Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Këshilla të përgjithshme

    Këshilla të përgjithshme

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

    Vëllezër Muslimanë, në këtë temë do paraqesim disa këshilla të përgjithshme në lidhje me përmirësimin e gjendjes tonë. InshAll-llah, do të kemi dobi prej këtyre këshillave dhe lus anëtarët që të mos e devijojnë temën.

    Është mirë që të lexohen me vëmendje, para se të meren paragjykime.

    Qëllimi i kësaj teme, sikur e ceka edhe më sipër, është për përmirësimin e gjendjes dhe urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja.

    Lusim All-llahun s.v.t., që të na ndihmojë që të jemi të qartë, durimtarë, mirsjellës, ashtu siç kërkon Ai nga robët e vet.

    Të mundohemi që të jemi të kuptueshëm dhe ku e shihni se është gabim, mund që të këshilloni, se kjo është edhe titulli i temës.

    Ju dëshiroj lexim të këndshëm të gjithëve.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Ja dhe keshilla ime e pare per ty dhe per te gjithe Shqiptaret muslimane:

    Thuaj "Paqja dhe meshira e Zotit qofte me ju" ne Shqip e jo Arabisht!

    Te shohim tash se cfare keshilla ke ti per neve dhe do te japim edhe ne mendimin tone.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Para se të fillojmë me këshillat, deshtja t'ju informoj biografinë e atij që të shpije në devijim, All-llahu na ruajt prej tij.


    Ta njohim iblisin


    Emri i tij: Iblis

    Feja: Kafir, Fasik. Thotë Allahu "Vërtet shejtani (Iblisi) qe kafir ndaj Zotit të tij" (El-isra:27)

    Miqët e tij: Kafirat. Thotë Allahu "Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besuan" (El-A'raf:27).

    Shokët e tij: Të distancuarit nga adhurimi i Allahut. Thotë Allahu "Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojmë një djall (shejtan), që do t’i bëhet shok i pandashëm" (Zuhruf:36).

    Vëllezërit e tij: Teprimtarët në shpenzime. Thotë Allahu "Teprimtarët me të vërtetë janë vëllezërit e shejtanve…" (EL-Isra:27).

    Përfundimi i tij dhe i pasuesve të tij: Xhehennemi. Thotë Allahu "Për Zotin tënd! Ne do t’i tubojmë ata dhe djajtë, pastaj do t’i sjellim të gjunjëzuar rreth Xhehenemit!" (Merjem:68).

    Metodat e mashtrimit: Vesveset, shpresat e kota, tekat dhe dyshimet. Thotë Allahu "Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime". (En-nisa:120).

    Vendqëndrimi i tij: Mes diellit dhe hijes. "Ka ndaluar Pejgamberi alejissalatu vesselam nga të qëndruarit në një vend mes diellit dhe hijes duke thënë se: "Është vendqëndrimi i Shejtanit". (Transmeton Ahmedi me sened sahih:14874).

    Vendngritja e flamurit të tij: Tregjet. Pejgamberi alejisselam ka thënë: "Mundësisht kursesi mos u bo i pari që hyn në treg (kur hapet) dhe as i fundi (kur mbyllet), sepse këtu qëndron beteja e shejtanit dhe ngritja e flamurit të tij" (Muslimi:4489).

    Vendstrehimi: Vendet të cilat nuk përmendet Allahu.

    Ushqimi: Çdo ushqim dhe pije që nuk përmendet Allahu para ngrënies apo pirjes. Thotë Muhammedi alejhissalatu vesselam: "Nëse njeriu kur të hynë në shtëpin e tij dhe kur ta haj ushqimin e tij përmend Allahun, shejtani do të thotë: Nuk ka vendstrehim as ushqim për ju (d.m.th iu drejtohet me këto fjalë shejtanve tjerë)". Muslimi (3762).

    Premtimet e tij: Varfëria. Thotë Allahu "Djalli ju premton me skamje e varfëri…" (El-bekareh:268).

    Urdhërat e tij: Amoraliteti dhe çdo e keqe tjetër. Thotë Allahu "Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë amoralitet dhe vepra të këqija…" (En-nur:21).

    Kohëzgjatja e ndikimit të tij: Deri në ditën e gjykimit. Thotë Allahu "Zoti tha: “Sigurisht që do të të jepet afat. Deri në një ditë të caktuar" (El-hixhr:37-38)

    Rezultati i të miqësuarit me të: Devijimi i qartë dhe dëshpërimi në dy botrat. Thotë Allahu:…Ata janë pala e djallit; në të vërtetë, pala e djallit janë humbësit'' (El-muxhadeleh:19).

