Skandali i ri “made in” Bollano
07/03/2011
Website Top Channel
Himara ėshtė kthyer shpesh nė arenė pėrplasjesh, ku elementė tė ndryshėm, mė sė shumti grekofonė tė viteve tė fundit, janė pėrpjekur tė krijojnė idenė e njė lufte ndėretnike.
Njė situatė kjo e krijuar mė sė shumti nga dobėsia e shtetit shqiptar dhe nga hezitimet e politikės sė majtė e tė djathtė pėr tė zbatuar ligjet nė fuqi, gjė qė ka kontribuar nė krijimin e kultit tė tė paprekshmit Bollano, nė gjendje tė vendosė dhe tė vulosė vetė gjithēka
”Shqipėria Tjetėr“, reportazhi i zakonshėm nė edicionin qėndror tė lajmeve tė orės 19:30, riktheu pėrsėri nė vėmendje Himarėn, qytetin ku njė “plagė” po tentohet tė hapet.
Pas thirrjeve antikombėtare e deklaratave me Vorio Epir, heqjes sė tabelave tė sinjalistikės rrugore nė gjuhėn shqipe, falsifikimet e guidės zyrtare turistike, mbėshtetjes sė sulmeve histerike kundrejt komisaritit tė policise, qendrave zgjedhore, e bllokimit tė rrugės nacionale, kryetari i Bashkisė sė Himraės rikthehet tė sfidojė shtetin.
Kėtė herė, nė qendėr tė sulmit tė tij pėrdhosen edhe simbolet e shtetit, nėn tė cilat, nė faqen zyrtare tė bashkisė, botohet njė histori e falsifikuar e prejardhjes sė Himarės dhe zonės pėrreth.
Faqja, nė krye tė saj mban logon zyrtare tė Republikės sė Shqipėrisė. Kjo ėshtė shenja e parė dhe e fundit kombėtare, pasi gjithēka deri nė fund, i pėrket thuajse nė mėnyrė dėrmuese shtetit grek.
Pika e parė, ajo e historisė qė pasqyrohet nė kėtė faqe, ėshtė thuajse nje trakt kundėr shtetit shqiptar dhe figurave simbol tė tij.
Duke nisur nga djali i Gjergj Kastriot Skėndėrbeut, i njohur nė historinė shqipėtare si Gjon Kastrioti, por i pagėzuar nė faqen e Bashkisė Himare si Jani Kastrioti.
Sipas pėrmbledhjes historike tė faqes, Jani sė bashku me udhėheqėsin grek, Korkodhillos Klladhas, pėr 10 vjet me rradhė mundėn tė mbanin tė pavarur Himaren nga sulmet e njėpasnjėshme tė ushtrisė osmane .
Skandali thellohet mė tej, kur nė pasazhin pasardhes shkruhet se 33 fshatra tė Himarės, me ndergjegje kombėtare greke, krijuan Konfederatėn autonome tė qeravneve.
Nė kėtė pjesė tė faqes zyrtare, ndergjegja greke, pėrveē fshatrave tė sotėm tė Himarės, Piqerasit, Qeparoit, Vunoit, Iliasit, Palases etj, bashkangjit me kėtė vetėdije edhe fshtara tė tille, pjese historike e kėsaj krahine, si Dukati, Fterraj, Tėrbaēi, Nivica, Lopėzi, Vranishti, Lepenica, Progonati, Tepelena, Tragjasi, Rradhima, Lukova e Kallarati.
Tė gjithė kėta fshatra, pjese e Labėrisė sė epėrme, sipas asaj qe pohohet nė faqe, kane qenė toka tė populluara nga grekėt.
”Janė rrotull 50 fshatra, tė cilat kanė pėrberė njė unitet shqiptar mbas periudhės sė Skėnderbeut, nė shekullin e 15–16. Ato pėrbėnin njė unitet jo vetėm etnografik shqiptar tė qartė, por edhe njė unitet politik dhe ushtarak”, dėshmon historiani Pėllumb Xhufi.
Sipas tij, paria e kėtyre fshatrave ėshtė organizuar shpesh nė takime, nga ku u janė ēuar letra sovranėve mė tė mėdhenj tė Europės, qe nga Mbreti i Napolit, Mbreti i Spanjes, Perandori i Gjermanisė dhe me vonė, Careshės sė Rusisė.
”Nė tė gjithė kėto letra, thuhet qartazi se banorėt e konsideronin veten si shqiptarė dhe konsideroheshin si pasardhės tė Gjergj Kastriotit. Ata shprehin gatishmėrinė e tyre pėr tė marrė armėt nė njė kryengritje tė re ndaj Turqisė, pėr tė ēliruar Shqipėrinė”, thekson Xhufi.
Mė tej, nė faqen e bashkisė, si moment mjaft i rėndesishėm i historisė sė Himarės cilėsohet 5 nėntori i vitit 1912, datė qė pėrkon me zbarkimin e majorit Spiro Spiromilo nė qytet, i cili siē shkruhet, ēliroi tė gjithė fshatrat, nė krye tė disa vullnetarėve.
Pėrtej historisė sė shtrembėruar qė e shndėrron Spiro Spiromilon nė hero, cili ka qenė ai nė tė vėrtetė dhe ēfarė pėrfaqėson pėr kėtė zonė?
Ai ka mbajtur postin e drejtuesit politik tė asaj qė grekėt e quajnė qeveria e Vorio Epirit, duke qenė njėkohėsisht edhe komandant nė zonen e Himarės.
Ajo ishte njė qeveri e cila drejtohej nga Jorgji Zografi dhe qė nuk u njoh as nga Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit, i cili i kėrkoi largimin e menjėhershėm nga trojet shqipėtare, ndėrsa qeverisė greke arrestimin e tij.
Megjithatė, kjo nuk e ka penguar Bashkinė Himarė qė t’a quajė nė mėnyrė flagrante kėtė datė, kur e gjithė zona u pushtua nga grekėt, si vlerė e shtuar nė historinė e Himares dhe fshatrave tė saj.
”Spiromilio ishte pikėrisht njė nga kėta renegatė, i cili u promovua nga shteti grek, u bė gjeneral, iu dhanė pensione, iu dhanė ushtarė dhe nė vitin 1912 zbarkoi me anijet greke, pėr tė bashkuar Himarėn me Greqinė”, dėshmon Xhufi.
”Spiromilo ka banuar nė nė njė shtėpi tė madhe, e cila nė faqen e bashkisė konsiderohet njė monument kulture mjaft i rėndėsishėm, i cili duhet tė vizitohet nga turistėt pėr shkak tė lidhjes qė ka me historinė e Himarės”.
Historia e manipuluar me vulėn e Vasil Bollanos dhe nėn logon zyrtare tė Republikės sė Shqipėrisė vazhdon mė tej kur shkruhet se nė 9 shkurt 1914 himariotėt kundėrshtuan planin e fuqive tė mėdha, pėr t’i pėrfshirė brenda kufijeve tė shtetit shqiptar.
Sipas faqes, Himara dhe fshatrat e saj nuk kane asnjė lidhje me Shqipėrine, por janė pėrfshirė nė menyrė tė dhunshme brenda saj.
Pėr tė vazhduar mė tej me 22 dhjetorin 1940, kur Greqia sulmoi Shqipėrine, duke pushtuar qytete si Gjirokastra, Korēa, Saranda e deri nė Pogradec.
Kjo periudhe historike, kur mė shumė se 25% e vendit ra nė duart e ushtrise greke, nė faqen e Bashkisė Himarė paraqitet si njė moment festiv, qė pėrkon me hyrjen e trupave greke nė Himare, tė pritur me entuziasėm dhe lule.
Nga e shkuara nė tė tashmen, asgjė nuk ndryshon. Mjafton tė konsultosh faqen nė pjesėn ku pėrshkruhen fshatrat qė i pėrkasin zonės nga Himara nė Sarandė dhe do tė gjesh deformimin e rradhės.
Nė listen e gjatė, Borshi cilėsohet si i vetmi fshat ku banorėt janė muslimanė, ndėrsa tė gjithė fshatrat e tjerė, Dhėrmiu, Palasa, Piluri, Kudhesi, Qeparoja, Piqerasi, Lukova, Shėn Vasili e Nivica, sipas faqes, banohen nga greko-ortodoksė nė shumicė dėrrmuese.
Si pėr tė mos i dhėnė kėtė herė mundėsi Vasil Bollanos pėr tė mohuar gjithēka, nė fund tė faqeve ėshtė e shkruar se tė gjitha tė drejtat e ketij siti nė internet janė tė rezervuara nga bashkia Himarė.
Sigurisht, nė krye logoja e Republikės sė Shqipėrisė, qė kėtė herė nuk mund tė mbyllė njerin sy. Edhe pse kėrkuam t’i japim mundėsinė Vasil Bollanos tė pėrgjigjet pėr kėtė skandal tė ri, ai nuk priti kamerat tona, pavaresisht insistimit pėr t’a takuar.
Vasil Bollano ėshtė kthyer thuajse nė njė mit pandėrshkueshmėrie, duke i lejuar vetes tė pėrdhosė shpesh herė simbolet e njė kombi, tė shkelė kushtetutėn e tij e megjithatė, t’ia hedhė pa u lagur e thuajse duke tallur organet e drejtėsisė shqipėtare, tė cilat janė treguar tė pafuqishme pėr tė zbatuar ato ligje qė janė tė shkruara e zeza mbi tė bardhė.
Njė gjė tė tillė, organet e drejtėsisė shqipėtare, e kanė bėrė shpesh herė me Vasilin apo nė shqip, “Mbretin” e vetėshpallur tė jugut tė Shqipėrise.
Jo vetėm pėr tabelat ku gjykata e shkalles sė parė e shpalli fajtor dhe apeli e liroi, por edhe nė shume raste te tjera.
Mes tyre, raporti i Kontrollit tė Lartė tė shtetit, nė Bashkinė Himarė, ku nė 89 faqe pėrmendet jo pak, por 239 herė fjalet nė kundėrshtim me ligjin, si dėm ekonomik, pėrfitim i padrejtė e keqpėrdorim fondesh.
KLSH e akuzon Bollanon pėr abuzime qė kapin vlerėn e 230 milionė lekėve tė vjetra. Tenderat, deri tek ai i varrezave tė qytetit tė Himarės, kanė rezultuar me shkelje, ashtu si lejet e ndėrtimit, tė pasura nga shkeljet e shumta tė ligjit.
E gjithė kjo vjen edhe prej faktit se Vasil Bollano ėshtė shndėrruar nė tė pėrkėdhelurin e politikės shqiptare, duke mbajtur njėrin krah tek Kryeministri Berisha ,e tjetrin tek opozita ku bėn pjesė edhe Dulja.
Ndėrkaq, numėrimi mbrapsh pėr zgjedhjet lokale ka filluar e mbetet pėr t’u parė kush do t’a perkrahe kėtė herė Bollanon, qė numerikisht e ka tė pamundur tė fitojė, ēka shume e kujtojnė nė 2000 dhe 2001-n, kur PS e PD bashkuan votat duke lėnė Bollanon me gisht nė gojė. *
Mbetet pėr t’u parė kėtė herė, teksa Top Channel solli fakte tė falsifikimit qė i bėhet historisė, nėn logon e Republikės sė Shqipėrise.
Faktet mbeten fakte e Vasil Bollano edhe kėtė herė ėshtė kapur me “presh nė duar”. Shpresojmė qė kėtė herė, pėr tė parėn herė, drejtėsia tė mos heshtė.
Krijoni Kontakt