bsdev (03-03-2017)
bsdev (03-03-2017)
Prof.Dr. Rufi Osmani u lind mė 20 gusht 1960 nė Ēajlė komuna e Gostivarit. Nė Universitetin e Prishtinės, si student i dalluar, mbaron studimet nė fakultetin Ekonomik nė vitin 1983. Nė vitin 1998 i regjistron ndėrsa nė janar tė vitit 2002 i pėrfundon me sukses studimet pasuniversitare dhe merr titullin magjistėr i shkencave ekonomike. Nė janar tė vitit 2005 mbron me sukses tezėn e doktoraturės me temė “Bashkėpunimi i Shqipėrisė dhe Maqedonisė me Fondin monetar ndėrkombėtar dhe Bankėn botėrore, njė analizė krahasimore” dhe merr titullin doktor i shkencave ekonomike.
Mė vitin 1994 zgjidhet deputet nė Kuvendin e Maqedonisė. Dy vite mė pas jep dorėheqje nga posti i deputetit pasi kandidohet dhe zgjidhet kryetar i Gostivarit, post tė cilin me ndėrprerje e ushtron deri nė prill tė vitit 1998. Pas plotė 6 muajsh rezistence institucionale dhe demokratike nė funksion tė legalizimit tė flamurit kombėtar shqiptarė, me rastin e ngjarjeve tragjike tė 9 korrikut tė vitit 1997 arrestohet dhe dėnohet me 14 vite burg, gjegjėsisht 7 vite burg nė instancėn e dytė gjyqėsore. Pas miratimit tė Ligjit pėr amnisti nė vitin 1999 lirohet nga burgu duke kaluar afėrsisht 2 vite nė burgjet e Maqedonisė.
Qė nga themelimi i Universitetit tė Tetovės nė vitin 1994 ka qenė i kyēur nė strukturat e financimit dhe nė procesin mėsimdhėnies si ligjėrues deri nė vitin 2003. Aktualisht ėshtė duke punuar si profesor nė Universitetin e Evropės-Juglindore nė Tetovė dhe udhėheq biznes privat nė kuadėr tė kompanisė familjare “Ardian” me seli nė Gostivar. Kandidon ne zgjedhjet e 22 marsit 2009 per prefekt te komunes se Gostivarit.
Ka tė publikuar me shumė punime profesionale, shkencore dhe publicistike nė revista lokale dhe rajonale nga lėmia e ekonomisė, politikės dhe arsimit. “Mendimi alternativ politikė dhe ekonomik“ ėshtė libri i tijė i parė. Ndėrsa, "Kontabiliteti menaxherial" ėshtė libėr universitar i prof.dr.Rufi Osmanit. Specializimi i ngushtėnė bazė tė pėrvojės profesionale lidhet me financė dhe kontabilitet ndėrsa nė bazė tė hulumtimeve shkencore me financat ndėrkombėtare dhe tranzicionin ekonomik.
--------------------------------------------------------------------------------
me intereson cfar kontributi ka dhene per popullin shqiptar dhe cfar ka shkruar Ali ameti ??
bsdev (03-03-2017)
http://www.botasot.info/mesme/27rufiosmani-rdk.jpg
Zyrtarizohet partia e re Rilindja Demokratike Kombėtare
Rufi Osmani promovoi sot partin e re nė skemėn politike tė Maqedonisė Rilindjen Demokratike Kombėtare (RDK). Tre shtyllat kryesore tė saj janė rilindja dhe rimėkėmbja e dinjitetit tė shqiptarėve, demokratizimi i vendit dhe avancimi i tė drejtave dhe lirive tė shqiptarėve dhe etnive tė tjera. Sipas nismėtarit Rufi Osmani raportet politike maqedonase-shqiptare janė shtylla aktuale edhe e perspektivės sė vendit.
Oferta jonė synon tė realizoj aspiratėn shqiptare pėr shtet-formim nė Maqedonindėrsa kjo aspiratė respekton shqetėsimin e kombit maqedonas qė vendi tė mos ndahet nė dy tėrėsi etnike territoriale, thėnė mė ndryshe oferta jonė politike mund tė emėrtohet si federalizim jo-territorial i vendit me mekanizma tė demokracisė konsensuale dhe me decentralizim pėrmbajtjesor tė pushtetit, tha Rufi Osmani, nismėtar i RDK.
Sipas Omsanit zgjidhja optimale pėr ēėshtjen e emrit me Greqinė ėshtė zbatimi i formulės slloveno-kroate si dhe imponimi nga faktori relevant ndėrkombėtar. Pėr pėrmirėsimin e klimės sė komunikimit reciprok Athinė-Shkup, sipas Osmanit, qeveria duhet tė ndėrpresė realizimin e projektit Shkupi 2014.
Miratimi i kėsaj formule do tė mundėsonte de-bllokimin e procesit tė integrimit tė vendit nė NATO dhe BE vendi nė plan tė jashtėm do tė mbante referencėn IRJM me ēka plotėsohet aspirate greke ndėrsa nė plani tė brendshėm vendi do tė mbante emrin kushtetues Republika e Maqedonisė me ēka plotėsohet aspirate e faktorit politik maqedonas, u shpreh Osmani.
Osmani foli edhe pėr situatėn aktuale nė vend duke theksuar se pėr zgjedhjet e parakohshme nevojitet harmonizim i tė gjitha ēėshtjeve kontestuese mes subjekteve politike. Osmani paralajmėroi se nė zgjedhjet e parakohshme, RDK-ja do tė garojė e vetme. Megjithėse organet e partisė sė tij janė nė formim e sipėr, Rufi Osmani garantoi se gjithēka do tė jetė gati pėr zgjedhjet e ardhshme.
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
bsdev (03-03-2017)
Kontradita:Program dhe opcion i pensionuar me lider te ri dhe parti te re !
Rufi Osmani : eshte edhe nje personalitet tragjikomik ne politiken shqiptare ne hapesiren e Maqedonise Perendimore(Ilirides).
Fillimisht ai do te perpiqet te marri vota shqiptare nga nje elektorat paraprakisht shume i ndare ne taborre interesash gjithefare por jo edhe interesash kombetare.
Cdo parti e re me njerez te vjeter tregon se personalitetet egoist te politikes shqiptare ne Ballkan dhe ne vecaneti mne Maqedoni nuk ofrojne vetveten ne sherbim te zgjedhjes perfundimtare dhe komplete te ceshtjes kombetare shqiptare ,perkundrazi me paraqitje ne skene jane si nje pengese per kete zgjidhje ,jane nje kethim ne piken zero, jane shume qesharake kur dalin me nje opcion te sterplakur,te harxhuar dhe te tejkaluar si ai i " Shqiptareve shtetformues te Maqedonise"...Ky eshte nje opcion cirkuz dhe i parealizueshem,eshte provuar qysh me 1945 njeqind here.
Rufiu nje telall i shtetit te perbashket shqiptaromaqedon dhe nje vazhdues i pandjeshem per kombin dhe atdheun e percare,vete pozita dhe qendrimi ate e ben edhe nje kale ne karrocen e qeveritareve sllavomaqedon ne vend qe te jete nje kalores i ceshtjes kombetare shqiptare.
Kur Rufiu nuk ofron asnje gje me shume se keta bashkepushtetaret egzistues pozite-opozite shqiptare, kujt i duhet athere ky dhe partia e ti, si mund te gjeneroje mobilizim shqiptar nje njeri,nje parti dhe nje program qe eshte kopje e kopjes se kopjes per Sllavomaqedonine e bashkuar!?
Ndersa terminologjia e lustruar intelektualisht dhe ekonomiko-politiko-profesionalisht si "Federalizem joterritorial...dhe ...decentralizim permbajtsore te pushtetit" eshte nje fjalamani e politikes se larte,eshte nje fjalor te tregoje se sa di ky Rufiu,dmth te dallohet nga ata qe e rrethojne..eshte nje dogme utopike dhe pandjeshmeri totale per realitetin egzistues,ne fakt nuk ka asnje gje permbajtsore ,pra nje bosh i madh...Pse e them kete ? Pasi ne Maqedoni edhe sikur cdo gje te mvarej nga ne do te ishte veshtire,dhe per faktin qe cdo gje ne Maqedoni me opcionin me lart na parapercakton neve te qenit pakice ne Maqedoni ,dhe si te tille dihet perfundimi i cdo ceshtje themelore shqiptare,pra duhet aprovim i nje "shumice " qe ne fakt eshte nje shumice primitive ,barbare qe ne vetvete permban kompleksin e e humbjes se shtetit dhe zhdukjes se kombit qe ne fakt nuk egziston.Edhe njehere pra ne u dashka edhe njehere te bejme lufte te perseritur njeqindhere qe te bindemi se vetem ndarja eshte opcioni i vetem ne nje shoqeri primitive qe nuk tejkalon komplekset e veta dhe nuk ka ndjeshmeri per te drejten dhe lirine e tjetrit....
Populli aq budalla dhe po aq i mencur e ka lene me shkronja te medha ne memorjen e cdo shqiptari ne Ballkan: " Kurre bese me shkaun", dhe kjo jo nga primitivizmi por nga pervoja e hidhur dhe e pergjakur.
Zgjidhja perfundimtare e ceshtjes shqiptare ne Maqedoni duhet te jete nje dhe e vetme per te gjithe shqiptaret, pse athere na u dashkan aq shume parti qe lindin si kerpurdhat ? ndoshta nga vete shkaku se lideret nuk durojne lidera,dhe asnjeri nuk pranon numrin dy,apo vetem per te shtuar spektrin shqiptar si dekor i qeverise dhe shtetit sllav?
Cfare risie eshte per shqiptaret e Maqedonise partia qe e njeh sllavomaqedonine si shtet dhe shqiptaret si "shtetformues" ?
Me vjen shume keq por,eshte per tu mallkuar dhe jo per tu uruar nje parti e tille
me nderime,
bili99
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 27-03-2011 mė 15:41
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
bsdev (03-03-2017)
po duket se ka ardhur koha qe te gjithe shqiptaret e Maqedonise te perkrahin Rufi Osmanin,ai ka treguar gjithe kohen se eshte nje politikan ;patriot,i ndergjegjshem,i ndershem qe mban fjalen e qe eshte edhe nje ekonomist shume i forte.
te gjithe ata qe kritikuan Rufi Osmanin e kritikuan pa argupmente e me shpifje te thjeshta
te gjithve na kujtohet viti 1997 ,ku Rufiu mbrojti flamurin me te vertete e doli para,por u tradhtua prej Menduh Thaqit ,Menduhi la vetem ne betejen e flamurit Rufi Osmanin e u terhoq para BrANKo Cervenkovskit,gjithe represionin e morri Rufi Osmani e pagoi me burg e me karrierre politike...
eshte ardh koha per politike te re ,qe politikberja te vendoset ne Shkup ,ne qendren historike te Shqiptarve ashtu si do tte bej Rufiu
politikat e Bdi e Pdsh kane pas kohe te tregojne veten e tyre ne baza nacionale ,si Bdi e Pdsh kane prodhuar vetem perqarje per pushtet e priviligje per veten e familjaret e vet...eshte koha populli_ shqiptar ti besoj voten Rufiut e RDK ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne te gjitha viset Shqiptare ne Maqedoni
bsdev (03-03-2017)
Si e mban fjalen Rufiu citoj ",,ua jap besėn se do tju prezentoj nė parlament gjatė katėr viteve tė ardhėshme''! Dhe ēfar ndodhi vetėm pas nji viti - nė vitin 1995 Rufija iku nga parlamenti.
"1999 citoj,,unė Rufi Osmani pėrfundimisht kamė vendosur qė politikės ti jap fund,unė do ti kushtohem familjes,shėndetit dhe biznesit privat"! Ēfar ndodhi nė vitin 2008? Rufiu e haroi deklaratėn dhe betimin nė emėr tė familjes dhe Zotit dhe u kthye nė politik nė vitin 2009!
Sa per ekonomist te fort qe thua nuk e kuptoj si eshte i forte ky doktori i shkences, cilin liber ka botuar, cilin projekt ka perfunduar, a harrova se shume punon per komunen e Gostivaret.
Ky eshte nje manipulant, demagog dhe shizofren qe as psikologed nuk munden ta dijagnostikojne, sepse ky ne zemer ka vetem urrejtjen dhe revanshizmin.
Malli me afat te skaduar nuk mundet te reklamohet as te shitet.
bsdev (03-03-2017)
raim ,ja rrofsh bo.let ti rufi osmanit , ti je nje komunist i perbetuar njejte sikur gjithe kercovaret bashke me ali ametin, ti akoma nuk din gje per rufiun vetem flet me te ndegjuara, po ik mos na pordh forumin me muhabete boshe
nese rufi osmani nuk ka shkruar gje sipas teje ndersa sipas te tjereve po atehere cfar ka shkruar ALI AMETOVSKI torbesh i kercoves ?? dy fjale nuk i din shqip dhe sa per shizofren ,nuk e di kush mer penzion zvicre per smundjen e shizofrenise
bsdev (03-03-2017)
Permbaje veten shoku ok, heret eshte te bohesh me nerva ende pa mos filluar me partine e re, dhe mos ofendo ok, behu djali sjellshem sic e keni Rufijen.
Koha e deshmoi vete se kush e vendosi flamurin 5 min dhe e hoqi, dhe kush e vendosi prej 2001 dhe e ke deri me sot.
Te ta citoj edhe nje deklarate te narcisoidit Rufijes, SHUPLAKEN ME SHUPLAKE DO UA KTHEJME.
ABAZ GJUKA (ALI AHMETI) SHUPLAKEN ME KOBURE UA KTHEU, DHE TY TA KTHEU SOT DINJITETIN.
Rufija eshte shume i vogel edhe 200 vjet te jetoj smund ta arrije Abaz Gjuken.
pa nervoze shoku, se stresi te terbon![]()
bsdev (03-03-2017)
ALI AMETI -me nofken I B A R besoj qe nuk ka nevoje te flitet me shume .
SHUPLAKA KTHEHET ME SHUPLAKE , tani do e ndjeni SHUPLAKAT
tani nga na doli abaz gjuka avokati i IBARIT![]()
bsdev (03-03-2017)
Krijoni Kontakt