bravo shkupi.
thx rene..
Ja po i bejm nje analiz rrugeve te Tiranes , gjeresin e rruges , respektivisht largesin mes ndertesave nga njera an e rruges ne tjetren.
Rruga e Durresit , distanca mes ndertesave nga njera an e rruges ne tjetren ose hapesira per rruge, trotuare dhe gjelberim qenka 20 meter.
Rruga e Kavajes - distanca mes ndertesave 30 meter.
Hapesira tek lumi Lana , qenka 70 meter, por hapesira per rrug esht me e vogel , sepse ketu esht lumi me shtratin.
Dritan Hoxha ; 40-50 meter
Don Bosko ; 13-20 meter.
Qemal Stafa ; 15m
Rreshit Petrela-Ferit Xhajko; 25m
Kto pra jan hapesirat maksimale qe mund te shfrytezoj qyteti, per qarkullim te veturave , kembesorve , ciklisteve , gjelberime dhe parkingje. Hapesira me e madhe esht tek lumi Lana.
====
Te shofim rruget e Shkupit tani, sa per krahasim :
Bulevardi Partizanski Odredi: 60-85 meter hapesir ndermjet ndertesave anash rruges.
Bulevardi Ilinden: 20-45m
Bulevardi 8 shtatori ; 85 meter
Bulevardi Vmro ; 70m
Goce Delcev ; 70-100m
K.P Misirkov ; 45m
Nikola Karev ; 50m
K.J Pitu ; 65-70
Jane Sandanski; 70-90m
Dhe shum bulevarde tjera qe kalojn 40 metra gjersi.
===
Prishtina
Bul. Bill Klinton ; 35-45m
Deshmoret e Kombit; 35-80m
Agim Ramadani; 25-35-85 ( shkon duke u zgjeru, nuk ka nje vij te drejt te objekteve)
Eqrem Cabej ; 35-50m
Fehmi Lladrovci ; 55m
Problematike ne Prishtine esht pjesa verilindore , lagjet me shtepi individuale.
Shqiperi eshte edhe Cameria
vallaj idiotesi eshte kjo. Kur nuk ka vend per korsi biciklete, nuk ka dhe pike. eshte e kote te ndash qimen.
hahahahaha o Basha e forte kjo, por edhe e vertet.
shqiperia ka venoj per specialista te huj, te vendosin rregullat e qarkullimit dhe njekohesish te edukojne shqipot e varfer ti zbatojne ato.
qarkullimi eshte hibret kudo qe te shkosh, duke fillu nga qytet autosdradat etj.
Katnari ta mban fugonin ne autosdrade, dhe sja bene syri tert.
Rruge jane ndertuar, por nuk ka profesionalitet ne mbarimin e tyre.
O burra shqiptar rregulloni rruget te kthehemi, sepse amerika na eshte merzitur.
haha! sa gallate videoja. fiks si ne amsterdam. LOL.
tirana eshte kaos total.
sheh pallatet 15 kateshe 7 meter nga njeri tjetri.
vec mos te bie ndonje zjarr, se me helikoter do shkojne zjarrfikesat.
as nuk ia kam idene se si mund te rregullohet ndonjeher situata ne tirane.
pa fe rregulli e urbanistike.
Vasudhaiva Kutumbakam
Kjo puna bicikletave eshte provizore per shkak t'punimeve t'sheshit ,per te lehtusu disi njerzit . Ne te ardhmen do kene korsine e tyre dhe bicikletat sic i kane disa rruge te tr.
Te imagjinosh si e la albert brojka ku tirona pa frike mund ta krahasoje me kabulin ,bagdadin e ku di une. Them se eshte lule.
Ndryshuar për herë të fundit nga Endri_ : 06-03-2011 më 20:39
Ndertesa ku te mundesh me nje e dy metra distance jane bere keto vitet e fundit, me lejet e leshuara nga bashkia, pa krijuar hapesira minimale per parkime, rruge, parqe, trotuare etj. Po kujt i duhen te gjitha keto?! Bashkise i interesonin vetem dheniet e lejeve te ndertimit per te marre perqindjen e vete, duke e kthyer qytetin ne nje kaos te vertete. Kjo situate e krijuar, sjell vetem plane te tilla absurde per te zgjidhur probleme te shkaktuara nga bashkia vete. Projekte te tilla, jo vetem nuk japin zgjidhje, por krijojne me shume probleme. Tani edhe trotuari (aty ku ekziston) dikur "i sigurt" per te ecur, nuk do jete me i tille. Ne trotuare do kemi mjete levizese, aty ku ecin jo vetem te rritur, por edhe femije, pleq etj. Mos harrojme Tirana ka qarkullim me kembe eshte po aq i dendur sa ai me makina...
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Këto ''disa'' rrugë që kanë hapsirë edhe për korsinë e verdhë numërohen me gishtat e njërës dorë në Tiranë. Madje janë tepër të rrezikshme pasi në to kalojnë autobuza dhe taksi përveç kundravajtësve rrugor që e shohin korsinë e verdhë si kursim kohe. Psh: të udhëtosh me biçikletë nga Zogu Zi deri tek dogana në korsinë e verdhë, të rrezikohet jeta me dhjetra herë nga shpejtësia e autobuzëve dhe nga rrugët dytësore që kryqëzohen me këtë korsi. Këtu përjashtohet ndërrimi i ngjyrës së rrobave nga ajri tej mase i ndotur. Dhe mbi të gjitha qëllimi i këtyre korsive që shërbejnë edhe për raste emergjente të ambulancave dhe zjarrfikësve nuk është udhëtimi me biçikletë. Bëhet fjalë që biçikletave ti rezervohet hapsira e tyre në tratuaret e cunguara dhe ironia e fatit qëndron tek fakti se në disa rrugë mungojnë dhe vetë trotuaret.
relata refero
Kaos i madh, shoferet vozisin sikur sdin nga tja mbajn , njeri ndalet , tjetri niset , ta pret rrugen ciklisti e kembsori , sinjalistik askund , vija ndarse te lentave hiq , rruga esht e gjithve , NUK KA RREGULLA.
Se paku tani duhet me fillu me mendu per te ardhmen , aty ku mundet duhet me u zgjeru rruget, lagjet e reja me u planifiku si duhet , sepse Tirana esht duke u rrit shum dhe neser do te ket shum telashe. Ne te ardhmen ndoshta do te duan te vendosin tramvajin , por ne keto rrethana jo.
Shqiperi eshte edhe Cameria
Pajtohem me Renean kur thotë se po ta kishin ndërtuar shqiptarët Shkupin do ta kishin bërë qytet rrumpall si Tirana dhe Prishtina, por ja që e ndërtuan maqedonasit dhe e bënë si e bënë, me norma dmth. Përfundimisht shqiptari nuk është për jetë komunitare ose edhe shtetërore, ne mundësisht të bëjmë sa më të fortifikume "kullën" tonë pa për jashtë "kullës" se rruajmë hiç tr.apin. Vetë fakti se si janë qytetet tona (dhe shtetet tona) e kupton se ç'karakter të çuditshëm dhe të mrapsht kemi si popull. Edhe në Shkup kur pata qenë para disa viteve vihej re dukshëm fare dallimi mes zonave maqedonase dhe atyre shqiptare.
(Renea kot kërkoni bashkim me Kosovën apo Shqipërinë, ose ndarje, se qytetet vari lesht si ne do i kishit. Mbahuni mirë aty ku jeni lol se ju del shumë më mirë.)
Ndërsa për këto vizat që ka vënë bashkia në Tiranë, është për t'u gajasur fare lol. Epo kohë fushatë i falet Bashkisë dhe Edi Ramës. Në vend që të përmisojnë ajrin (ka mundësi të jetë qyteti më i ndotur i Europës) vete dhe ndan trotuaret gjys metri për këmbësorët gjys për biçikletat (në fakt kto ditë aty kam vënë re që ecin edhe motorra, prandaj kujdes se jeni në rrezik jete).
p.s. Duhet thënë që Shkupi ka pësuar një termet dikur, jo se është gjë e mirë tërmeti, por nga ana urbanistike të krijon mundësi të mëdha të rregullosh (rindërtosh) qytetin si psh: zgjerimi rrugëve, etj..
Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 06-03-2011 më 21:49
Life's too short to remove USB safely.
Krijoni Kontakt