    Pushteti i tij: Kafirat, mushrikët dhe mëkatarët. Thotë Allahu: "Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut" (En-nahl:100).

    Rezultati i dinakëris së tij: I dobët. Thotë Allahu: "… vërtet, dinakëria e djallit është e dobët!" (En-nisa:76).

    Rezultati i respetimit të tij: Mashtrim i qartë. Thotë Allahu "Në të vërtetë, shejtani gjithmonë për njeriun ka qenë mashtrues" (El-furkan:29).

    Gjërat që e pengojnë atë: Ezani dhe namazi. Pejgamberi alejhissalatu vesselam ka thënë: "Kur të thirret Ezani, shejtani ikën (nga ndëgjimi i tij)…"(Buhariu dhe Muslimi).

    Thirrjet devijuese të tij: Këngët dhe muzika. Pejgamberi alejhissalatu vesselam ka thënë: "Cingërimat (muzikore) dhe këngët janë thirrjet e shejtanit". (Ahmedi me sened sahih:8428).

    Cak i devijimit: Të gjithë njerëzit pa dallim. Thotë Allahu "Ai (shejtani)tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t’i mashtroj ata të gjithë." (Sad:82).

    Pas gjithë këtyre mashtrimeve, kurthave, cytjeve të tija djallëzore iblisi i mallkuar prap se prap detyrohet të pranoi qëllimin e krijimit të tij mashtrues që e posedon para gjithë njerëzve dhe distancimin e plotë të tij ndaj gjithë atyre që kan pasuar, duke iu drejtuar atyre me këto fjalë:

    "Dhe, kur të marrë fund puna, shejtani do të thotë: “Vërtet, Allahu ju dha një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi. Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim). Vërtet, keqbërësit do të kenë një denim të dhembshëm" (Ibrahim:22).

    Andaj ti o musliman dhe muslimane që Allahu iu ka nderuar me islam dhe iman, a nuk ka ardhur koha të vetdijsoheni njëherë e përgjithmon se rruga e vetme e shpëtimit, udhezimit, lumturis, kënaqësis është në adhurimin e Allahut tënd dhe pasimit të dërguarit të Tij Muhammedit alejisselam.

    Pendohu nga mëkatet sa më shpejt që është e mundur, sepse e keqja e vdekjes është e tillë që vie befas, nuk të pret për asgjë, mjaft për Zotin më me kryeneçësi, padituri dhe arsyetime boshe, koha për të pranuar këshillat e Allahut dhe të Muhammedit alejisselam moti ka ardhur dhe ka shkuar.

    Vallahi nuk ka mundësi të udhëzohesh, pa u interesuar për udhëzim. Interesohu pak të lutem, do të vëresh se si menjëher do ta kesh Allahun afër, i gëzuar për interesimin tënd për udhëzim dhe pendim.

    Falenderimet e pandërprera qofshin Allahut pastaj të dërguarit të tij që na treguan se kush është armiku yn më i madh dhe çfarë cilësish posedon ai.

    Historia ka vërtetuar se strategjia më e sukseshme për të triumfuar kundër armikut është kur njeriu posedon njohuri mbi qëllimet e tij, dobësit e tij,…. Pra tani ty veç tu mundësua të posedosh një strategji pak a shumë të përgjithsme për ta përdorur kundër shejtanit të mallkuar dhe të triumfosh përgjithmon ndaj tij.

    Fjala ime përfundimtare është: Qoftë Allahu gjithmonë në ndihmë dhe përkrahjen tuaj. AMIN.


    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Mos ja bej te tjereve ate qe nuk ke qejf te ta bejne ty!

    Mos e vlereso njeriun nga bindjet apo nga besimi i tij por nga sjelljet e tij!

    Respektoje e duaje vellaun Shqiptar me shume se Arabin, Amerikanin, etj.

    Mos fol gjuhe te huaja pa nevoje sidomos kur bashkebisedon me nje Shqiptar!
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Këshillë drejtuar të gjithë myslimanëve


    Shejh: Abdul-Aziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)
    Marrë nga revista “El-Minhel”- për muajin Dhul-Ki’detu dhe Dhul-Hixh-xhetu, më 1371 H (1952), pjesa
    12, faqe 411- 416
    (islamspirit.com-Meusu’atu fetaua el-lexhneti uel-imamejn)
    Përktheu: Petrit Perçuku



    Nga Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz drejtuar të gjitë myslimanëve! Allahu më bëftë mua dhe ata prej pasuesve të rrugës së besimtarëve dhe na ruajt nga rruga e atyre që kanë shkaktuar Zemërimin e Tij dhe e atyre që janë të humbur! Amin!

    Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

    Më pastaj:
    Ajo që më shtyu për këtë (porosi) është këshilla dhe përkujtimi, duke e vënë në vepër Fjalën e Allahut të Lartësuar:
    “Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve” (Surja Edh-Dharijat-55).

    Dhe Fjalën e Tij:
    “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër” (Surja El-Maidetu-2).

    Gjithashtu, Fjalën e Tij:
    “Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën e këshillojnë njëri-tjetrin për durim” (Surja El-Asr 1-3).

    Dhe fjalën e Profetit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem):
    “Feja është këshillë” Iu tha: “Për kënd, o i Dërguar i Allahut?” Tha: “Për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për prijësit e myslimanëve dhe për masën e gjerë të tyre” (Muslimi).

    Në këto vargje të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë të Kuranit si dhe në hadithin fisnik, ka argument të dukshëm për ligjësinë e përkujtimit, të këshillimit dhe të porosisë së ndërsjellë për të vërtetën dhe për thirrjen e të tjerëve drejt saj. E kjo për shkak se rezultojnë në dobi për besimtarët, për mësimin e injorantit, për udhëzimin e të humburit, për zgjimin e shpërfillësit, për përkujtimin e harrestarit dhe për nxitjen e dijetarit që të veprojë me atë që di, si dhe dobi tjera të shumta.

    Allahu i Patëmeta i krijoi krijesat që ta adhurojnë Atë dhe t’i binden Atij. (Pastaj) i dërgoi profetët si përkujtues për këtë (qëllim), si përgëzues e paralajmërues, ashtu siç thotë:
    “Unë nuk i krijova xhindet dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë Mua” (Surja Edh-Dharijat- 56).

    Dhe thotë:
    “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Nëse ju i ktheni shpinën të Dërguarit Tonë, dijeni se ai ka për detyrë vetëm që t’jua shpjegojë qartë” (Et-Tegabun-12).

    Dhe thotë Allahu i Lartësuar:
    “(Këta janë) të Dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut pas ardhjes së të Dërguarve…” (Surja En-Nisa-165).

    Dhe gjithashtu thotë:
    “Prandaj, këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues” (Surja ElGashijetu-21).

    Është obligim për çdo kënd që ka dije të përkujtojë (të tjerët) për këtë, të këshillojë për hir të Allahut, të thërret për tek Ai, duke e zbatuar kështu detyrën e kumtimit dhe të thirrjes (da’ues), dhe duke i marrë si shembull profetët e ndershëm (alejhimus-salatu ues-selam), si dhe duke u ruajtur nga gjynahu i fshehjes (së dijes), për të cilin ka kërcënuar Allahu në Kuran, ku thotë:
    “Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër, do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata që janë ngarkuar të mallkojnë” (Surja El-Bekaretu-159).

    Dhe është saktësuar nga Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sl-lem) se ka thënë:
    “Kush udhëzon në të mirën, ka shpërblimin e njëjtë me atë që e vepron”.

    Dhe thotë:
    “Kush thërret në udhëzim, ka shpërblimin e njëjtë me të atyre që e pasojnë, duke mos u pakësuar asgjë nga shpërblimi i tyre. E, kush thërret në devijim, ka mbi vete gjynahet e njëjta me të atyre që e pasojnë, duke mos u pakësuar asgjë nga gjynahet e tyre” (I transmeton Muslimi në Sahihun e vet).

    Nëse u kuptua kjo që u cek më lart, atëherë ajo me të cilën ju porosis ju dhe veten time është frika ndaj Allahut, kur jemi vetëm dhe me të tjerët, gjatë vështirësisë dhe mirëqenies, sepse ajo është porosia e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij, ashtu siç thotë Allahu:
    “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” (Surja En-Nisa- 131).

    Ndërsa Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), gjatë hutbeve të tij, thoshte:
    “U porosis me frikë ndaj Allahut, me dëgjueshmëri dhe me bindje”.

    “Et-takua” është fjalë përmbledhëse, e cila përmbledhë në vete hajrin në tërësi, realiteti i së cilës është kryerja e obligimeve të Allahut dhe largimi nga ndalimet e Tij me sinqeritet, me dashuri dhe me lakmi për shpërblimin e Allahut, si dhe me frikë (kujdesin) nga ndëshkimi i Tij. Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar robërit e Vet për frikë ndaj Tij dhe u ka premtuar (atyre që i frikohen Atij) lehtësim të çështjeve e të rriskut, largim të vështirësive, falje të gjynaheve dhe triumf me Xhenete.

    Allahu thotë:
    “O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit) vërtet është një ngjarje e madhe!” (Surja El-Haxhxh-1).

    Dhe thotë:
    “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdonjëri le të shikojë se çka ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që ju bëni!” (Surja El-Hashr -18).

    Dhe thotë:
    “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret” (Surja Et-Talak 2-3).

    Gjithashtu thotë:
    “Për ata që ruhen (nga gjynahet) do të ketë kopshte të kënaqësive te Allahu” (Surja ElKalem -34).

    Dhe Fjala e Tij:
    “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia rrisë shpërblimin” (Surja Et-Talak- 5).

    Vargjet të cilat flasin rreth kësaj tematike janë të shumta.

    Prandaj, o ju myslimanë, dijeni se jeni nën Mbikëqyrjen e Allahut të Patëmeta...



    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Mos kopjo por krijo!

    P.S. Kjo vlen sidomos per ty Ramazan qe po sjell tekste ketu me copy-paste.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Se pari keshillohu me babain apo gjyshin tend, e pastaj me hoxhen apo priftin e lagjes!
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Këshillë për ty,që dhimbja jote është edhe e imja

    Nga mirësitë që All-llahu na ka dhuruar është edhe bashkimi në lidhjen e përsosur,
    lidhje që na bashkon në dashurinë për Allahun,
    lidhje që interesat e tjera i bën të pavlera,
    lidhje që nuk shkëputet lehtë, por gjithmonë është aktive në gëzime dhe fatkeqsi, lidhje për të cilën na kanë zili të gjithë ata që e kanë humbur.
    Kjo lidhje është ajo për të cilën All-llahu në kuran thotë:

    ”Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër” [Huxhurate:10]

    Fatkeqësitë, muslimani duhet ti kaloj me durim, me lutje drejtuar All-llahut, që ajo goditje të tejkalohet në mënyra me të cilat Allahu është i kënaqur.
    Me të vërtetë që qdo e keqe që godet besimtarin, atë e ndjen edhe vëllau i tij në fe, i afërt qoftë apo i largët. Si të mos jetë kështu kur Muhamedi sala-Allahu alejhi we sel-lem ka thënë, se muslimanët duhet të jenë si nje trup i vetëm; nëse atë e godet diqka, duhet që atë goditje ta përjetojnë të gjithë, ashtu si shembulli i trupit të njeriut, që kur ankon nga një dhimbje e ndjen tërë trupi. Muslimani i devotshëm duhet që gjënë të cilën e do për vete duhet t'ja dojë edhe vëllait të tij dhe anasjelltas, atë që e urren për vete, ta urrejë edhe për vëllain e tij. Me këtë veprim arrihet kulminacioni i dashurisë për Allahun, si rezultat i së cilës është kënaqësia e All-llahut.
    Pa dyshim se kjo botë nuk është e rrethuar vetëm me të mira, por krahas të mirave Allahu bëri që njeriu ti shijojë edhe të këqijat.
    Këto të këqija janë të tilla në syrin tonë, mirëpo All-llahu ato i caktoi me ndonjë urtësi, që gjithsesi janë në të mirë të njeriut, si shembulli i ilacit; mund të jetë i hidhur, por është në dobi të njeriut.
    Si të mirat ashtu edhe të këqijat muslimani i trajton me një trajtim të veçantë, të panjohur kurrë më parë në ndonjë doktrinë.
    Ky trajtim bazohet në thënien e Muhamedit sala-Allahu alejhi we sel-lem, i cili thotë:

    ”Është çudi çështja e besimtarëve, e tërë ajo është e mirë për të. Nëse e godet ndonjë fatkeqësi, bën durim dhe ka shpërblim tek All-llahu. E, nëse All-llahu e gëzon me dicka, e falënderon Atë dhe ka shpërblim tek Ai.”
    Derisa jetojmë, do të sprovohemi. Shpresojmë tek Allahu që të kemi durim, por sprova e madhe padyshim ështeëajo pas vdekjes.
    Mbetemi me shpresë tek All-llahu që të na pastrojë nga mëkatet përmes sprovave, që sprovën e madhe, domethenë vdekjen, ta kalojmë si është më së miri.
    Dhe lutja jonë e fundit është që All-llahu të na pastrojë nga mëkatet tona…
    Falendërimi i takon Zotit të Botëve! Elhamdulilahi Rabil Alemin!
    __________________

    "Përmiëso sjelljen tënde përpara se të kërkosh nga të tjerët të përmirsojnë të tyrën"
    [Ebu Bekri, radijallahu anhu]

    Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua e jo ai i cili ta zbukuron gabimin tënd për t'u bërë më i dashur...

    Shoku më i mirë është, ai që ta kujton Ahiretin, kurse shoku më i keq është, ai që ta kujton vetëm dunjanë!

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  9. #9
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    [QUOTE=prizrenasi_30;2955679]Mos kopjo por krijo!

    P.S. Kjo vlen sidomos per ty Ramazan qe po sjell tekste ketu me copy-paste.[/QU OTE]

    " Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, krijues i çdo sendi, pra adhurojeni Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi. " ( 6-112 )

    " krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë. " ( 8-22 )

    " krijesat më të dëmshme te All-llahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë; " ( 8-55 )

    " Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni. " ( 11-51 )

  10. #10
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    IBNI KAJJIM Urdhëri për të mirat dhe ndalimi nga të këqiat


    Ka thënë Ibnul Kajim : "Ai që ka mundësi të urdhërojë për të mira dhe të ndalojë nga të këqiat me dorën e tij dhe gojën e tij ka për detyrë më shumë se ai që nuk e ka këtë mundësi. Foli një herë Jahja ibn Muadh për urdhërin për të mira dhe ndalimin nga e keqja. I tha një grua : Kjo detyrë nuk na përket ne. Tha : Edhe sikur të mos ju përkasë juve ndryshimi me dorë ose me gojë, por ngelet për ju ai me zemër. I tha : Ke të drejtë. Allahu ta shpërbleftë me të mira.



    Iblisi ka mashtruar shumicën e krijesave duke ua zbukuruar atyre një lloj dhikri ose namazi ose agjërimi ose zuhdi në dynja dhe e kanë anulluar këtë adhurim (urdhërin për të mira dhe ndalimin nga e keqja) e ata nuk i nxitin vetet e tyre për t'a kryer atë.

    Këta njerëz tek ndjekësit e profetëve konsiderohen nga ata që kanë shumë pak fe sepse feja është të kryesh detyrat që ka urdhëruar Allahu. Kështu që ai që le detyrat e Allahut është më i keq tek Allahu dhe i dërguari i tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem se ai që kryen disa ndalesa sepse lënia e detyrave është më e rëndë se kryerja e ndalesave për më shumë se 30 arsye të cilat i ka treguar Shejhul Islam Ibn Tejmije në një nga librat e tij.

    Kush ka përvojë në atë që ka zbritur Allahu tek i dërguari i tij sal-l Allahu alejhi ue selem dhe në atë që kryenin sahabet radi Allahu anhum ka për ta kuptuar se shumica e atyre që u drejtohet gishti për fe janë nga njerëzit që kanë më pak fe .

    E çfarë feje e çfarë hajri mund të ketë ai që shikon ndalesat e Allahut të shkelen, kufijtë e tij të humben, feja e Tij të lihet dhe sun-neti i profetit të Tij sal-l Allahu alejhi ue selem të abandonohet e mgjth këto ai është zemër-qetë dhe i heshtur, shejtan memec sikurse ai që thotë të kotën është shejtan që flet.

    E fatkeqësia e fesë nuk vjen prej ndokujt tjetër veç se prej këtyre të cilëve po t'u sigurohet jetesa e tyre dhe karriget e tyre nuk shqetësohen për atë që i ndodh fesë. Më i miri i tyre është ai që shfaq një farë mërzie por që sikur ti prekej atij sadopak karrigja e tij ose pasuria e tij ai do përpiqet me të gjitha mundësitë dhe do përdori - për interest e tij - të treja gradat e ndryshimit të të keqes sipas mundësisë që ka.

    Këta njerëz edhe pse kanë rënë nga Syri i Allahut dhe janë të urryer tek Ai ata sprovohen në këtë dynja me sprovën më të madhe që mund të jetë pa e kuptuar ata e ajo është vdekja e zemrës". (I'lam El Muuekiin 2/176).

    Esselamun alejkum!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •