Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    Top Channel risjell ne skene problemin e Himares dhe Bollanon

    Skandali i ri “made in” Bollano
    07/03/2011
    Website Top Channel

    Himara ėshtė kthyer shpesh nė arenė pėrplasjesh, ku elementė tė ndryshėm, mė sė shumti grekofonė tė viteve tė fundit, janė pėrpjekur tė krijojnė idenė e njė lufte ndėretnike.

    Njė situatė kjo e krijuar mė sė shumti nga dobėsia e shtetit shqiptar dhe nga hezitimet e politikės sė majtė e tė djathtė pėr tė zbatuar ligjet nė fuqi, gjė qė ka kontribuar nė krijimin e kultit tė tė paprekshmit Bollano, nė gjendje tė vendosė dhe tė vulosė vetė gjithēka



    ”Shqipėria Tjetėr“, reportazhi i zakonshėm nė edicionin qėndror tė lajmeve tė orės 19:30, riktheu pėrsėri nė vėmendje Himarėn, qytetin ku njė “plagė” po tentohet tė hapet.



    Pas thirrjeve antikombėtare e deklaratave me Vorio Epir, heqjes sė tabelave tė sinjalistikės rrugore nė gjuhėn shqipe, falsifikimet e guidės zyrtare turistike, mbėshtetjes sė sulmeve histerike kundrejt komisaritit tė policise, qendrave zgjedhore, e bllokimit tė rrugės nacionale, kryetari i Bashkisė sė Himraės rikthehet tė sfidojė shtetin.



    Kėtė herė, nė qendėr tė sulmit tė tij pėrdhosen edhe simbolet e shtetit, nėn tė cilat, nė faqen zyrtare tė bashkisė, botohet njė histori e falsifikuar e prejardhjes sė Himarės dhe zonės pėrreth.



    Faqja, nė krye tė saj mban logon zyrtare tė Republikės sė Shqipėrisė. Kjo ėshtė shenja e parė dhe e fundit kombėtare, pasi gjithēka deri nė fund, i pėrket thuajse nė mėnyrė dėrmuese shtetit grek.



    Pika e parė, ajo e historisė qė pasqyrohet nė kėtė faqe, ėshtė thuajse nje trakt kundėr shtetit shqiptar dhe figurave simbol tė tij.



    Duke nisur nga djali i Gjergj Kastriot Skėndėrbeut, i njohur nė historinė shqipėtare si Gjon Kastrioti, por i pagėzuar nė faqen e Bashkisė Himare si Jani Kastrioti.



    Sipas pėrmbledhjes historike tė faqes, Jani sė bashku me udhėheqėsin grek, Korkodhillos Klladhas, pėr 10 vjet me rradhė mundėn tė mbanin tė pavarur Himaren nga sulmet e njėpasnjėshme tė ushtrisė osmane .



    Skandali thellohet mė tej, kur nė pasazhin pasardhes shkruhet se 33 fshatra tė Himarės, me ndergjegje kombėtare greke, krijuan Konfederatėn autonome tė qeravneve.



    Nė kėtė pjesė tė faqes zyrtare, ndergjegja greke, pėrveē fshatrave tė sotėm tė Himarės, Piqerasit, Qeparoit, Vunoit, Iliasit, Palases etj, bashkangjit me kėtė vetėdije edhe fshtara tė tille, pjese historike e kėsaj krahine, si Dukati, Fterraj, Tėrbaēi, Nivica, Lopėzi, Vranishti, Lepenica, Progonati, Tepelena, Tragjasi, Rradhima, Lukova e Kallarati.



    Tė gjithė kėta fshatra, pjese e Labėrisė sė epėrme, sipas asaj qe pohohet nė faqe, kane qenė toka tė populluara nga grekėt.



    ”Janė rrotull 50 fshatra, tė cilat kanė pėrberė njė unitet shqiptar mbas periudhės sė Skėnderbeut, nė shekullin e 15–16. Ato pėrbėnin njė unitet jo vetėm etnografik shqiptar tė qartė, por edhe njė unitet politik dhe ushtarak”, dėshmon historiani Pėllumb Xhufi.



    Sipas tij, paria e kėtyre fshatrave ėshtė organizuar shpesh nė takime, nga ku u janė ēuar letra sovranėve mė tė mėdhenj tė Europės, qe nga Mbreti i Napolit, Mbreti i Spanjes, Perandori i Gjermanisė dhe me vonė, Careshės sė Rusisė.



    ”Nė tė gjithė kėto letra, thuhet qartazi se banorėt e konsideronin veten si shqiptarė dhe konsideroheshin si pasardhės tė Gjergj Kastriotit. Ata shprehin gatishmėrinė e tyre pėr tė marrė armėt nė njė kryengritje tė re ndaj Turqisė, pėr tė ēliruar Shqipėrinė”, thekson Xhufi.



    Mė tej, nė faqen e bashkisė, si moment mjaft i rėndesishėm i historisė sė Himarės cilėsohet 5 nėntori i vitit 1912, datė qė pėrkon me zbarkimin e majorit Spiro Spiromilo nė qytet, i cili siē shkruhet, ēliroi tė gjithė fshatrat, nė krye tė disa vullnetarėve.



    Pėrtej historisė sė shtrembėruar qė e shndėrron Spiro Spiromilon nė hero, cili ka qenė ai nė tė vėrtetė dhe ēfarė pėrfaqėson pėr kėtė zonė?



    Ai ka mbajtur postin e drejtuesit politik tė asaj qė grekėt e quajnė qeveria e Vorio Epirit, duke qenė njėkohėsisht edhe komandant nė zonen e Himarės.



    Ajo ishte njė qeveri e cila drejtohej nga Jorgji Zografi dhe qė nuk u njoh as nga Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit, i cili i kėrkoi largimin e menjėhershėm nga trojet shqipėtare, ndėrsa qeverisė greke arrestimin e tij.

    Megjithatė, kjo nuk e ka penguar Bashkinė Himarė qė t’a quajė nė mėnyrė flagrante kėtė datė, kur e gjithė zona u pushtua nga grekėt, si vlerė e shtuar nė historinė e Himares dhe fshatrave tė saj.



    ”Spiromilio ishte pikėrisht njė nga kėta renegatė, i cili u promovua nga shteti grek, u bė gjeneral, iu dhanė pensione, iu dhanė ushtarė dhe nė vitin 1912 zbarkoi me anijet greke, pėr tė bashkuar Himarėn me Greqinė”, dėshmon Xhufi.



    ”Spiromilo ka banuar nė nė njė shtėpi tė madhe, e cila nė faqen e bashkisė konsiderohet njė monument kulture mjaft i rėndėsishėm, i cili duhet tė vizitohet nga turistėt pėr shkak tė lidhjes qė ka me historinė e Himarės”.



    Historia e manipuluar me vulėn e Vasil Bollanos dhe nėn logon zyrtare tė Republikės sė Shqipėrisė vazhdon mė tej kur shkruhet se nė 9 shkurt 1914 himariotėt kundėrshtuan planin e fuqive tė mėdha, pėr t’i pėrfshirė brenda kufijeve tė shtetit shqiptar.



    Sipas faqes, Himara dhe fshatrat e saj nuk kane asnjė lidhje me Shqipėrine, por janė pėrfshirė nė menyrė tė dhunshme brenda saj.



    Pėr tė vazhduar mė tej me 22 dhjetorin 1940, kur Greqia sulmoi Shqipėrine, duke pushtuar qytete si Gjirokastra, Korēa, Saranda e deri nė Pogradec.



    Kjo periudhe historike, kur mė shumė se 25% e vendit ra nė duart e ushtrise greke, nė faqen e Bashkisė Himarė paraqitet si njė moment festiv, qė pėrkon me hyrjen e trupave greke nė Himare, tė pritur me entuziasėm dhe lule.



    Nga e shkuara nė tė tashmen, asgjė nuk ndryshon. Mjafton tė konsultosh faqen nė pjesėn ku pėrshkruhen fshatrat qė i pėrkasin zonės nga Himara nė Sarandė dhe do tė gjesh deformimin e rradhės.



    Nė listen e gjatė, Borshi cilėsohet si i vetmi fshat ku banorėt janė muslimanė, ndėrsa tė gjithė fshatrat e tjerė, Dhėrmiu, Palasa, Piluri, Kudhesi, Qeparoja, Piqerasi, Lukova, Shėn Vasili e Nivica, sipas faqes, banohen nga greko-ortodoksė nė shumicė dėrrmuese.



    Si pėr tė mos i dhėnė kėtė herė mundėsi Vasil Bollanos pėr tė mohuar gjithēka, nė fund tė faqeve ėshtė e shkruar se tė gjitha tė drejtat e ketij siti nė internet janė tė rezervuara nga bashkia Himarė.



    Sigurisht, nė krye logoja e Republikės sė Shqipėrisė, qė kėtė herė nuk mund tė mbyllė njerin sy. Edhe pse kėrkuam t’i japim mundėsinė Vasil Bollanos tė pėrgjigjet pėr kėtė skandal tė ri, ai nuk priti kamerat tona, pavaresisht insistimit pėr t’a takuar.



    Vasil Bollano ėshtė kthyer thuajse nė njė mit pandėrshkueshmėrie, duke i lejuar vetes tė pėrdhosė shpesh herė simbolet e njė kombi, tė shkelė kushtetutėn e tij e megjithatė, t’ia hedhė pa u lagur e thuajse duke tallur organet e drejtėsisė shqipėtare, tė cilat janė treguar tė pafuqishme pėr tė zbatuar ato ligje qė janė tė shkruara e zeza mbi tė bardhė.



    Njė gjė tė tillė, organet e drejtėsisė shqipėtare, e kanė bėrė shpesh herė me Vasilin apo nė shqip, “Mbretin” e vetėshpallur tė jugut tė Shqipėrise.



    Jo vetėm pėr tabelat ku gjykata e shkalles sė parė e shpalli fajtor dhe apeli e liroi, por edhe nė shume raste te tjera.



    Mes tyre, raporti i Kontrollit tė Lartė tė shtetit, nė Bashkinė Himarė, ku nė 89 faqe pėrmendet jo pak, por 239 herė fjalet nė kundėrshtim me ligjin, si dėm ekonomik, pėrfitim i padrejtė e keqpėrdorim fondesh.



    KLSH e akuzon Bollanon pėr abuzime qė kapin vlerėn e 230 milionė lekėve tė vjetra. Tenderat, deri tek ai i varrezave tė qytetit tė Himarės, kanė rezultuar me shkelje, ashtu si lejet e ndėrtimit, tė pasura nga shkeljet e shumta tė ligjit.



    E gjithė kjo vjen edhe prej faktit se Vasil Bollano ėshtė shndėrruar nė tė pėrkėdhelurin e politikės shqiptare, duke mbajtur njėrin krah tek Kryeministri Berisha ,e tjetrin tek opozita ku bėn pjesė edhe Dulja.



    Ndėrkaq, numėrimi mbrapsh pėr zgjedhjet lokale ka filluar e mbetet pėr t’u parė kush do t’a perkrahe kėtė herė Bollanon, qė numerikisht e ka tė pamundur tė fitojė, ēka shume e kujtojnė nė 2000 dhe 2001-n, kur PS e PD bashkuan votat duke lėnė Bollanon me gisht nė gojė. *



    Mbetet pėr t’u parė kėtė herė, teksa Top Channel solli fakte tė falsifikimit qė i bėhet historisė, nėn logon e Republikės sė Shqipėrise.



    Faktet mbeten fakte e Vasil Bollano edhe kėtė herė ėshtė kapur me “presh nė duar”. Shpresojmė qė kėtė herė, pėr tė parėn herė, drejtėsia tė mos heshtė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rrapi.. po le te shkoje top chanell zbulusi.. i prapesive greke..tek shefi..tek edvini e ta piesi..

    se jo per gje po nashti u kthyeti na gerqia shalgjati..
    vate ti pergezoje shoket greke per lehtesirat qe ka dega e selis roz ne athine.. per ti sherbier edvinos..
    kjo degze solli plot zivera e hekurana e perleka e aleksa nga gerqia..per revolucionin paqesor te 21 janarit..

    ohoho qef o qerata..
    otopuzi.. marshallah..
    nga omonia ne tirane..
    trima plot djem azgane..
    do te rrahim policine..
    shok ed ruc sa mir na prinė..
    mir ju prijme o zorraxhij..
    ju kem zgedhur.. porsi minj..
    luni hu e hidhni gure..
    saliut mo i lini kusurė..
    ca nga ju na duhen shume..
    qe tu a fusim nga nje plumbė..
    se ashtu e do partia..
    he me tlumt ed-rucėria..


    ..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Bollano? Po bollano vetem per t'na dhje n'koke gjitheve ka ngel se shurren na e ka bo me kohe.

    Si nuk e tha nje fjale ky kryeministri jone per c'eshtjen bollano apo himaren ne pergjithesi? Si nuk e degjova t'thote nje fjale per c'eshtjen e nderrimit te kombesise? C'jane kto politikan mer amon. Kush thote qe Berisha eshte atdhetar eshte hipokriti me i madh qe ekziston. Me qendrimin qe po mban vetem shqiptar qe nuk eshte por nje anti-shqiptar qe punon per interesat greko serbe.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    lereni himaren ta shkruaje historine sic e duan ata vete. nuk calon gomari nga veshet.
    te gjithe shqiptaret e dine qe partia socialiste punon per sllavo-greket.
    e kane tradite ata qe nga bullgari fan stefan noli, enver hoxha, boshnjaku ramis alia, rumuni fatos thanas nano, maqedonsi edvin kristaq rama.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Sa here qe punet brenda partise socialiste nuk shkojne mire, dhe Rames i duhet qe te humbasi edhe karrigen e fundit e me fitimprurese te pushtetit, bashkine e Tiranes, ai u hedh me ustallaret e tij te mediave ndonje shashke shqiptareve: flisni per Bollanen, ulerini e bertisni nje cike, vetem aman te keqen se mos flisni per problemet e Partise dhe kujt i takon te kandidoje ne zgjedhjet lokale.

    Ju flisni per Bollanon e Himaren, na lini "ne" punet e Partise.

    Albo

  6. #6
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Hah ,po po per ju ,me e rendsishme ti shkoni si zagare nga pas partive te juaja te klaneve berisha-rama se ēdo problem qe perben shqetsim kombtare,

    legenizmi e ka perfshire shqiprine!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ardian mekshi
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Vendndodhja
    grecee atens
    Postime
    7
    turp per shtetin shqiptar qe nje vasil bollano me disa ekstremist antishqiptar veprojn sipas deshires se tyre.le te veproj te pakten shteti shqiptar dhe ti mbylli rrugen ketyre ndyrsirave besoj se i disponon te gjitha menyrat.besoj se esht krejt e ligjeshme ndalimi i disa deputeteve te partis [laios]e z.karaxhaferri ne te cilen do te tentojn te zbarkojn ne himar diten e zgjedhjeve vendore,kta persona duhet te cilesohen si te pa deshirueshem ne shtetin shqiptar ashtu si shum shqiptar te pa fajshem nga ana e shtetit grek

  8. #8
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    S'ka faj motershtriri... duhet tja kishim keputur koken qe ne '97-en. Cfare plehre, po pervec Himares, Dhermiut, Palases, Vunoit dhe Iliasit te gjithe fshatrat e tjere nuk kane folur ndonjehere greqisht.
    Po ka ndonje Himarjot ketu, le te shkoje te pyese Astrit fotografin atje ne Himare se nga eshte. Edhe Astriti qe eshte kokrra e labit pretendon se eshte grek. Megjithese ka shkuar ne Himare pas '90-es.
    Ne Qeparo e ne Pilur e kane mesuar greqishten vetem emigrantet dhe kalamajte nga televizori pas 91-shit.
    Ne Corraj, Piqeras, Sasaj, Lukove, Shen Vasil e Nivice nuk flitet greqisht, madje banoret as nuk dine fare nese nuk kane qene emigrante ne Greqi.
    E vetmja gje qe i bashkon me qente e himares eshte feja dhe asnje gje tjeter.

    Po te qe zona greke do kishte edhe ndonje grek ne Borsh, po ja qe nuk ka asnje.

    "Kjo periudhe historike, kur mė shumė se 25% e vendit ra nė duart e ushtrise greke, nė faqen e Bashkisė Himarė paraqitet si njė moment festiv, qė pėrkon me hyrjen e trupave greke nė Himare, tė pritur me entuziasėm dhe lule."

    Ptuuuuu plehrat e dreqit. Ne kete kohe dogjen Borshin per here te dyte me ne krye njefare Spiro Milo nga Himara (se per here te pare e dogjen ne 1914), me qellim per te zhdukur c'do gjurme shqiptari ne ate zone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 08-03-2011 mė 05:03
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Himara reagon, ne menyre ekstreme fatkeqesisht, ndaj padrejtesise se madhe qe i eshte bere. Hisotrikisht himariotet kane gezuar autonomi thuajse te plote nen perandorine osmane, dhe nuk i ngiste njeri. pas krijimti te shtetit shqipatr, ate q enuke beri turku e beme ne, dhe e anulluam utonomine e himares (dhe zonavete tjera, si psh mati). Nuk eshte pra, fare rastesi qe keto dy zona te muasara me liri te mos pranonn te nenshtroheshin ndaj zgjedhes se re. pak rendesi ka nese ajo ishte shqiptare, po zgjedhe mbetet.

    keshtu, per te arritur te rifitonin dicka nga utonomia ehubmur, te dy krahinat luajten karten e te huajve: mati me 'rebuliken e mirdites" (de u shtyp egersisht nag shteti yen i dahsur), dhe himaar me keto idiotesira te grekeve.

    mire do jete sikur te kuptojme qe me struktura administartive te shekulit te 19-e nuk eecet ne shekulline ri, dhe te ndjekim shembulline zvicres ose spanjes dh ete njohim autonomi et gjere per cdo krahien ne shiperi. ateher dhe vetem atehere nuk do dejgojme me idiotesira grekofile si keto, eprndryhse gjithnej e me shume do kemi tensione. ky eshte fakti i thjeshte.

  10. #10
    Pse e kerkoni cdo gje nga shteti ? Po sikur ne te ishim nje shtet i kolonizuar, prap nga shteti do prisnit ju ? Cdo vend i botes ka nacionaliste, ndersa tek ne kan ngelur pordhalicet.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •