Tono, me fal qe po hy ketu, por i ndjek me vemendje postimet e tua dhe desha te me sqarosh pak per kete rrjeshtin biblik nese mundesh.
Une psh: Jam shum frikacak ndaj disa rrethanave te ndryshme qe mund te me ndodhin dhe shpesh largohem si lepur, po ashtu jam edhe i pafe, sepse akoma nuk bindem me leksionet fetare, poashtu, nuk ma mer mendja qe ka njeri qe mos te kete genjyer te pakten nja 1000 here gjat jetes se vet.
Tani pyetja eshte se te gjitha keto jane pjese e natyres se njeriut qe e krijoj " Zoti " dhe ai liqeni me squfur dhe zjarr , me duket si gjykim paksa i renduar per keto lloj kadegorish. ! Ndersa per kriminelet , nuk di ca te them por besoj qe edhe ata deri diku jane te barabarte me kriminelet fetare qe vrasin ne emer te " Zoti-t"... Sepse fundja te gjith kriminelet qe vrasin per arsye te ndryshme , qofshin ato fetare, ekonomike, etj, e kane nje alibi per tu mbrojtur dhe per tu shfajsuar...Pastaj , ku eshte meshira e pafund e Zoti-t ?
Nuk je i obliguar te me sqarosh ( Megjthse do me pelqente nje sqarim nga ana jote ) dhe po te duash mund edhe ta fshish si postim.
Te pershendes vlla
Krijoni Kontakt