Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 64
  1. #1

    Pyetje për te krishterët – përgjigjeje vetëm nga te krishterët !

    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    "....fëlligështarët, shortarët dhe idhujtarët..."!

    "U bënë! Unë jam Alfa dhe Omega! Fillimi dhe Mbarimi! Atij që ka etje unë do t’i jap falas nga burimi i jetës.

    Ngadhënjyesi do t’i trashëgojë këto edhe unë do të jem Hyji i tij e ai biri im.

    Kurse frikacakët, të pafetë dhe të ndytët, vrastarët e fëlligështarët, shortarët dhe idhujtarët dhe të gjithë rrenacakët trashëgimin e kanë në liqenin që digjet me zjarr dhe me sulfur".

    Kjo është vdekja e dytë. (Zbul 21; 6 - 8)

    www.bibla.net

    vazhdon-->
    Tono, me fal qe po hy ketu, por i ndjek me vemendje postimet e tua dhe desha te me sqarosh pak per kete rrjeshtin biblik nese mundesh.

    Une psh: Jam shum frikacak ndaj disa rrethanave te ndryshme qe mund te me ndodhin dhe shpesh largohem si lepur, po ashtu jam edhe i pafe, sepse akoma nuk bindem me leksionet fetare, poashtu, nuk ma mer mendja qe ka njeri qe mos te kete genjyer te pakten nja 1000 here gjat jetes se vet.

    Tani pyetja eshte se te gjitha keto jane pjese e natyres se njeriut qe e krijoj " Zoti " dhe ai liqeni me squfur dhe zjarr , me duket si gjykim paksa i renduar per keto lloj kadegorish. ! Ndersa per kriminelet , nuk di ca te them por besoj qe edhe ata deri diku jane te barabarte me kriminelet fetare qe vrasin ne emer te " Zoti-t"... Sepse fundja te gjith kriminelet qe vrasin per arsye te ndryshme , qofshin ato fetare, ekonomike, etj, e kane nje alibi per tu mbrojtur dhe per tu shfajsuar...Pastaj , ku eshte meshira e pafund e Zoti-t ?

    Nuk je i obliguar te me sqarosh ( Megjthse do me pelqente nje sqarim nga ana jote ) dhe po te duash mund edhe ta fshish si postim.

    Te pershendes vlla

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Eurostar 1, nuk po merrem me pergjigjen se Toni mund te jete me i pershtashem por lidhur me leksionet fetare do te thoja mos gjyko dicka nga fasada. E verteta eshte si ajo lulja qe ka mbire mbi bajga. Leksionet fetare nuk jane te pershtatshme per te gjithe stadet shpirterore madje per disa kryejne funksionin e kundert. Eshte pak a shume si femija qe ka qef vetem embelsirat dhe nuk ka qef supen me perime saqe nganjehere eshte gati ta vjelle. Por kur rritet pak, jane pikerisht embelsirat qe nuk ha dot me. Njeriu duhet te shohe pertej fasades me syte e shpirtit dhe atehere do gjeje ate qe kerkon. Ne fillim drita te bezdis ne mengjes saqe te duket sikur te verboi por pastaj kur syte mesohen me te dhe erresira largohet ajo behet gjithcka per njeriun.
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin

    Volsiv, do thuash qe "Hyji" i ka zgjedhur se kush shpirt ti pranoje dhe kush jo ? A mos te duket pak si e padrejte kjo menyere ? Kush do ishte ai njeri qe me vullnetin e tije do deshironte te shkonte ne ferr ? Askush !

    Gjithnje e kam thene dhe ne tema te tjera, qe nese "Hyji" do te ishte i meshirshem dhe i dashur me krijesat e veta, do kishe zgjedhur menyre qe te jetonin te lumtur dhe jo te kishte kaq vuajtje, uri, shkaterrime, percarje, etj. Pra une nuk e shoh te tille, por plot kurthe dhe qenje qe kenaqet me vuajtjet e njerezve. Pse nuk e krijoj boten e paqes ? Nuk ishin njerzit qe vendosen planin e molles! Ishte "Hyji" qe e dinte qe njeriu do ta hante mollen dhe Ai vendosi nje molle dhe nje te trete qe ti shtynte njerzit qe te hanin mollen e ndaluar... Pra ndimes i Hyjit ishte dhe Djalli.

    Qe ta formuloj me mire...

    Zoti di se cfar ka krijuar dhe si do sillet ( Pra qe do bej gabime etj ) Pse nuk e beri njeriun te pa gabueshem si engjejt dhe keshtu nuk do kishte vuajtje dhe denime. Nuk ishim ne qe zgjodhem te vijme ne kete bote dhe nuk kemi pse te vuajm per eksperimentet e Hyjit. Kaq.

    Faleminderit per diskutimin

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 07-03-2011 më 09:44

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin

    ndaj mendimin tend!!!

  5. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    EuroStar1 dhe ju te tjerë, edhe pse nuk eshte nje temë per debate, unë kam respekt per ju dhe pasi kam respekt per jua, jo pse pajtohna me ato qe ju thuani por neper ju respektoj edhe ato qe ju mendoni, realisht eshte normal qe te kerkoni edhe pergjigje nga unë. Me pamundesine qe te jap sot nje pergjigje sepse ashtu e kam kohen, po postoj nje shkrim te vogel qe e ndava nga nje punim i imi, kete e beje vetem sa per tu sqaruar se ku filloj e keqja ne botë. Pra, gjithsesi do ta jap nje pergjigje nderkohë.

    respekt dhe gjithe te mirat.

    Sipas besimit te Kishes katolike, sherri dhe e keqja filloj ketu dhe pastaj vazhdoj ne "në kopshtin e Paraisit të tokës" ku njeriu u ndikua nga kjo e keqe dhe humbi atë qe ja dha Zoti, kete e beri duke e keqperdorur lirine qe ju dha, gjithsesi do ta keni nje shkrim lidhur me kete por sa per fillim lexoje kete;

    Zoti krijoj edhe në Qiell një sasi të madhe shpirtërash; Shpirtrat e kulluar të krijuar nga Zoti. Këta janë shpirtëra dhe quhen me emër të vet, Engjëj. Engjëjt janë krijesa shumë të bukura sepse krejtësisht shpirtërorë, e prandaj të aftë ta njohin dhe ta duajnë Zotin në mënyrë të përsosur, pra të lumtur dhe në miqësi dhe prani me Hyjin, ku vet Ai i ka ngritur në lartësinë e bijëve të Vet, duke u dhënë atyre Jetën e vet hyjnore.

    Mjerisht shumë prej tyre, meqë iu rrit mendja nga bukuria që kishin, nuk e njohen Zotin si Krijuesin e tyre, prandaj u denuan dhe u rrokullisen në ferrin e perjetshëm. Padëgjesa e tyre dhe mos përdorimi i mirë dhe dinjitoz i lirisë që kishin, i denoi dhe u vetdefinuan porsi të padëgjuar.

    Mosbesnikëria e tyre ndaj dashurisë së Zotit, dhe mos rrespektimi i rendit të Zotit, këta u bënë shpirtëra të këqijë. Emri i tyre është, djaj apo demon dhe që në fillim janë armiq të Zotit dhe armiqt më të mëdhenjë të njeriut.

    Ata, megjithëse u krijuan për të gëzuar Zotin, vuajnë në mënyrë të tmershme nga mungesa e Zotit, të cilët vet nuk e kan pranuar dhe e urrejnë Zotin, dhe nga urrejtja për Zotin, i tundojnë njerëzit që të bëjnë keq, duke u përpjekur t'i shtijnë në mëkat dhe t'i tërheqin me vete në ferr. Misioni i tyre është pra të krijojnë vehti të ngjashme me ato të vetat: keqbërja, mosdëgjimi, pabesia, urrejtja dhe të gjitha vehtitë negative që janë përkatëse të natyrës djallëzore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-03-2011 më 17:17
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Volsiv, do thuash qe "Hyji" i ka zgjedhur se kush shpirt ti pranoje dhe kush jo ? A mos te duket pak si e padrejte kjo menyere ? Kush do ishte ai njeri qe me vullnetin e tije do deshironte te shkonte ne ferr ? Askush !

    Gjithnje e kam thene dhe ne tema te tjera, qe nese "Hyji" do te ishte i meshirshem dhe i dashur me krijesat e veta, do kishe zgjedhur menyre qe te jetonin te lumtur dhe jo te kishte kaq vuajtje, uri, shkaterrime, percarje, etj. Pra une nuk e shoh te tille, por plot kurthe dhe qenje qe kenaqet me vuajtjet e njerezve. Pse nuk e krijoj boten e paqes ? Nuk ishin njerzit qe vendosen planin e molles! Ishte "Hyji" qe e dinte qe njeriu do ta hante mollen dhe Ai vendosi nje molle dhe nje te trete qe ti shtynte njerzit qe te hanin mollen e ndaluar... Pra ndimes i Hyjit ishte dhe Djalli.

    Qe ta formuloj me mire...

    Zoti di se cfar ka krijuar dhe si do sillet ( Pra qe do bej gabime etj ) Pse nuk e beri njeriun te pa gabueshem si engjejt dhe keshtu nuk do kishte vuajtje dhe denime. Nuk ishim ne qe zgjodhem te vijme ne kete bote dhe nuk kemi pse te vuajm per eksperimentet e Hyjit. Kaq.

    Faleminderit per diskutimin

    Pershendetje
    >>> Eurostar, me ato fjale qe thashe nuk nenkuptoja qe Zoti e ka zgjedhur se kush do ta degjoje dhe kush jo, por desha te them qe leksionet fetare nuk perdorin nje gjuhe te pershtatshme per te gjithe. Kjo nenkupton qe per disa, fjalet e predikimit jane shume forta per ate gjendje shpirterore qe ndodhen dhe ndodh qe te lene nje ndjesi te keqe, ne vend qe te te afrojne tek dicka me shume vlere dhe qe te ben te lumtur. Dhe ne fakt njerezit afrohen tek Zoti te gjithe ne forma te ndryshme ku vet Zoti ja pershtat keto rrethana. Prandaj thuhet, "Rruget e Zotit jane pa fund" qe nenkupton menyrat sesi Zoti bie ne kontakt me njerezit jane nga me te ndryshmet. Pra desha te them qe liria e vendosjes nuk cenohet aspak sepse nese dikush nuk eshte ne gjendje te kaperdije nje kafshate te madhe mund te kaperdije nje kafshate te vogel dhe te aspiroje ate te madhen.

    > Lidhur me (Zoti di se cfar ka krijuar dhe si do sillet ( Pra qe do bej gabime etj ) Pse nuk e beri njeriun te pa gabueshem si engjejt dhe keshtu nuk do kishte vuajtje dhe denime. Nuk ishim ne qe zgjodhem te vijme ne kete bote dhe nuk kemi pse te vuajm per eksperimentet e Hyjit. Kaq) do thoja qe engjejt nuk jane te pagabueshem ose te pakten edhe ata mund te gabojne ne zgjedhje ne momentin qe krijohen. Eshte pak e komplikuar po por mundohem ta shpjegoj. Engjejt nuk jetojne ne dimensionet qe jetojme ne ku ka nje kufizues si koha. Ata krijohen te perjetshem dhe ne castin e krijimit ata dine mjaftueshem se kush eshte Zoti dhe e njohin ate. Ne momentin e krijimit te gjithe jane te lire te vendosin nese kjo dashuri qe i krijoi te perjetshem thjeshte nga dashuria duhet dashuruar apo duhet pasur zili per madheshtine e tij. Ky vendim i cili nje engjell e merr ne momentin e krijimit e ben ate te kete mundesi te qendroje prane tij apo te qendroje larg tij. Ne fund te fundit Zoti kur con ne ferr nuk ben gje tjeter vec se nuk te jep mundesisne te rrish prane tij dhe ta shijosh. Pastaj plani hyjnor vazhdoi me krijimin e shpirtrave jo te vetem por te bashkuar me trup edhe kjo ne vazhden e dashurise se tij duke futur dimensionin e kohes dhe trupin me ane te cilit do te ndjente dhimbje te kishte mundesi te merrte vendim ne kohe lidhur me te ardhmnen e vet.

    E zgjata me shume se zakonisht dhe po e mbyll duke shpresuar se kam sqaruar dicka.

    Pershendetje
    La verita' ti rendera' libero!

  7. #7
    Faleminderit per mundimin tuaj Toni dhe Volsiv.

    Mire, qe ti japim formen e duhur dhe te mundem te kuptoj me shume rreth Hyji-t do kisha deshire te me shpjegonit dhe dicka... (Toni po te duash mund ta transferosh diku tjeter diskutimin tone , qe mos te nderhyme ne kete teme, flm)

    Ps: Une e mendoj keshtu:

    Hyji nese eshte i dashur me krijesat e veta, duhet te kishte krijuar vetem parajsen , ose cdo gje tjeter pervec te liges dhe ferrit. Ne trurin e ketyre krijesave nuk duhet te kishte krijuar as me te voglen ide kundershtuese ndaj Hyji-t dhe ne trurin e ketyre krijesave te mos egzistonte asgje e keqe apo ego.

    Pse Hyji e krijoji te keqen ? E keqja nuk eshte krijuar nga njeriu apo djajte, ajo ishte ne genin e tyre pra e mveshur tek krijesat, sepse cdo gje e krijon Hyji , apo jo ? Kjo te nxjerr ne perfundimin e nje plani te krijuesit ! Plan i cili , ose per gabimin e Hyji-t ose per paditurin e krijesave ( poashtu gabim hyjnor padituria e krijesave), ky plan con njerez ne zjarr dhe mendoj qe me zjarrin nuk behen eksperimente hyjnore, sepse nuk do hyj Hyji ne zjarr por krijesat e tije. Pra ne jemi krijuar ashtu sic na krijoj Ai dhe nuk kemi pse te vuajm per anomalit e krijimit.

    Nuk e di se si e mendoni ju, por jam shume kurjoz te di, se si do me sqaronit ne keto pika dhe ju kerkoj falje qe po u marr kaq kohe.

    Pershendetje vllazerore

  8. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ps: Une e mendoj keshtu:

    Pse Hyji e krijoji te keqen ?
    Në një fakultet evropian, profesori vendosi që kohën e rregullt të ligjëratës së asaj dite, t’ia kushtoj një diskutimi të lirë me studentët. Ai pyeti:

    - "A krijoj Zoti çdo gjë që ekziston?"

    Në këtë pyetje të gjithë studentët njëzëri u përgjigjen pozitivisht.
    - "Çdo gjë?" - pyeti sërish profesori.

    - "Po,çdo gjë dhe gjithçka." Ishte përgjigja e studentëve.
    - " Pra, me këtë logjik të konkludimit tuaj nënkuptohet se ai e ka krijuar edhe të keqen, apo jo”? – konstatoi profesori.

    Studentët u bënë të heshtur. Nuk kishte asnjë përgjigje për këtë pyetje. Ndërsa, nga ana tjetër, profesori mbeti i kënaqur në lindshmërinë e vërtetësisë së tij se Zoti dhe përgjithësisht religjioni janë vetëm MITE dhe asgjë tjetër. Por, pas një kohe të shkurtë, një student ngriti dorën dhe ju drejtua profesorit:

    - "Mund të ju pyes diçka, profesor?"

    - "Sigurisht ," - ju gjegj profesori.

    -"A ekziston i ftohti?"
    - "Sigurisht që ekziston, kolegë i nderuar. A, nuk e keni ndjerë kurrë JU ndonjëherë të ftohtin, a?

    - " E kam nderë, por, në fakt, profesor, të ftohtit nuk ekziston! Sipas asaj që thonë studimet dhe zbulimet më të fundit në fizikë, ftohtësia është vetëm mungesa e nxehtësisë. Atë mund ta vërtetojmë nëse ndonjë objekt e ofrojmë burimit të energjisë dhe do të shohim se ajo ngrohet. Pra, pa ngrohje objektet janë inerte dhe nuk reagojnë, e kjo do të thotë se “të ftohtit” nuk ekziston. Pikërisht, ne, për të shpjeguar mungesën e nxehtësisë e kemi trilluar të ftohtit".
    - "Dhe, errësira?" pyeti në vazhdim studenti profesorin.

    - "Ajo thjesht ekziston." – u përgjigj këtë herë i sigurt në vete profesori.
    - "Përsëri, ju gaboni, zotëri profesor! Errësira është mungesa e plotë dritës. Ne mund ta studiojmë dritën dhe shkëlqim, por kurrë errësirën. Prizma e Nicholsit tregon shumëllojshmërinë e ngjyrave të ndryshme në të cilat drita është e thyer në varësi nga gjatësia valore. Errësira është term që ne e kemi krijuar për të shpjeguar mungesa e dritës.”

    - Së fundi, student pyeti: " E, e keqja, zotëri profesor, a ekziston”?"
    Profesor në këtë rast ishte i heshtur.
    Studenti më pas vazhdoi:

    - "Zoti nuk e krijoi të keqen? E keqja është mungesa e Zotit në zemrat e njerëzve. Ajo është mungesë e dashurisë dhe e besimit në mes njerzëve. Dashuria dhe besimi janë si ngrohje dhe dritë, profesor! Ato ekzistojnë dhe pikërisht mungesa e tyre sjell "të keqen" mes nesh"

    Pas këtij konstatimi të studentit të tij, profesori mbeti i nemitur dhe nuk e hapi gojën më

    Ky student ishte: Albert Ajnshtajni.

    Do te debatojmë kohe te gjate ne kete temë, nderkohe do ta krijoj nje teme te veqant dhe do ti bashkoj keto shkrime atje., aspak nuk eshte e keqe dhe eshte normal kjo qe thua; "por jam shume kurjoz te di".
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin

    - "Zoti nuk e krijoi të keqen? E keqja është mungesa e Zotit në zemrat e njerëzve. Ajo është mungesë e dashurisë dhe e besimit në mes njerzëve. Dashuria dhe besimi janë si ngrohje dhe dritë, profesor! Ato ekzistojnë dhe pikërisht mungesa e tyre sjell "të keqen" mes nesh"
    Toni, me tregimin e Ainshtainit, e devijove temen, megjiithate po e rikthej perseri aty ku e lam.

    Ti thua qe Zoti nuk e krijoj te keqen sepse e keqja eshte mungesa e Zoti-t...OK.... Vetem nje pyetje te permbledhur do te bej.

    Nese te kujtohet, e kam hapur edhe nje teme te tille tek nenforumi toleranca fetare.

    "Ose zoti do ta ndalojë të keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atëherë është i pazot. N.q.s. mundet, por nuk do, atëherë është dashakeq. Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen, atëherë nga vjen e keqja në këtë botë?"

    Nga sebebi i te keqes do shkojne miljarda njerez ne ferr, pse nuk e beri te keqen te pa egzistueshme ?

    Pershendetje

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314

    Free will - vullneti i lire i njeriut
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •