Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 125
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Leutrimi

    Shkruan: ALBIN KURTI

    Të shtunën që shkoi nga pusia u vra djaloshi Leutrim Musliu prej fshatit Uglar të Gjilanit. Bashkë me të atin e tij ai kishte shkuar të marrë dru në mal, të cilat pastaj i shisnin në pazar. Nuk kishin pasur traktor ose ndonjë automjet me vete, drutë i ngarkonin në një qerre me dy kuaj. Aq e varfër ishte kjo familje, saqë Leutrimi ishte detyruar ta ndërpriste shkollimin për t’i ndihmuar babait në këtë punë të rëndë fizike, përmes së cilës siguronin bukën e gojës.

    Pikërisht më 5 mars, kur gjithë shqiptarët dhe Kosova po përkujtonin me krenari rënien e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe 55 anëtarëve të tjerë të familjes së tij, pra në ditën kur po shënonim 13-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së, u vra Leutrimi 13-vjeçar. Pylli ku atij dhe prindit të tij i ishte ngritur prita ndodhej midis fshatrave Uglar dhe Pasjan të komunës së Gjilanit. Në fakt, pas decentralizimit mbi baza etnike sipas Planit të Ahtisaarit, Pasjani, duke qenë i banuar me serbë, nuk i përket më komunës së Gjilanit. Ky fshat tash bën pjesë në komunën e re të Parteshit, një fshat tjetër ky po ashtu me popullsi serbe.

    Mbi njerëz të paarmatosur kanë shtënë me armë automatike njëherë nga ana e majtë e pastaj edhe nga ana e djathtë, persona tash për tash të panjohur. Përveç gëzhojave të plumbave të automatikut, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe aso të pushkëve të tjera e madje edhe siguresa bombash. Dëshmitarët thonë të kenë dëgjuar së paku një eksplodim bombe. Leutrimi është qëlluar në bel, plumbi në dalje i kishte shkaktuar një plagë të madhe dhe ai ka ndërruar jetë pas më pak se gjysmë ore.

    Për këtë rast është arrestuar një serb me inicialet Zh. S., por ai është liruar të nesërmen. Policia e Kosovës thotë se hetimet vazhdojnë dhe se njëri nga të dyshuarit kryesorë që ndodhet në arrati është pjesëtar i kundërzbulimit ushtarak të Serbisë, KOS-it famëkeq. Nëpër të gjitha shtëpitë që i ka bastisur policia në Pasjan janë gjetur armë e municion i shumtë dhe i llojllojshëm.

    Në fillim u tha që kjo vrasje është bërë me motive etnike. Por, tash po del që është më shumë se kaq. Persona të strukturave elite të shtetit të Serbisë dyshohet se qenkan të involvuar në këtë krim të tmerrshëm. Zaten, kështu ka qenë gjithnjë. Serbët nuk i kanë vrarë shqiptarët sepse thjesht ata janë serbë e ne jemi shqiptarë. Luftërat nuk janë shkaktuar prej dallimit etnik a kombëtar si të tillë. Krimet ndaj shqiptarëve janë bërë prej serbëve të organizuar nga shteti dhe të udhëhequr nga shteti. Nuk na kanë vrarë serbët pse ishim të ndryshëm prej tyre, por pse kështu shkruante se duhej bërë nëpër elaborate e projekte në Beograd. Serbia ka vrarë fëmijë shqiptarë në Kosovë para luftës, gjatë luftës por edhe pas saj. E vetmja risi është që ajo vazhdon ta bëjë këtë edhe tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Paramendojeni situatën e kundërt. Po të vritej ndonjë fëmijë serb në Kosovë, sigurisht që edhe KS i OKB-së do të mbante mbledhje të jashtëzakonshme; dhe, jo vetëm që do të kishte shumë shqiptarë të arrestuar, por asnjëri prej tyre, ama bash asnjëri, s’do të mund të lirohej të nesërmen.

    Është indikative se si në çdo shtëpi serbe që është bastisur është gjetur shumë armatim. Kjo nuk do të thotë që policia e Kosovës kishte fat, por më parë që çdo shtëpi serbe është përplot armatim. Ama për dallim nga shtëpitë e shqiptarëve, shtëpitë e serbëve bastisen eventualisht vetëm pasi të jetë kryer ndonjë krim.

    S’ka dyshim që policia e Kosovës po mundohet ta mbajë këtë rast në një profil sa më të ulët. Të gjithë e dimë se si kur gjendet armatim në shtëpitë e shqiptarëve ai ekspozohet para kamerave dhe bëhet spektakël me atë punë. Jo edhe me këtë rast, pasi që në pyetje janë serbët. Dikush madje ishte kujdesur që t’i heqë edhe lajmërimet për varrimin e Leutrimit nëpër qytetin e Gjilanit para se të varrosej ai të hënën.

    Gjithsesi shumë çuditshëm po sillet kjo pavarësia e shtetit tonë.

    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/20711/leutrimi/
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #92
    Në shumë shkrime të sjella këtu, qoftë zyrtare qoftë gjysmëzyrtare( sikur ky më sipër për dy tri postime më lart, shkruar nga Albin Kurti:"Të shtunën që shkoi nga pusia u vra djaloshi Leutrim Musliu prej fshatit Uglar të Gjilanit. Bashkë me të atin e tij ai kishte shkuar të marrë dru në mal, të cilat pastaj i shisnin në pazar. " ) e duke i dhënë herë kuptim politik e herë ndëretnik, e kuptova se këta po ktheheshin në shtëpi me dru, të cilat i kishin prerë, por unë ende nuk po e kuptoj:

    Ku i kishin prerë këto dru??

    këtë askush nuk po e thotë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-03-2011 më 10:21
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Në shumë shkrime të sjella këtu, qoftë zyrtare qoftë gjysmëzyrtare e kuptova se këta po ktheheshin në shtëpi me dru të cilat i kishin prerë, por unë ende nuk po e kuptoj:

    Ku i kishin prerë këto dru??

    këtë askush nuk po e thotë.
    I kane prere ne malin e fshatit te tyre,por a e kane te perbashket me serbet ket mal nuk e kam te kjarte,asgje nuk po sqarohet si duhet.!!

  4. #94
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    I kane prere ne malin e fshatit te tyre,por a e kane te perbashket me serbet ket mal nuk e kam te kjarte,asgje nuk po sqarohet si duhet.!!
    e po prandaj ma merr mendja kjo duhet të sqarohet, sepse është e rëndësishme. Edhe sa di unë nuk ka mal të fshatit ( dmth i të gjithëve), prej ku e kush të mundet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-03-2011 më 10:27
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #95
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    I kane prere ne malin e fshatit te tyre,por a e kane te perbashket me serbet ket mal nuk e kam te kjarte,asgje nuk po sqarohet si duhet.!!
    Ku i kishin prerë këto dru??
    Hajt ndoshta edhe ,,hajna''i bejne te shkretit,po cfar pyetje se!Nuk besoj qe ne pike te dites do prente dru ne malin e huaj(Mendimi ime ky)
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #96
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    e po prandaj ma merr mendja kjo duhet të sqarohet, sepse është e rëndësishme. Edhe sa di unë nuk ka mal të fshatit ( dmth i të gjithëve), prej kush të mundet.
    ...o projekto , meniher pas luftes shqiptart kan pre dru n'male qe kinse ato jan male jan male t'shkive , mirpo si kan mbet ato male te shkive ne kejt shqiptaria e dim ...edhe si kan mbet ketu shkit ne kejt e dim ....po du me than me kete qe nuk eshte hera e par qe shqiptart dhe shkit jan gjujt me arm sa her qe kan pre dru , nuk eshte kjo hera e par ...qe jan gjujt ne mes veti , po qe fati i atij djali te ri me pesu keq....per familjart edhe me keq ....ai ika mbyll syt ka shku , po qka me bo per prinderit e femijt te tjer qe e ndjejn mungesene tij....

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kjo tragjedi duhet hetuar deri ne fund.

    cfar eshte ky pylli qe kan shkuar katundaret ?
    eshte pyll i fshatit a i shtetit a i ndonji privati?

    cfar kishin bere ne pyll katundaret?
    cdo djali vogel ne pyll me fshataret?
    kan qen per piknik e per plackitje drush e i ka gjujt i zoti pyllit?

    duhet folur drejt.

    ne se katundaret shkojn me vjedh dru e marrin dhe femijet ne aksionin per vjedhje kur e din qe vjedhja pyllit eshte e ndaluar athere mban pergjegjsi dhe katundari baba i femijes.

    a ka pa kush serbin tu gjujt apo dyshime.

    a mos eshte pylli pron e serbit e kjo ceshtje mund te jet e vjeter?

    pra mundet prej kohesh kan konflikt shqiptar me serb ne lidhje me pyllin?

    ne se eshte keshtu pse marrin femij me vehte kur din se kercet pushka?

    albini psh e dinte se po ju afruan kordonit te Kfor Unmikut ma shum se duhet kercet pushka..

    e ai perseri atje i coj djemt .. atje ku kercet pushka..

    dhe edvini me erion leartin e albinit.. i coj banditet tek garda atje ku e dinin se nuk lejohet..

    pra ka raste kur dikush i con me durt e veta dikend tek gryka pushkes..

    pra analizoni hollesisht..
    Po paraqes disa përgjigje për pyetjet mjaft me vend që ke shtruar me këtë rast, pra, hetimin dhe analizimin më të hollësishëm të kësaj tragjedie.

    Informacionet që transmetoj, janë fragmente nga burime dhe kontakte prej subjekteve që e njohin më thellësisht këtë ngjarje, por edhe nga informacione të mediave.

    Pylli qenka pronë e fshatit Pasjan, pronë e banorëve serbë, mirëpo këto prona kufizohen edhe me pyjet që banorët e fshatit Uglar kanë afër tyre.

    Në pyll, nga informacionet që qarkullojnë, ishin 3 qerre kuajsh nga fshati Uglar të ngarkuara me dru të prerë në pyjet e Pasjanit. I ati i Leutrimit ka thënë në prononcime dhe intervista për medie, të cilat mund t`i gjesh edhe në këtë temë, se Leutrimin nuk e kishte obliguar që të vinte me të për të prerë dru në pyll, por që “atë ditë”, Leutrimi kishte ngulur këmbë të shkonte në pyll me të atin. Burime të tjera thonë se Leutrimi mungonte me javë të tëra në procesin edukativ dhe arsimor, në shkollë, si pasojë e trysnisë së babait të tij që ta shoqëronte dhe ndihmonte atë për të prerë dru në pyll. Pra, këto tre qerre kuajsh (njëra prej të cilave ishte e babait të Leutrimit, ndërsa dy të tjerat të tjerat ishin të disa shoqëruesve apo plaçkitësve të tjerë nga fshati Uglar), atë ditë kishin prerë dru në pyje të fshatit Pasjan.

    I ati i Leutrimit, por edhe të tjerët që kanë qenë pjesëmarrës atë ditë, janë të bindur plotësisht se vrasja ka ndodhur nga banorë të fshatit Pasjan.

    Konflikti i kësaj çështjeje ka qenë në tension që prej kohësh. Qarkullojnë informacione se këta plaçkitës drurësh nga fshati Uglar nganjëherë kur kanë vendosur për të prerë dru në pyjet e këtij territori kanë pasur edhe armë me vete. Në këtë aspekt, banorët serbë kanë qenë të vetëdijshëm se këta gjithnjë shoqërohen edhe me armë, prandaj kur ka ndodhur ky akt i vrasjes, siç e thotë edhe i ati i Leutrimit, plumbat kanë ardhur në të dy anët e rrugës, që nënkupton se sulmuesit ishin mjaft të organizuar.

    Gjithnjë, bazuar në këto informacioneve, pronarët e këtyre pyjeve kanë paraqitur ankesa prej kohësh në organet e policisë rajonale të Gjilanit dhe organet komunale, ndërsa sa janë trajtuar ankesat e tyre, dëshmon edhe rasti i viktimizimit të Leutrimit, aspak.

    Pra, bazuar përgjithësisht viktimë e këtij akti është Leutrimi, ndërsa autorët e krimit patjetër që duhet të marrin dënimin meritor.

    Jo domosdoshmërisht, këto informacione janë të vërteta ose pavërteta. Organet e hetuesisë e gjyqësisë mund të sqarojnë gjithçka nëse arrijnë të mbledhin prova autentike të rastit tragjik në fjalë.

    Dar_di
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 10-03-2011 më 10:34
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #98
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Hajt ndoshta edhe ,,hajna''i bejne te shkretit,po cfar pyetje se!Nuk besoj qe ne pike te dites do prente dru ne malin e huaj(Mendimi ime ky)
    Lexoje postimin e Dardit ( postimi 101 ), e ke këtu:
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=101

    prandaj thashë eshtë e rëndësishme të dihet ku janë prepër drutë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-03-2011 më 10:53
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #99
    Unë nga përvoja ime di se ata që kanë bërë zullum mbi malet e huaja pa i gjetur ndonjë taksirat i madh nuk ka mbetur.
    Menanë e ka ashtu.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #100
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Lexoje postimin e Dardit, e ke këtu:
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=101

    prandaj thashë eshtë e rëndësishme të dihet ku janë prepër durtë.
    Ky koment i imi ishte para se te lexoja komentin e Da_rdi-t!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •