Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Ari në nivel rekord, rritet përmbi 1,500 dollarë

    Vlera e arit në tregun fizik u rrit për herë të parë në histori përmbi 1 mijë e 500 dollarë për onz dhe argjendi u rrit në pikën më të lartë që nga 1980, si pasojë e dobësimit të dollarit dhe qëndrueshmërisë së shqetësimeve mbi problemin e borxhit sovran të eurozonës. Rritja e çmimeve të naftës, problemet globale të inflacionit, problemet europiane dhe tensionet politike në lindjen e mesme, janë motive të mjaftueshme për analistët që të besojnë se ari në terma afatgjatë do të jetë në vlerë të lartë.

    Ari në tregun fizik u rrit deri në 1 mijë e 503 dollarë për onz në orët e ditës së sotme, ndërkohë që dollari u zhvlerësua në tregjet monetare në pikën më të ulët në 16 muajt e fundit. Analizat teknike të tregut të metaleve të çmuara paralajmërojnë se ari do të arrijë deri në 1 mijë e 518 dollarë për onz. Ndërkohë një pjesë e madhe e analistëve mendojnë se metali i verdhë i bizhuve do të stabilizohet në këtë nivel dhe do të kërkojë një tjetër motiv për tu rritur në 1 mijë e 518 dollar për onz. Analistët thanë gjithashtu se komentet e Standard&Poor’s për Shtetet e Bashkuara patën një efekt të dobët, pasi ato mund të ndodhin në një moment të vonët dhe ka shumë shanse që palët politikë në Uashington të arrijnë një marrëveshje.

    Ndërkohë edhe argjendi në tregun fizik u rrit në pikën më të lartë 31 vjeçare të 44.41 dollarë për onz. Analistët thonë se në terma afatshkurtër mund të ketë një korrektim të vlerës së argjendit në nivelin 30-35 dollarë për onz. Pro ndërkohë një pjesë tjetër shikojnë si kufi rezistence çmimin 50 dollarë për onz. Më herët analizat teknike kanë parashikuar se në këtë tremujor argjendi mund të kuotohet deri në 100 dollarë për onz. Ndërkohë indeksi i forcës relative të argjendit u rrit në 84 pikë, nivel i paprekur që nga muaji Shkurt i vitit 2008 dhe është tregues i mbi-blerjes në këtë treg.

    Ermal Ngjelina - SCAN TV
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Sipas analistëve të Ermal Ngjelines,

    çfarë kuptimi ka AAA-ja e S&P-së nëse nuk e përfaqëson besueshmërinë e SHBA-së?

  3. #3
    Më herët analizat teknike kanë parashikuar se në këtë tremujor argjendi mund të kuotohet deri në 100 dollarë për onz...
    ,,kjo do ishte nje kryeveper,,,,,por jo 35 plsss
    me ka humb firma

  4. #4
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    sa mire .... te pakten eshte i prekshem , ndersa paraja thjesht leter ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •