Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669

    PDK deklason V.V ne kuvend.

    Pati debat te ashper sot ne seancen e radhes ne kuvendin e Kosoves ne lidhje me rezoluten mbi bisedimet me Serbine, mirepo ashtu sic u prit nuk pati ndonje risi nga levizja vetevendosjes. Kjo e fundit u deklasua nga Bekim Haxhiu-kamishi, kur ky I fundit tha: " me vjen mire qe u betuat para flamurit kombetar pas 12 viteve edhe pse e patet rastin kete ta beni ne tri luftera qe zhvilluan Shqiptaret ne keto vite"
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Pati debat te ashper sot ne seancen e radhes ne kuvendin e Kosoves ne lidhje me rezoluten mbi bisedimet me Serbine, mirepo ashtu sic u prit nuk pati ndonje risi nga levizja vetevendosjes. Kjo e fundit u deklasua nga Bekim Haxhiu-kamishi, kur ky I fundit tha: " me vjen mire qe u betuat para flamurit kombetar pas 12 viteve edhe pse e patet rastin kete ta beni ne tri luftera qe zhvilluan Shqiptaret ne keto vite"
    Ky kamishi u rreh para pak kohe shuplak bile gaditun ka nejt,po se ka gajle ky edhe mu rreh,e sa per luft keta qunat e vv kan qen femij,albini ka ber me shume se kamishi por kamish ma

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    mos e pat fjalen per rexhep selimin ky kamishi?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga derjansi : 07-03-2011 mė 13:39
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Gezuar dhe Urime qe pranuat rregullat parlamentare, tani do mesoheni tu a ndalin mikrofonat te debatoni te humbisni (kjo nuk eshte risi). Mirepo Jan gjera pozitive.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Pati debat te ashper sot ne seancen e radhes ne kuvendin e Kosoves ne lidhje me rezoluten mbi bisedimet me Serbine, mirepo ashtu sic u prit nuk pati ndonje risi nga levizja vetevendosjes. Kjo e fundit u deklasua nga Bekim Haxhiu-kamishi, kur ky I fundit tha: " me vjen mire qe u betuat para flamurit kombetar pas 12 viteve edhe pse e patet rastin kete ta beni ne tri luftera qe zhvilluan Shqiptaret ne keto vite"
    Nuk duhet konsideruar kuvendi i Kosoves si arenė sharjesh e fjalosjesh ne mes partive.
    Nese vertete mendon se PDK ka hyr ne kuvend qe ta deklasoj dike siq i ke vene titullin temes atehere PDK-ja deklason veten.
    PDK-ja me se miri i deklason kundershtaret e vet politik nese mban premtimet qe i ka dhene.Ky eshte deklasimi me i mire,e sa per deklasime te tipit te fjalosjeve,populli nuk ka nevoje per to,populli ka nevoje per jete me te mire per qka edhe deputetet kane zene vendet ne parlament.
    Sot jane mbushur mend shqiptaret,nuk po thone me sa mire foli ai,por po thone sa mire e ndershem punoi ai.E fjale jemi ngopur.

  6. #6
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Citim Postuar mė parė nga Silverwings Lexo Postimin
    Nuk duhet konsideruar kuvendi i Kosoves si arenė sharjesh e fjalosjesh ne mes partive.
    Nese vertete mendon se PDK ka hyr ne kuvend qe ta deklasoj dike siq i ke vene titullin temes atehere PDK-ja deklason veten.
    PDK-ja me se miri i deklason kundershtaret e vet politik nese mban premtimet qe i ka dhene.Ky eshte deklasimi me i mire,e sa per deklasime te tipit te fjalosjeve,populli nuk ka nevoje per to,populli ka nevoje per jete me te mire per qka edhe deputetet kane zene vendet ne parlament.
    Sot jane mbushur mend shqiptaret,nuk po thone me sa mire foli ai,por po thone sa mire e ndershem punoi ai.E fjale jemi ngopur.
    Mos i pergjitheso Shqiptaret te gjithe ne nje thes. Nese nje grup-subjekt politik nuk i njeh rregullat elementare te demokracise-miresjelljes, atehere ai grup politik deklasohet ashtu sic ja beri PDK Vetevendosjes. Sepse ne u ngopem me patriotizem te rrem dhe deklarativ, ka ardhur koha per gjera konkrete dhe jo per rrena.
    Aty folen sot te gjitha grupet politike,AAK,LDK, mirepo vetem keta qyrranatdonin te benin spektal, spektal ne kuptim qe "ta tregojne vehten ne seancen e pare", mirepo kete jua a tregoi KAMISHI.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  7. #7
    Fjalimi i Albin Kurtit nė seancėn e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės lidhur me ēėshtjen e bisedimeve tė Kosovės me Serbinė
    07 MARS 2011 - E Hėnė 14:13 Deputetė tė Kuvendit tė Kosovės,



    Nuk ėshtė problemi qė bisedimet e paralajmėruara nuk kanė agjendė, por qė agjenda e bisedimeve nuk ėshtė publike. Nuk do tė ishte e mundur tė thuhej qė bisedimet nisin nesėr, pra me 8 mars, sikur tė mos dihej fare agjenda. Agjenda dihet, por ne nuk e dimė atė, ne si qytetarė dhe si deputetė.



    Agjenda e bisedimeve po mbahet fshehtė nė mėnyrė qė bisedimet tė nisin mbarė pėrkundėr agjendės sė mbrapshtė. Agjenda e kėtyre bisedimeve i sillet rrotull 6 Pikėshit famėkeq tė Ban Ki-moon-it prandaj edhe mbahet e fshehtė. Kėto bisedime e cenojnė vetė qenien tonė sepse Kosova ėshtė edhe palė nė bisedime por edhe temė e bisedimeve.



    Bisedimet u pranuan pa u biseduar fare pėr to. Zėvendėskryeministrja Edita Tahiri u emėrua si kryenegociatore pa vendim zyrtar a institucional pėr bisedime dhe pa debat publik e parlamentar. Pėr ēėshtje si kėto jo vetėm qė duhet tė vendos Kuvendi por ėshtė shumė normale qė tė organizohet edhe referendum gjithėpopullor.



    Gatishmėria pėr bisedime nėnkupton gatishmėri pėr kompromis. Lehtėsia me tė cilėn Qeveria e Kosovės i ka pranuar kėto bisedime me Serbinė pa kurrfarė kushtesh, paralajmėron lehtėsinė me tė cilėn ajo do ta pranojė kompromisin nė fund. Pėr ēkado qė Qeveria e Kosovės do tė bisedojė me Serbinė ajo do tė pranojė qė ajo gjė nuk i takon Kosovės, qė ajo ēėshtje ėshtė e diskutueshme. Me kėto bisedime nuk do tė gjejmė pėrgjigje pėr pyetjet, por ēėshtje tė brendshme tė Kosovės do tė vihen nė pikėpyetje.



    Pavarėsia formale e Kosovės njėmend na solli shumė pak si shtet, por me kėto bisedime pa agjendė publike dhe me njė kryenegociatore pa platformė pėr negociata gjithēka ėshtė e rrezikuar. Agjenda pėrcakton se ēka ėshtė e negociueshme dhe ēka ėshtė e panegociueshme. Duke e mbajtur agjendėn tė fshehtė, Qeveria e Kosovės na e ka dėshmuar qė e vetmja gjė e panegociueshme pėr tė janė vetė negociatat.



    Me kėtė mėnyrė tė tė bėrit politikė, Republika e Kosovės nuk ėshtė mė Republikė parlamentare por ėshtė Republikė qeveritare. E, nėse politika e Republikės vazhdon tė mbetet pa Parlament atėherė edhe qeveria e shtetit shpejt do tė mbetet pa Republikė.



    Kėta qeveritarė kanė deklaruar se do ta pėrfshijnė edhe opozitėn e shoqėrinė civile nė bisedime me Serbinė. Sė pari, ata po orvaten qė ta shmangin vėmendjen nga bisedimet e pranuara te biseduesit ende tė papranuar. Dhe, sė dyti, ata duan ta mbajnė pushtetin pėr vete e ta ndajnė fajin me gjithė tė tjerėt. Problemi me kėto bisedime nuk ėshtė te pėrfaqėsimi i pamjaftueshėm nė bisedime por te pronėsia e pamundshme mbi kėto bisedime.



    Ne s’jemi tė lirė qė tė bisedojmė lirshėm me Serbinė. Serbia ėshtė shtet me ushtri e polici tė veten dhe me institucione shtetėrore qė janė sovrane pa instanca ndėrkombėtare mbi kokėn e tyre. Kurse nė Kosovė ėshtė KFOR-i mbi FSK-nė, ėshtė EULEX-i mbi policinė e Kosovės dhe janė Pieter Feithi me dy kapelat e tij e ambasadori amerikan Dell pa kapelė pėrmbi tė gjitha institucionet e Kosovės. Neve jo vetėm qė nuk na njeh e pranon Serbia por edhe ndėrmjetėsi, pra Bashkimi Evropian, e njeh Serbinė qė s’na njeh neve dhe nuk na njeh neve porsi Serbia. Kjo pabarazi drastike ėshtė padrejtėsi elementare qė doemos ėshtė reflektuar edhe nė agjendėn e fshehtė dhe s’ka se si sjell rezultate tė mira pėr neve.



    Pėrderisa ne ndodhemi nėn protektorat ndėrkombėtar Serbia vazhdimisht do tė kėrkojė negociata me Kosovėn. Sepse ajo fiton koncesione tė reja dhe nė fund s’ka nevojė ta pranojė tėrėsinė e atyre koncesioneve pasi qė e din qė sundimi ndėrkombėtar nė Kosovė do t’ia imponojė Kosovės zbatimin e njėanshėm tė atyre koncesioneve. Tė gjithė e mbani mend qė Serbia e dėshiroi decentralizimin etnik nė Kosovė, tė drejtėn e vetos pėr serbėt nė kėtė Kuvend pėr tė gjitha ligjet pėr ēėshtjet jetike, shuarjen e TMK-sė, pjesėmarrjen e Kosovės nė borxhin e jashtėm tė Serbisė, zonat e veēanta pėr trashėgiminė kulturore ortodokse qė i nėnshtrohet serbizimit etj.etj. por ajo nuk e pranoi tėrėsinė e kėtyre koncesioneve qė u quajt Paketa e Ahtisaarit pasi qė e dinte qė Qeveria e Kosovės duke qenė pėrfundi sundimit ndėrkombėtar do t’i implementojė tė gjitha kėto. Duke qenė josovranė, nė bisedime me Serbinė vetėm sa zvogėlohet perspektiva pėr bėrjen tonė sovranė.



    Kėto negociata njėmend kanė tė bėjnė me integrimet evropiane, por ama me integrimin e Serbisė nė BE dhe jo me integrimin e Kosovės nė BE. Kėto bisedime nuk kontribuojnė fare nė integrimin e Kosovės nė BE. Pėrkundrazi, me kėto bisedime ne bėhemi si Bosnja tė cilėn BE-ja nuk e pranon pikėrisht pse ėshtė tepėr e decentralizuar pėr tė qenė sovrane. Dhe, pėr shkak se Serbia do tė hyjė para nesh nė BE, ajo do tė na kushtėzojė pastaj ngjashėm siē bėn Greqia me Maqedoninė.



    Kryeministri tha sot qė nė fund do tė kemi njohje reciproke me Serbinė, mirėpo konsolidimi dhe cilėsia e shtetit tonė pėrbrenda ėshtė shumė mė e rėndėsishme sesa njohja nga jashtė. Mos harroni qė Milosheviqi e njohu dhe pranoi Bosnjen jashtė Serbisė vetėm atėherė kur Alija Izetbegoviqi e njohu dhe pranoi Serbinė brenda Bosnjes nė formėn e republikės serbe atje. Plani i Ahtisaarit e ka hedhur farėn e bosnjėzimit tė Kosovės tė cilėn tash po e shpie mė tutje kjo qeveri pėrmes bisedimeve me Serbinė.



    Nė fillim tė shekullit XX Serbia e pat okupuar Kosovėn kurse nė fund tė shekullin XX Serbia kreu gjenocid ndaj popullit tė Kosovės. Pėrgjatė kėtij shekulli populli ynė aq shumė u shtyp e u diskriminua kurse pasuritė e vendit tonė aq egėr u shfrytėzuan saqė mund tė themi se pikėrisht shqiptarėt janė e vėrteta e Serbisė. Mirėpo, nė takimin e nesėrm nė Bruksel, znj. Edita Tahiri do ta maskojė kėtė tė vėrtetė. Ajo do tė mundėsojė qė Serbia tė duket ashtu siē nuk ėshtė – tė duket e mirė me shqiptarėt (ndaj tė cilėve nuk lėshon asnjė shans qė t’ua nxijė jetėn) dhe tė fitojė poena pėr fqinjėsinė e mirė karshi Kosovės (brenda sė cilės i financon dhe dirigjon strukturat e saj ilegale).



    Milosheviqi, Koshtunica dhe Tadiqi kanė dallime kur shihen nga Brukseli, Nju Jorku apo Uashingtoni, por jo edhe kur shihen nga Prishtina. Ata i kanė qėllimet e njėjta, kurse mjetet iu ndryshojnė kryesisht vetėm nė masėn nė tė cilėn rrethanat kanė ndryshuar. Serbia i ka shumė borxh Kosovės dhe shqiptarėve. Borxhi qė na e ka Serbia duhet tė jetė kusht pėr bisedimet me tė. Bisedimet pa kushte me Serbinė janė falje ndaj saj pa na kėrkuar ajo njėherė falje neve.



    Kosovės nuk kanė se ēfarė i duhen kėto bisedime. Kėto bisedime po i nevojiten kryeministrit Thaēi pėr pushtet e jo Kosovės si shtet. Politikanėt e korruptuar e tė shantazhuar si puna e Thaēit po i pranojnė negociatat nė mėnyrė qė korrupsioni dhe shantazhi i tyre tė bėhet tė negociueshėm. Nė kohėn kur kemi gjithnjė e mė pak bukė e vende pune dhe gjithnjė e mė shumė premtime qė nuk i rrisin pagat por ēmimet, qeveria ka vendosur tinėz pėr spektaklin nga Brukseli tė cilin do ta paguajmė shumė shtrenjtė.



    Neve na duhen bisedime me Tiranėn e jo me Beogradin. Ne duhet tė koordinohemi si komb dhe t’i harmonizojmė hapat strategjikė qė tė bėhemi komplementarė e jo tė jemi konkurrentė. Ne duhet t’i kthehemi vetes: ne duhet ta lidhim sistemin energjetik tė Kosovės me atė tė Shqipėrisė; ne duhet t’i pėrafrojmė sistemet fiskale drejt integrimit nė njė zonė tatimore dhe doganore etj.etj. Ta realizojmė shtetndėrtimin si sovranitet dhe zhvillimin ekonomik si prodhim. Asnjėra prej kėtyre nuk bėhen nga bisedimet me Serbinė. Secila prej kėtyre bėhet shumė mė kollaj pėrmes bisedimeve me Shqipėrinė.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anėtarėsuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Projektrezoluta e Vetėvendosjes
    07-03-2011 15:59 CET
    Deputeti i Vetėvendosjes nė Parlamentin e Kosovės, Albin Kurti, duke marrė pjesė sot nė debatin pėr bisedimet me Serbinė, paraqiti sot njė projektrezolutė, nė bazė tė cilės do tė mund tė bisedohej me kėtė vend.

    Nė kėtė propozim thuhet:

    Duke e pasur parasysh vullnetin politik tė popullit tė Kosovės tė deklaruar historikisht pėrmes mėnyrave tė ndryshme, qė pėrfshijnė, por qė nuk kufizohen nė: demonstratat popullore tė viteve 1968, 1981, 1989-1990, 1997-1998, 2004 e 2007; referendumi i vitit 1991 dhe Kushtetuta e Republikės sė Kosovės e shpallur mė 7 shtator tė vitit 1991; lufta ēlirimtare e udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės 1997-1999, pėr ēlirim dhe shkėputje nga Serbia,

    Duke e marrė parasysh rolin tejet tė rėndėsishėm tė Kuvendit ne rregullimin republikan tė shtetit, si pėrfaqėsues i vullnetit tė popullit dhe mbrojtės i interesave tė tij,

    Duke u nisur nga neni 1.1 i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės i cili e pėrkufizon Republikėn e Kosovės si shtet tė pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe tė pandashėm; si dhe duke u nisur nga neni 2.1 i cili e definon popullin si burim tė sovranitetit dhe ia njeh atij tė drejtėn e demokracisė sė drejtpėrdrejtė pėrmes referendumit,

    Duke i pasur parasysh kompetencat e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės tė pėrkufizuara nė nenin 65.1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės,

    Duke e pasur parasysh mandatin e Deputetit si pėrfaqėsues i popullit i cili, sipas nenit 70.1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nuk i nėnshtrohet asnjė mandati tjetėr detyrues,

    Deputetėt e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės nxjerrin kėtė

    R E Z O L U T Ė

    1. Subjektiviteti politik e as pandashmėria territoriale e Kosovės nuk mund tė jenė objekt negociatash me asnjė shtet a organizatė mbikombėtare.

    2. Ēfarėdo procesi bisedimesh me cilindo shtet duhet tė paraprihet nga marrėveshja politike.

    3. Bisedimet me Serbinė nuk duhet tė ndodhin pa u plotėsuar 4 parakushte kryesore:

    a. Njohja dhe respektimi politik e faktik i pavarėsisė sė Kosovės – Serbia duhet ta njoh Republikėn e Kosovės, duhet ta ndryshojė Kushtetutėn e vet qė e konsideron Kosovėn si pjesė tė pandashme tė integritetit territorial dhe sovranitetit politik e juridik tė Serbisė, si dhe duhet ta tėrheq pėrkrahjen politike dhe financiare pėr strukturat e saja ilegale qė e cenojnė drejtpėrdrejtė sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės si dhe jetėn dhe pronėn e qytetarėve tė Kosovės,

    b. Vėnia nė vend e drejtėsisė pėr viktimat – Serbia duhet tė kėrkojė falje pėr tė gjitha krimet e kryera nė Kosovė pėrgjatė viteve sa e ka mbajtur nėn okupim vendin tonė, si dhe duhet t’i kthejė pa kurrfarė kushti dhe pa vonesė rreth 1800 trupat e pajetė tė shqiptarėve tė Kosovės tė vrarė gjatė luftė ė fundit, t’i dorėzojė kriminelėt e luftės pėr t’iu nėnshtruar procesit gjyqėsor nė Kosovė si dhe ta nis procesin e dėnimit tė kriminelėve tė luftės tė cilėt janė tė lirė nė Serbi,

    c. Reparacionet dhe dėmshpėrblimi pėr shkatėrrimet materiale tė pronės – Serbia duhet t’i paguajė dėmet e luftės dhe okupimit, ta kthejė fondin e grabitur pensional, depozitat bankare e qytetarėve tė Kosovės, librat kadastralė dhe mbi 1200 eksponateve kulturore,

    d. Tė drejtat reciproke – Serbia duhet ta ndėrpresė shtypjen e shqiptarėve autoktonė nė Luginėn e Preshevės dhe shkeljen e tė drejtave tė tyre njerėzore dhe kombėtare, por edhe ndaj shqiptarėve tė tjerė qė jetojnė nė Serbi. Serbia duhet tė garantojė pėr shqiptarėt me kushtetutė tė drejta dhe liri tė nivelit tė njėjtė me ato tė serbėve nė Kosovė.

    4. Edhe pas plotėsimit tė kėtyre kushteve Kosova nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė negociojė me Serbinė rregullimin e brendshėm territorial dhe institucional tė vendit.

    5. Kuvendi i Republikės sė Kosovės kėrkon nga Ekzekutivi dhe institucionet tjera pėrkatėse ndėrprerjen e bisedimeve tė pėrgatitura qė tė fillojnė mė 8 mars 2011, dhe t’i nisė pėrgatitjet pėr grumbullimin dhe hartimin e dokumenteve dhe materialit tjetėr tė nevojshėm pėr argumentimin e kushteve tė sipėrpėrmendura.
    BAC, SU KRY

  9. #9
    Kuvendi vendos tė enjten pėr bisedimet
    Nga Valmir Klaiqi mė 07 mars 2011 nė ora 17:50
    (E plotėsuar) Pas njė debati disaorėsh, Kuvendi i Kosovės nuk ka nxjerrė ndonjė rezolutė pėr bisedime, pėrderisa kryeministri Hashim Thaēi ka ftuar ligjvėnėsit qė tė nxjerrin konkluzionet e tyre nė mėnyrė qė t’i kontribuojnė procesit tė bisedimeve me Serbinė.

    Thaēi ka rikujtuar qė pėrgatitjet pėr bisedime kanė filluar qė para njė viti, ndėrsa tha se ato do tė fillojnė sė shpejti, por ka kėrkuar nga opozita qė tė jetė pjesė e grupeve punuese dhe bisedimet tė pėrfundojnė me sukses, nė mėnyrė qė ky tė jetė njė sukses i pėrbashkėt.

    “Pėr fatin kohor ne do tė donim qė kjo ēėshtje tė pėrmbyllet shumė shpejt, por nuk jemi ne si Prishtinė qė i vėmė kushte as SHBA-sė, as BE-sė, as NATO-s. Kjo ėshtė agjendė ndėrkombėtare, apo detyrim i Kosovės dhe Serbisė pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon”, ka thėnė Thaēi.

    Kreu i ekzekutivit tė vendit ka rikujtuar se ka pėrfunduar fushata zgjedhore dhe mos tė pėrdoren bisedimet pėr tė fituar poenė politikė.

    Me kėtė rast, ai i ka rikujtuar Lėvizjes Vetėvendosje se Prishtina nuk po largohet nga Tirana, ngase pėr afrim tė kėtyre dy qendrave shqiptare ėshtė nisur autostrada, pėr tė cilėn ka pasur kundėrshtime.

    “Tirana ėshtė unike nė mbėshtetje tė Prishtinės pėr dialogun me Serbinė me mbėshtetje tė SHBA-sė dhe BE-sė. Prandaj dėshiroj tė theksoj se secili nga ne duhet tė ketė reflektimin mė tė respektuar tė pėrgjegjėsisė shtetėrore nė mėnyrė qė tė fillojmė pėr ndėrtimin e grupeve punuese tė pėrbashkėta dhe tė punojmė bashkė pėr integrimin e Kosovės nė NATO dhe BE”, ka thėnė Thaēi.

    Nė fund tė debatit Kuvendi nuk ka nxjerrė ndonjė rezolutė, por ėshtė arritur pajtueshmėria qė draftrezoluta e paraqitur nga PDK-ja, njė draftrezolutė nga Vetėvendosja dhe nga qėndrimet e paraqitura nga kryeministri, do tė nxirret njė draftrezolutė e cila do t’i dorėzohet Kuvendit tė enjten.

    Pėr deputetin e LDK-sė, Sabri Hamiti, nuk kishte tjetėr mundėsi pėr ta pėrfunduar debatin e sotėm tė Kuvendit tė Kosovės.

    “Nė kėtė gjendje si ėshtė thirr Kuvendi nuk ka mundur pėr hesap timin tė ketė njė pėrfundim tjetėr, pėrpos kėtij pėrfundimi qė tė studiohen tė gjitha idetė qė janė dhėnė dhe nė kohėn e duhur tė krijohet njė dokument i Kuvendit i cili do tė sanksionojė edhe formatin e bisedimeve, edhe parimet edhe kornizėn nė mėnyrė qė tė marrė pėrgjegjėsitė edhe pėr ratifikimin ose jo tė rezultateve tė bisedimeve eventuale”, ka thėnė ai.

    Hamiti ka thėnė se LDK-ja do tė marrė pjesė nė ēdo formė dhe nė ēdo obligim qė ka Kuvendi i Kosovės si organi mė i lartė vendimmarrės.

    Ndėrkaq Visar Ymeri nga Lėvizja Vetėvendosje, konsideron se pėrfundimi i seancės nuk ka reflektuar debatin e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės.

    “Njė gjė qė duhet pasur parasysh ėshtė qė negociatat tė cilat janė planifikuar qė tė fillojnė nesėr me vizitėn e Edita Tahirit nė Bruksel, ku do tė takohet me delegacionin serb, nė kėto rrethana nuk ka kurrfarė legjitimiteti, pėr shkak se kurrfarė ‘po’-je, kurrfarė drite e gjelbėr nuk iu dha kėtyre negociatave nga Kuvendi i Kosovės”, ka thėnė Ymeri.

    Pas njė debati me kundėrshtime tė shumta, Kuvendi i Kosovės ka vendosur me 60 vota pėr e 45 kundėr, qė grupet parlamentare tė pėrgatisin njė rezolutė, tė bazuar mbi qėndrimin e Qeverisė tė paraqitur nga kryeministri Thaēi, po ashtu tė mbėshtetur edhe nė draftrezolutėn e PDK-sė dhe tė Vetėvendosjes dhe Kuvendit t’i a paraqes tė enjten nė seancė.

    Krasniqi: Tė mos politizohet ēėshtja e bisedimeve

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thėnė se Kuvendi i Kosovės duhet tė nxjerrė njė dokument qė nuk pėrcakton se ēka duhet tė bisedohet, por qė pėrcakton vijat se ēka nuk mund tė bisedohet. Krasniqi ka kėrkuar edhe nga Brukseli njė qartėsim mė tė madh tė politikave tė tij ndaj Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran, dhe njė qėndrim mė unik ndaj Kosovės.

    Ai ka theksuar se dy rezolutat e propozuara, njėra nga GP i PDK-sė, njėra nga GP i Vetėvendosjes dhe pjesa e dytė e fjalimit tė kryeministrit Hashim Thaēi, janė njė bazė e mirė pėr tė nxjerrė njė dokument, i cili pėrcakton se ēka mund tė bisedohet e ēka nuk duhet tė bisedohet.

    “Unė mendoj qė kėtyre bisedimeve nuk duhet t’u jepet konotacion politik, sepse nuk janė politike. Vetėm nėse ne dyshojmė se Kosova nuk ėshtė shtet i pavarur, mund t’i krijojmė ato paragjykime. Ne duhet tė kėrkojmė nga Brukseli njė qartėsim mė tė mirė pėr politikat qė Brukseli ka ndaj shtetit mė tė ri nė botė dhe ky qartėsim deri tani nuk ėshtė nė nivelin e duhur. Ne duhet tė kėrkojmė nga Brukseli qė politikat e tė gjitha vendeve tė BE-sė tė jenė tė unifikuara dhe jo tė kemi 22 vende qė e kanė njohur Kosovėn dhe 5 vende qė nuk e njohin”, ka thėnė Krasniqi.

    Krasniqi ka thėnė se nuk ka qenė as ithtar i ngritjes nė Kuvend tė ēėshtjes sė bisedimeve teknike, ngase sipas tij, ēėshtja politike nė Kuvend ėshtė pėrmbyllur mė 17 shkurt tė vitit 2008.

    Pėrplasen pozita e opozita nė Kuvend

    Pozita dhe opozita nuk kanė pasur qėndrime tėrėsisht tė kundėrta nė deklarimet e tyre nė Kuvendin e Kosovės, por megjithatė gjatė debatit parlamentar ka mbizotėruar zėri kritikues ndaj Qeverisė sė Kosovės.

    Deputetėt e bllokut opozitarė kanė shprehur me kėmbėngulje, ndėrkaq ishin deputetėt e Vetėvendosjes ata qė me ēdo kusht kanė kundėrshtuar kėto bisedime, ndėrkaq kėto kundėrshtime dhe kushte i ka pranuar edhe Qeveria, por ka thėnė se ajo e sheh zgjidhjen e problemeve pėrmes dialogut.

    Deputeti Albin Kurti disa herė e ka pėrmendur mundėsinė qė tė vihet nė referendum ēėshtja e bisedimeve dhe pėr njė moment, mbėshtetje ka marrė edhe nga deputeti i LDK-sė, Sabri Hamiti.

    Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka vlerėsuar pėr kritikat e opozitės, sidomos tė Vetėvendosjes, duke thėnė se e kupton shumė mirė dilemėn e kėsaj lėvizje, por dallimi qėndron nė mėnyrėn e qasjes.

    “E kuptoj konceptualisht Vetėvendosjen, por ku ėshtė dallimi i tyre me neve? Ne po shohim se duhet t’i zgjidhim ēėshtjet, vetėm pėrmes bisedimeve”, ka thėnė Kuēi.

    Ndėrkohė, deputeti i Vetėvendosjes, Albin Kurti i ėshtė kundėrpėrgjigjur, duke thėnė Kuēit se po pėrdorė metoda cinike tė tentimit paraqitjes sikur deputetėt janė tė gjithė nė njė anė.

    “Meqenėse po pajtohemi atėherė mos shkoni nė negociata. Qėllimi juaj ėshtė cinik. Ju po mundoheni tė krijoni disa ura nė imagjinatėn e deputetėve qė tė duket se jemi tė gjithė nė njė anė, por nuk jemi. Ne mendojmė se rruga pėr nė Bruksel kalon nėpėr Tiranė, por ju me negociatat qė po hyni, po doni tė kanalizoni Kosovėn nė shtegun qė e ēon drejt Brukselit pėrmes Beogradit”, ka thėnė Kurti.

    Sipas tij, pikėrisht pėr kėtė edhe bashkėsia ndėrkombėtare e ka izoluar kryeministrin Thaēi pėrmes akuzave, duke i “lėnė vetėm njė deriēkė, pėrmes Tadiēit”. “Le tė shkojė, por pa neve. Organizoni referendum me qytetarėt dhe e shihni a do tė kalojė. Nuk do tė kalojė”, ka thėnė Kurti.

    Ndėrkohė Kuēi ka replikuar duke thėnė se Vetėvendosja ka pasur dilemma edhe nė vitin 2007 kur ka thėnė se Kosova nuk do tė jetė shtet dhe nuk do t’i ketė ambasadat e saj, por doli e kundėrta.

    “Nuk po them qė nuk mund tė keni dilema, por as nuk mund t’ia mohosh dikujt tė jetė optimist”, ka thėnė Kuēi.


    Ndėrkohė, Kurti i ka kujtuar Kuēit gjakun e dėshmorėve, duke thėnė se pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė arritur pėr shkak tė negociatave, por pėr shkak tė gjakut tė dėshmorėve.

    Nga ana tjetėr, edhe Sabri Hamiti nga LDK-ja ka theksuar se e pėrkrah qėndrimin e Albin Kurtit, qė nėse Kuvendi nuk arrijė tė dalė me njė qėndrim tė qartė, atėherė tė shkohet nė referendum pėr ēėshtjen e bisedimeve.

    Ligjvėnėsit gjatė debatit kanė shprehur qėndrime tė ndryshme pėr bisedimet, por mbi tė gjitha pajtueshmėri kanė arritur tė gjithė qė statusi nuk mund tė jetė i diskutueshėm.

    Deputeti i Lėvizjes pėr Bashkim Agim Kuleta ka thėnė se Kuvendi nuk ka nevojė pėr njė rezolutė pėr apo kundėr bisedimeve, por Kuvendi pas debatit tė ofrojė njė platformė dhe tė autorizojė Qeverinė qė ta zbatojė atė platformė.

    Por njė tjetėr mendim ka deputeti i Lėvizjes Vetėvendosje, Glauk Konjufca, i cili ka thėnė se kundėrshtimi i bisedimeve me Serbinė ėshtė guxim dhe trimėri.

    “Sot guxim ėshtė t’i kundėrshtosh negociatat dhe qyqarllėk ėshtė t’i pėrgjigjesh Serbisė nė kėto negociata. Kosova nuk ka nevojė pėr kėto bisedime dhe nuk i duhen aventura prej tė cilave humbėse do tė dalė vetėm ajo. Tė besosh se problemet e brendshme tė Kosovės do tė zgjidhen me bisedime, duhet tė jesh goxha i ēmendur”, ka thėnė Konjufca.

    Ai ka kundėrshtuar deklaratat e kryeministrit Thaēi, i cili ka thėnė se bisedimet do tė pėrfundojnė me njohjen nga ana e Serbisė, si ėshtė e mundur qė kėto negociata do tė qojnė nė njohje, kur negociatat janė pikėrisht riprodhim i mosnjohjes nga ana e Serbisė.

    Ndėrkohė, deputeti i AAK-sė, Ahmet Isufi ka theksuar se fakti qė Qeveria emėron Edita Tahirin nė krye tė delegacionit pėr bisedime dhe hartimi i njė draftrezolute pa kurrfarė konsulte paraprake, dėshmon pėr nivelin e seriozitetit dhe transparencės sė saj.

    “Veprimet e tilla pa asnjė konsensus dhe marrėveshje paraprake tregojnė se kjo Qeveri nuk pėrfaqėson vėrtetė interesat e qytetarėve dhe ashtu siē ka ardhur edhe do tė shkojė”, ka thėnė Isufi.

    Amir Ahmeti nga Koalicioni pėr Kosovė tė Re, ka theksuar se askush nuk duhet t’u frikėsohet bisedimeve me Beogradit, por ka thėnė se kėto bisedime, duhet pasur parasysh se mbahen nėn hijen e njė tragjedie qė ka ndodhur nė Kosovė gjatė luftės.

    Ahmeti ka thėnė se ndėr temat qė duhet tė diskutohet patjetėr ėshtė ēėshtja e tė pagjeturve, kompensimi i dėmeve tė luftės, realizimi i tė drejtave tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, kthimi i fondit pensional, dokumenteve tė udhėtimit, shuarja e strukturave paralele, qarkullimi i mallrave dhe automjeteve.

    “Po ashtu ėshtė shumė e rėndėsishme qė pas ēdo raundi tė bisedimeve pala e Kosovės nuk duhet tė lėrė pėrshtypje se bisedimet kanė kahe pozitive nėse nuk ka rezultate konkrete”, ka thėnė Ahmeti.

    Vjosa Osmani deputete e LDK-sė ka drejtuar kritika pėr Qeverinė e Kosovės pėr mosinformim pėr pėrgatitjet rreth procesit tė bisedimeve, pėrderisa emėrimin e zėvendėskryeministren Edita Tahiri nė krye tė delegacionit tė Kosovės, nuk ėshtė pėrgatitje, por ėshtė vetėm njė nguti nga ana e Qeverisė.

    “Qeveria nė asnjė moment nuk e ka qartėsuar pse ky dialog ėshtė prioritet, kur dihet se ka prioritete tjera. Nuk ka asnjė informatė nėse Qeveria ka ofruar njė agjendė para pėrfaqėsuesit tė BE-sė. Ėshtė me rėndėsi qė ky Kuvend t’ia pėrcaktojė Qeverisė vijat e kuqe, t’ia pėrcaktojė temat mė tė cilat nuk mund t’i bisedojė, por po ashtu t’ia pėrcaktojė pikė pėr pikė ato qė Qeveria mund t’i bisedojė. Ėshtė e domosdoshme qė afati i bisedimeve tė pėrcaktohet qysh tani, nė mėnyrė qė Kosova mos tė hyjė nė njė dialog qė dihet kur nisė, por jo kur pėrfundon”, ka thėnė Osmani.

    Afatizimi i bisedimeve, sipas saj, duhet tė miratohet nga Kuvendit, ashtu siē duhet tė miratohet me 2/3 e votave tė deputetėve ēdo marrėveshje e arritur.

    Vazhdon debati, propozohen dy projektrezoluta

    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ka paraqitur arsyeshmėrinė pėr debat para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės nė seancėn, nė tė cilėn po zhvillohet debat pėr procesin e bisedimeve mes Kosovės dhe Serbisė, tė cilat pritet tė nisin nesėr. Grupi Parlamentar i PDK-sė, ka paraqitur njė draftrezolutė, nė tė cilėn pėrcaktohet korniza e bisedimeve dhe kėrkohet mbėshtetja e Kuvendit, ndėrkaq edhe Lėvizja Vetėvendosje ka paraqitur njė rezolutė, pėrmes sė cilės kundėrshtohet nisja e bisedimeve dhe pėrcaktohen njė sėrė kushtesh pėr Serbinė, por edhe pėr Bashkimin Evropian.

    Thaēi ka thėnė se kėto nuk janė negociata, por ėshtė dialog teknik, i cili do tė ketė njė qėllim tė vetėm, normalizimin e raporteve ndėrshtetėrore Kosovė-Serbi.

    Ai ka ftuar Kuvendin e Kosovės qė ta pėrkrah kėtė proces, ta vazhdojė dhe tė kyēet nga afėr nė rrjedhėn e tij, pėrderisa ka garantuar transparencė nė gjithė procesin e bisedimeve, i cili beson se do tė jetė i gjatė, por me rezultat tė njohjes reciproke.

    “Pėrmes kėtij dialogu ne synojmė njohjen sa mė tė shpejtė edhe nga pesė vende tė Bashkimit Evropian, pėrshpejtimin e procesit tė liberalizimit tė vizave, anėtarėsim nė NATO dhe BE dhe ky proces me bindje tė plotė tė pėrmbyllet me njohjet reciproke tė Kosovės dhe Serbisė dhe anėtarėsimit nė BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara”, ka thėnė Thaēi.

    Ai ka thėnė se dialogu ėshtė nė pėrputhje me dokumentin e Ahtisarit, i cili ėshtė mbėshtetur nga gjithė spektri politik i legjislaturės sė kaluarės dhe po ashtu edhe me rezolutėn e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, mė 9 shtator 2010.

    Kreu i Qeverisė ka garantuar se nė asnjė rrethanė nuk do tė bisedojė me Serbinė pėr ēėshtjet, pėr tė cilat me kohė janė vėnė vijat e kuqe, siē ėshtė statusi politik i Kosovės, ēėshtjet qė prekin integritetin territorial tė Kosovės dhe ēėshtjet qė janė nė kundėrshtim me propozimin gjithėpėrfshirės tė Ahtisarit.

    Shefi i Grupit Parlamentar tė PDK-sė, Adem Grabovci ka paraqitur njė draftrezolutė, pėrmes tė cilėt kėrkohet qė: 1. Kuvendi i Kosovės tė mbėshtet dialogun midis dy shteteve pėr ēėshtje praktike nė interes tė pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve dhe avansimit tė agjendės evropiane; 2. Kuvendi i Kosovės tė kėrkojė qė dialogu tė lehtėsohet nga BE-ja dhe SHBA-ja; 3. Dialogu i Kosovės dhe Serbisė tė jetė i pėrgatitur mirė me agjendė tė qartė dhe tė pėrcaktuar paraprakisht me marrėveshje me palėt; 4. Agjenda e dialogut duhet tė pėrfshijė vetėm ēėshtje teknike tė interesit tė pėrbashkėt, pa prekur nė asnjė rast sovranitetin, integritetin dhe rregullimin e brendshėm tė Kosovės; 5. Udhėheqja e delegacionit tė Kosovės pėr dialogun do ta informojė rregullisht Komisionin pėr politikė tė jashtėm dhe Kuvendin e Kosovės; 6. Kuvendi shpreh vullnetin e Kosovės dhe tė qytetarėve pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me Serbinė nė tė mirė tė dy vendeve fqinje; Dhe 7. Kuvendi i Kosovės e afirmon qėndrimin se bashkėpunimi rajonal, marrėdhėniet e mira fqinjėsore dhe dialogu janė domosdoshmėri pėr pėrshpejtimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

    Pėr GP tė LDK-sė, bisedimet janė tė nxituara dhe tė panevojshme nė kėtė fazė, ngase konsideron se Kosova nuk fiton asgjė, pėrderisa nga Qeveria kėrkon transparencė tė plotė nė kėtė proces.

    “I Propozojmė Kuvendit qė tė kėrkojė nga Qeveria njė platformė tė qartė tė pritjeve dhe bisedimeve. Njė ambient i nevojshėm pėr fillimin e kėtyre bisedimeve, nėnkupton tėrheqjen e strukturave paralele. Nėse BE-ja kėrkon qė Kosova tė ulet nė tavolinėn e bisedimeve, atėherė duhet tė ofrojė kushte tė njėjta edhe pėr Kosovėn, ashtu edhe si pėr Serbinė”, ka thėnė shefi i GP tė LDK-sė, Ismet Beqiri, i cili po ashtu ka pėrcaktuar kritere tė njėjta pėr bisedime.

    Ndėrkaq, shefi i GP tė Vetėvendosjes Visar Ymeri, duke u bazuar nė shumė fakte, duke pėrmendur protestat e vazhdueshme, luftėn e UĒK-sė dhe dokumente tė ndryshme tė nxjerra, ka paraqitur rezolutėn kundėr bisedimeve.

    Pėrmes kėsaj rezolute, pėrcaktohet qė nė asnjė mėnyrė nuk mund tė diskutohet pėr subjektivitetin politik dhe territorial tė Kosovės, tė ketė njė marrėveshje politike pėr ēfarėdo bisedimesh, nuk mund tė bisedohet pa njohjen faktike nga Serbia, pa tėrheqjen e strukturave paralele, pa kthimin e 1300 trupave tė shqiptarėve, pa dorėzimin dhe dėnimin e kriminelėve tė luftės, pa pagimin e dėmeve tė luftės, kthimin e fondit pensional, kthimin librave kadastral, eksponatet kulturore, pa ndėrprerjen e shkeljeve tė tė drejtave tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe garantimin e tė drejtave tė tyre, sikur qė kanė tė drejta serbėt nė Kosovė.

    Ndėrkaq, shefi i GP tė AAK-sė Ardian Gjini ka theksuar se Kuvendit dhe qytetarėve po tentohet t’u hidhet hi syve, ngase sipas tij, Kosova nuk ėshtė e pėrgatitur qė tė hyjė nė njė proces tė tillė tė bisedimeve

    “Pėrgatitje nėnkupton kėrkesa tė qarta kundrejt BE-sė, dhe garanca se ēka fiton Kosova nė kėtė dialog. Kosova duhet ta ketė agjendėn e qartė. Ne duhet ta dimė se ēka do tė fitojmė. Krejt kėto mund t’i duken dikujt ekzagjerim, por vetė fakti qė kėrkohet mbėshtetje pėr negociata qė fillojnė nesėr, tregon se kjo ka tė bėjė edhe me ēėshtje tjera”, ka thėnė Gjini, duke theksuar se kjo qė po ndodhė po dėshmon se nuk ka pėrgjegjėsi shtetformuese ne Qeverinė aktuale tė Kosovės.

    Edhe shefi i GP tė AKR-sė si parti partnere e koalicionit, Ibrahim Makolli, ka paraqitur tė njėjta kushte pėr tė hyrė nė bisedime, pėrderisa ka thėnė se Qeveria duhet tė ndėrtojė njė konsensus pozitė-opozitė-shoqėri civile, sepse nė tė kundėrtėn do tė jetė vetėm ēėshtje e njė grupi.

    Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit e partive tė pakicave kanė mbėshtetur fillimin e dialogut, kurse gjatė debatit, deputetėt kanė shprehur qėndrimet e tyre, kryesisht kundėr fillimit tė bisedimeve.

    Deputeti i Vetėvendosjes, Albin Kurti ka thėnė se ka agjendė pėr kėto bisedime, mirėpo kjo nuk po tregohet, ndėrkohė qė bisedimet i ka konsideruar si ēėshtje qė shkon vetėm nė favor tė kryeministrit Hashim Thaēi, pėr tė ruajtur pushtetin.

    Kurti ka thėnė se para se tė bisedohet me Serbinė, duhet tė fillohet dialogu me Shqipėrinė dhe bashkėrendimi i shumė ēėshtje me shtetin shqiptar, nė mėnyrė qė tė ketė njė unifikim tė faktorit shqiptar nė Ballkan.

    Debati do tė vazhdojė gjatė seancės sė sotme, ndėrkaq nė fund pritet qė tė tė vihen nė votim dy draftrezolutat e paraqitura, njėra nga PDK-ja, tjetra nga Lėvizja Vetėvendosje. /kosovapress/

    Kuvendi po debaton pėr bisedimet Kosovė-Serbi

    Kuvendi i Republikės sė Kosovės po diskuton pėr bisedimet mes Kosovės dhe Serbisė.

    Seanca po mbahet me kėrkesė tė Qeverisė sė Kosovės, djersa kryeministri Hashim Thaēi i ka ftuar deputetet qė ta mbėshtetėsin dialogun, pasi sipas tij kjo ėshtė e domosdoshme pėr integrimin e Kosovės pėr nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO.

    Fjala e Kuvendit

    Kuvendi i Kosovės do tė debatojė sot pėr herė tė parė pėr bisedimet teknike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Pritet njė debat i nxehtė, pėr shkak tė dallimeve mes grupeve parlamentare pėr kėtė ēėshtje. Seanca ėshtė kėrkuar nga Qeveria. Nėse shumica e deputetėve deklarohen kundėr bisedimeve, delegacioni i Prishtinės nuk mund tė udhėtojė pėr nė Bruksel.

    Kuvendi i Kosovės do tė debatojė tė hėnėn rreth dialogut pėr ēėshtje teknike me Serbinė, qė ėshtė paralajmėruar se do tė fillojė kėtė javė, nėn mbikėqyrje tė pėrfaqėsuesit tė Bashkimit Evropian, Robert Cooper.

    Seanca ėshtė kėrkuar nga Qeveria e Kosovės, ndėrkaq grupet parlamentare tė koalicionit qeveritar pritet tė propozojnė aprovimin e njė rezolute, e cila pėrmban “vijat e kuqe” tė Prishtinės nė bisedimet me Beogradin.

    Megjithėse Kryeministri Hashim Thaēi ka emėruar javėn e kaluar Edita Tahirin si shefe tė delegacionit tė Kosovės, edhe janė mbajtur disa takime konsultative me Lehtėsuesin e BE’sė, Robert Cooper, ekipi kosovar nuk mund tė udhėtojė nė Bruksel nėse shumica e deputetėve do tė deklarohen kundėr bisedimeve.

    Partitė opozitare nuk e shohin dialogun prioritet tė Kosovės, por qėndrimi i tyre zyrtar do tė mėsohet gjatė seancės parlamentare.

    Pėrveē anėtarėve tė opozitės, dialogun me Beogradin e shohin me dyshim edhe deputetė nga koalicioni qeveritar.

    Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi ka thėnė se nuk ka ndonjė dokument apo draftrezolutė tė deponuar nė Kuvend pėr bisedimet teknike mes Prishtinės e Beogradit. Ai nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė qė njė rezolutė tė miratohet nė fund tė seancės, pas debatit tė deputetėve.

    “Nė Kuvend nuk ka ardhur asnjė draft i rezolutės, por kjo mund tė ndodhė tė nxirret pas debatit tė deputetėve, edhe pse kjo nuk ėshtė e domosdoshme. Miratimi eventual i Rezolutės do duhet tė harmonizohet mes shefave tė grupeve parlamentare dhe pastaj tė miratohet”, ka thėnė Krasniqi tė dielėn pėr Express.

    Njė nga subjektet opozitare, Vetėvendosje, mund tė propozojė njė projektrezolutė me tė cilėn kėrkohet qė Prishtina tė mos e pranojė dialogun me Beogradin, derisa Serbia tė mos e pranojė Kosovėn si shtet tė pavarur dhe tė plotėsojė disa kushte tė tjera.
    Drejtuesja e delegacionit tė Kosovės, Edita Tahiri ka deklaruar nė Washington se nė bisedimet me Serbinė do tė diskutohen vetėm ēėshtje teknike.

    “Ne do tė shkojmė nė bisedime si shtete tė pavarura pasi pėr ne statusi ėshtė njė ēėshtje e mbyllur”, ka deklaruar Tahiri nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės”.
    Ajo ka thėnė se kėtė qėndrim e ka mbrojtur edhe nėnsekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, i cili ka vizituar sė fundmi Prishtinėn.

    Ajo e ka vlerėsuar si tė pamundur realizimin e synimit tė Beogradit pėr tė diskutuar sėrish ēėshtjen e statusit, pasi sipas saj, njė gjė tė tillė nuk e mbėshtet faktori ndėrkombėtar.

    “Nė bisedime do tė jenė BE’ja, SHBA’ja dhe Beogradi me Prishtinėn. Njėra palė nuk mund tė imponojė e vetme temėn e bisedimeve. Ēėshtja e statusit ėshtė e pėrfunduar”, ka pohuar Tahiri.

    Shefja e delegacionit ka shtuar mė tej se nė procesin e ri nuk do tė diskutohet as opsioni i pėrfolur pėr ndarjen e Kosovės, pasi Veriu ėshtė pjesė e territorit tė shtetit tė ri.

    “Nuk ekziston as ēėshtja e Veriut dhe as ēėshtja e Mitrovicės. Ajo qė ekziston ėshtė ēėshtja e njė pjese tė serbėve qė jetojnė nė pjesėn veriore, tė cilėt qė nga paslufta kanė hezituar tė bėhen pjesė e realitetit tė Kosovės dhe ndikohen nga Beogradi”, ka shtuar Tahiri.

    Zėvendėskryeministrja e Kosovės, Edita Tahiri, dhe ministri i Jashtėm, Enver Hoxhaj, kanė qėndruar disa ditė nė SHBA, ku janė takuar me zėvendėssekretarin e Shtetit, James Steinberg.

    Bisedimet me Serbinė kanė qenė nė fokus tė konsultimeve me diplomatėt amerikanė.
    Ndryshe, Lehtėsuesi europian nė bisedimet teknike mes Kosovės dhe Serbisė, Robert Cooper, ka finalizuar agjendėn dhe temat pėr tė cilat do tė diskutojnė tė dyja delegacionet. Jozyrtarisht thuhet se takimi i parė ėshtė planifikuar tė mbahet kėtė tė martė.

    Nė takimin e parė mes delegacionit tė Kosovės dhe Serbisė, do tė diskutohet pėr CEFTA’n, doganat dhe librat kadastralė.

    Burime tė Expressit thonė se ndėrmjetėsuesi Robert Cooper do tė propozojė qė takimet e ardhshme tė CEFTA’s tė mbahen sipas formulės Gymnich, derisa zgjidhjen pėr funksionalitetin e Pikės 1 dhe 31 tė Doganės sė Kosovės e sheh tek aplikimi i vulės me mbishkrimin “Kosovo”, e jo Republika e Kosovės, apo “KosovoUNMIK” siē kėrkon Serbia.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    Pacolli i gatshėm tė takohet me Boris Tadiqin
    Nga Express mė 07 mars 2011 nė ora 19:06
    Presidenti i Kosovės, Behgjet Pacolli ka deklaruar tė hėnėn nė mbrėmje se ėshtė pro bisedimeve Kosovė – Serbi, sepse kėshtu do tė gjendet zgjidhje pėr tė gjitha problemet, ndėrsa ka shprehur gatishmėrinė e tij, siē ėshtė shprehur pėr interesin e Kosovės dhe qytetarėve, tė takohet edhe me presidentin serb Boris Tadiq.

    Derisa gjatė ditės sė hėnė nė Kuvendin e Kosovės ēėshtja e bisedimeve tė paralajmėruara Prishtinė – Beograd ka pėrplasur pozitėn dhe opozitėn dhe nuk ėshtė dal me njė rezolutė pėr kėtė ēėshtje, presidenti ka dal me qėndrim pro dialogut.

    Madje, ai ka vlerėsuar se ėshtė fat qė tani problemet mund tė zgjidhjen me dialog dhe jo me armė.

    “Unė besoj se ne duhet tė jemi tė inkurajuam tė bisedojmė, ku ėshtė fati qė tė bisedojmė gjithmonė. Mė besoni se duke biseduar ne do t’i zgjidhim edhe problemet. Unė i inkurajoj ēdo kėnd qė tė bisedojė nė mėnyrė konstruktive, se ne kemi nevojė pėr biseda. Ėshtė fat qė armėt pushojnė dhe bisedohet”, ka thėnė ai.

    I pyetur nga mediat se nėse do tė pranonte tė takohet me presidentin e Serbisė, Boris Tadiq, Pacolli ka thėnė se pėr interesin e qytetarėve dhe Kosovės ėshtė nė gjendje tė bėjė edhe mė shumė.

    "Pėr interesin e Kosovės dhe qytetarėve tė mi jo qė isha taku, por jam nė gjendje qė tė bėjė edhe shumė gjėra tė tjera”, ėshtė shprehur ai.

    Ndėrkaq gjatė ditės presidenti Behgjet Pacolli, i shoqėruar nga bashkėpunėtorėt e tij dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka qėndruar pėr vizitė nė pjesėn veriore tė Kosovės, pėrkatėsisht nė pikat kufitare 1 dhe 31, nė Zubin Potok dhe Leposaviq.

    Ai tha se ka shkuar atje pėr t’u njohur nga afėr me gjendjen, pėrkatėsisht me qarkullimin e njerėzve dhe mallrave nė kėto dy pika kufitare mes Kosovės dhe Serbisė.

    “Ka qenė arsye qė tė shkoj edhe atje tė vizitoj bashkatdhetarėt tonė, punėtorėt tonė qė punojnė pėr institucionet e Kosovės dhe tė inkurajoj ata qė punojnė edhe mė tutje. Tė inkurajoj edhe ata qė dikush ėshtė duke u kujdesur edhe pėr atė anė dhe ajo pjesė ėshtė e Kosovės dhe tė lansoj njė mesazh qė nga atje qė nuk janė tė vetmuar, por janė nėn pėrkujdesjen e Kosovės”, ka thėnė ai.

    Pėr kėtė vizitė nė veri, zyra e Presidencės ka lėshuar njė komunikatė pėr media vetėm pas deklaratės sė presidentit Pacolli, i cili tha se kjo vizitė ka qenė dashur tė lajmėrohet.

    Ēėshtja e bisedimeve Prishtinė – Beograd i ka pėrplasur pozitėn dhe opozitėn nė Kuvendl. Deputetėt e bllokut opozitarė kanė shprehur me kėmbėngulje kundėrshtimet e tyre, ndėrkaq ishin deputetėt e Vetėvendosjes ata qė me ēdo kusht kanė kundėrshtuar kėto bisedime, ndėrkaq kėto kundėrshtime dhe kushte i ka pranuar edhe Qeveria, por ka thėnė se ajo e sheh zgjidhjen e problemeve pėrmes dialogut./Kosovapress/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •