-
Tirane, punishte e minave me celular ne Rrugėn e Elbasanit
Tirane, punishte e minave me celular ne Rrugėn e Elbasanit
Nga: SUELA GERA
TIRANE- Njė minipunishte ku prodhoheshin mina me telekomandė pėrmes aparateve celularė, ėshtė arritur tė zbulohet nga policia e Tiranės nė kuadėr tė njė operacioni tė koduar Celulari.
Minipunishtja ėshtė zbuluar nė njė apartament nė rrugėn e Elbasanit, njė nga rrugėt kryesore tė Tiranės.
Operacioni i Seksionit Kundėr Krimeve ndaj Jetės dhe Lirisė Personit u realizua gjatė orėve tė vona tė sė shtunės.
Policia ka arritur tė vėrė nė pranga dhe dy persona tė cilėt dyshohen se realizonin shpėrthime nė distancė pėrmes celularit.
Ata janė Artan Hasani 38 vjec dhe Endri Hametaj, 28 vjec, i dėnuar mė parė pėr Plagosje tė rėndė me dashje. Policia dyshon se tė dy tė arrestuarit, lindur dhe banues nė Tiranė, janė dhe autorė tė disa ngjarjeve kriminale, por nuk jep detaje tė tjera.
"Gjatė ecurisė sė zhvillimit tė hetimit ndaj tyre, u konkludua se kėto shtetas nė bashkėpunim me njėri - tjerin, si dhe me persona tė tjerė (pėr tė cilėt pėr arsye hetimi nuk mund tė publikojmė gjeneralitet), dyshohen se janė autorė tė disa ngjarjeve tė rėnda tė ndodhura nė Tiranė, tė cilėt pėrmes pėrdorimit dhe montimit tė mekanizmit tė lėndės eksplozive, nėpėrmjet aparatit celular, realizonin shpėrthimin nė distancė me telekomandė."- informoi zėdhėnėsja e policisė Alma Katragjini gjatė konferencės pėr shtyp paraditen e sotme.
Sipas policise nga dy tė arrestuarit dyshohet se realizohej edhe pėrdorimi i minave dhe bombave nė mėnyrė artizanale dhe "se janė autor tė disa atentateve tė vendosjes sė lėndės eksplozive me telekomandė, tė ndodhura mė parė nė Tiranė".
Apartamenti i pėrdorur si punishte e minave me celular, ishte banesa e 28 vjecarit Hametaj. Gjatė kontrollit
janė sekuestruar dhe njė sasi e konsiderueshme lėndė eksplozivi si dhe pajisje tė tjera elektronike qė shfrytėzoheshin pėr ndėrtimin e minave me celular.
JA CFARE U SEKUESTRUA- Pajisjet e sekuestruara janė dy armė zjarri pistoletė tip Berete, tė prodhimeve tė huaja, mbajtėse fishekėsh me 14 copė fishekė tė calibrit 9 mm. 35 copė fishekė tė modeleve tė ndryshme, dy krėhėr pistolete, me caliber 9 mm, njė Slincjator qė pėrdoret pėr armėt pistoleta, 20 copė kapsollė elektro-detonatore, 3 kg lėndė eksplozive, 8 copė bateri 1.5 voltėshe, 22 aparate celula sė bashku me karta Sim, njė sasi parash prej 5000 euro. pese ora dore te llojeve te ndryshme, njė kompjuteri i markes IBM, 17 disqe CD me pamje filmike tė ndryshme, njė paisje e llojit AVI sė bashku me njė mekanizėm metalikė me lupė, pranga hekri, dhe tabele ndalim qarkullimi, karte sim tė Kompanive telefonike Vodafon, AMC e Igell Mobile. 16 bateri tė lidhura me fije teli tė kapsollave detonatore, pinca, kacavida, dylbi, aparat fotografik etj, paisje elektronike nė formė radio me antenė, pulte elektronike tė komandimit nė distancė. paisje elektronike pėr nderprerje valė telefonike, si dhe thika metalike.
HETIMI -Policia informon se aktualisht, strukturat e hetimit pėr krimet e rėnda nė Policinė e Tiranės, po bashkėpunojnė intesivisht nė bashkėpunim me Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, me synim zbardhjen dhe dokumentimin e tė gjitha ngjarjeve me lėndė shpėrthyese e eksplozive tė ndodhura mė parė nė Tiranė, apo qytete tė tjera tė Shqipėrisė.
Proēedimi penal nė ngarkim tė tyre do tė fillojė pėr konsumim tė veprave penale tė Vrasjes me dashje, Trafikimit tė armėve dhe municioneve, Veprime qė pengojnė zbulimin e sė vėrtetės, tė parashikuara nga nenet 76-22, 278/2 e 3 si dhe 301 tė Kodit Penal.
Policia informoi gjithashtu se ndaj shtetasit Artan Hasani ėshtė marrė masa e arrestit "burg" sepse dyshohet se mė datė 03 shkurt 2011 ka tentuar tė vrasė me armė zjarri pistoletė bashkėpunėtorin e tij, shtetasin Endri Hametaj, ngjarje pėr tė cilėn po punohet pėr tė sqaruar motivet dhe rrethanat.
(s.g/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt