Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 139
  1. #31
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Po pra. I vetmi problem eshte tek mungesa e te logjikuarit tek muslimanet.

    Nuk ka parti politike ne Gjermani, e cila nga vetekuptueshmeria e saj me themel eshte nje refuzuese rrenjesore e Islamit. Secila parti qe mer qeverisjen, do te kerkoje te realizoje veten. Dhe me realizimin e vetes, automatikisht do debohet Islami.

    Do ndjehesha i ofenduar sikur te kisha kryer klasen e 4 fillore dhe te mos kuptoja kete gje kaq te thjeshte.
    ......interessant, gjith "gjermania" e ka kuptuar ndryshe, kurse chino e ka kuptuar tamam ???

    hajt me dert hajt, cka nuk jeton mbi rruzull....


    rrungi tungi

    PS: pash zotin, me cka mirresh atje ne gjermani, e merr vesh gjuhen gjermane ???
    albanish by nature

  2. #32
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar mė parė nga kleadoni Lexo Postimin
    Nuk te pengon njeri te ushtrosh kulturen, traditat, gjuhen e fene tende.... problemi qendron qe si falenderim jane sjelljet e "bukura" qe kane bere. Nje shtet i huaj te jep ate mundesine e punes e nje nivel me te larte jetese sesa ai qe do kishe patur ne vendin tend (se perndryshe s'do ikje ne nje shtet tjeter), e duhet t'i respektosh per kete mundesi qe te dhane.
    Mund te mos trajtohen si gjerman te huajt, por edhe pa shpi e ushqim nuk te lene.... ndaj sjelljet e tilla te lidhura me fene s'kane fare justifikim.
    ...dendesia e popujve nuk ka pushuar, nuk mbaron sot, dhe nuk do te mbaroj kurre....sot qendrojn punet keshtu sic jane........secili e mbron se pari interessin e vet, edhe hajduti e ben ate.....nuk ka shume rrendesi a ka ai rrenja turke, apo gjermane apo afghane....mendoj se edhe ne castet e kijametit do te thehen xhamat e shitoreve per te mbush duart me mjetet e ekspozuara......individi nuk e ka per detyre te jete falemnderues, nese ka nevoje per te qen falemnderues, kete e ben shoqeria, respektivisht perfaqesuesit te zgjedhur te shoqerise.....kjo edhe ka ndodh, edhe do te ndodh....perse pra harxhoni fryme ketu ???

    tung
    albanish by nature

  3. #33
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Shqipetaret ne pergjithesi ku jetojne ne shtetet perndimore ne evrope , duhen te integrohen dhe te ecin paralel me popullaten shumice vendase .

    Me mirre nje shqiptaro-gjermane se sa nje shqiptaro- taliban.

  4. #34
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Po mos e le veten qe te te hedh une hi syve, trego deshmi, per shembull statistika te vendoreve qe po islamizohen.

    Per shembull sikur qe te tregoj une kete faqe me muslimane qe kane braktisur Islamin ne Gjermani:

    http://www.ex-muslime.de/

    .....diku 4 mio. qytetare ne gjermani jane musliman, nga keta diku 100 000 te konvertuar, dmth. ish jomusliman.

    ...ajo faqja jote, sa "anetare" i ka ???, ose, cka thuan statistikat nga ana tjeter ???


    Perndryshe, perse ka nevoje ne gjermani konvertues nga islami ne ndonje fe tjeter te formojne nje "shoqate" ku e potencojn "konvertimin" e tyre ???....interessant kjo dukuri, cfare qellimi ka ajo ???

    A nuk eshte "feja" perzonale ???.....sic duket ndoshta "islamin" e kan braktis, por "tabihatet" u paskan mbet.....

    tungi
    albanish by nature

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    gjermanet u zgjuan , mu ne fund e kuptuan qe me njerez qe kan tradita kafshrore nuk jetohet !

    Ju muslimanet nuk jeni te afte te jetoni ne shoqeri moderne !

    Viktima kerkoni ju ? shtete qe vetem ju japim edhe si demshperblim ju vini bomba ?!

    Shume mire e ka thene ky ministri !!!
    Po une nga dola mysliman tani?

    dhe pergjegjesia kolektive eshte zakon barbar qe nuk ka vend ne nje qyteterim bashkeohor. por e kuptoj qe njerezit e gejjne me te thjeshte te mendojne ne grupe, dhe ti bien shkurt gjerave.

  6. #36
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186

    Islami nė Gjermani

    Shkruan: Besnik Rama

    Islami ėshtė bėrė feja e dytė mė e madhe pas Krishtėrimit nė Gjermani me 2.9 - 3.0 milionė anėtarėt e saj me origjinė tė huaj. Sot nė Gjermani gjenden shumė muslimanė, kryesisht nga Kosova, Maqedonia, Shqipėria, Algjeria, Bosnia-Hercegovina, Jordania, Iraku, Libani, Maroku, Pakistani, Republikat Turke, Tunizia, Turqia dhe Afganistani.

    Emri: Republika Federale e Gjermanisė
    Kryeqytet: Berlini
    Sipėrfaqe: 357,021.00 km2
    Popullsia: 83,029,536 (korrik 2001)
    Gjuha: Gjermanisht
    Feja: Protestant 38%, Katolik 34%, Musliman 1.8%, tė tjerė 26.3%

    NĖSE ISLAM DO TĖ THOTĖ NĖNSHTRIM NDAJ ZOTIT, NE JETOJMĖ DHE VDESIM TĖ GJITHĖ NĖ ISLAM. (Goethe)

    Islami ėshtė bėrė feja e dytė mė e madhe pas Krishtėrimit nė Gjermani me 2.9 - 3.0 milionė anėtarėt e saj me origjinė tė huaj. Sot nė Gjermani gjenden shumė muslimanė, kryesisht nga Kosova, Maqedonia, Shqipėria, Algjeria, Bosnia-Hercegovina, Jordania, Iraku, Libani, Maroku, Pakistani, Republikat Turke, Tunizia, Turqia dhe Afganistani. Vlerėsohet se shifra e muslimanėve gjerman ėshtė rreth 250.000. Diversiteti i grupeve dhe i organizatave islame qė pretendojnė tė jenė pėrfaqėsuesit zyrtarė tė Islamit nė Gjermani e kanė pėrforcuar kėtė pamje. Nė anėn tjetėr, ata kanė themeluar njė infrastrukturė funksionale tė madhe dhe tė pranueshme islame. Ashtu si edhe nė vendet e tjera evropiane, edhe pėr Gjermaninė vlen ajo qė prania e Islamit si njė dukuri e qartė ka ardhur kryesisht nėpėrmjet emigracionit tė muslimanėve nga Turqia, Afrika Veriore dhe Ballkani.

    Vitet e fundit praktika e Islamit pėr “shoqėrinė e shumicės” ka qenė pak a shumė e “padukshme”; muslimanėt sot gjithnjė e mė shumė po kėrkojnė tė drejtėn e tyre pėr tė praktikuar fenė e tyre hapur dhe i artikulojnė interesat e tyre nėpėrmjet ndėrtimit tė xhamive, tė qendrave islame, duke festuar festat e tyre fetare etj. Duke qenė se njė numėr i madh muslimanėsh vendosin tė qėndrojnė nė Gjermani pėrgjithmonė, ēėshtja e bashkėekzistencės sė kristianėve dhe muslimanėve fiton njė rėndėsi edhe mė tė madhe. Nė lidhje me kėtė ēėshtje, zhvillimet socio-ekonomike dhe politike nė Gjermani nė kėto vitet e fundit nuk duhen anashkaluar, pasi kėto janė shkak i politikės sė imigrimit, politikės sė jashtme, politikės sė punės dhe politikės sociale – dhe kėshtu interaksionet midis shoqėrisė pritėse dhe shoqėrisė imigruese. Nė kėtė aspekt, bashkimi i Gjermanisė nė 1990 shėnoi fillimin e njė kapitulli tė ri nė historinė e imigrimit nė Gjermani. Pėr grupet, Islami shėrben si njė mjet identifikimi. Ndėrkohė qė muslimanėt vendosen gjithnjė e mė shumė nė Gjermani, konsolidojnė strukturėn e tyre organizative dhe i artikulojnė kėrkesat e veta me anė tė organizatave, interes i publikut gjerman pėr subjektin “Islami dhe Muslimanėt nė Gjermani”, ėshtė rritur. Studimet e bėra deri tani kanė qenė zakonisht tė fokusuara nė organizimin sociologjik tė Islamit. Ndėrsa subjekte si pėrjashtimi social dhe diskriminimi fetar nuk e kanė tėrhequr aspak vėmendjen. Arsye pėr kėtė mund tė jetė fakti se diskriminimi kundėr imigrantėve nė Gjermani shihet deri diku i lidhur ngushtė me origjinėn etnike ose vendin e origjinės sė minoritetit nė fjalė. Me pamshmėrinė nė rritje tė Islamit nė Gjermani nė kėto vitet e fundit, qė e shfaq veten me ndėrtimin e xhamive dhe nė njė farė mėnyre nė shoqėrinė pritėse vėrehet njė frikė e infiltrimit tė huaj, gjė qė i bėn tendencat e reja drejt pėrjashtimit edhe mė tė dallueshme.

    Takimi i parė me Islamin

    Nė pėrgjithėsi mendohet se Islami pėr herė tė parė nė Gjermani erdhi me imigrimin e lidhur me punėn. Megjithatė, muslimanėt kanė jetuar nė Gjermani pėr mė shumė se 380 vjet. Natyrisht qė kėta ishin grupe shumė tė vogla dhe qė luajtėn njė rol minor. Sė pari, me bumin ekonomik tė viteve 1950 dhe me rezultimin e nevojės pėr tė kompensuar boshllėkun nė tregun e brendshėm tė punės me punėtorė tė huaj, muslimanėt erdhėn nė Gjermani nė shifra tė larta.
    Njėkohėsisht, shoqėria gjermane duhet tė pėrballej me njė fenomen tė ri: bashkimi familjar. Pra, pasojat sociale tė migrimit qė deri nė atė kohė ishin lėnė pas dore.
    Pėrveē muslimanėve tė ardhur nga Turqia, Maroku dhe Tunizia pėr punė duke filluar qė nė vitet 1960, nga njė numėr shtetesh nė vitet 1970 nisi njė valė e re migrimi. Shumė njerėz largoheshin nga vende nė luftė si Libani, Palestina, Afganistani dhe Algjeria drejt Gjermanisė. Nė vitet 1980 kemi refugjatė nga Irani dhe kurdė irakenė dhe turq. Me shpėrbėrjen e BS-sė dhe me luftėn civile nė ish-Jugosllavi, popullsia muslimane u rrit nė fillimin e viteve 1990. Emigrantėt nga Bosnia-Hercegovina u bėnė grupi i dytė mė i madh musliman pas turqve.
    Nė Gjermani, qytetaria ėshtė njė ēėshtje origjine, jus sanguinis, gjaku, mė shumė se jus solis, princip territorial – dhe trashėgohet brez pas brezi. Edhe pse politika kufizuese pėr emigrantėt ėshtė e njėjtė pėr tė gjithė, emigrantėt nga Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia, si qytetarė tė BE-sė, nuk preken nga kėto rregulla restriktive. Si rrjedhojė, grupi i dytė gėzon lehtėsira burokratike, pjesėmarrje nė votimet vendore dhe liri lėvizjeje brenda pėr brenda territorit tė BE-sė.

    Ku jetojnė muslimanėt?

    Popullsia emigrante muslimane nė Gjermani zakonisht jeton nė qendrat urbane. Pėrqėndrimi nė kėto qytete ka tė bėjė me afėrsinė e vendeve tė punės, aeroportet etj. Pėr pasojė ndodhi njė lloj getizimi, sė pari nė qytetet e mėdha, nė tė cilat numri i tė huajve, sidomos turq, i kaloi mijėrat. Xhamitė dhe dyqanet e muslimanėve u pėrqendruan kryesisht nė kėto zona. Kėshtu qė, popullsia muslimane u bė e dukshme. Sot pėr sot turqit janė grupi mė i madh i muslimanėve nė Gjermani (dhe njėkohėsisht grupi mė i madh emigrues) me 70.2 pėr qind, pasuar nga muslimanėt nga Bosnia-Hercegovina, Irani, Afganistani, Libani, Maroku, Pakistani dhe Tunizia.

    Tabela 1: Popullsia e huaj nga vende islame nė Gjermani, 1995
    Vendet
    Pop. nė 1989

    Pop. nė 1995

    Pop. nė 1997


    Afganistani 22,500
    58,500
    66,385
    Algjeria 5,900
    17,700 17,499
    Bosnja-Hercegovina 316,00
    281,380

    Irani 81,300 107,000
    111,100

    Iraku 4,900 16,700
    27,200

    Jordania 10,400 12,200 11,878
    Libani 30,100 54,800
    55,904

    Maroku 61,800
    81,900
    83,904

    Pakistani 19,700 36,900
    38,527

    Tunizia 24,300 26,400
    25,394

    Turqia 1,612,600 2,014,300 2,107,426
    Republikat turke
    16,400 25,600


    Vendi i origjinės Pėrqindja (Popullsia totale e Muslimanėve: 3,000,000 bashkė me muslimanėt gjerman)
    Turqi 70.2
    Iran 3.7
    Marok 2.7
    Tunizi 0.8
    Pakistan 1.2
    Vende tė tjera
    14.6
    Musliman gjerman
    5.0


    Xhami tė reja nė Gjermani


    Nė Gjermani, ndėrtimi i xhamive ėshtė njė detyrė e re. Nė kontrast me bashkėsitė ēifute dhe tė krishtera, komunitetet muslimnane nė tė gjithė vendin filluan vonė tė dizajnonin objektet e tyre tė adhurimit. Shumė emigrantė, mė parė tė quajtur “Gastarbeiter” (punėtorė tė ardhur), e kanė kuptuar se nuk do tė kthehen nė vendin e tyre tė origjinės, siē mendohej nė tri dekadat e fundit, por qė do tė qėndrojnė pėrherė aty. Si pasojė, shumė muslimanė duan t’i lėnė xhamitė e sajuara, qė deri mė sot numėrohen deri nė 2900 nė Gjermani, dhe tė kalojnė nė xhami tė reja mė tė pėrshtatshme. Edhe pse Islami ėshtė feja me rritjen mė tė shpejtė nė Gjermani, nė lidhje me xhamitė duhet marrė parasysh fakti se ata janė minoritet fetar. Pas Luftės sė Dytė Botėrore deri nė fillimin e 1990 ishin ndėrtuar vetėm tre Qendra Islame. Ato mund tė gjenden edhe sot nė Aachen, Hamburg dhe Munich. Procesi i planifikimit tė tyre nisi nė vitet e 50-ta. Kėto xhami janė tė parat xhami tė vėrteta (dhe jo pseudo-xhami si ato tė shekullit 19), dhe sfondi etnik i komuniteteve ėshtė pak a shumė heterogjene. Njė valė e dytė xhamish u ndėrtua para dhjetė vjetėsh. Nė 1992, njė komunitet turk nė Pforzheim pėruroi njė xhami nė stilin osman, me kube tė madhe dhe me minare. Tre vjet mė vonė, nė Mannheim, u pėrfundua edhe njė xhami tjetėr turke, e cila ėshtė ende mė e madhja nė Gjermani, me kapacitet tė rregullt pėr 2500 besimtarė. Mund tė shihet se xhamitė e brezit tė parė janė shumė tė larmishme nė stilin dhe gjuhėn arkitekturore, ndėrsa xhamitė e ndėrtuara mė vonė i pėrshtaten pak a shumė stilit tradicional tė arkitekturės osmane. Megjithatė, meqenėse bumi i ndėrtimit nuk ka pėr t’u ndalur herėt, mund tė pritet qė xhamitė e sė ardhmes sė afėrt do tė tregohen mė origjinale dhe inovative dhe do tė shprehin unicitetin e tyre nė diasporėn e larmishme.

    Arsimimi-Gjermani: Vlerat islame do tė mėsohen nė shkollat gjermane

    Integrimi gjithashtu pėrfshin edhe mundėsinė e mėsimit tė fesė tėnde, kjo ėshtė motoja pas lėvizjes pėr futjen e mėsim-besimit islam nė shkollat e Gjermanisė. Sipas autoriteteve nė Berlin, qyteti me popullsinė mė tė madhe turke, rreth 17 pėrqind e nxėnėsve turq nė kryeqytet ndjekin shkollat Kur’anore, zakonisht pas shkolle. Tre milionė muslimanėt e Gjermanisė, shumica nga Turqia, ia kalojnė me 1/3 muslimanėve nė Francė dhe po ashtu janė tri herė mė shumė se ata nė Britani. Prapėseprapė, shumė besojnė se muslimanėt gjermanė janė mė pak tė integruar nė shoqėrinė mikpritėse se ata nė Britani dhe Francė.
    Me rreth 600.000 muslimanė nė moshė shkollore shumė ekspertė thonė se mė shumė duhet bėrė nė kėtė drejtim. Sot ėshtė njė imperativ qė mėsimet islame tė jepen nė shkolla. Kjo do tė thotė se nxėnėsit muslimanė do tė ndjehen mė rehat nė shkollat e tyre dhe nė Gjermani. Shumė shtete nėn sistemin federal tė edukimit po bėjnė hapa pėrpara nė drejtim tė futjes sė Islamit nėpėr shkolla si njė alternativė ndaj shkollave nė xhami. Nė Bavari (Bayern), ku feja ėshtė e detyrueshme nė shkolla, shteti ka ofruar disa orė mėsimi tė Islamit nė gjuhėn turke nėn njė marrėveshje me qeverinė turke. Por kjo do tė zgjerohet me mėsime nė gjuhėn gjermane.
    Jo tė gjitha shtetet janė tė gatshme pėr njė alternativė tė tillė. Megjithatė, nevoja pėr t’u dhėnė muslimanėve njė arsimim tė bazuar mbi vlera fetare pranohet nga tė gjithė.
    Qė nga shtatori i vitit 2002 nė shkollat e Berlinit ka filluar mėsim-besimi i fesė islame vetėm nė dy shkollat elementare, por pritet qė tė zgjerohet edhe nė 20 shkolla tė tjera.
    Gjermanishtja ėshtė bėrė gjuha e parė e muslimanėve qė jetojnė nė Gjermani, qofshin ata arabė, turq, apo boshnjakė. Ndėrkohė, Unioni i Qendrave Kulturore Islame ka siguruar pėr nxėnėsit e vet mėsimet e shkollave kur’anore nė gjuhėn gjermane. Ky union botoi kohėt e fundit edhe versionin nė gjuhėn gjermane tė Ilmihalit, njė manual lutjesh, pėr t’u pėrdorur nė kėto shkolla. Interesi pėr shėrbimet fetare nė gjuhėn gjermane ėshtė nė rritje e sipėr. Gjermanishtja luan rol shumė tė rėndėsishėm sidomos nė bashkėsitė me jo turqishtfolės, dhe gjithashtu nė organizatat e mėdha islame gjermane, ku tashmė gjermanishtja ėshtė bėrė lingua franca.
    Fėmijė nga e gjithė bota islame ndjekin Institutin pėr Pedagogjinė dhe Didaktikėn Internacionale, njė qendėr private e studimit tė Kur’anit nė Kėln, ku mėsuesit jo vetėm japin mėsim nė gjermanisht por pėrdorin metoda inovative pėr tė paraqitur bazat themelore tė Islamit. Drejtoresha Rabeva Müller thotė se qendra ofron njė alternativė mė kreative se shkollat tradicionale islame, qė u kėrkojnė nxėnėsve tė mėsojnė pėrmendsh vargjet e Kur’anit nė arabisht.

    Islami dhe shkenca
    Hulumtimi gjerman mbi Islamin ėshtė veēanėrisht relevant

    Universitetet gjermane pėr njė kohė tė gjatė e kishin studimin e Islamit si njė rast special ndėr tė ashtuquajturat “subjekte minore”. Edhe me fillimin e kėrkimeve orientaliste dhe me krahasimet e bėra nė Free University tė Berlinit nė fillimin e viteve 70-tė, nė Gjermaninė Perėndimore rrallė mund tė gjeje ndonjė pėrputhje me kėrkimet tradicionale islame. Nė kontrast, nė GDR, studime rajonale me frymėzim marksist kishin kohė qė bėheshin pėr shkak tė qėllimit pėr tė integruar faktorin “Islam” nė procesin e zhvillimit sipas pikėpamjes sė tyre pėr botėn. Fundi i konfliktik klasik Lindje-Perėndim u pasua nga njė rritje e shpejė e konflikteve etnike nė pjesė tė ndryshme tė botės qė ēuan nė fokusimin e shumė aspekteve qė theksonin rėndėsinė e identitetit fetar dhe kulturor. Sot, kėto studime janė duke u bėrė gjitjnjė e mė shumė tė rėndėsishme pėr dialogun e kulturave nė shoqėrinė tonė, ndėrkohė qė gjithnjė e mė shumė minoritete dalin nė Evropė.
    Studimet orientale dhe studimi i Islamit kanė standarde tė larta akademike. Nė shumė fusha, si gjuhėsore, kulturore dhe tė historisė fetare si dhe gjeografi, kontributi gjerman zotėron njė prestigj tė lartė, madje edhe nė vetė botėn islame. Sot, 24 universitete gjermane ofrojnė kurse studimi pėr Islamin dhe tė gjuhėve orientale dhe me rreth 6.000 studentė tė regjistruar. Nė Universitin e Erfurtit, pėr shembull, qė u rihap mė 1999, studimi i Islamit mbulon kėrkime tė fokusuara nė minorancat islame nė Evropė. Ditėt kur studimi i Islamit shihej si ”subjekt ekzotik” kanė perėnduar.
    Institute tė tilla pėrfshijnė German Orient-Institut nė Hamburg, e Zentrum Moderner Orient nė Berlin dhe institutin qeveritar Orient-Institut i lidhur me German Oriental Society nė Beirut – me njė departament tė jashtėm nė Stanboll, ku kėrkimet nė burimet historike qė lidhen me studimin e Islamit kombinohen me studimet moderne tė vendeve bashkėpunuese. Shoqėria mė e vjetėr pėr kėrkime akademike pėr gjithēka islame ėshtė German Oriental Society, themeluar nė 1845.
    Pėr shumė vjet nė Gjermani njė pjesė e madhe e kėrkimeve i kushtohej studimeve tė Islamit pėrqendruar mė shumė nė shqyrtimin e dokumenteve tradicionale dhe tė historisė kulturore tė botės islame. Perspektiva e sotme tregon se hulumtimet e sotme synojnė mė shumė mentalitetin islam nė nė realitetin e sotėm, duke marrė nė konsideratė burimet historike dhe standarde tė kulturės islame.
    Sot, ēėshtjet multi-dimensionale tė lidhura me dialogun dominojnė kėrkimet. Akademikėt islamistė po ndjekin me vėmendje tė madhe debatin e sotėm mbi justifikimet teologjike dhe sociale pėr njė Islam Evropian dhe po hyjnė nė debat me akademikėt muslimanė nga e gjithė Evropa.

    GOETHE DHE ISLAMI

    ”E vetmja fe e pranuar tek All-llahu ėshtė Feja Islame”

    Siē e dini, Johan W. von Goethe (1748-1832) ėshtė pa dyshim poeti dhe mendimtari mė i njohur i Klasikes Gjermane. Duke qenė i mendimit se aspekti fetar i J.W.v. Goethe-s dhe nė kėtė kuadėr marrėdhenia e tij me Islamin e cila gjen shprehjen e qartė nė poemėn "West- Oestlicher Divan" (1819), janė tė panjohura pėr shumė njerėz.
    Nė rininė e tij Goethe kishte dėshirė tė studionte filologji dhe arabistikė (ndėrkohė qė i ati dėshironte qė i biri tė merrej me studime juridike); ai gjithnjė i admiroi udhėtarėt e parė nė Arabi (Michelis, Niebuhr) dhe lexoi i mrekulluar gjithēka ata shkruan e botuan pėr udhėtimet e tyre.
    Nė vitet 1814-1815, vite kėto nė tė cilat hartoi "Divan..."-in e tij, u ushtrua Goethe me profesorėt e orientalistikės Paulus, Sorsbach dhe Kosegarten (Jena) nė tė shkruarit dhe tė lexuarit e arabishtes. Ai po ashtu studioi arabisht, gramatikė, libra udhėtimi, libra nga jeta e profetit Muhammed (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė), dhe ishte shumė i frymėzuar nga shumė ajtete tė Kur'anit.
    ”NĖSE ISLAM DO TĖ THOTĖ NĖNSHTRIM NDAJ ZOTIT, NE JETOJMĖ DHE VDESIM TĖ GJITHĖ NĖ ISLAM”.
    Tė gjitha kėto rezultuan nė qėndrimin e tij personal tė nėnshtrimit ndaj vullnetit tė Zotit.
    Ja dhe disa fjalė tė Goetes ku qartė shihet qėndrimi i njė dijetari ndaj Islamit:
    Goethe pėr Muhammedin a.s. dhe Kur'anin:
    “AI ĖSHTĖ PROFET DHE JO POET DHE KĖSHTU EDHE KUR'ANI I TIJ DUHET PARĖ SI LIGJ HYJNOR DHE JO SI NDONJĖ LIBĖR NJERZOR, BĖRĖ PĖR EDUKIM E JO ARGĖTIM“.

    Besnik Rama

    Kryetarė i bashkėsisė islame Ballkan nė Mynih dhe sekretarė i pėrgjithshėm i Unionit tė Qendrave Islame Shqiptare nė Gjermani (UIAZD).

  7. #37
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    po feja nuk eshte skuader futbolli qe i boni kaq shume tifozllik......

    ---o besnik rama..

    kisha e xhamija ne gjermani jan TOT qe dmth thate.

    vetem per festa bujrum bakllava kadaif ene salep

  8. #38
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    Citim Postuar mė parė nga kleadoni Lexo Postimin
    Nuk te pengon njeri te ushtrosh kulturen, traditat, gjuhen e fene tende.... problemi qendron qe si falenderim jane sjelljet e "bukura" qe kane bere. Nje shtet i huaj te jep ate mundesine e punes e nje nivel me te larte jetese sesa ai qe do kishe patur ne vendin tend (se perndryshe s'do ikje ne nje shtet tjeter), e duhet t'i respektosh per kete mundesi qe te dhane.
    Mund te mos trajtohen si gjerman te huajt, por edhe pa shpi e ushqim nuk te lene.... ndaj sjelljet e tilla te lidhura me fene s'kane fare justifikim.

    Bashkėsia myslimane shqiptare nė Gjermani dėnon aktin

    Bashkėsia islame shqiptare nė Gjermani dėnon aktin e 21 vjeēarit, qė vrau dje dy ushtarė amerikane dhe plagosi dy tė tjerė. Ata mendojnė se akti i tij nuk ka lidhje me asnjė lloj feje, as me atė myslimane.

    Rexhep Sulejmani, imam nė qendrėn shqiptare myslimane nė Shtutgart- Feuerbach dhe nėnkryetar i Unionit tė qendrave islame shqiptare nė Gjermani tha pėr DW: "Ne i kemi dėgjuar njoftimet me shumė pikėllim, na vjen keq qė ka ndodhur njė gjė e tillė. Ne mendojmė se njė person i tillė, qė ka bėrė njė vepėr tė tillė ka njė nivel shumė tė ulėt dhe nuk ka asnjė lidhje me islamin, me fenė, me kombin apo me diēka tjetėr."

    Imam Sulejmani mendon se akti ka bėrė njė dėm shumė tė madh qoftė nė aspektin kombėtar qoftė nė aspektin fetar. "Ne jemi nė lidhje me bashkėsinė fetare myslimane nė Franfkurt, me dy imamėt nė Hanau dhe nė Franfkurt, me siguri ai ka marrė frymėzime tė tilla diku tjetėr," thotė i bindur imami Rexhep Sulejmani.

    Ne nuk e njohim atė djalė

    I tė njėjtit mendim ėshtė edhe Ahmed Kajosevic, sheik nė komunitetin mysliman shqiptaro -boshnjak nė Frankfurt: "Unė nuk e njoh atė djalė, as nė xhami nuk ka ardhur ndonjėherė. Ai s'ka shkuar nė xhami, edhe nė ka shkuar, ka shkuar me siguri nė ndonjė radikale, nuk ka shkuar nė xhami normale. Po kam frikė se nuk ka shkuar kėrkund ai".

    Sheiku Kajosevic, shton se nuk ka dėshirė pėr tė folur pėr kėto ēėshtje sepse: "Pėr me thėnė diēka duhet me dit ēka ėshtė puna e tij, cili ka qenė shkaku, a ėshtė i marrė, ka ndodh diēka, apo ēfarė. Ne nuk mund tė flasim pėr njė gjė qė nuk e dimė. Ajo qė ka bėrė ėshtė gabim, nuk bėhet nė kėtė mėnyrė edhe me pat probleme."

    Dėmi shumė i madh

    Ai mendon se ky akt sigurisht e dėmton bashkėsinė myslimane nė Gjermani. Kėtė e pėrforcon edhe imami Sulejmani. "Dėmi ėshtė shumė i madh".

    Tė dy klerikėt theksojnė se nuk kanė parė tendenca radikalizimi, as nga predikuesit as nga praktikuesit. Por duket se tema diskutohet nga pjesėtarėt e komunitetit mysliman. "Pasi kryem faljen e namazit tė drekės me njė shok isha duke biseduar dhe ne shtrojmė po ashtu pyetjen si ka mundėsi qė njė person qė ka lindur kėtu, ėshtė rritur kėtu, ėshtė edukuar kėtu tė marri njė vendim tė tillė? - shtron pyetjen imami i bashkėsisė myslimane shqiptare nė Shtutgart.

    Burimi: Detsche Welle nė gjuhėn shqipe

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Citim Postuar mė parė nga Zoti Basha Lexo Postimin
    Po une nga dola mysliman tani?

    dhe pergjegjesia kolektive eshte zakon barbar qe nuk ka vend ne nje qyteterim bashkeohor. por e kuptoj qe njerezit e gejjne me te thjeshte te mendojne ne grupe, dhe ti bien shkurt gjerave.

    Duke ju referuar grupeve nuk dmthne qe mendon ne grupe .... me vjen keq qe nuk je aq i afte ta kuptosh kete gje elementare !

    Sa per mendimin tim do te jap nje keshille , mos u mundo te kritikosh menyren se si llogjikoje une apo edhe intellektin tim , se nuk je ne gjendje per ta bere kete ( kjo vjen si nje keshille miqesore )

    Sa i perket temes , qyteterimin bashkohor ik mesoja ketyre "shqiptareve" nga viset shqiptareve , qe duan me shume arabet sesa arabet veten e tyre !

  10. #40
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BĖJĖ SHQIPĖRIN!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!

    Ministri i Gjermanis natyrisht mbron venidin e vet.

    Pse nuk po e mbrojn ministrat otnė venin tonė?!

    E kam fjalen kėtu pėrvec tjerash edhe nga ky fenomen , pra fenomeni i fesė ekstreme.

    Nėse flas pėr Kosoven , duhet qė tė ndalohen ekstermistet ortodoks shkije, dhe muslimanet vehabist Shqiptar e boshnjak!

    Po , sipas pėrbėrjes sØq everis Øtash ekstremist kan mbir nė qeveri , e jo jan nadluar nga qeveria.

    Kosova , ka pėr tė ja parė shqrrin e madh ekstremistėve fetare ortodoks e musliman!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •