Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Dik Marti nuk e akuzon UÇK-në dhe as kombin shqiptar!, nga A. Gafurri

    Radio "Projekti21" është një radio e pacensurë dhe nuk është në shërbim të asnjë partie politike. Për Radio Projektin shqiptarizma është e para dhe nuk lidhet për individ. Për Radio Projektin, individi karshi Shqipërisë ( kupto gjithë throjet shqiptare ) është një hic gjë.

    Prandaj, fal kësaj, nga Radio Projekti 21 do të keni mundësi të ndiqni lajme nga më të ndryshme.

    Në redaksinë e radios sonë, më paska arritur edhe ky shkrim, të cilin do ta lexonin në postimin e ardhshëm, nga Adil Gafurri, kryetar i FDBK.

    "Projekti21" nuk mban përgjegjësi në autorësi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 05-03-2011 më 13:22
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    GAFURR ADILI:


    DIK MARTI NUK E AKUZON UCK-NË DHE AS KOMBIN SHQIPTAR !


    Akuzat e Zotit Dik Marti nuk janë akuza ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj Kosovës dhe as ndaj Kombit Shqiptar, por janë akuza vetëm ndaj Zotit Hashim Thaçi dhe grupit të tij, të apostrofuar në Raportin e Zotit Dik Marti.

    Akuzat e Zotit Dik Marti ndaj Zotit Thaçi dhe grupit të tij nuk janë akuza vetëm për trafik organesh, akuzë absurde kjo e Zotit Dik Marti dhe e Zonjës Karla Del Ponte, siç përpiqet ta paraqes Zoti Thaçi & CO, por janë akuza edhe për trafik droge, për prostitucion dhe për korrupsion.

    Për sa kohë je i akuzuar nuk do të thotë se je fajtor.
    Fajësinë ose pafajësinë e përcaktojnë vetëm gjykatat.


    Propadanda Anti - Dik Marti e Zotit Thaçi & CO qëllimisht i fsheh akuzat e tjera të Zotit Dik Marti (për trafik droge, për prostitucion dhe për korrupsion) ndaj Zotit Hashim Thaçi dhe grupit të tij dhe janë kapur vetëm për akuzës absurde për trafik organesh të Zotit Dik Marti, vetëm e vetëm që, duke e implikuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Kosovën dhe gjithë Kombin Shqiptar, të mbrohen më mirë.

    Zoti Dik Marti dhe i gjithë lobi serb e kanë vetëm një qëllim, që mbi Zotin Hashim Thaçi dhe grupin e tij të ushtrojnë presion dhe shantazh para se të fillojnë bisedimet Prishtinë - Beograd dhe Zoti Hashim Thaçi të detyohet të bëjë kompromiset (lëshimet) e rradhës në dëm të Kosovës dhe të interesave kombëtare shqiptare.

    Prandaj, Zoti Hashim Thaçi dhe grupi i tij, jo vetëm që nuk do të duhet të mandatohen për krijimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, apo edhe të jenë pjesë e saj, por Zoti Hashim Thaçi dhe grupi i tij, nëse vërtetë ia duan të mirën Kosovës dhe gjithë Kombit Shqiptar, ashtu siç po përpiqen të proklamohen para shqiptarëve, do të duhej që të mos jenë as deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe urgjentisht të largohen edhe nga skena politike dhe gjithashtu t'i nënshtrohen edhe një hetimi të pavarur dhe të papolitizuar.

    Kjo nuk don të thotë që, PDK (Partia Demokratike e Kosovës) e Zotit Hashim Thaçi dhe grupit të tij, të apostrofuar në Raportin e Zotit Dik Marti, të mos jetë pjesë apo edhe udhëheqëse e institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës, përkundrazi...., pas përfundimit të hetimeve dhe marrjes së pafajësisë nga gjykatat e Republikës së Kosovës, edhe Zoti Hashim Thaçi dhe grupi i tij, do të duhej të rikëthehen fillimisht në PDK-në e tyre, që doemos do të duhet të jetë pjesë e institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës, dhe më pas të rikëthehen edhe në skenën politike shqiptare të Shqipërisë së Ribashkuar.

    Rilindasit tanë e shkrinin pasurinë e tyre për ta bërë Shqipërinë.
    Dëshmorët e Kombit e dhuruan edhe më të shtrenjtën e tyre - jetën.


    Zoti Hashim Thaçi dhe grupi i tij, ashtu si Zoti Ali Ahmeti dhe grupi i tij, prej shumë kohësh e kanë tradhëtuar idealin dhe betimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe edhe idealin dhe amanetin e dëshmorëve të kombit shqiptar, prandej luftëtarët e UÇK-së, qofshin këta veteranë apo invalidë të luftës së Kosovës, të Kosovës Lindore (Preshevë - Medvegjë - Bujanocit) dhe të Kosovës Jugore (Lugina e Vardarit - ILIRIDA), si dhe mbi të gjitha edhe familjet e dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kursesi nuk do të duhet të tolerojnë që të minipulohen nga këta matrapazë që, jo vetëm e kanë shkelur betimin e UÇK-së, por edhe e kanë tradhëtuar idealin dhe amanetin e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar.

    Këta matrapazët politikë, të cilët në skenën politike shqiptare u ngjitën vetëm përmes gjakut të bijëve e bijave më të mira të Kombit Shqiptar, gjakun e dëshmorëve të UÇK-së e kujtojnë vetëm gjatë fushatave të tyre elektorale, ashtu s'i edhe Kombin Shqiptar dhe interesat kombëtare të shqiptarëve, dhe edhe Zotin, i kujtojnë vetëm atëherë kur i'u rrezikohen vetëm interesat e tyre personale.
    Më mirë një fund i dhimbshëm se sa një dhimbje e pafund !

    Shqiptarët, kudo që ata ndodhen, në trojet etnike të Shqipërisë Historike, apo në diasporën shqiptare, përfundimisht duhet të vetëdijësohen se, jo vetëm bija e Shqipërisë Etnike - Kosova, por as Kombi Shqiptar nuk do të munden të përparojnë dhe edhe të ribashkohen në një komb-shtet të vetëm shqiptar, me emërin Shqipëri, që ishte edhe betimi i UÇK-së dhe edhe amaneti i Dëshmorëve të Kombit, për sa kohë ne shqiptarët do të udhëhiqemi nga hajdutët dhe të korruptuarit, të cilët po e shkrijnë Shqipërinë Historike vetëm për të krijuar pasuri për veten e tyre dhe edhe për pasardhësit (fëmijët dhe nipërit e mbesat) e tyre, prandej edhe na duhet të kërkojmë që sa më shpejt të zbardhet e vërteta, edhe sikur ajo të jetë shumë e hidhur dhe e dhimbshme për dikend.

    *Autori është Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar - FDBK.

    Tiranë, më 06 janar 2011
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 05-03-2011 më 13:21
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Hë! Është për çuditur diçka. Pse kur "sulmohet" dikush për një vepër, disa nxitojnë e thonë " E, po e sulmuan këtë apo atë e ka sukmuar UÇK-në"?
    Vallë a është një individ përfaqësues i gjithë UÇK-së dhe vërtet a duhet UÇK-në ta lidhim për individ?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    hashim thaqi esht aq shum i dyshuar per shum te kqija sa qe po u gjykua ndonjeher ky njeri kurr nuk dote del ne liri

  5. #5
    Nuk ma ka marrë mendja që në këto orë të vona( tani bën ora 5:11), nga Evropa të ketë 8 veta që janë duke lexuar këtë shkrim.

    Ne jemi të pagjumë, ne kudo na gjeni!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6

    Kush është Radio Projekti 21, Danimarkë

    Radio "Projekti21" është një radio e pacensurë dhe nuk është në shërbim të asnjë partie politike.

    Për Radio Projektin shqiptarizma është e para dhe nuk lidhet për individ.

    Për Radio Projektin, individi karshi Shqipërisë ( kupto gjithë trojet shqiptare ) është një hiç gjë.

    Prandaj, fal kësaj, nga Radio Projekti 21 do të keni mundësi të ndiqni lajme nga më të ndryshmet nga kultura dhe trashëgimia jonë.

    Ne, si radio, por edhe si individë historinë nuk e marrim pjesë - pjesë, sepse historia nuk është diçka që mund të fshihet me gomë: këtë e dua, ndërkaq këtë tjerën po e fshij.

    "Projekti21" nuk mban përgjegjësi në autorësi!

    Radio "Projekti 21", nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •