoni gjith ato qe Serbia beri mbi shqiptaret e Kosoves, do te duhej qe sepaku te kishit para vetes nje prag moral te pakapercyeshem edhe per ju. Mos e kaperceni kete prag te pa kthim.
Kthehuni ne anen e bashkombasve tuaj, nese ju ka mbetur ende kohe.
Thuani Jo negociatave me Serbine te cilat jane ne dem te Kosoves dhe ne dem te shqiptareve!
Asnjehere, ne asnje periudhe te historise dhe ne asnje rrethane nuk i ka ardhur shqiptareve ndonje e mire nga Serbia, dhe nuk do ti vije as tash e tutje.
Perkundrazi, ne kemi fatin e keq ta kemi shtet fqinje, Serbine
Tek e fundit, ne s’kemi nevoje fare per Serbine. As te bisedojme, as te negociojme e as te ecim me Serbine drejt integrimeve.
Fatin jo te perbashket ne mes Kosoves dhe Serbise e ka percaktuar nje lum gjaku i derdhur nga barbaria nje shekullore serbe dhe nga krimet e tyre mbi shqiptaret e Kosoves.
Qeveritaret e Kosoves, po i japin vetes nje te drejte qe nuk iu takon, qe nuk ia kane dhene qyteraret e Kosoves, madje as votuesit e tyre. Nje grupacion politik po i jep vetes te drejte te vendos keq per te ardhmen e vendit tone duke shkelur vetedijshem mbi te kaluaren e lavdishme dhe mbi sakrificen e popullit shqiptar per liri e demokraci.
Le te demokratizohet, e te integrohet populli e Serbise kur dhe ku te doje. Kjo s’eshte pune e jona, e madje kjo edhe nuk eshte detyre e jona qe ta paguajme integrimin e Serbise ne dem te qytetareve dhe vendit tone.
U permend ketu nga kryeministri se negociatat qenkan te domosdoshme. Ne ju themi ju qe ato nuk jane te domosdoshme, por te shmangshme dhe jo te shendetshme...
U tha nder te tjera nga ju se nuk jemi vendi i pare qe bisedojme pas konflikti. Ju harruat qe ketu nuk ka pasur thjeshte nje konflikt, por ketu eshte hvilluar nje lufte clirimtare, te cilen ju e pasket harruar.
Ju permendet edhe mentalitetin e se kaluares. Po, ne kemi nje te kaluar shqiptare, jemi te till dhe do te jemi te till, shqiptare gjithmone.
Krijoni Kontakt