Edhe kur kujtesa
Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnates
Vetem ne stacionet kryesore do te ndaloje,
Une ty s'do te harroj.
Do te kujtoj
Mbremjen e heshtur, te pafund te syve te tu,
Denesen e mbytur, rrezuar mbi supin tim
Si nje debore e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgje e jashtezakonshme,
Vec ndonje nate
Gishtat e dikujt do te mpleksen ne floket e tu
Me te largetit gishtat e mi, me kilometra te gjate...
-----------------------------------------------------------------------------------
Kercenim
Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.
Erdh' pas tij i nenti, i dhjeti rredhazi.
Sa ngadale ne epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
-----------------------------------------------------------------------------------
Koha e pamjaftueshme
S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.
Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrsesi.
I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.
------------------------------------------------------------------------------------
Kristal
Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka.
Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.
Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?
Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.
-----------------------------------------------------------------------------------
Mall
Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.
Edhe m'u duk pak e cuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Me qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane vec".
Ne c'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty sec ndjeva mall.
------------------------------------------------------------------------------------
Malli i Shqiperise
Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve
Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.
Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.
Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.
-----------------------------------------------------------------------------------
Ne leksion
Shi ne rruge bie pa pushim
C'po mendon atje ti shpirti im?
Ne ate kend, e vetme, c'te mundon?
S'mban shenime, vija vizaton.
Tetembedhjete vjece nuk eshte shpejt
qe menduar xhamat t'i veresh
duhemi por zemra sec te ndjell
Syte e bukur trembur pse mi hedh?
Koha iken klasen do kujtosh
do te gdhihet befas nje mengjes
syte rreth do hedhesh te shikosh
se si derdhet shiu ne mes resh
Por ne banken prane s'do ta gjesh
djalin qe e desh dhe te desh.
Ne parkun qe mbuluan fletet
Ne parkun q'e mbuluan fletet
Te dy ne ecim qetesisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim te verdhe natyrisht.
Dhe ndoshta si nje enderr e zbehte
Ju fanit nje muzg i vone
Ky park q'e kan' mbuluar fletet
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondet me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tend as dinosauret
Shekuj me pare s'e shtypen dot.
Qe ti te vije kaq e bukur
Me keta floke, me kete hap
Toka te egren klime e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si te ndodhte ndryshe
Te ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh te zhdukeshin perbindshat
Qe te kjo bote te vije ti...
------------------------------------------------------------------------------------
Pa ty
Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
-----------------------------------------------------------------------------------
Ti dhe Hena
Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu
Rete shtuhen me vrap pa reshtur
Hena duket aty-ketu
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
Une pashe lulet e para
Une pashe lulet e para
qe celen kudo permbi dhe
Pashe zogjte e pare shtegtare
q'u kthyen serishmi tek ne
Ne brigje, ne kopshte, ne ara
gjithcka eshte e pare, gjithcka
Ndermend dashuria e pare
ato kur i pashe me ra.
Do vyshken te gjitha te parat
dhe prap do kthehen ato
pervec dashurise se pare
as vyshket, as kthehet ajo.
Krijoni Kontakt