Cfar mendimi ka krishterimi per jeten jashtoksore ( ALJENET ) dhe a ka then gje Jezusi per to ?
Pershendetje
Cfar mendimi ka krishterimi per jeten jashtoksore ( ALJENET ) dhe a ka then gje Jezusi per to ?
Pershendetje
Revolution 1848
Unë shumë pak kam lexuar, shumë pak kam njohuri lidhur me keto qe ti thua, por ka ne Bibel gjera qe shpjegojne dhe profetizime te ndryshme lidhur me keto. Do te interesohna dhe te pyes ndonji mik timin qe din ma shume lidhur me keto qe ju kerkon pergjigje.
Per ndryshe, ne BibeL, tek libri i fundit dhe qe quhet "ZBULESA" ka shume profetizime dhe qe shumher folet edhe per keto gjera, por une nuk mund t'i shpjegoj shume.![]()
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
>>> Alienet ose jashtetokesoret ne kuptimin qe i perdorim ne nuk ekzistojne. Por nese po flasim per krijesa te tjera qe nuk i perkasin kesaj bote atehere po ato ekzistojne.
> Pra ekzistojne shpirterat e lire si engjejt (te miret dhe te keqinjte) Ekzistojme edhe ne qe per momentin nuk jemi shpirtera te lire por te burgosur ne ate qe quhet trup. Lidhur me qeniet e tjera qe nga jane treguar dhe prezantuar si aliene mendoj dhe besoj qe nuk jane asgje vecse eksperimente monstruoze me qellimin per te krijuar nje njeri ndryshe. Dhe me keta trupa te vdekur te gjetur verdalle apo te futur brenda nje disku qe e perplasin diku mashtrojen njerzit me idene qe kemi Aliene qe jane me te perparuar se ne , qe na duan ne por qe edhe vdesin nga aksidentet si ne.
La verita' ti rendera' libero!
>>> Me aq sa di une nuk thote gje Jezusi lidhur me Alienet. Edhe po te ekzistonin te jesh i sigurt qe do ti permendte sepse gjersa tregoi ca te verteta te tjera me te komplikuara dhe te veshtira per tu besuar dhe pertypur prej nesh akoma me e thjeshte do te ishte historia qe; Ai qe na krijoi ne ka krijuar dhe ca te tjetre pak me ndryshe nga ne.
> Lidhur me faktin qe jemi pjese e nje universi shume te madh dhe qe mund te ekzistoje mundesia apo probabiliteti qe te kete edhe jete te formave te tjera diku tjeter mund te them vetem dy fjale. Gjersa jeta eshte nje ngjarje e lidhur me probabilitetin, ai sado i vogel nuk mund te perjashtohet. Nese une personalisht nxjerr nje konkluzion nuk e bej mbeshtetur vetem ne probabilitet por edhe ne fakte, deshmi, eksperienca dhe intuite.
> Nese do te ekzistonin realisht Alinet kjo nuk ka rendesi fare per ata qe kane nje mardhenie me Krijuesin. Ekzistenca e tyre nuk perben ndonje gje te rendesishme per ta. Mendoj se me shume shqetesohen ata qe nuk e kane kete mardhenie. Ndoshta nga fakti qe duke e pare ne veshtiresi nje komunitet qe pretendon qe eshte afer te Vertetes kjo ngjarje sikur ju a heq kete atribut dhe shume njerez ndjehen me mire duke menduar qe ne fund te fundit asnje nuk e di te verteten perfshire mua. Ky ngushellim eshte i rendesishem per ta sepse justifikon kohen e gjate pse i kane ndenjur larg kesaj te Vertete qe ata transmetojne.
> Lidhur me reagimin e Kishes nese "Alienet" nje dite do na shfaqen kam pershtypjen se nuk do te jete momenti kur Kisha do kerkoje rreshta per tu justifikuar qe ata ekzistonin sepse ajo thjeshte nuk do te jete me. Ate fjalen Alien e vura ne thojza sepse nje situate e tille mund te ndodhi ne vazhdim por ata nuk kane per te qene Alien.
Ndryshuar për herë të fundit nga VOLSIV : 17-04-2011 më 09:40
La verita' ti rendera' libero!
Te nderuarit, deshiroj te kopioj dicka nga katekizmi i Kishes katolike, me shprese qe te kemi mundesi ta kuptojme eme mire doktrinen e kishes mbi misteret e fundit se jetes tone: vdekja, gjykimi, ferri dhe parrajse.
Neni 11
«BESOJ NË NGJALLJEN E TRUPIT»
988 Besojma e krishterë – ushtrim i besimit tonë në Zotin Atë, Bir dhe Shpirt Shenjt, dhe në veprimin e saj krijues, shpëtimdhënës dhe shenjtërues – arrin pikën më të lartë me shpalljen e ngjalljes së të vdekurve në fund të kohëve dhe me jetën e amshuar.
989 Ne besojmë dhe shpresojmë me ngulm se, ashtu si Krishti është ngjallur me të vërtetë nga të vdekurit dhe jeton përgjithmonë, po ashtu dhe të drejtët, pas vdekjes së tyre, do të jetojnë përgjithmonë me Krishtin e ngjallur, dhe se ai do t’i ngjallë në ditën e fundit . Ashtu si ngjallja e tij edhe ngjallja jonë do të jetë vepër e të Shenjtërueshmes Trini:
Nëse Shpirti i Atij që ngjalli nga të vdekurit Jezusin banon në ju, atëherë Ai që ngjalli Krishtin prej të vdekurve, do t’i japë jetë edhe trupit tuaj të vdekshëm me anë të Shpirtit të vet që banon në ju (Rom 8, 11) .
990 Termi «trup» shënon njeriun në gjendjen e tij të dobësisë dhe të vdekshmërisë . «Ngjallja e mishit» do të thotë se, pas vdekjes, nuk do të jetë vetëm jeta e shpirtit të pavdekshëm, por që edhe «trupat tonë të vdekshëm» (Rom 8, 11) do të marrin jetë përsëri.
991 Besimi në ngjalljen e të vdekurve ka qenë një element i thelbësor i besimit të krishterë që në zanafillë të tij. «Fiducia christianorum resurrectio mortuorum; illam credentes, sumus – Ngjallja e të vdekurve është besimi i të krishterëve: duke besuar në të jemi të tillë»:
Si atëherë disa prej jush thonë: «Nuk ka ngjallje prej të vdekurve»? Po qe se të vdekurit nuk do të ngjallen-atëherë as Krishti nuk është ngjallur. Por, në qoftë se Krishti me të vërtetë nuk është ngjallur, [atëherë] i kotë është predikimi ynë-i kotë besimi juaj... Por, verevërtet, Krishti u ngjall prej të vdekurve! Ai është fryti i parë i të vdekurve! (1 Kor 15, 12-14. 20).
I. Ngjallja e Krishtit dhe e jona
ZBULESË PROGRESIVE E NGJALLJES992 Ngjallja e të vdekurve i është zbuluar Popullit të tij nga Zoti në mënyrë progresive. Shpresa në ngjalljen trupore të të vdekurve është imponuar si një pasojë e brendshme e besimit në një Zot Krijues të njeriut në tërësi, shpirt dhe trup. Krijuesi i qiellit dhe i tokës është edhe ai që e mban me besnikëri Besëlidhjen e vet me Abrahamin dhe me pasardhjen e tij. Në këtë perspektivë të dyfishtë do të fillojë të shprehet besimi në ngjalljen. Në sprovët e tyre martirët Makabenj do të rrëfejnë:
Mbreti i botës, e di se po vdesim për ligjet e Tija, do të na ngjallë për jetën e pasosur (2 Mak 7, 9). Është gjë e mirë të vdiset nga dora e njerëzve me shpresë të gjallë në Hyjin se do të ngjallemi përsëri! (2 Mak 7, 14) .
993 Farisenjtë dhe shumë bashkëkohës të Zotit tonë shpresonin në ngjalljen. Jezusi e shpallte me ngulm. Saducenjve që e mohojnë u përgjigjet: «Po a nuk jeni në gabim shih pse nuk e kuptoni Shkrimin shenjt e pushtetin e Hyjit?» (Mk 12, 24). Besimi në ngjalljen mbështetet në besimin tek Zoti që «nuk është Hyji i të vdekurve, por i të gjallëve» (Mk 12, 27).
994 Por ka dhe më tepër. Jezusi e lidh besimin në ngjalljen me Personin e vet: «Unë jam Ringjallja dhe Jeta» (Gjn 11, 25). Vetë Jezusi do t’i ngjallë në ditën e fundit ata që do të besojnë në të dhe që do të hanë Korpin (Trupin) e tij dhe do të pinë Gjakun e tij . Ai që tani na jep një shenjë dhe një siguri për këtë, duke i bërë të kthehen në jetë disa të vdekur , duke paralajmëruar me këtë Ngjalljen e vet, që do të jetë e një kategorie tjetër. Për një ngjarje të tillë të pashembullt flet si për «shenjën e Jonës» (Mt 12, 39), shenjën e tempullit : paralajmëron Ngjalljen e vet ditën e tretë pas vdekjes .
995 Të jesh dëshmitar i Krishtit do të thotë të jesh «dëshmitar i ngjalljes së tij» (Vap 1, 22) , të «kesh ngrënë dhe pirë me të pas ngjalljes së tij nga të vdekurit» (Vap 10, 41). Shpresa e krishterë në ngjalljen është e shënuar nga takimet me Krishtin e ngjallur. Ne do të ngjallemi si Ai, me të, nëpërmjet tij.
996 Që në fillimet e veta, feja e krishterë në ngjalljen ka ndeshur në moskuptime dhe kundërshtime . Në asnjë argument tjetër besimi i krishterë nuk ka ndeshur në aq kundërshtim sa në atë lidhur me ngjalljen e mishit» . Pranohet mjaft me lehtësi që, pas vdekjes, jeta e personit njerëzor mund të vazhdojë në një mënyrë shpirtërore. Por si të besohet që ky trup, vdekshmëria e të cilit shihet qartë, mund t’u ringjallka për jetën e amshuar?
SI NGJALLEN TË VDEKURIT? 997 Çdo të thotë «të ngjallesh»? Me vdekjen, ndarje e trupit dhe e shpirtit, trupi i njeriut nis të prishet, ndërsa shpirti i tij shkon përballë Zotit, megjithëse mbetet në pritje që të ribashkohet me trupin e vet të lumturuar. Zoti, me gjithëpushtetin e vet do t’ua kthejë përfundimisht jetën e paprishme trupave tonë duke i bashkuar me shpirtrat tonë, për hir të Ngjalljes së Jezusit.
998 Kush do të ngjallet? Të gjithë njerëzit që kanë vdekur: «ata që bënë mirë-do të ngjallen për të jetuar, ata që bënë keq-do të ngjallen për t’u dënuar» (Gjn 5, 29) .
999 Si? Krishti është ngjallur me trupin e vet: «Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia: unë jam! Vetë!» (Lk 24, 39); por ai nuk është kthyer në një jetë tokësore. Në të njëjtën mënyrë, në të, «të gjithë do të ngjallen me atë trup me të cilin janë të veshur» , por ky trup do të shndërrohet në trup të lavdishëm , në «trup shpirtëror» (1 Kor 15, 44):
Por, ndokush do të pyesë: «Si ngjallen të vdekurit?» dhe:«Me çfarë trupi do të vijnë?» I pamend! Çka ti mbjell, nuk e fiton jetën, po s’vdiq! Dhe çka mbjell, nuk e mbjell trupin e ardhshëm, por një kokërr të thjeshtë (...) Mbillet në shkatërrueshmëri e ngjallet në pashkatërrueshmëri; (...) dhe të vdekurit do të ngjallen të pashkatërrueshëm (...) Sepse, ky trup i shkatërrueshëm do të veshet me pashkatërrueshmërinë, dhe ky trup i vdekshëm, do të veshet me pavdekshmërinë» (1 Kor 15, 35-37. 42. 52-53).
1000 Pyetjet «si, qysh» i kapërcejnë mundësitë e përfytyrimit tonë dhe të intelektit tonë; kjo bëhet e mundur vetëm me fe. Por, pjesëmarrja jonë në Eukaristi na bën ta parashijojmë shndërrimin e trupit tonë nëpërmjet veprës së Krishtit:
Ashtu si buka që është fryt i tokës, pasi thërritet mbi të bekimi hyjnor, nuk është më bukë e zakonshme por Eukaristi, e përbërë nga dy realitete, njëri tokësor dhe tjetri hyjnor, po ashtu dhe trupat tanë që marrin Eukaristinë, nuk mund më të prishen, që nga çasti që mbajnë në vetvete shpresën e ngjalljes .
1001 Kur? Përfundimisht «në ditën e fundit» (Gjn 6, 39-40, 44. 54; 11, 24); «në mbarim të botës». Në të vërtetë ngjallja e të vdekurve është e lidhur në mënyrë intime me Parusinë e Krishtit:
Sepse vetë Zoti – kur të jepet urdhri, në zë të kryeengjëllit, në zë të borisë së Hyjit – do të zbresë nga qielli e më së pari do të ngjallen të vdekurit në Krishtin (1 Sel 4, 16).
TË NGJALLUR ME KRISHTIN1002 Nëse është e vërtetë që Krishti do të na ngjallë «në ditën e fundit», është gjithashtu e vërtetë se, në një farë mënyre, jemi të ngjallur tashmë me Krishtin. Me të vërtetë, për hir të Shpirtit Shenjt, jeta e krishterë, që tashti, këtu mbi tokë, është një pjesëmarrje në vdekjen dhe në Ringjalljen e Krishtit:
Të varrosur bashkë me Të ne pagëzim, bashkë me Të edhe u ngjallët në saje të fesë, me të cilën besuat me fuqinë e Hyjit që e ngjalli nga të vdekurit... Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit! (Kol 2, 12; 3, 1).
1003 Besimtarët, të bashkuar me Krishtin me anë të Pagëzimit, marrin pjesë tashmë realisht në jetën qiellore të Krishtit të ngjallur , por kjo jetë mbetet «e fshehur me Krishtin në Hyjin» (Kol 3, 3). «Edhe, bashkë me të na ngjalli dhe na vendosi në qiell në Krishtin Jezus» (Ef 2, 6). Të ushqyer me Korpin (Trupin) e tij në Eukaristi, ne i përkasim tashmë Korpit (Trupit) të Krishtit. Kur do të ngjallemi në ditën e fundit edhe ne «do të shfaqemi plot lavdi» (Kol 3, 4).
1004 Në pritje të asaj dite, trupi dhe shpirti i besimtarit marrin pjesë tashmë në dinjitetin e të qenit «në Krishtin»; këtej del kërkesa e nderimit ndaj trupit vetjak, por edhe ndaj atij të të tjerëve, sidomos kur vuan:
Trupi i përket Zotit, e Zoti për trupin. Tani, Hyji që e ngjalli Zotërinë me fuqinë e vet, edhe ne do të na ngjallë. A nuk e dini se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit?... Ju nuk i përkitni më vetvetes... Prandaj, jepni lavdi Hyjit në trupin tuaj! (1 Kor 6, 13-15. 19-20).
II. Të vdesësh në Krishtin Jezus1005 Për t’u ngjallur me Krishtin, duhet të vdesësh me Krishtin, duhet «të lëshojmë banesën e këtij trupi për të banuar te Zoti» (2 Kor 5, 8). Në këtë «nisje» (Fil 1, 23) që është vdekja, shpirti ndahet nga trupi. Ai do të bashkohet me trupin e vet ditën e ngjalljes së të vdekurve .
VDEKJA
1006 «Përballë vdekjes enigma e gjendjes njerëzore arrin shkallën më të lartë» . Nga njëra anë vdekja e trupit është e natyrshme, por për besimin ajo është në realitet «paga e mëkatit» (Rom 6, 23) . Dhe për ata që vdesin në hirin e Krishtit, është një pjesëmarrje në vdekjen e Zotit tonë, që të mund të marrin pjesë edhe në Ngjalljen e tij .
1007 Vdekja është mbarimi i jetës tokësore. Jetët tona maten me kohën, në rrjedhën e së cilës ne pësojmë ndryshime, plakemi dhe, ashtu si për të gjitha qeniet që jetojnë mbi tokë, vdekja duket si fundi normal i jetës. Ky aspekt i vdekjes sjell si pasojë një ngut (urgjencë) për jetët tona: me të vërtetë të kujtuarit e vdekshmërisë sonë na shërben edhe për të na sjell ndër mend që kemi vetëm një kohë të kufizuar për të realizuar ekzistencën tonë.
Kujtoje Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate ... përpara se të kthehet pluhuri në tokën e vet nga erdhi e shpirti të kthehet te Hyji që e dha (Kish 12, 1. 7).
1008 Vdekja është pasojë e mëkatit. Interpretuesi autentik i pohimeve të Shkrimit shenjt dhe të Traditës, Magjisteri i Kishës mëson edhe se vdekja ka hyrë në botë për shkak të mëkatit të njeriut. Megjithëse njeriu kishte një natyrë të vdekshme, Zoti e kishte caktuar që të mos vdiste. Prandaj vdekja qe në kundërshtim me planet e Zotit Krijues dhe ajo hyri në botë si pasojë e mëkatit . «Vdekja trupore, nga e cila njeriu do të përjashtohej, po të mos kishte mëkatënuar» është kështu «armiku i fundit» i njeriut që duhet mundur .
1009 Vdekja shndërrohet nga Krishti. Edhe Jezusi, Biri i Zotit, e ka pësuar vdekjen, karakteristikë për gjendjen njerëzore. Por, megjithë ankthin pëpara saj , ai e pranoi, në një akt nënshtrimi të plotë dhe të lirë para vullnetit të Atit të vet. Dëgjesa e Jezusit e ka shndërruar mallkimin e vdekjes në bekim .
KUPTIMI I VDEKJES SË KRISHTERË1010 Për hir të Krishtit, vdekja e krishterë ka një kuptim pozitiv: «për mua Krishti është jetë dhe vdekja fitesë!» (Fil 1, 21). «E vërtetë është kjo fjalë: Nëse ne vdiqëm bashkë me Të, bashkë me Të edhe do të jetojmë» (2 Tim 2, 11).
Këtu qëndron e reja thelbësore e vdekjes së krishterë: nëpërmjet Pagëzimit i krishteri tashmë nga pikëpamja sakramentore «ka vdekur me Krishtin», për të jetuar një jetë të re; dhe nëse ne vdesim në hirin e Krishtit, vdekja fizike e konsumon këtë «vdekje me Krishtin» dhe e kryen kështu trupëzimin tonë tek Ai në aktin e tij shëlbues...
Për mua është më mirë të vdes në («eis») Jezu Krishtin, sesa të jem mbret deri në kufijtë e tokës. Unë kërkoj atë që vdiq për ne; unë dua atë që u ngjall për ne. Çasti kur do të lindem është fare i afërm... Më lini që ta arrij dritën e kulluar; si të kem arritur atje, do të jem me të vërtetë njeri .
1011 Me vdekjen, Zoti e thërret njeriun pranë vetes. Prandaj i krishteri mund të provojë ndaj vdekjes një dëshirë të ngjashme me atë të Shën Palit: «Dëshiroj të shkoj e të jem me Krishtin» (Fil 1, 23); dhe mund ta kthejë vdekjen e vet në një vepër dëgjese dhe dashurie ndaj Atit, sipas shembullit të Krishtit .
Dashuria ime është e kryqëzuar; ... një ujë i gjallë pëshpërit brenda meje dhe më thotë: «Eja tek Ati!» .
Dua të shoh Zotin, por për ta parë duhet vdekur .
Nuk po vdes, po hyj në jetë .
1012 Vizioni i krishterë për vdekjen shprehet në mënyrë të pakrahasueshme në liturgjinë e Kishës:
Besimtarëve të tu, o Zot, nuk u është hequr jeta, por u është ndërruar; dhe ndërsa shkatërrohet banesa e këtij mërgimi mbi tokë, përgatitet një banesë e amshuar në qiell .
1013 Vdekja është fundi i shtegtimit të njeriut mbi tokë, është fundi i hirit dhe i mëshirës që Zoti i ofron për të realizuar jetën e vet tokësore sipas planit hyjnor dhe për të vendosur fatin e vet të fundit. Kur «merr fund rrjedha e vetme e jetës sonë tokësore» , ne nuk do të kthehemi për të jetuar më jetë të tjera mbi tokë. «Njerëzve u duhet një herë të vdesin» (Heb 9, 27). Nuk ka «rimishërim» pas vdekjes.
1014 Kisha na jep zemër të përgatitemi për orën e vdekjes sonë («Nga vdekja e papritur, na liro, o Zot»: Litanitë e të gjithë shenjtërve), të kërkojmë nga Nëna e Zotit që të ndërmjetësojë për ne «në orën e vdekjes sonë» (Të falemi Mari) dhe t’ia besojmë veten tonë shën Jozefit, pajtorit të vdekjes së mirë:
Në çdo veprim, në çdo mendim, duhet të sillesh sikur do të vdisje që sot; po ta kesh ndërgjegjen të pastër, nuk do të kesh shumë frikë të vdesësh. Do të ishte më mirë të qëndrohet larg mëkatit, sesa të largohemi nga vdekja. Nëse sot nuk je i përgatitur të vdesësh, si do të jesh nesër për një gjë të tillë ?
Lëvduar qofsh, o Zoti im, për motrën tonë Vdekjen e trupit;
nga e cila asnjë njeri i gjallë nuk mund të shpëtojë.
Mjerë ata që do të vdesin në mëkate mortare!;
Lum ata që do t’i gjejë
sipas vullnetit tënd të shenjtë,
se nga vdekja e dytë nuk do të pësojnë të keqen .
Në sintezë
1015 «Trupi është themeli i shpëtimit». Ne besojmë në Zotin që është Krijuesi i trupit; besojmë në Fjalën e bërë njeri për të shpërblyer trupin; besojmë në ngjalljen e trupit, përfundim i krijimit dhe i shëlbimit të trupit.
1016 Me vdekjen shpirti ndahet nga trupi, por në ngjalljen Zoti do t’i japë përsëri trupit tonë të shndërruar jetën që nuk prishet, duke e bashkuar përsëri me shpirtin tonë. Ashtu si Krishti që është ngjallur dhe jeton përgjithmonë, ashtu dhe ne të gjithë do të ngjallemi në ditën e fundit.
1017 «Besojmë në ngjalljen e vërtetë të trupit që kemi tani» . Por, ndërsa mbillet në varr një trup i prishshëm, ngjallet një trup i paprishshëm , «një trup shpirtëror» (1Kor 15, 44).
1018 Si pasojë e mëkatit të rrjedhshëm, njeriu duhet ta vuajë «vdekjen trupore, nga e cila do të përjashtohej, po të mos kishte mëkatuar» .
1019 Jezusi, Biri i Zotit, e ka pësuar vullnetarisht vdekjen për ne, në një nënshtrim tërësor dhe të lirë para vullnetit të Zotit, Atit të tij. Me vdekjen e vet ka mundur vdekjen, duke u dhënë kështu të gjithë njerëzve mundësinë e shëlbimit.
Ashkush nuk ka reaguar, shpresoj qe dikush do ta kete lexuar. Ju dergoj pjesen e dyte, qe flet per doktrinen e kishes mbi gjyqin personal dhe gjyqin e fundit.
«BESOJ NË JETËN E PASOSUR»
1020 Për të krishterin që e bashkon vdekjen e vet me atë të Jezusit, vdekja është si një e shkuar kah Ai dhe një hyrje në jetën e pasosur. Kur Kisha i ka shqiptuar për herë të fundit fjalët e zgjidhjes së Krishtit mbi të krishterin që po vdes, e ka shënuar, për herë të fundit me një vojim forcues dhe i ka dhënë Krishtin në kungimin e fundit si ushqim për udhëtim, i drejtohet atij me këto fjalë të ëmbla dhe që i japin siguri:
Nisu, o shpirt i krishterë, nga kjo botë, në emër të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm, i cili të ka krijuar, në emër të Jezu Krishtit, Birit të Hyjit të gjallë, që ka vdekur për ty në kryq, në emër të Shpirtit Shenjt, që të është dhënë si dhuratë; banesa jote qoftë sot në paqen e Jerusalemit të shenjtë. Me Virgjërën Mari, Nënën e Zotit, me shën Jozefin, me të gjithë engjëjt dhe shenjtërit... Ti u kthefsh tek Krijuesi yt, që të ka formuar nga pluhuri i tokës. Kur ta kesh lënë këtë jetë, të daltë përpara Virgjëra Mari me engjëjt dhe shenjtërit... I butë dhe i hareshëm le të duket ty fytyra e Krishtit dhe e soditsh në të gjithë shekujt në amshim .
I. Gjyqi i veçantë
1021 Vdekja i jep fund jetës së njeriut si kohë e hapur për pranimin ose mospranimin e hirit hyjnor të shfaqur në Krishtin . Në Besëlidhjen e Re bëhet fjalë për gjyqin kryesisht në perspektivën e takimit të fundit me Krishtin në ardhjen e tij të dytë, por pohohet disa herë me radhë që pas vdekjes, secilit do t’i jepet menjëherë shpërblimi sipas veprave dhe besimit të tij. Shëmbëlltyra e Lazrit të varfër dhe fjala e thënë nga Krishti në kryq cubit të penduar , si dhe tekste të tjera të Besëlidhjes së Re flasin për një fat të fundit të shpirtit që mund të jetë i ndryshëm për një palë dhe një palë të tjetër.
1022 Çdo njeri që në çastin e vdekjes merr në shpirtin e vet të pavdekshëm shpërblimin e amshuar, në një gjykim të posaçëm që e vë jetën e tij në marrëdhënie me Krishtin, kështu që ose do të kalojë përmes një spastrimi , ose do të hyjë menjëherë në lumturinë e qiellit , ose do të dënohet menjëherë përgjithmonë .
Në mbrëmjen e jetës sonë, do të gjykohemi sipas dashurisë .
II. Qielli 1023 Ata që vdesin në hirin dhe në miqësinë e Zotit dhe janë spastruar plotësisht, jetojnë përherë me Krishtin. Janë përgjithmonë të ngjashëm me Zotin, sepse e shohin «ashtu siç është» (1 Gjn 3, 2), faqe-faqas :
Me autoritetin tonë apostolik përcaktojmë se, me vendim të përgjithshëm të Zotit, shpirtrat e të gjithë shenjtërve që kanë vdekur para mundimeve të Krishtit... dhe ata të gjithë besimtarëve të vdekur pasi kanë marrë Pagëzimin e shenjtë të Krishtit, tek të cilët në çastin e vdekjes nuk do të ketë asgjë për të spastruar, ose, në rast se në ta do të ketë pasur ose do të ketë ndonjë gjë për të spastruar, kur, pas vdekjes, do të jenë spastruar..., edhe përpara ngjalljes së trupave të tyre dhe të gjyqit të gjithmbarshëm (universal) – dhe kjo pas Ngjitjes në Qiell të Zotit tonë dhe Shpëtimtarit Jezu Krishtit – kanë qenë, janë dhe do të jenë në qiell, të bashkuar me Mbretërinë e qiejve dhe me Parajsën qiellore me Krishtin, së bashku me engjëjt e shenjtë. Dhe pas mundimeve dhe vdekjes së Zotit tonë Jezu Krishtit, ata e kanë parë dhe e shohin qenësinë hyjnore në një pamje intuitive dhe ballë për ballë, pa ndërmjetësimin e asnjë krijese .
1024 Kjo jetë e përsosur, ky bashkim jete dhe dashurie me të Shenjtërueshmen Trini, me Virgjërën Mari, engjëjt dhe të gjithë të lumët, quhet «qiell». Qielli është qëllimi (caku) i fundit i njeriut dhe realizimi i dëshirave të tij më të thella, gjendja e lumturisë supreme dhe përfundimtare.
1025 Të jetosh në qiell do të thotë «të jesh me Krishtin» . Të zgjedhurit jetojnë «në të», por duke e ruajtur, madje, duke e gjetur identitetin e tyre të vërtetë, emrin e tyre :
Vita est enim esse cum Cristo; ideo ubi Christus, ibi vita, ibi regnum – Në të vërtetë jeta është të rrish me Krishtin, sepse ku është Krishti, aty është jeta, aty është Mbretëria .
1026 Me vdekjen e vet dhe me Ngjalljen e vet Jezus Krishti na ka «hapur» qiellin. Jeta e të lumëve qëndron në përvetësimin e plotë të fryteve të Ngjalljes të kryer nga Krishti, i cili i bashkon në lumturinë e vet qiellore ata që kanë besuar në të dhe i kanë mbetur besnikë vullnetit të tij. Qielli është bashkësia e lume e të gjithë atyre që janë trupëzuar në mënyrë të përsosur në të.
1027 Ky mister bashkimi të lumtur me Zotin dhe me gjithë ata që janë në Krishtin kapërcen çdo mundësi për ta kuptuar dhe për ta përshkruar. Shkrimi shenjt na flet me shëmbëlltyra: jetë, dritë, paqe, gosti dasme, verë e Mbretërisë, shtëpi e Atit, Jerusalem qiellor, parajsë: «Çka syri nuk pa e veshi nuk dëgjoi dhe në zemër të njeriut nuk hyri, atë ua bëri Hyji gati atyre që e duan» (1 Kor 2, 9).
1028 Për shkak të trashendencës së vet, Zoti nuk mund të shihet ashtu siç është, përveçse kur Ai vetë hap Misterin e vet për soditje të drejtpërdrejtë nga njeriu dhe i jep aftësinë për këtë. Kjo soditje e Zotit në lavdinë e vet qiellore quhet nga Kisha «pamje lumturuese»:
Kjo do të jetë lavdia jote dhe lumturia jote: të pranohesh për të parë Zotin, të kesh nderin të marrësh pjesë në gëzimet e shpëtimit dhe të dritës së amshuar së bashku me Krishtin, Zotin tënd Perëndi... të gëzosh në Mbretërinë e qiejve së bashku me të drejtët dhe miqtë e Zotit, gëzimet e pavdekësisë së arritur .
1029 Në lavdinë e qiellit të lumët vazhdojnë të zbatojnë me gëzim vullnetin e Zotit në marrëdhënie me njerëzit e tjerë dhe me krijimin mbarë. Tashmë mbretërojnë me Krishtin; me të «do të mbretërojnë në shekuj të shekujve» (Zb 22, 5) .
III. Pastrimi i fundit ose Purgatori1030 Ata që vdesin në hirin dhe në miqësinë e Zotit, por janë të pastruar në mënyrë të papërsosur, megjithëse janë të sigurt për shpëtimin e tyre të amshuar, prapëseprapë i nënshtrohen, pas vdekjes, një pastrimi, me qëllim që të arrijnë shenjtërinë e nevojshme për të hyrë në gëzimin e qiellit.
1031 Kisha e quan Purgator këtë pastrim të fundit të të zgjedhurve, që është një gjë krejt e ndryshme nga dënimi i të mallkuarve. Kisha ka formuluar doktrinën e besimit në lidhje me Purgatorin kryesisht në Koncilet e Firences dhe të Trentos . Tradita e Kishës, duke u nisur nga disa pjesë të Shkrimit, bën fjalë për një zjarr spastrues:
Për sa u takon disa fajeve të lehta, duhet besuar që, para Gjyqit, ekziston një zjarr spastrues; në fakt, ai që është e Vërteta, pohon se:«Çdo faj e blasfemi do t’u falet njerëzve, kurse blasfemia kundër Shpirtit Shenjt, nuk do të falet» (Mt 12, 31). Nga ky pohim del se disa faje mund të falen në këtë shekull, por disa të tjera në shekullin e ardhshëm .
1032 Ky mësim mbështetet edhe në praktikën e lutjes për të vdekurit, për të cilët tashmë flet Shkrimi shenjt:«Ja, pra, pse [Juda Makabe] dha të kushtohet fli shpërblimi, që të çlirohen nga mëkati» (2 Mak 12, 46). Që në kohët e para, Kisha e ka nderuar kujtimin e të të vdekurve dhe ka kushtuar për ta lutje për freskim, në mënyrë të veçantë flijimin eukaristik , në mënyrë që, pasi të jenë pastruar, të mund të arrijnë tek pamja e lume e Zotit. Kisha porosit edhe lëmoshët, ndjesët dhe veprat e pendesës në dobi të të vdekurve:
T’u japim ndihmë atyre dhe t’i kujtojmë. Nëse të bijtë e Jobit qenë pastruar nga flijimi e atit të tyre , përse duhet të dyshojmë ne që kushtimet tona për të vdekurit mund t’u sjellin atyre ndonjë ngushëllim? Mos të ngurrojmë t’i ndihmojmë ata që kanë vdekur dhe të kushtojmë për ta lutjet tona .
IV. Ferri 1033 Nuk mund të bashkohemi me Zotin po të mos zgjedhim lirisht që ta duam. Por nuk mund ta duam Zotin nëse mëkatojmë rëndë kundër tij, kundër të afërmit tonë ose kundër vetes sonë: «Kush nuk ka dashuri, mbetet në vdekje. Kushdo e urren të vëllanë, është vrastar. Dhe mirë e dini se asnjë vrastar nuk e ka në vetvete jetën e pasosur» (1 Gjn 3, 14-15). Zoti ynë na lajmëron se do të ndahemi nga ai po të mos i ndihmojmë në nevojët e tyre të rënda të varfrit dhe të vegjlit, që janë vëllezër të tij . Të vdesësh në mëkat mortar pa u penduar për të dhe pa pritur dashurinë e mëshirshme të Zotit, do të thotë të mbetesh i ndarë përgjithmonë nga ai duke u nisur nga një zgjedhje jonë e lirë. Dhe është kjo gjendje vetë-përjashtimi përfundimtar nga bashkimi me Zotin dhe me të lumët, që shënohet me fjalën «ferr».
1034 Jezusi flet vazhdimisht për «Xheenen», për «zjarrin që nuk shuhet» , që është rezervuar për atë që deri në fund të jetës nuk pranon të besojë dhe të kthehet, dhe ku mund të humbasin si shpirti ashtu dhe trupi . Jezusi paralajmëron me fjalë të rrepta se «do t’i dërgojë engjëjt e vet për t’i mbledhur... të gjithë ngashënjyesit dhe ata që bëjnë keq, e do t’i hedhin në furrë të ndezur» (Mt 13, 41-42), dhe se do të shqiptojë dënimin: «Ikni prej meje, të mallkuar, në zjarr të pasosur!» (Mt 25, 41).
1035 Kisha në mësimin e vet pohon ekzistencën e ferrit dhe përjetësinë e tij. Shpirtrat e atyre që vdesin në gjendje mëkati mortar, pas vdekjes zbresin menjëherë në ferr, ku pësojnë vuajtjet e ferrit, «zjarrin e pasosur» . Dënimi kryesor i ferrit qëndron në ndarjen e amshuar nga Zoti; vetëm tek Ai njeriu mund të ketë jetën dhe lumturinë për të cilat është krijuar dhe për të cilat shpreson.
1036 Pohimet e Shkrimit Shenjt dhe mësimet e Kishës në lidhje me ferrin janë një thirrje për përgjegjësi, me të cilën njeriu duhet ta përdorë lirinë e vet duke pasur parasysh fatin e amshuar që e pret. Në të njëjtën kohë përbëjnë një thirrje nxitëse për t’u kthyer: «Hyni nëpër derë të ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e gjerë rruga që çon në bjerrje e shumë janë asish që kalojnë nëpër të! Sa e ngushtë është dera e sa e ngushtë është rruga që çon në jetë e janë pak asish që e gjejnë!» (Mt 7, 13-14).
Meqë nuk e dimë as ditën as orën, siç na lajmëron Zotëria, duhet të rrini zgjuar pa pushim, në mënyrë që, pasi t’i kemi dhënë fund udhëtimit tonë të vetëm mbi tokë, të meritojmë të hyjmë me të në gostinë e dasmës dhe të numërohemi në mes të të lumëve; as të mos urdhërohemi, si shërbëtorë të këqij dhe përtacë, që të shkojmë në zjarrin e përjetshëm, në errësirën e jashtme, ku «do të ketë vajtim dhe kërcëllim dhëmbësh» .
1037 Zoti nuk paracakton asnjë njeri që të shkojë në ferr ; kjo është pasoja e një qëndrimi armiqësor të vullnetshëm ndaj Zotit (një mëkat mortar), qëndrim që mbahet deri në fund. Në liturgjinë eukaristike dhe në lutjet e përditshme të besimtarëve, Kisha lyp mëshirën e Zotit, i cili «nuk do që ndokush të birret, por do që të gjithë ta kenë mundësinë të kthehen» (2 Pjt 3, 9):
Pranoje me dashamirësi, o Zot, kushtimin që po të bëjmë ne, mbarështuesit e tu dhe gjithë familja jote: bëj që t’i kalojmë në paqe ditët tona, shpëtona nga mallkimi i amshuar dhe na prit në grigjën tënde të të zgjedhurve .
V. Gjyqi i fundit 1038 Ngjallja e të gjithë të vdekurve, «e të drejtëve dhe e të këqijve» (Vap 24, 15), do t’i prijë Gjyqit të fundit. Do të jetë «koha kur të gjithë ata që pushojnë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin: ata që bënë mirë-do të ngjallen për të jetuar, ata që bënë keq-do të ngjallen për t’u dënuar» (Gjn 5, 28-29). Atëherë «Kur të vijë Biri i njeriut në madhërinë e vet e me të gjithë engjëjt... do të mblidhen të gjithë popujt dhe ai do t’i ndajë njërin prej tjetrit, sikurse bariu ndan delet prej cjepve. Delet do t’i vërë në të djathtën e vet e cjeptë në të majtën... Këta do të shkojnë në mundim të përjetshëm, kurse të drejtët në jetën e pasosur» (Mt 25, 31. 32. 46).
1039 Përpara Krishtit që është e Vërteta, do të dalë në shesh e vërteta lakuriq në lidhje me marrëdhëniet e çdo njeriu me Zotin . Gjyqi i fundit do të tregojë, deri në pasojat e tij më të fundit, të mirën që çdo njeri do ta ketë kryer ose do ta ketë lënë pa kryer gjatë jetës së vet mbi tokë:
Të gjitha mbrapshtitë që bëjnë të këqijtë regjistrohen pa e ditur ata. Hyji ynë do të vijë e nuk do të heshtojë (Ps 50, 3)... ai do të kthehet kah të këqijtë e do t’u thotë atyre: «Unë i kisha vendosur mbi tokë varfanjakët e mi për ju. Unë, kreu i tyre, rrija në qiell në të djathtën e Atit tim, por gjymtyrët e mia mbi tokë kishin uri. Po t’u kishit dhuruar gjymtyrëve të mia, dhurata juaj do të kishte arritur deri tek kreu. Kur i kam vendosur varfanjakët e mi mbi tokë, i kam caktuar si shegertat tuaj që të sillnin veprat tuaja të mira në thesarin tim; ju s’keni vënë asgjë në duart e tyre, prandaj nuk zotëroni asgjë tek unë .
1040 Gjyqi i fundit do të ndodhë në çastin e kthimit të lavdishëm të Krishtit. Vetëm Ati e di orën dhe ditën e tij, vetë ai vendos për ardhjen e tij. Nëpërmjet Birit të vet Jezusit, do të shqiptojë atëherë fjalën e vet përfundimtare mbi të gjithë historinë. Do ta njohim kuptimin e fundit të të gjithë veprës së krijimit dhe të të gjithë Ekonomisë së shëlbimit, dhe do t’i kuptojmë rrugët e mrekullueshme përmes të cilave Provania hyjnore do ta ketë çuar çdo gjë kah qëllimi i vet i fundit. Gjyqi i fundit do të tregojë se drejtësia e Zotit ngadhënjen mbi të gjitha padrejtësitë e bëra nga krijesat e tij dhe se dashuria e tij është më e fuqishme se vdekja .
1041 Mesazhi i Gjyqit të fundit thërret për kthim deri sa Zoti u jep njerëzve «kohën e volitshme, ditën e shpëtimit» (2 Kor 6, 2). Frymëzon frikën e shenjtë para Zotit. Angazhon për drejtësinë e mbretërisë së Zotit. Lajmëron «shpresën e lume» (Tit 2, 13) të kthimit të Zotit tonë, i cili «do të vijë – atë Ditë – për të qenë lavdëruar në shenjtërit e vet dhe për t’u dëftuar i mrekullueshëm në të gjithë ata që të kenë besuar» (2 Sel 1, 10).
VI. Shpresa e qiellit të ri dhe e tokës së re1042 Në mbarim të kohëve, Mbretëria e Zotit do të arrijë në plotësinë e vet. Pas Gjyqit të gjithmbarshëm të drejtët do të mbretërojnë përgjithmonë me Krishtin, të lumturuar në trup dhe në shpirt, dhe vetë gjithësia do të ripërtërihet:
Atëherë Kisha... do të ketë plotësimin e vet... në lavdinë e qiellit, kur të vijë koha e restaurimit të të gjitha gjërave, dhe kur, së bashku me gjininë njerëzore, mbarë bota, që është e lidhur në mënyrë intime me njeriun dhe nëpërmjet tij arrin në cakun e vet, do të gjejë tek Krishti përsosmërinë e vet .
1043 Kjo ripërtëritje e mistershme, që do ta shndërrojë njerëzimin dhe botën, nga Shkrimi Shenjt përcaktohet me shprehjen: «qiellin e ri dhe tokën e re» (2 Pjt 3, 13) . Do të jetë realizimi përfundimtar i planit të Zotit për «të vërë çdo gjë nën kryesinë e Krishtit, të gjithë qenësit që janë në qiell e në tokë» (Ef 1, 10).
1044 Në këtë gjithësi të re , Jerusalemi qiellor, Zoti do të ketë banesën e vet në mes të njerëzve. «Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. As Vdekja më s’do të jetë, as vaj, as ofshame, as dhimba më s’do të ketë, [sepse] bota e mëparshme mori fund» (Zb 21, 4) .
1045 Për njeriun ky mbarim do të jetë realizimi përfundimtar i unitetit të gjinisë njerëzore, të dashur nga Zoti që në krijim dhe për të cilin Kisha shtegtare (në histori) ishte si «një sakrament» . Ata që do të jenë të bashkuar në Krishtin do të formojnë bashkësinë e besimtarëve, «qytetin e shenjtë» të Zotit (Zb 21, 2), «të fejuarën, Gruan e Qengjit» (Zb 21, 9). Ajo nuk do të jetë më e plagosur nga mëkati, nga papastërtitë , nga sedra, që e shkatërrojnë ose e plagosin bashkësinë tokësore të njerëzve. Pamja lumnuese, në të cilën do t’u shfaqet Zoti të zgjedhurve, në një mënyrë të pashterueshme, do të jetë burim i përhershëm gëzimi, paqeje dhe bashkimi të ndërsjellë.
1046 Për sa i takon gjithësisë, Zbulesa afirmon bashkimin e thellë të fatit ndërmjet botës materiale dhe njeriut:
E njëmend, edhe vetë krijesa, me afsh e pret zbulimin e bijve të Hyut... njëmend në shpresë sepse, edhe vetë krijesa do të lirohet nga skllavërimi i shkatërrimit... Sepse e dimë: mbarë krijesa gjëmon dhe vuan në dhimbjet e lindjes deri tani. Dhe jo vetëm ajo! por, gjithashtu edhe ne, që kemi frytet e para të Shpirtit Shenjt, gjëmojmë me vetvete, duke pritur adoptimin-shpërblimin e trupit tonë (Rom 8, 19-23).
1047 Pra, edhe gjithësia e dukshme, është paracaktuar të shndërrohet, «në mënyrë të atillë që vetë bota, e ripërtrirë në gjendjen e vet të mëparshme, të jetë, pa pengesa, në shërbim të të drejtëve», duke marrë pjesë në lumturimin e tyre në Jezu Krishtin e ngjallur .
1048 «Nuk e dimë kohën kur do të marrin fund toka dhe njerëzimi, dhe nuk e dimë mënyrën si e qysh do të shndërrohet gjithësia. Është e sigurt që kalon pamja e kësaj bote, deformuar nga mëkati. Por dimë edhe nga Zbulesa që Zoti përgatit një banesë të re dhe një tokë të re, në të cilën banon drejtësia dhe ku lumturia do t’i kënaqë në mënyrë të plotë të gjitha dëshirat e paqes që dalin nga zemra e njerëzve» .
1049 «Megjithatë, pritja e një toke të re, nuk duhet ta dobësojë, por përkundrazi ta forcojë zellin për punë në lidhje me tokën e tanishme, ku rritet ai trup i njerëzimit të ri, që tashmë arrin të na japë një pamje të botës së re. Por, megjithëse duhet dalluar me kujdes përparimi tokësor nga zhvillimi i Mbretërisë së Krishtit, prapëseprapë, në atë masë që mund të ndihmojë për ta rregulluar më mirë shoqërinë, një përparim i tillë ka rëndësi të madhe» .
1050 Në të vërtetë... të gjitha frytet e natyrës dhe të veprimtarisë sonë që do t’i kemi përhapur mbi tokë në Frymën e Zotit dhe sipas mësimeve të tij; do t’i gjëjmë më vonë përsëri, por të spastruara nga çdo njollë dhe me një pamje të re, atëherë kur Krishti do t’i dorëzojë Atit Mbretërinë e amshuar dhe universale». Atëherë Zoti do të jetë «gjithçka në të gjithë» (1 Kor 15, 28), në jetën e amshuar:
Jeta reale dhe e vërtetë është Ati, që nëpërmjet Birit dhe Shpirtit Shenjt, derdh mbi të gjithë pa përjashtim dhuratat e veta qiellore. Për hir të mirësisë së vet na premton me të vërtetë edhe ne njerëzve të mirat hyjnore të jetës së amshuar .
Në sintezë 1051 Çdo njeri merr në shpirtin e vet të pavdekshëm shpërblimin e jetës së amshuar që nga çasti kur vdes, në një gjyq të posaçëm nga Jezu Krishti, gjykatës i të gjallëve dhe i të vdekurve.
1052 «Në besojmë që shpirtrat e të gjitha atyre që vdesin në hirin e Krishtit... përbëjnë Popullin e Zotit në botën përtej vdekjes, e cila do të mposhtet përfundimisht në ditën e ngjalljes, kur këta shpirtra do të bashkohen përsëri me trupat e tyre» .
1053 Ne besojmë që shumësia e shpirtrave, që janë të bashkuar rreth Jezusit dhe Marisë në Parajsë, formojnë Kishën e qiellit, ku ata, në lumturinë e amshuar e shohin Zotin ashtu siç është, dhe ku janë të shoqëruar, në shkallë të ndryshme, me engjëjt e shenjtë, në sundimit hyjnor të ushtruar nga Krishti i lavdishëm, duke ndërmjetësuar për ne dhe duke e ndihmuar dobësinë tonë me përkujdesjen e tyre vëllazërore» .
1054 Ata që vdesin në hirin dhe në miqësinë e Zotit, por nuk janë të pastruar në mënyrë të përsosur, megjithëse janë të sigurt për shpëtimin e tyre në amshim, i nënshtrohen, pas vdekjes, një pastrimi, me qëllim që të arrihet shenjtëria e nevojshme për të hyrë në gëzimin e Zotit.
1055 Për hir të «shoqërisë së shenjtërve», Kisha ia rekomandon të vdekurit mëshirës së Zotit dhe kushton për ta lutje për freskim, në mënyrë të veçantë Flijen e shenjtë të Eukaristisë.
1056 Duke ndjekur shembullin e Krishtit, Kisha i lajmëron besimtarët «për realitetin e dhimbshëm e të rëndë të vdekjes së amshuar» , e quajtur edhe «ferr».
1057 Vuajtja kryesore e ferrit qëndron në ndarjen në amshim nga Zoti; vetëm tek Zoti njeriu mund ta ketë jetën dhe lumturinë për të cilat është krijuar dhe të cilat i dëshiron me afsh.
1058 Kisha lutet që askush të mos humbasë: «O Zot, mos lejo që të shkëputem kurrë nga ti». Nëse është e vërtetë që askush nuk mund të shpëtojë me forcat vetjake, është po ashtu e vërtetë që Zoti «do që të shëlbohen të gjithë njerëzit» (1 Tim 2, 4) dhe «Hyji mund të bëjë gjithçka» (Mt 19, 26).
1059 E shenjtërueshmja Kishë romake beson dhe rrëfen me ngulm se në ditën e Gjyqit të gjithë njerëzit do të dalin me trupin e tyre përpara gjykatës së Krishtit, për të dhënë llogari për veprat e tyre» .
1060 Në fund të kohëve, Mbretëria e Zotit do të arrijë në plotësinë e vet. Atëherë të drejtët do të mbretërojnë me Krishtin përgjithmonë, të lartësuar në trup dhe në shpirt, dhe vetë gjithësia materiale do të shndërrohet. Atëherë Zoti do të jetë «gjithçka në të gjithë» (1 Kor 15, 28), në jetën e amshuar.
Kshu ndonje konkluzion nga mesimet biblike ke nxjerr ti ? Nuk eshte nevoja te postosh gjith biblen, por ate qe ke kuptuar ti tek bibla per ferrin dhe parajsen. Ato versete i kam lexuar, por meqe me duken te pakuptimta kerkova qe dikush ta shpjegoje se si i ka kuptuar fjalet e Jezusit per ferrin
Pershendetje
Harrova te shtoj per piken e fundit qe: Edhe Muhamedi thote qe njerzit do kalojne ne gjygj dhe une jam perkrahs i tyre tek Zoti
Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 19-04-2011 më 16:00
Revolution 1848
Po chfare spjegimesh deshte ti ma shume? Po ma perkujton ate shembedhtyren e pasanikut qe kerkon te shkon dikush nga te vdekurit t'ju tregoji vllezerve tij shka asht ferri, por perendija i thot qe i kane Mojsiun e profetet ndachin me mesue, per ndryshe as te vdekurve nuk do tu besojne.
Kohet e fundit, kam fillu me attend mass, dhe po mendoj te konvertohem avash avash ne katolike. Vete jam ortodokse, po me pelqen me shume feja katolike. Shume moderne dhe ka evoluar goxha me kohen. Mesazhi dhe principet qe shperndan kjo fe kane shume vlera.
Ju pershendes vellezer katolike. lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Partizoni
Krijoni Kontakt